Nga
Fritz RADOVANI:
“REVOLUCIONI IDEOLOGJIK
KULTUROR” DHE FEJA...
Në
70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...
I njihni këta dy objekte
fetare? – Besoj, se po! Duhet ti keni lexue edhe kush janë e cilit shekull i
perkasin! Historinë e tyne nuk besoj se asht nevoja me ua shkrue! Kur i asht
dhanë urdhni kandidatit të K.Q. të PPSh, “shokut” Fadil Ymeri në Vaun e Dejës,
per me hjellë n’ erë me dinamit Kishen ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti e
Donika, ka qarkullue një “barceletë”, se “shoku” Enver “nuk ka dijtë gja fare”
se do të rrenohet!
Po këte, a e besoni ju
lexues të nderuem?.. E pra, edhe këte e ka shkrue një nga “dr...prof...” që
thonë, se ishte edhe “akademik”. Kur e kam ndigjue po të kishe ndonjë gradë
edhe unë, do ta kishe vertetue se “ashtu asht kenë”! I shkreti Enver, “sa shumë
gjëra i ngarkojnë të gjorit!” thonë “ata”... që e kanë njohë afer...
Po këte tjetren a e dini
ju? Urdhni per me shkatrrue të gjitha Kishat Katolike në Shqipni, nuk kishte
nevojë me u persëritë per sejcilen Kishë, ashtusi, edhe urdhni “mos me prishë
asnjë xhami, pa dijenin e Enverit, nuk kishte nevojë me u persëritë, mbasi
qeveria shqiptare duhet t’ ishte e “kujdesëshme” në lidhje me mardhanjet me
Turqinë!
Kështu, “gabimi” kje i
vartësëve, që per qejfin e tyne anadollak prishen një nga Kishat ma të vjetra
Monumentale, dhe ruejtën një Xhami të pushtuesëve turq, sa me i tregue atyne që
vijnë në Tiranë, se “merrni vesh me ké keni punë!”...
Po “drejtuesit” e besimeve
të ndryshme a u pajtuen me këte “Revolucion”, dhe cili kje qendrimi i tyne?
Kedo me pyetë u pergjegjë: “Të gjithë u persekutuen njëlloj!”
Edhe né që e jetuem atë
“Revolucion” duhet me e besue këte “gënjeshter”, se nuk po them “rrênë”, mbasi
“rrênat” perditë po hahen me bukë nga i shkreti Popull !
Mbas fjalimit programatik
të Enver Hoxhës, me 6 Shkurt 1967, në muejn Mars t’ atij viti, filloi “demaskimi
i Klerit Katolik Shqiptar” me At Gegë Lumaj, në Institutin Pedagogjik të Shkodres,
nen kujdesin e anadollakut boshnjak Ramiz Alia, nga Xhemal Dini e Musa Kraja,
pranë komitetit partisë së rrethit Shkoder, ku përgatiteshin edhe të gjitha
diskutimet per sejcilin “servil” që do të fliste nder këto mbledhje. Mbas At
Gegës, u vazhdue me Don Mark Hasin, At Pjeter Meshkallen...Imz. Ernesto Çoben,
që ishte edhe drejtues i Klerit të gjithë Shqipnisë...U vazhdue me pushkatimet
e shfarosjet:
1.
Imz. Ernesto Çoba (1913 – 8 Janar 1980)Vdes në sigurimin e shtetit Tiranë...
2.
Don Zef Bici (19 Maji 1919 – Pushkatue me 10 Maji 1968).
3.
Don Mark Dushi (19 Nandor 1920 – 10 Maji 1968) Pushkatue.
4.
Don Marin Shkurti (1933 – 1 Prill 1969) Pushkatue.
5.
Don Shtjefen Kurti (24 Dhjetor 1898 – 20 Shtator 1971) Pushkatue.
6.
Don Anton Doçi (15 Qershor 1915 – 1973) Pushkatue.
7.
Don Mikel Beltoja (17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974) Pushkatue.
8.
Don Prekë Nikçi (1921 – 15 Mars 1974) Mbytet në fabriken e çimentos në Krujë.
9.
Don Mark Hasi (1920 – 11 Shtator 1981) Vdes në kampin e Ballshit.
10.
Don Lazer Jubani (23 Prill 1925 – 29 Korrik 1982) Helmatiset nga
sigurimi...
11.
Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Vdes në burgun e Tiranës.
12.
Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Vdes në kampin e Zejmenit.
13.
Imz. Lazer Sheldija (1928 – 10 Shtator 1988) Vritet në ShBA, nga
sigurimi...
14.
Don Pjeter Gruda (1 Gusht 1922 – 13 Janar 1989) Vdes në kampin e
Sarandës...
***
Gjenocidi komunist në
Shqipni, ka vra dhe zhdukë vetem nga viti 1967 – 1989 të gjithë Klerikët
Katolik Shqiptar të siperpermendun...
Janë arrestue, torturue,
dënue, janë internue dhe ridënue deri në zhdukjen e plotë nder kampet e
shfarosjes së Republikës Socialiste të Shqipnisë edhe këta Klerit Katolik
Shqiptar, të perfshimë në këte Gjenocid të ashtuquejtun “Revolucion Ideologjik
e Kultural”, vetem mbas vitit 1967:
1. At Pjeter Mëshkalla, 25 vjetë burg.
2. Don Mikel Koliqi, 38 vjetë burg dhe interrnim.
3. Don Nikollë Mazrreku, 37 vjetë burg e interrnim.
4. At Zef Pllumbi, 28 vjetë burg e interrnim.
5. Don Simon Jubani, 26 vjetë burg.
6. At Gegë Lumaj, 20 vjetë burg.
7. At Gjergj Vata, ban mbi 10 vjetë burg si pasuesit...
8. Don Frano Illija.
9. Don Ndoc Sahatçija.
10. Don Nikollë Troshani.
11. Don Zef Simoni.
12. Don Kolec Toni.
13. Don Ndré Krroqi.
14. At Anton Luli.
15. Don Ndoc Ndoja.
16. Don Gjergj Simoni.
17. Don Marjan Arta.
18. Fratel Gasper Jubani.
19. At Ferdinand Pali.
20. At Aleks Baqli.
21. At Leon Kabashi.
22. Don Martin Trushi.
23. Don Nikollë Pergjini interrnohet.
24. Asht burgosë At Llazar
Popi i Shkodres Popoviq, bashkë me vllaun Markon.
At Llazar Popi vdiq i burgosun
në senatoriumin Tiranë, me 1 Dhjetor 1972.
Emnat e Klerikëve të
Besimeve tjera ti shenojnë “historianët” e tyne.
***
■ Mbas vitit 1967, janë prishë e janë tretë të gjithë Eshtnat e Vorrezave të
Kishave të Shqipnisë, tue fillue nga
Katedralia qind e sa vjeçare e Shkodres.
■ Mbas vitit 1967 në Shqipni, nuk ka mbetë asnjë Kishë Katolike.
■ As ky terror me vrasje e shfarosje...endè nuk quhet Gjenocid !?..
Melbourne,
Shkurt 2014.