Kryetarja e Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila, duke përcjellë me kujdes çdo fjalë të krijuesve përkitazi me planet dhe problemet krijuese(Në foto: znj. Mimoza Kusari Lila, Lulzim Logu, Sejdi Berisha, Tahir Bezhani dhe në anën tjetër, Muharrem Kurti)
http://fjalaelire.co.uk/wp-content/uploads/2013/09/72f16199675a34ea5803445d3617347f.pdf
Në vend të reportazhit
Sejdi BERISHA:
Nga vizita e sajuesve të Antologjisë “Poetët e Malësisë së Gjakovës” në vizitë te kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila
Në kuadër të intensifikimit të zhvillimit të vlerave shpirtërore dhe kulturore në Malësinë e Gjakovës por edhe në vetë Tropojë dhe në Gjakovë, e më qëllim të afirmimit të letërsisë dhe jo vetëm të letërsisë, autorët e Antologjisë “Poetët e Malësisë së Gjakovës”, Lulzim Logu, i cili është edhe kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropojë dhe Muharrem Kursti, që është edhe Kryetar i Klubit Letrar “Gjon N. Kazazi” në Gjakovë, së bashku me shkrimtarin dhe publicistin, Sejdi Berisha nga Peja dhe krijuesin, Tahir Bezhani nga Gjakova, vizituan kryetaren e kësaj komune, znj. Mimoza Kusari Lila.
Ata, në një bisedë të përzemërt dhe shumë konstruktive, këmbyen mendime përkitazi me synimet dhe me programet e mëtejme për thellimin e bashkëpunimit e të bashkimit krijues në Malësinë e Gjakovës, por edhe përkitazi me shkrirjen gjeografike të vlerave kulturore dhe letrare, në ç’drejtim, me botimin e antologjisë së poetëve të kësaj ane, është vënë themel i shëndosh dhe shumë serioz krijues, i cili edhe më shumë të ndikojë në rrugëtimin e suksesshëm kulturor pa kufij gjeografik, dhe se kjo natyrshëm është duke ndodhur.
________________
Poetët e mbëltojnë fjalën poetike si fidanët në pyje e fusha
Në kuadër të kësaj vizite, Lulzim Logu, udhëheqës i krijuesve tropojanë, e njoftoi kryetaren e Gjakovës, znj. Kusari Lila, përkitazi me angazhimin dhe rezultatet e tanishme, të cilat kanë marrë formën e cilësisë dhe të tradicionales para gjashtë vitësh me Mitingun tradicional të Poezisë në Gjakovë dhe të shtrirjes së tij edhe në Tropopjë, respektivisht në Bajram Curri, me organizimin e Orës letrare në kuadër të mitingut, e cila tani ka themeluar formën zyrtare dhe tradicionale.
Ai vuri në dukje, se krijuesit letrarë nga Tropoja dhe ata nga Gjakova por edhe pothuaj nga të gjitha trojet shqiptare, po e mbëltojnë fjalën poetike si fidanët që gjelbërojnë gjithandej malet dhe fushat. Në këtë aspekt, shumë kontribuuan edhe organizimet e ndryshme të orëve letrare edhe në qytete të tjera dhe organizimi i promovimeve të veprave letrare.
Logu, e njoftoi qytetaren e parë të Gjakovës edhe për shumë nisjativa krijuese, siç është e mundësia e botimit të një reviste profesionale letrare, gjë kjo e cila do të ndodhte me bashkëpunimin e ndërsjellë të letrarëve nga Bajram Curri e Gjakova, por edhe nga qytete të tjera të Kosovës dhe Shqipërisë dhe më gjerë.
Kjo mund të realizohet me shumë sukses, sepse Malësia e Gjakovës ka dhënë shumë krijues letrarë, historianë, artistë por edhe figura të shquara nga fusha të tjera, ka theksuar, Lulzim Logu.
http://fjalaelire.co.uk/wp-content/uploads/2013/09/72f16199675a34ea5803445d3617347f.pdf