2014-02-02

Shkrimtaret e ekzilit…


Poetë që shkruajnë në gjuhë të huaj duhet të përfshihen në historinë e letërsisë shqipe apo duhet të konsiderohen pjesë e letërsisë së gjuhëve në të cilat krijojnë, shtrohet thuajse në të gjitha konferencat shkencore që zhvillohen në Shqipëri por edhe në Kosovë. Në Itali sidomos është prezent një qark letrar i autorëve shqiptarë që shkruajnë letërsi në gjuhën italiane. Autorë që fitojnë çmime letrare me botimet e tyre, por që fare pak njihen në Shqipëri. Ndoshta sepse dhe ne vetë mendojmë “se ata nuk janë shkrimtarët tanë”…“Atdheu është çka flitet”, shkrimtarja rumune Herta Müller që shkruan në gjuhën gjermane do t’u drejtohej me këto fjalë atdhetarëve të saj kur mori çmimin “Nobel” në letërsi. Ky fenomen është i natyrshëm një fenomen global, ku shqiptarët nuk kanë pse të jenë përjashtim. Nuk është një proces i stisur apo i paramenduar. Ai lind së brendshmi dhe nuk është thjesht një proces normal i të shkruarit. Janë shumë autorë shqiptarë, le t’i quajmë të shkrimtarë në ekzil, që po prezantohen sukses. Mes tyre dallojnë katër shkrimtare femra. Librat e tyre kërkohen dhe botohen nga shtëpi prestigjioze botimi. Elvira Dones që botohet nga “Feltrinelli” dhe “Einaudi”, Anilda Ibrahimi dhe Ornela Vorpsi (‘Einaudi’) janë treshja e letërsisë shqiptare e mërgimit në Itali. Kësaj treshe i bashkohet Besa Myftiu, që jeton në Zvicër e boton në Francë me logon ‘Fayard’. Përtej faktit se shkruajnë në gjuhë të huaj dhe jo në gjuhën e nënës, ajo çfarë i bashkon këto shkrimtare është dhe tematika që trajtojnë në veprat e tyre. Femra, herë në vetë të parë e herë në vetë të tretë është gjithmonë e pranishme. E shkuara gjithashtu; fëmijëria nën diktaturë, mentaliteti, dramat sociale, zakonet dhe kanunet e vendit të origjinës janë pjesë e rrëfimeve në krijimtarinë e tyre. Tema të identitetit mbeten të preferuara për këto autore shqiptare, që jo rastësisht kanë zgjedhur të krijojnë në gjuhë të huaj…



Në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare

“Shkrimi në gjuhë të huaj të jep liri, distancë”. Besa Myftiu nuk do të mund të shkruante asnjë nga historitë e saj në gjuhën shqipe. Ndjehet e frustruar kur tenton të shkruajë në shqip. I druhet dhe paragjykimeve, ndaj ka zgjedhur rrëfimin në gjuhën frënge. E bija e shkrimtarit Mehmet Myftiu, ka shkruar dhe botuar 9 libra në frëngjisht, i fundit “Dashuri në kohën e komunizmit”, botuar nga “Fayard” në Francë. Ornela Vorpsit gjithaq i nevojitej distanca për ta parë më qartë të shkruarën. Italishtja ishte për të një zgjedhje organike. “Po të kisha jetuar në Shqipëri, ndoshta nuk do isha bërë shkrimtare. Ishte ekzili që më tregoi këtë rrugë. Nuk ishte ndonjë zgjidhje për të tradhtuar Shqipërinë, siç më sulmojnë shpesh. Ishte një zgjidhje shumë organike. Duke menduar pse kisha nevojë të shkruaja në italisht, pashë se në mënyrë organike kisha nevojë për distancë nga ajo çka tregoja”, – thotë ajo ndërkohë që veten tashmë e sheh si shkrimtare në një vend të huaj e që shkruan po ashtu në një gjuhë të huaj. Ornela Vorpsi vazhdon të shkruajë në gjuhë italiane, por siç thotë dhe vetë, në të njëjtën kohë mendon dhe flet katër gjuhë. Gjuha e nënës mbetet gjuha e parë, sepse shqipja për të është gjuha që mbart kujtimet e fëmijërisë e për këtë ajo ndjehet thellësisht e tërësisht shqiptare. “Besoj se gjuha e romaneve të mia është një sintezë e shumë kulturave, e shumë gjuhëve të përzierja së bashku”. Janë të paktë shkrimtarët që arrijnë të jenë kreativë në dy gjuhë të huaja, por Elvira Dones sigurisht që ia ka dalë. Ajo është shkrimtare, gazetare dhe dokumentariste, autore e shtatë romaneve, dy vëllimeve me tregimeve, artikujsh e filma dokumentarë. Tema si prostitucioni, drama sociale, lufta etj., e kanë bërë Elvira Donesin shkrimtare të mirëpritur në qarqet letrare. Letërsinë e saj e shkruar në dy gjuhë; në gjuhën e nënës shqip dhe në gjuhën italiane. Raporti i saj me gjuhën që zgjedh për të shkruar fillon qysh kur libri nis të ngjizet. “Është thelbësore atmosfera e fillimit, fjalitë e para ndoshta dhe një fjalë e vetme që “godet” në njërën gjuhë në vend të tjetrës”. Pikërisht kjo i ndodhi Elvira Donesit kur shkroi romanin “Luftë e vogël e përkorë”, ritmi gjuhësor u krijua natyrshëm në gjuhën e saj të dytë, italishten. “Pashë se kisha nisur rrëfimin në italisht edhe për një arsye tjetër, për të cilën me sa duket kisha nevojë: më shërbente si filtër mbrojtës”. Në këtë rast është ‘terreni’ për të cilën shkruan ai që zgjedh gjuhën, për shkrimtaren Elvira Dones. Ndërkohë ka në proces dy libra; njërin të shkruar në gjuhën italiane dhe tjetrin në shqip, që shumë shpejt do të jenë në duart e lexuesve. Edhe pse këto shkrimtare zgjedhin një gjuhë tjetër, bashkohen në një pikë: shfrytëzimi i temës së identitetit. “A ka nevojë të shkruaj në shqip për të rrëfyer Shqipërinë e sotme?- bën pyetjen retorike Anilda Ibrahimi. I ka qëlluar të lexojë në shtypin shqiptar (online) sesi shqiptarët e fyejnë në komentet e tyre për zgjedhjen e italishtes si gjuhë letrare. “Nuk ka asnjë akt tradhtie nga ana ime drejt gjuhës mëmë. Zgjedhjen time e shoh si përulje të një personi të ndërgjegjshëm që e do gjuhën e vet në atë farë mënyre sa të hiqet mënjanë duke thëne: unë s’jam në gjendje, ka të tjerë që e bëjnë më mirë se unë, Shqipëria ecën përpara edhe pa mua! Nuk jemi të pazëvendësueshëm…”. Kjo është revolta e saj në përballjen për së largu me lexuesin shqiptar. Ndoshta për këtë arsye ajo edhe Ornela Vorpsi refuzojnë vazhdimisht që librat e tyre të përkthehen në gjuhën shqipe.

Kush është?

Elvira Dones

U lind në Durrës dhe u rrit në Tiranë. Në shkollën fillore shkruan disa faqe, të cilat i titullon “Roman”. Fillon të Elvira Donesbëjë televizion në moshën 16-vjeçare. Në vitin 1988 largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Zvicër. Në 1997 boton romanin e parë të vërtetë, “Dashuri e huaj” (përkthyer në gjuhen italiane me titullin “Senza bagagli”). Në tokë helvetike lëvron shkrimin letrar. Është autore e nëntë veprave narrative, atë të skenaristes kinematografike dhe të gazetares-regjisore të filmit dokumentar. Jeton në San Francisco Bay Area, Kaliforni, e ndan kohën mes Shteteve të Bashkuara, Zvicrës, Italisë e Shqipërisë. Autore e shtatë romaneve, mes të cilëve: “Dashuri e huaj”, “Kardigan”, “Yjet nuk vishen kështu”, “Më pas heshtja”, “I Love Tom Hanks”, “Luftë e vogël, e përkorë”; dokumentarëve “Në kërkim të Brunildës”, “Virgjëresha të betuara” etj. Shkruan në gjuhën italiane dhe në gjuhën shqipe.

Ornela Vorpsi

U lind në Tiranë më 1968. Ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, dhe më 1991 u largua për në Itali. Ornela Vorpsi 2Atje u diplomua në Akademinë e Brera-s. Që nga viti 1997 jeton në Paris. Është fotografe, piktore dhe videoartiste. Pas një karriere të suksesshme në artet pamore iu dedikua të shkruarit. Si shkrimtare u bë e njohur me librin e parë “Shqipëria, vendi ku nuk vdiset kurrë”, (Einaudi 2005), një autobiografi e autores. Me këtë libër është fituese e disa çmimeve letrare në Itali. Pas suksesit me librin e parë, ajo boton romanin “Dora që nuk kafshon kurrë”, për të vijuar me vëllimin me tregime “Pini kakaon Van Huten”. Librat e saj juanë botuar në disa gjuhë të huaja. Në shqip ende nuk është botuar asnjë nga krijimet e saj. Vorpsi refuzon për momentin botimin në shqip të librave të saj.

Anilda Ibrahimi

U lind në Vlorë më 1972. Është diplomuar për letërsi në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Anilda Ibrahimi 1Tiranë. Largohet nga Shqipëria në vitin 1994. Fillimisht jeton në Zvicër dhe që prej vitit 1997 në Itali. Romani i parë i saj “Rosso come una sposa” (E kuqe si nuse) u botua në vitin 2008 nga Shtëpia botuese “Einaudi”. Me këtë roman ka fituar disa çmime letrare në Itali. Me logon e shtëpisë botuese “Einaudi”, boton një vit më pas edhe romanin “L’amore e gli stratacci del tempo”, një roman i frymëzuar nga dashuria e dy të rinjve në Kosovën e luftës. Romani i saj i fundit që përmbyll trilogjinë e rrëfimeve mbi dashurinë dhe dhimbjen u botua një vit më parë me titullin “Non c’e dolcezza”. Romanet e saj janë përkthyer në pesë gjuhë të huaja, por jo në shqip. Kjo është zgjedhje e vetë autores.

Besa Myftiu

U lind dhe është shkolluar në Tiranë. Ka ushtruar një kohë profesionin e gazetares në revistën “Skena dhe Besa Myftiuekrani”. Ka shkruar skenarin e filmit televiziv “Unë e dua Erën”, më 1991, momenti i largimit nga Shqipëria për në Zvicër. Jep mësim në Universitetin e Gjenevës, në Fakultetin e Shkencave Pedagogjike. Shkruan në gjuhën frënge dhe është autore e vëllimit poetik “Des amis perdus”, botuar në dy gjuhë. Është autore e romaneve “Ma Légende” (L’Harmattan, 1998), “Confessions des lieux disparus” (Editions de l’Aube, 2008) dhe “Amours au temps du communisme” (Fayard, 2011); e përmbledhjes me tregime “Le courage, notre destin” (Editions Ovadia, 2007). Në shqip janë botuar romani “Rrëfime nga vende të harruara” dhe vëllimi me tregime “Drejt të pamundurës” (2012).



Një fenomen jo vetëm shqiptar

Milan Kundera me origjinë çeke dhe i natyralizuar në francez, ka jetuar në mërgim në Francë që nga viti 1975. Ai “e sheh veten si një shkrimtar francez dhe insiston që vepra e tij duhet të studiohet si letërsi franceze dhe të klasifikohet si e tillë”. Agota Kristof me origjinë hungareze, jeton në Zvicër dhe shkruan në frëngjisht. Herta Mueller, me origjinë rumune, shkruan në gjuhën gjermane. Atiq Rahimi, afgan, i cili shkruan në frëngjisht. Selman Rushdie, me origjinë indiane, shkruan në gjuhën angleze. Lista e shkrimtarëve që shkruajnë në gjuhë të huaj është e gjatë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...