2014-02-05

Perparim Hysi: Një pjesë e "Detyrës së shtëpisë"


Nga libri "Prushi i dashurisë"

1. "Mëkati"

Që nga koha e Evës, nga koha e Adamit
Qenkan bërë mëkate për kokrrën e namit
Shfleto historinë, mbushur plot orgjira
Qoft tek "vegjlia", qoft në mbretërira.


Shiko Muhametin, marrka disa gra
Më tutje njëqind m'i ka një Pasha!
Ali Tepelena të hante më dhëmbë
Por Vasiliqisë i rrinte ndër këmbë.

Sa për mua, të duash: nuk është një mëkat
Se mos dhe "perënditë" jetuan fillikat
Ja "etërit e kishës" xheku e kanë shkelur
Me ndonjë si "motër", edhe e kanë "dredhur"

Po burrat e shtetit janë të "ndershëm" boll
Në ngjallje a pas vdekjes, ndonjë seç del horr
Goxha burrë Klintoni, u "hodh" nga Monika
Teveqel jam unë që kam "frikë" nga Sika.*

Mandej Lizë Tejlori 8 burra e "shkreta"
Do të shkojë në atë botë, e"ngopur" nga jeta
Shëmbuj si ajzbergu, fundi nuk i duket
Është i hapur shtegu: mëkati nuk zhduket.

* imeshoqe


2. Asaj

Nden rrobat mbi tel, sytë i mban nga unë
Në siklet më vë, sa më zë me shkumë
Seç të bie një rrobë, ulesh dhe e ngre
Koka t'u këput,se nga unë sheh.


Jap e jap i varfëri të marrë vessh se ç'do
Ti ikën një çast, prapë po dukesh, oh!
Seç më ha me sy,si një e uritur
Sa të kap me dorë, bie si e goditur.

Kapërcej ballkonin si një akrobat
Ty të hedh në krah e të ngre lart
I mbështeta buzët në buzët e tua
Të mbusheshe me frymë se vdiqe, pothua.

Kaq qe "ndihma" ime, po ku mbaheshe ti
Më pushtove fort, më puthe siç di
Të hipi fuqia, u bëre Herkule
Kështu, moj gjitone, djalërinë më prure.


3. Dasma

Në Petovë, fshat afër Fierit, në një dasëm qe Stalini
Mos hapni sytë prej "tmerrit" ( ka lajthitur Përparimi!!!)
Po t'ju them se e kam parë, siç shoh çdo gjë me sy
Ju do thoni:-Paska "shkarë", më i plaçin që të dy!!!

Jo. Vërtet kështu ka ndodhur: në një dasëm, në Petovë
Kryedasmori ka dhënë urdhër:- Nisuni shpejt për në Moskov
Qe bërë xurxull prej rakisë ( ngriti sofrën: drekë nuk ka!)
Sa Stalini prej Rusisë, drekë me ne vjen dhe ha!

Dasma prishet, filloi sherri (hall ka i zoti i shtëpisë)
Prit,- tha një plak i mënçëm,- thirrni Sadiknë e policisë.
Ky, Sadiku, qe polic; kish mustaqe si Stalini
- Erdhi,-seç i thanë sarhoshit, Kush?- Oh, baba Stalini!!!

Po tani e shtroni sofrën (Ç'më gëzove, o Stalin!)
Tani uluni, hani e pini. Eh,Stalin! Baba Stalin!!!
Ja vërtet kështu ka ndodhur (në një dasëm qe Stalini)
Historianët thonë:- Ka lojtur. Jo, s'ka lojtur Përparimi

* ngjarja ka ndodhur në vitin 1950.

4. Pulëbardha

Nën dallgën e detit për një çast humbe
Pastaj si një pulëbardhë dole,mbuluar,shkume
Sulem si zgalemi që të zë pulëbardhën
Kur e hapa dorën, kisha zënë veç dallgën

Se ti si nositi u krodhe mes dallgësh
Që të të zë ty, duhen krahë pulbaradhash
Zhytem edhe "mbytem" me shkumën e detit
Pulëbardhën s'e zura dhe vuaj prej sikletit.

Pres më kot, i lodhur, që të dalësh vet
Në kum për t'u ngrohur,nën diellin e nxehtë
Por ti sa nxjerr kokën, tek kumi nuk vjen
Loz mes dallgësh ( më gjen a s'më gjen?)

Dua s'dua, i shkreti, hidhem mu tek dallga
Aty, nëpër shkumë, më zuri pulëbardha
Dhe përmjet dallgësh, më jep një të "zhytur"
Sikur mos më puthte, do të isha "mbytur"

5. Jam çirak i poezisë

Jam çirak i poezisë (jap e marr të shkruaj vargje)
Që të bëj një poezi, dashurinë e kam si magje
Ku marrë brumin, mbush tepsinë dhe e pjek me zëmrën time
Për maja kam dashurinë që e hedh me vargje rime

Dhe "tepsia" mbushet plot, herë si bukë; herë si qai
Se dhe vargu del si tortë; si e ëmbla dashuri!
Nëse vargu del i "ashpër", në se "buka" del e fortë
E pësoi ashiku i vafër nga një dashuri e kotë.

Por ju thashë që jam çirak; jam çirak dhe në fillim
Në se jam çirak në vargje, jam "usta" për dashurinë.
Kjo më shtyn që të shkruaj vargje (vargjet unë i shkruaj me rimë)
Dashuria më rinon: më bën djalë e më bën trim...

*janë shkruan në vitet 1998-1999


Nga " Mbeta dashurive"

1. Dhëmb dashuria e parë

Këtu ka qenë koria dikur
(Asnjë gjurmë nuk ka mbetur më)
Po pse më bëhet mua sikur...
Sikur dhe tani jam me "atë"

Se, dikur, nën drurët e harlisur
Me atë shijova dashurinë e parë
Kam ardhur këtu, tash, kokëthinjur
Shetis dhe përlotem me mall.

Mbyll sytë dhe gjithçka kujtoj
Se aq, o miq, shpirti ma do
Nuk e gjej më atë që dashuroj
Ndaj me mallngjim lëshoj ndonjë "oh!"


Jam gati ta kërkoj në fund të botës
Kaq fort atë çast e kujtoj
Mos thoni që më lanë mëndtë e kokës
Si mund? Si mund që ta harroj?!...

5 tetor 2003

2. Edhe një, o moj Dafina!

"Ndaj, paprerë, kupa zbraz poeti!"

Esenin

Edhe një, o moj Dafina! Edhe një se e kam hak
Se m'u nda shpirti në grima; u shkërrmoqa pak nga pak.
Edhe një, po mbushma plot! Edhe një dhe nuk dua tjetër
Se m'u gris shpirti si rrobë ( s'mban më andra rrobë e vjetër)

Rrobë e vjetër nuk mban andra (nuk bën më e flake tej)
Këtë jetë s'pashë ditë të bardha,po me vdekjen s'e këmbej
Dhe luftoj me shpirt në dhëmbë; ndaj luftoj e nuk dorëzohem
Dashurisë i bie në këmbë; për atë unë dhe flijohem.

Dashuroj unë si djalë (mezalla: s'shteret meraku)
Si nga genet të jem djall; sikur valë më rrika gjaku
Kur e shoh që s'dal në kut (zë e hahem unë me veten)
Jetë, moj jetë, sa më ke dukë! Dashuroj dhe mund dhe vdekjen.

5 korrik 2005

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...