Shkrimtari Flori Bruqi, paditë gazetën ‘Bota sot’ për shpifje dhe mashtrim
Prishtinë,09.02.2014 | 14:27
http://www.standardi.info/index.aspx?SID=11&LID=2&AID=158444&Ctype=1&ACatID=13
Shkrimtari shqiptar nga Prishtina ka paditur gazetën “Bota sot” për shpifje dhe dezinformim të opinionit publik së gjeja Flori Bruqi,ka qenë bashkëpunëtor i UDB-ës dhe Gazetar i "Tanjugut" dhe Nin"-it ,në të përditshmen “Bota sot”.
Vlenë theksuar që me datën 5 shkurt 2014, në ora 11;00 kam bërë reagimin publik ndaj shkrimit redaksional kundër -reagim me titull:,,Shpifje të hapura ndaj emrit tim në listen e UDB-ashëve,nga gazeta “Bota sot”. Gazeta ,,Bota sot” me Editorin e saj z. Xhevdet Mazreku ka shpërndarë falsifikimin duke shpifur se edhe unë jam gjëja udbash.Theksojë edhe njëherë se asnjë minut nuk kam punuar në shërbimet e agjenturave serbe si dhe në mediat Tanjug dhe NIN.
Reagim nga Flori Bruqi
Flori Bruqi: Reagim ndaj shkrimit: “UDB-ashët e Kosovës, me emër e mbiemër” e mërkurë, ,,Bota sot,,05shkurt, 2014, botimi për Kosovë
SHPIFJE TË HAPURA NDAJ EMRIT TIM NË LISTËNE UDB-ASHËVE, NGA GAZETA “BOTA SOT”
Redaksi e gazetës “Bota sot”, editor,z.Xhevdet Mazrekaj, në listën në fjalë më është theksuar edhe emri im me numër rendor 7.(Flori Bruqi,gazetar - i " Tanjugut(Nin-it),pra keni atakuar emrin tim. Unë për këtë kërkoj që të jeni korrekt ndaj përgjegjësisë redaktoriale që mbani dhe ta botoni këtë reagim timin, duke dashur të kërkojë publikisht se unë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë dhe në asnjë kohë të ish sistemit të perënduar jugosllavë, nuk kam qenë bashkëpunëtor i kësaj organizate, dhe më çudit fakti se si ka mundësi që redaksia e juaj të ma theksoi emrin tim kështu pa asfarë argumenti, duke më futur në këtë listë famëkeqe.
Për të qenë nën përgjegjësinë redaktoriale ndaj fjalës publike, juve do të duheshit të posedonit Dosje për këtë atakim dhe denigrim që më keni bërë, duke më future e emrin tim në këtë listë famëkeqe të këtij artikulli famëkeq, që në të vërtetë nuk ka as autor, por përgjegjësinë mbase e mbanë në secilin rast redaksia e gazetës më në krye kryeredaktorin dhe editorin e saj.
Unë që nga ky rast, ju bëjë me dije se do të ngrisë aktakuzë në prokurorinë e shtetit për këtë shpifje të rëndë që më është bërë nga gazeta juaj në këtë artikull, dhe do të kërkoj që të dëshmohet e vërteta që juve e keni bërë publike. Dhe, nëse edhe në të ardhmen kur drejtësia të hedh dritë mbi të vërtetën, në këtë rast edhe nëse vërtetohet sikur keni shkruar ju në artikullin në fjalë, apo nëse dhe në anën time, duke mos pasur asnjë mundësi të vërtetohet kjo shpifje juaja, dëshiroj dhe qëndrojë prapa kësaj që e them, unë dua që të bëhet publike e gjitha. Mbes me shpresë se këtë do jeni në gjendje ta botoni në faqet e gazetës suaj, për hir të korrektësisë dhe të drejtës së fjalës bublike.
Flori Bruqi,publicist/shkrimtar
Prishtinë 09.02.1014.