2014-02-02

Flori Bruqi:Letërsia moderne shqiptare në Shqipëri,Kosovë dhe Diasporë

Letërsia moderne në Shqipëri


E pasur dhe e bukur është gjuha jonë shqipe, nga e cila ``Bijtë e Shqipes`` krijuan një kult të vërtetë; megjithëkëtë është fare pak e zhvilluar: rrethana historike krejt të posaçme dhe sidomos një sundim i huaj prej më shumë se 5 shekujsh i vonuan për një kohë shumë të gjatë çdo farë rilindje kulturale popullit shqiptar të dashuruar për liri.

Do t`i lëmë mënjanë, edhe folklorin, i cili më vete do të mbushte një kapitull shumë interesant, edhe atë sërë të gjatë prodhimesh religjioze që pati filluar qysh në shekullin e  15-të, rëndësia e të cilëve është sidomos gjuhësore; e atëherë do të shohim se pjesa e dytë e shekullit të kaluar shënon shfaqjen e veprave të para letrare,që si me thënë mund të merren për themelet e letërsisë sonë moderne.

Të parët shkrimtarë shqiptarë, fuqitë e tyre intelektuale e morale i vunë në shërbim të pavarësisë së Shqipërisë. Këta janë pikësëpari: Jeronim De Rada, Pashko Vaso Pasha,Naim Frashëri, Zef Skiroi e Gjergj Fishta, veprat e shkëlqyera të të cilëve kanë kontribuar në një masë të madhe për zgjimin e ndërgjegjes sonë kombëtare.

Pastaj vinë: Zef Serembe, A.Z.Çajupi, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, Fan S.Noli; që të gjithë dhanë faqe poetike të shenjtëruara me një patriotizëm drithëronjës, disa për të flakur zgjedhën e robërisë së huaj , të tjerët për ta shpëtuar popullin nga fanatizmi fetar në të cilin kishte rënë. Të tjerë merrnin pjesë në krijimin e një jete të gjallë kulturore me anë përkthimesh të kryeveprave më të mira të letërsisë botërore.

Jeronim De Rada (1814-1903), patriark i përnderuar i kolonisë shqiptare të Italisë, botoi disa vepra romantike, si për shembull : ``Milosao`` dhe ``Skënderbeu``,dhe një numër të madh poezish, që të përkujtojnë ritmin e mrekullueshëm të këngëve tona të vjetra popullore. Në shpirtin e të shpërngulurve të varfër si ky, ai vetë, ka ditur të hedhë farën e një malli të dhimbshëm. Ngjalli nostalgjinë për vendin e lipsur, për ditët e lumtura të dikurshme pranë vatrës familjare në kohën e Shqipërisë fatbardhë. Si redaktor i një gazete, për shumë vjet rresht, i së famshmes ``Flamuri i Arbërit``, ai u bë mbrojtësi i guximshëm i të drejtave të paprekshme të popullit shqiptar përpara mbarë botës.

Merita dhe lavdia e mbajtjes , në një shkallë të lartë, të idealit kombëtar në mendjen e shqiptarëve të emigruar në Italinë e Jugut i takon bashkëatdhetarit të tij më të ri, Zef Skiroit (1865-1927).

Le të kufizohemi të zëmë në gojë një lirik të stërhollë ashtu si ka qenë Zef Serembeja. Për shkak të fatit të pashmangshëm që i ra mbi kokë; ai mund të krahasohet me poetin austriak Lenau…
Shpirt ëndërrimtar po si ky, udhëtar i përjetshëm, shkoi të vdesë në një azil,andej tutje, fort larg, në San Paolo të Brazilit.

Në krye të atyre që e kanë zgjuar më fort popullin nga letargjia e tij shekullore, do të ishte e udhës të vinim këtu Pashko Vaso Pashën (1827-1892), nga Shkodra. Si frymë luftëtare, që dashuronte lirinë, ai u angazhua qysh i ri , në ushtrinë e mbrojtësve të Venedikut të sulmuar prej Austrisë. Më vonë, kur atij iu ngarkua funksioni i lartë i shquar si Guvernar i Libanit, ai shkrojti në një elegji të thjeshtë, të hidhur dhe njëkohësisht të fuqishme , këto fjalë: ``O Shqipëri , e mjera Shqipëri… ``leximi i të cilave shkaktoi derdhjen e shumë lotëve.

Sa për Naim Frashërin (1846-1900), ai është zoti i popullit të vet, luftëtar i pamëshirshëm kundër barbarizmit turk. Librat e tij të shkruara në Stamboll, në kohën kur, sipas shprehjes piktoreske të asaj kohe,``ai ish i mbyllur në kafazin prej floriri të Sulltan Hamitit``- u botuan , megjithëkëtë, në Bukuresht, prej nga u dërguan dhe u shpërndanë pastaj fshehurazi në të gjithë Shqipërinë. Librat e tij u bënë shumë shpejt ungjilli (Breviari) i gjithë shqiptarëve të vërtetë.

Gjithçka ishte Frashëri, mund të përmblidhet me fjalët: poet epik dhe poet lirik. Ai na ka dhënë dy epope kryesore që përbëjnë pjesën kryesore të veprës letrare të tij epike. E para e këtyre të dy epopeve mban titullin ``Qerbelaja``, e dobët mjerisht, për shkak të inspirimit fetar të saj. E dyta, përkundër, ``Historia e Skënderbeut``, e shkruar në vargjet tronditëse, përshkruan tregimin e luftërave legjendare të heroit tonë kombëtar kundër ushtarëve të Portës së Lartë. Po ai na ka dhënë edhe një poemë lirik: ``Lulet e pranverës``, në të cilën ndjejmë ndikim fare të qartë të një ideologjie orientale tek një autor, i cili megjithëkëtë, është pajisur me edukatë nga më klasiket. Le të përmendim po ashtu një poemë pastoral, ``Bagëti e Bujqësi``, që do të konsiderohet edhe për një kohë të gjatë, në letërsinë tonë, si një nga kryeveprat më të thjeshta të atij lloji, megjithëse nuk pasqyron saktësisht doket e zakonet e jetës sonë bujqësore.

At Fishta (1871) do të ndjekë rrugën e shënuar prej Naim Frashërit. Me gjithë këtë , disa vënë në dukje një ndryshim kryesor që ekziston midis tyre:

Kurse njëri prej tyre, Fishta,i zhvillon subjektet e tij me një frymë regjionalistë shumë të theksuar dhe, me një fjalë veriore, tjetri,Frashëri, e ka marrë përsipër në veprat e tij, të shprehë frymën e tërë popullit shqiptar, pa dallim krahine ose fisi, kështu që njëri humbet nga pikëpamja e shtrirjes atë që tjetri kishte fituar në thellësi. S`duhet të habitemi pra që kryevepra epike e Fishtës ``Lahuta e Malcis`` të mos ia ketë arritur ta zgjojë entuziazmin e përgjithshëm në një kohë kur popullsia e tërë pasionohej për pavarësinë e Kombit.

Vepra e Fishtës me titull ``Mrizi i zanavet`` do të shprehte personalitetin poetik të vërtetë të një njeriu që ka qenë tërhequr në rrugën fetare, dhe poezia e tij elegjiake me emër ``Një luleje pranvere`` do t`i lërë të shfryhen lirisht ankesat dhe ulërimat e dhimbshme të një zemre mirëdashëse, po të vrarë.

Ta përcaktosh këtu se cili nga të dy, Fishta ose Frashëri, është poeti epik më i madh na duket gjë mjaft e vështirë. Por, sidoqoftë, mund të pohojmë, pa frikë se mos gabohemi, se At Gjergj Fishta, poeti ynë satirik më i madh, do të ishte edhe poeti ynë lirik më i madhi sikur shprehja e ndjenjave të tij lirike të mos kishte qenë penguar mjerisht prej disiplinës së rëndë dhe të pamëshirshme të Bijve të Shën Françeskut.

Po të kalojmë tashti në letërsinë e kohëve më të afërta, dafinat e poezisë do t’ia kushtojmë pa ngurim Benjaminit të poetëve tanë: Lasgush Poradecit (1899), poet serioz dhe filozof merite. Vargjet e tij të përpunuara , nuk meritojnë asnjë qortim për sa i përket formës. Me prejardhje nga shtresat e thjeshta të popullit , ai ka ditur të ngrihet përmbi rasat e kësaj jete dhe të jetë artist me tërë kuptimin e fjalës, duke bërë në një farë mënyre ’’art për art’’, dhe duke shprehur në poemat e tij një botë ndjenjash ashtu edhe mendimesh.

 Ai s’do t’ja dijë nga kufijtë tanë si rrjedhim , inspirimin e tij poetik, ai shkon ta kërkojë jo vetëm në poezinë popullore shqiptare, por edhe në poezinë popullore në përgjithësi. Dhe aty e gjen heroin e romanit poetik të tij, në të cilin dashnori dhe dashnorja s’janë më veçse personifikimi i fuqisë fizike dhe i bukurisë morale.

Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqiptare eci në një rrugë mjaft të vështirë e komplekse. Karakteristikë kryesore e kësaj periudhe është shkëputja jo e natyrshme e letërsisë nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishëm, po ashtu jo i natyrshëm, që ushtroi mbi të përvoja krijuese e metodës së realizmit socialist. Veçoria tjetër, mbase më e rëndësishme dhe me pasoja më të rënda, është se letërsia shqiptare do të zhvillohej e ndarë nga një kufi politik brutal dhe kufizimet e një regjimi diktatorial. Kështu do të kemi: letërsi të zhvilluar brenda kufirit të shtetit shqiptar; të shqiptarëve në përbërje të ish Jugosllavisë, kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe të shqiptarëve të diasporës.

Këto karakteristika ndikuan fuqishëm në rrjedhën e letërsisë shqiptare në përgjithësi, si dhe në fizionominë, strukturën artistike apo frymëzimin tematik të saj. Gjatë katër dhjetëvjetëshave të parë të shekullit XX e sidomos gjatë viteve  1920 e  1930 letërsia shqiptare pari një zhvillim të hovshëm dhe të gjithanshëm.

U rrit si numri i krijuesve, ashtu dhe numri i veprave letrare të botuara, të cilat u ngritën në një shkallë më cilësore artistike, duke krijuar premisat për një komunikim më të afërt me përvojat e përgjithshme letrare në Evropë.

Përmes shkrimtarëve të talentuar, të shkolluar nëpër qendra të ndryshme të Evropës, në letërsinë shqiptare filloi të depërtojë fryma e drejtimeve dhe e ndjeshmërive të reja krijuese letrare të kohës.

Siç dihet, gjatë këtij harku kohor shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë shqiptare, si: At Gjergj Fishta, Faik Konica, Noli,Lasgush  Poradeci, Ernest Koliqi, Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni, Mitrush Kuteli, shënuan disa nga kulmet më të larta të letërsisë shqiptare, në llojet dhe zhanret e gjinive të ndryshme. Në këtë kontekst letrar llojet e gjinisë lirike do të jenë ato që përparojnë, por një hov të dukshëm do të marrin edhe llojet epike, drama, kritika dhe teoritë letrare.

Krejt ky fluks i pasur krijuesish të talentuar të moshave të ndryshme, të nxitur dhe të mbështetur nga shtypi periodik letrar i drejtimeve dhe i shkollave të ndryshme, do të vazhdojë, thuajse po me këtë ritëm dhe gjatë pjesës së parë të viteve  1940.

Për çudi, jehona e hovit të tillë krijues nuk u ndërpre menjëherë pas përmbysjes së pushtimit nazist dhe vendosjes së pushtetit komunist. Pati një tolerancë gjatë ditëve të para të pushtetit të ri ndaj frymës së lirë, liberale në krijimtarinë artistike, e cila do të vazhdojë ta ketë këtë fat edhe për dy-tre vjet. Por siç dihet, tanimë nuk ishte më ai rreth individualitetesh të jashtëzakonshëm krijuesish të viteve`30.

Fan S.Noli e  Ernest Koliqi do të vazhdojnë të krijojnë nëpër Evropë e Amerikë, por të shkëputur krejtësisht nga letërsia në Shqipëri dhe pa kurrfarë ndikimi mbi të. Lasgush Poradeci  kishte pushuar së krijuari. Millosh Gjergj Nikolla- Migjeni dhe At Gjergj Fishta nuk ishin më.

Nga ky rreth kolosësh të letërsisë shqiptare, vetëm Mitrush  Kuteli do vazhdojë të jetë vazhdimi i natyrshëm i letërsisë së Pasluftës duke botuar sa herë i hiqej çensura.


Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqiptare eci në një rrugë mjaft të vështirë e komplekse. Karakteristikë kryesore e kësaj periudhe është shkëputja jo e natyrshme e letërsisë nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishëm, po ashtu jo i natyrshëm, që ushtroi mbi të përvoja krijuese e metodës së realizmit socialist. Veçoria tjetër, mbase më e rëndësishme dhe me pasoja më të rënda, është se letërsia shqiptare do të zhvillohej e ndarë nga një kufi politik brutal dhe kufizimet e një regjimi diktatorial. Kështu do të kemi: letërsi të zhvilluar brenda kufirit të shtetit shqiptar; të shqiptarëve në përbërje të ish Jugosllavisë, kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe të shqiptarëve të diasporës.

Një etapë cilësisht e re në letërsinë shqiptare zë fill në vitet e Luftës ANÇ dhe mori zhvillim të plotë pas Çlirimit si letërsi e realizmit socialist. Në shtypin ilegal, si shprehje e qëndresës antifashiste, u lëvrua një letërsi revolucionare, kryesisht poezia qytetare e patriotike. Poema satirike "Epopeja e Ballit Kombëtar" (1944) e Shefqet Musarajt është vepra më e shquar i kësaj kohe.

Do të vazhdojnë fare ndryshe krijimtarinë e nisur që më parë: Petro Marko,Vedat Kokona, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata, Sterjo Spasse, Nonda Bulka, Dhimitër Shuteriqi etj.

Nga poetët që krijuan në vitet e para të çlirimit dhe që krijimtaria e tyre pati jehonën e entuziazmit kolektiv të këtyre viteve, janë: Aleks Çaçi, Luan Qafëzezi, Llazar Siliqi etj.

Kështu, pas luftës dhe gjatë viteve  1950 do të duket qartë orientimi i ri në fushën e letërsisë shqiptare, si në rrafshin tematik, dhe në atë të përvojave dhe të metodave e prosedeve krijuese. Tematikisht letërsia u përqëndrua kryesisht, në jehonën e lirisë së fituar nga Lufta Nacionalçlirimtare, kurse ngjyrimi i aktualitetit dhe i botës reale u reduktua kryesisht në bardhë e zi. Si përvojë shkrimi, veprat letrare të kësaj periudhe shpesh do të qëndrojnë ndërmjet gjuhës së rrëfimit letrar dhe atij propagandistik. Kryesisht këtë vulë proceduese kanë romanet e para gjatë viteve 1950. Po kaq skematik ishte dhe mendimi kritik zyrtar i asaj kohe, që do ta përkrahte këtë letërsi.

Nga fundi i viteve  1950, e sidomos me fillimin e viteve 1960, pra pas një dekade e gjysmë që nga çlirimi, do të bëhen hapat e parë për ta nxjerrë nga ky shabllon letërsinë shqiptare.

Në këtë kontekst duhet përmendur, pikërisht viti 1958, kur Petro Marko do të botojë romanin e tij të parë "Hasta la Vista", që sjell një tjetër tematikë në romanin shqiptar, një tjetër frymë dhe ndjeshmëri në paraqitjen e personazheve (tanët dhe të huajt).

 Dy vjet më vonë ai do të botoië dhe romanin "Qyteti i fundit" me prirje për të shmangur skematizmin. Pas tij Ismail Kadare boton romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1962), që, shtegun e paralajmëruar nga romanet e Petro Markos, do ta ngrejë në një nivel ndërkombëtar.

Pas romaneve të dy autorëve të përmendur, gjatë viteve 1960, Jakov Xoxa do të botojë romanin "Lumi i vdekur" që, nga një aspekt tjetër procedura, do të konsolidojë prirjen e romaneve shqiptarë, për të kërkuar rrugë të reja në paraqitjen e botës shqiptare.

Pas Jakov Xoxës do të paraqitet Dritëro Agolli me një seri romanesh, Dhimitër Xhuvani, Ali Abdihoxha, Skënder Drini, Sabri Godo, Vath Koreshi etj., ndërsa majën e poezisë lirike do ta zenë Fatos Arapi, Ismail Kadareja dhe Dritëro Agolli, të cilët do të çelin një rrugë të mbarë dhe për një brez poetësh të rinj të talentuar si: Dhori Qiriazi, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Frederik Rreshpja, Natasha Lako etj



I riu ynë i ndan veprat e tij në cikle. Le të shënojmë vetëm se poezitë erotike kanë gjetur vendin e tyre në ciklin e katërt. Midis gjithë atyre motiveve që e bëjnë të këndojë kalemin e tij le të shënojmë nostalgjinë e ikjes,’’të ikësh , është të vdesësh ca pak ’’, që poeti ynë e ka ndjerë më shumë se cilido tjetër.
Tre tituj tërheqin vëmendjen tonë në mënyrë të posaçme:’’Gjëmim i anijes’’, ‘’Lundra dhe Flamuri’’dhe ‘’Vdekja e Nositit’’ që përbëjnë kësisoj një trilogji të vërtetë, të cilën do ta përmblidhte lufta e përjetëshme për jetën dhe ku emrat na dalin si simbole:’’barka’’ose’’gjemia’’ është njeriu,’’Flamuri’’ është ideali dhe fundi,’’Lufta’’është ajo e Lirisë. Vija dominuese në Golgothanë e tij do të ishte një aksion i thellë dhe njëkohësisht optimist.

Po le ta themi me plot sinqeritet, në qoftë se Poradeci ngul këmbë për të ndjekur vijën idealiste në të cilin është futur, larg origjinës së tij , frymëzimi i tij s’do të vonojë të shtirret, dhe faji do të jetë i kësaj mosnjohje vullnetare dhe sistematike të realiteteve.

Letërsia moderne shqiptare



Pas Çlirimit pothuajse e tërë letërsia ishte e kontrolluar nga censura e shtetit. Hapësirat në cilat shtrihej letërsia e asaj kohe ishin të ngushta dhe plot rrezik për autorët. Shumë prej tyre si Kasem Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Petro Marko e të tjerë u dënuan nga Partia në fuqi. Shkrimtarë të tjerë si Ismail Kadare, Jakov Xoxa e plot të tjerë shkruanin të vërtetat e tyre të fshehura pas një sensi të dyzuar. Megjithatë edhe gjatë periudhës së Socializmit lindi dhe u zhvillua një letërsi e mirëfilltë e cila edhe pse nën censurë, u shkrua dhe u konfirmua. Në vitet e fundit të agonisë socialiste edhe letërsia filloi të shfaqej më hapur dhe të mbante një qëndrim kritik herë hapur e herë të nënkuptuar.


Në qoftë se ekzistojnë boshllëqe tek poetët tanë, të cilët të gjithë pak a shumë, kanë qëndruar larg jetës reale, le ta themi se këto boshllëqe janë mbushur prej prozatorëve tanë, në krye të të cilëve duhet të vëmë Imzot Fan Nolin.

Fan Noli është lindur (1880) përjashta atdheut ku edhe ka jetuar pothuajse gjithmonë. Po kjo nuk e ka penguar që të marrë pjesë të rëndësishme në fatkeqësitë e fatbardhësitë e popullit të tij, me të cilin ai ka mbetur në bashkërendim të afërt. Në stilin e tij poetik, të stolisur ngandonjëherë me humor, por që shpesh ia arrin shkëlqimit dhe patetikut, ai u bë përfaqësuesi i ndjenjave dhe i aspiratave të vëllezërve të tij nga raca. Vepra e tij kryesore ’’Histori e Skënderbeut’’, ashtu edhe përkthimet e tjera që u ka bërë veprave të Cervantesit, të Shakespeare-it, të Ibsenit dhe sidomos i veprës gjeniale të Poes’’Korbi’’, dhe i ‘’Rubairave’’të Omar Kajamit, i provuan Shqipërisë dhe botës letrare se gjuha jonë ka mundësi dhe është e aftë, kur dimë ta përdorim , të shprehë gjithë ndjenjat njerëzore.



Këto karakteristika ndikuan fuqishëm në rrjedhën e letërsisë shqiptare në përgjithësi, si dhe në fizionominë, strukturën artistike apo frymëzimin tematik të saj. Gjatë katër dhjetëvjetëshave të parë të shekullit XX e sidomos gjatë viteve `20 e `30 letërsia shqiptare pari një zhvillim të hovshëm dhe të gjithanshëm. U rrit si numri i krijuesve, ashtu dhe numri i veprave letrare të botuara, të cilat u ngritën në një shkallë më cilësore artistike, duke krijuar premisat për një komunikim më të afërt me përvojat e përgjithshme letrare në Evropë. Përmes shkrimtarëve të talentuar, të shkolluar nëpër qendra të ndryshme të Evropës, në letërsinë shqiptare filloi të depërtojë fryma e drejtimeve dhe e ndjeshmërive të reja krijuese letrare të kohës. Siç dihet, gjatë këtij harku kohor shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë shqiptare, si: Fishta, Konica, Noli, Poradeci, Koliqi, Migjeni, Kuteli, shënuan disa nga kulmet më të larta të letërsisë shqiptare, në llojet dhe zhanret e gjinive të ndryshme. Në këtë kontekst letrar llojet e gjinisë lirike do të jenë ato që përparojnë, por një hov të dukshëm do të marrin edhe llojet epike, drama, kritika dhe teoritë letrare.

Krejt ky fluks i pasur krijuesish të talentuar të moshave të ndryshme, të nxitur dhe të mbështetur nga shtypi periodik letrar i drejtimeve dhe i shkollave të ndryshme, do të vazhdojë, thuajse po me këtë ritëm dhe gjatë pjesës së parë të viteve `40.
Për çudi, jehona e hovit të tillë krijues nuk u ndërpre menjëherë pas përmbysjes së pushtimit nazist dhe vendosjes së pushtetit komunist. Pati një tolerancë gjatë ditëve të para të pushtetit të ri ndaj frymës së lirë, liberale në krijimtarinë artistike, e cila do të vazhdojë ta ketë këtë fat edhe për dy-tre vjet. Por siç dihet, tanimë nuk ishte më ai rreth individualitetesh të jashtëzakonshëm krijuesish të viteve`30. Noli e Koliqi do të vazhdojnë të krijojnë nëpër Evropë e Amerikë, por të shkëputur krejtësisht nga letërsia në Shqipëri dhe pa kurrfarë ndikimi mbi të. Lasgushi kishte pushuar së krijuari. Migjeni dhe Fishta nuk ishin më. Nga ky rreth kolosësh të letërsisë shqiptare, vetëm Kuteli do vazhdojë të jetë vazhdimi i natyrshëm i letërsisë së Pasluftës duke botuar sa herë i hiqej çensura. Do të vazhdojnë fare ndryshe krijimtarinë e nisur që më parë: Petro Marko, Vedat Kokona, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata, Sterjo Spasse, Nonda Bulka, Dhimitër Shuteriqi etj. Nga poetët që krijuan në vitet e para të çlirimit dhe që krijimtaria e tyre pati jehonën e entuziazmit kolektiv të këtyre viteve, janë: Aleks Çaçi, Luan Qafëzezi, Llazar Siliqi etj.

Kështu, pas luftës dhe gjatë viteve `50 do të duket qartë orientimi i ri në fushën e letërsisë shqiptare, si në rrafshin tematik, dhe në atë të përvojave dhe të metodave e prosedeve krijuese. Tematikisht letërsia u përqëndrua kryesisht, në jehonën e lirisë së fituar nga Lufta Nacionalçlirimtare, kurse ngjyrimi i aktualitetit dhe i botës reale u reduktua kryesisht në bardhë e zi. Si përvojë shkrimi, veprat letrare të kësaj periudhe shpesh do të qëndrojnë ndërmjet gjuhës së rrëfimit letrar dhe atij propagandistik. Kryesisht këtë vulë proceduese kanë romanet e para gjatë viteve `50. Po kaq skematik ishte dhe mendimi kritik zyrtar i asaj kohe, që do ta përkrahte këtë letërsi.

Nga fundi i viteve `50, e sidomos me fillimin e viteve `60, pra pas një dekade e gjysmë që nga çlirimi, do të bëhen hapat e parë për ta nxjerrë nga ky shabllon letërsinë shqiptare. Në këtë kontekst duhet përmendur, pikërisht viti 1958, kur Petro Marko do të botojë romanin e tij të parë "Hasta la Vista", që sjell një tjetër tematikë në romanin shqiptar, një tjetër frymë dhe ndjeshmëri në paraqitjen e personazheve (tanët dhe të huajt). Dy vjet më vonë ai do të botoië dhe romanin "Qyteti i fundit" me prirje për të shmangur skematizmin. Pas tij Ismail Kadare boton romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1962), që, shtegun e paralajmëruar nga romanet e Petro Markos, do ta ngrejë në një nivel ndërkombëtar.

Pas romaneve të dy autorëve të përmendur, gjatë viteve `60, Jakov Xoxa do të botojë romanin "Lumi i vdekur" që, nga një aspekt tjetër procedura, do të konsolidojë prirjen e romaneve shqiptarë, për të kërkuar rrugë të reja në paraqitjen e botës shqiptare. Pas Jakov Xoxës do të paraqitet Dritëro Agolli me një seri romanesh, Dhimitër Xhuvani, Ali Abdihoxha, Skënder Drini, Sabri Godo, Vath Koreshi etj., ndërsa majën e poezisë lirike do ta zenë Fatos Arapi, Ismail Kadareja dhe Dritëro Agolli, të cilët do të çelin një rrugë të mbarë dhe për një brez poetësh të rinj të talentuar si: Dhori Qiriazi, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Frederik Rreshpja, Natasha Lako etj

Pas diktaturës letërsia shqiptare pati njëfarë mpirjeje. Brezi i ri i shkrimtarëve solli një frymë të re realiste sidomos në poezi. Liria në shkrim solli një dyndje veprash letrare, por vetëm pak prej tyre ishin të një niveli të pëlqyeshëm. Peshën më të madhe e mbajtën akoma shkrimtarët e periudhës së Pas Luftës. Shkrimtarë si Diana Çuli, Visar Zhiti, Besnik Mustafaj,Sulejman Mato e plotë të tjerë vezulluan në këtë periudhë. Në poezi u shquan Mimoza Ahmeti, Irma Kurti, Luljeta Lleshanaku dhe ndër më të rinjtë Ervin Hatibi.


Letërsia moderne në Kosovë


Pjesa e letërsisë shqiptare që zhvillohej në Kosovë, kishte afërsisht këto shenja paradalluese: e shkëputur nga letërsia amë dhe nga një pjesë e traditës letrare, ajo pothuajse nuk ishte fare në kontakt me të dhe nuk ishte e informuar për atë që ndodhte në fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit shqiptar. Edhe para luftës, në Kosovën letrare herë pas here ilegalisht, mbase edhe mund të depërtonte ndonjë vepër ose autor nga periudha e viteve `30, kryesisht përmes atyre pak nxënësve që shkolloheshin aso kohe në Shqipëri. Pas luftës, në vitet `50, krijuesit e parë të letërsisë shqiptare në Kosovë, për mbështetje kishin kryesisht letërsinë gojore (të pasur), fare pak vepra nga fondi letrar i traditës si dhe përvojat e huaja letrare, në radhë të parë ato sllave.

Nga emrat e shkrimtarëve, të cilët e kishin filluar veprimtarinë e vet letrare para luftës, do të përmendim këtu vetëm Esat Mekulin dhe Hivzi Sulejmanin. Mekuli u shqua me lirikën e angazhuar shoqërore dhe kombëtare të shkruar gjatë viteve `30, ndërsa i dyti solli përvojën e parë më serioze në llojin e prozës së gjatë me romanin dy vëllimesh "Njerëzit I" dhe "Njerëzit Il", si dhe "Fëmijët e lumit tim". Para tyre Hivzi Sulejmani do të shkruante disa nga tregimet, që edhe sot tingëllojnë moderne.

Ishte poezia ajo që arriti majat e letërsisë shqiptare në Kosovë, duke filluar nga fundi i viteve `50 e sidomos me emrat: Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Besim Bokshi, Eqrem Basha, Sabri Hamiti. Ndërsa në prozë dallohen: Anton Pashku, Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Nazmi Rrahmani, Rexhep Qosja, Mehmet Kraja, Musa Ramadani etj. Edhe në Kosovë shumë shkrimtarë patën fatin të burgosen, të persekutohen apo të arratisen e të jetojnë jashtë truallit të tyre. Pushteti serb ushtronte dhunën më të egër ndaj intelektualëve që me pushtetin e fjalës përpiqeshin të afirmonin vlerat kombëtare shqiptare. Kështu e pësuan rreptë nga kjo censurë: Adem Demaçi, Ramadan Rexhepi, Kapllan Resuli (i cili pasi u arratis në Shqipëri u burgos edhe këtu) etj.

Krahas letërsisë shqiptare që krijohej dhe botohej kryesisht në Prishtinë, ajo krijohej dhe botohej edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, kryesisht me prozën dhe poezinë e Murat Isakut, Abdylazis Islamit, e më pas, me veprën letrare të Resul Shabanit, Adem Gajtanit, Agim Vincës, Din Mehmetit etj. Vlen të përmendet dhe një personalitet i shquar i kulturës, Luan Starova, (shqiptari më i përkthyer sot pas Kadaresë), por shumica e veprave të tij nuk janë në gjuhën shqipe.


Letërsia moderne shqiptare në diasporë



Edhe pse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore shqiptare duhet vështruar në një kontekst dhe më të gjerë gjeografik, d.m.th dhe përtej kornizës ngushtësisht nacionale. Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës së Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime dhe në diasporë. Sa i takon zhvillimeve të saj në diasporë, letërsia shqiptare mund të shikohet gjeografikisht brenda dy vatrave:

Vatra historike e diasporës shqiptare: Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi etj.
Vatra të reja të diasporës shqiptare: Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.

Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku sot e kësaj dite jetojnë rreth 90.000 arbëreshë, që vazhdojnë të flasin shqipen. Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve `50, kur dhe nisi të botohej revista "Shejzat" nga Ernest Koliqi në Romë e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj. Këto revista ndikuan në krijimin dhe publikimin e një brezi poetësh e shkrimtarësh që shkruan në arbërisht. Veç të tjerash, një pjesë e tyre funksionoi dhe funksionon dhe si shtëpi botuese, duke publikuar kolana të tëra me poezi dhe vepra të tjera letrare.
Ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të kësaj vatre duhen përmendur:
Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë. Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, Solano kthehet në vendlindje. Aktiv në shumë fusha të letrave, ai është kryesisht poet, prozator dhe dramaturg. Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë: Burbuqe t`egra, 1946, Shkretëtira prej gurit, dramë, 1974, Tregimet e Lëmit, etj.

Domenico Bellizzi (1931), prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Jeronim De Radës e Zef Serembes. Ai me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: Zgjimet e gjakut, Këngë arbëreshe, 1982, Hapma derën zonja mëmë, 1990 etj.

Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar triologjinë poetike: Shpirti i arbërit rron; Shpirti i arbërit rron. Arbëreshi tregon; Shpirti i arbërit rron. Vuan dega e hershme.

Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. I angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare", i shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik, ai është autor i rreth dhjetë librave poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t`arbreshë. Poemë gjysmëserioze arbëreshe, Orëmira, Për tokën fisnike të Horës etj.

Padyshim që letërsia arbëreshe vazhdon jetën me të tjerë shkrimtarë, shumica syresh të rinj, duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian.

Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku kanë lulëzuar shkrimet shqipe që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është Rumania. Një ndër personazhet më të rëndësishëm të letrave bashkëkohore shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 - 1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht. Mjaft prej veprave dramatike të tij janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes.

Po aq e rëndësishme sa dhe Rumania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë njohur organizime të hershme të komunitetit shqiptar. Një figurë që vlen të merret në konsideratë nga njerëzit e letrave shqipe, është Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e libra me tregime.
Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.

Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 - 1992). Vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare Arshi Pipa (1920- 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist. Më 1944 ai dre`tori revistën "Kritika" dhe po këtë vit botoi librin e parë me poezi Lundërtarë. Në SHBA, ku emigroi në vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete americane deri sa doli në pension. Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi Libri i burgut 1959, dhe më vonë dhe vepra të tjera. Një ndihmesë të jashtëzakonshme Arshi Pipa do të japë dhe në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës së parë, ku operon me metoda moderne studimi.

Si përfundim, mund të themi, se aktualisht po bëhen përpjekje që të gjitha këto baza dhe këta krahë të shkëputur në kohë dhe në hapësirë të letërsisë shqiptare, të komunikojnë dhe të integrojnë mes vetes për ta përcaktuar dhe krijuar saktësisht nocionin letërsi kombëtare në gjuhën shqipe.




Në fund sot një plejadë e tërë të rinjsh po ecën në gjurmët e Mjeshtërve të vet. Kostë Çekrezi, Gj.Bubani, S.Malëshova, Z.Fundo, ia kanë hapur rrugën zhurnalizmit.Tajar Zavalani, me një gjuhë popullore, zgjoi te populli shqiptar bukuritë e letërsisë ruse, me përkthimet nga Tolstoi, Çehovi e Gorki. Ernest Koliqi përkthyes i disa klasikëve italianë, në ‘’Novelat’’ e tij të punuara me një stil mjaft të këndshëm, pasqyron qëndrimin e vet ‘’borgjez’’.
Midis shkrimtarëve që s’janë ende veçse në periudhën e shkrimeve fillestare, disa duan të marrin pjesë në Gostinë e perëndive,ndërsa disa të tjerë, jo aq ambiciozë, kënaqen vetëm duke ngjyer bukën e tyre në çanakun modest të bariut, të fshatarit dhe të punëtorit

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...