2014-02-05

Doli nga botimi libri "Njè mall i pashuar" i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj



 Sh.B" Nacional" nxori nga botimi novelën "Një mall i pashuar" i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj.  


Libri u redaktoua nga Dr.Fatmir Terziu,- Londër, recensues Prof.Dr.Eshref Ymeri, Santa Barbara, ShBA. Kopertina u ideua nga vetë autorja Vranari dhe u disenjua nga Jorgo Saqellari. Botimi u realizua në bashkëpunim të ShB Nacional dhe shtypshkronjës "Europrint" Parathënia e librit është analiza e kritikut tè mirënjohur dhe bashkëkohor, Dr.Fatmir Terziu -Londër.

 Autorja Vilhelme Vranari Haxhiraj shpreh falenderimin dhe mirënjohjen e saj për të gjithë bashkëpuntorët që mundësuan daljen në dritë të këtij libri të bukur.
  

Për kënaqësinë e lexuesit autotrja po i dhuron poezinë që është në palosjen e kopertinës:

Bukuri e pakrahasuar

Kurmi i argjendtë...
gjer te thoi i këmbës,
e ke marr hua...
a është ndriçimi i hënës?!
Kur më del përpara ...
si spektër ylberi,
vallë është drita jote,
a buron prej qiellit?!
Syri yt i shkruar,
blu e thellë si deti,
oh, shikimi yt...
më thau, më treti.

Zëri yt tingëllues
si tela violine...
je ti vërtet , apo mos...
një këngë kanarine?!
Vjen natën në gjumë,
më flet butë dhe ëmbël,
s’di a jam në ëndërr,
apo ti je ëngjëll?!
Bukuri që feks…
s’ke të krahasuar,
mjeri… unë i mjeri...
u treta, duke vajtuar.
        
Kur më kalon rrugës....
aromë trëndafili,
ta lëshon gusha,
a buron prej gjirit?!
Flokët dallgë-dallgë,
të lara ngjyrë ari,
t’i shprish era e malit,
apo t’i puth flladi?!
Eja qëndromë pranë,
të ta dëgjoj zënë,
falmë një të puthur
dhe po jam në ëndërr.

   
Bukuri e rrallë,
bukuri që vret...
ulmu moj, në gjunjë...
e rikthem në jetë!

Ku paske qenë futur,
që nuk të kam gjetur,
bukuri e rrallë...
larg syrit të pafjetur…
Eja shëromë shpirtin,
se ti je balsam...
veç buzëqeshja jote,
ma shëron këtë plagë…!
                 Vivra



Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...