AUTORE: KOZETA NUSHI - ALIKAJ
VLORA IME, DIBRA IME, KOSOVA IME, ÇAMËRIA IME, SHQIPËRIA IME E BASHKUAR. TË GJITHË JU SHQIPE SHQIPONJASH, QË ËNDËRRONI BRENDA VITIT 2014 BASHKIMIN E 4 VILAJETEVE TONA.(1. VILAJETI I SHKODRËS... DHE SUXHUKËT E TIJ; 2.VILAJETI I MANASTIRIT DHE SUXHUKËT E TIJ, 3. VILAJETI I KOSOVËS DHE SUXHUKËT E TIJ; 4. VILAJETI I JANINËS DHE SUXHUKËT E TIJ), TË GJITHË JU TË DASHURIT DHE TË SHTRENJTIT BASHKATDHETARËT E MI, QË ME VENDIMIN TUAJ TË LIRË DEMOKRATIK KENI ZGJEDHUR SI USHQIM TUAJ SHPIRTËROR SHUMË FE TË NDRYSHME, SI FENË MYSLIMANE, KRISHTERE, KATOLIKE APO BEKTASHIANE, DUKE DËSHMUAR SE JENI POPULL I ZGJEDHUR I ZOTIT, DHE SHEMBULL I DEMOKRCISË SË VËRTET NË MBARË BOTËN, PA DITUR SE Ç’MUND TË ISHTE NË NJË TË ARDHME MODERNE, PLURALIZMI I PARTIVE POLITIKE, PO JU THEM SE: -
Fjala vilajet është një emër i shprehur në formën më të bukur që mund të ekzistojë në botë, në shqipen tonë të fisme antike. Vilajete do të thotë vila të jetës.
E pra në këto katër vila të jetës, po ju them se shqiptarët ishin shumica absolute e popullsisë.
Dhe ishte Kongresi i Berlinit që në COPËTIMIN E PARË,
Vvendosi të shpërblente Malin e Zi me Plavën dhe Gucinë.
Dhe ishin serbët, ata që përfituan nga përzënia me dhunë e popullsisë shqiptare, për realizimin e një spastrimi etnik.
Kongresi i Berlinit i dha Malit të Zi dhe qytetin Tivarit dhe të Podgoricës. Ndërsa serbët padrejtësisht përvetësuan zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Vranjës, dhe Leskovacit.
Ishte Lidhja e Prizrenit që kundërshtoi me armë aneksimin e trojeve shqiptare.
Dhe forcat malazeze, duke mos mundur të marrin Plavën dhe Gucinë, kërkojnë nga Kongresi i Berlinit një zonë tjetër.
Dhe ky i cakton Hotin dhe Grudën, ku sërish në sajë të luftimeve të përgjakura, të të gjithë shqiptarëve me gjak shqiptari, malazezët mbeten duarbosh.
Atëherë Kongresi i Berlinit i jep Malit të Zi Ulqinin.
Ishte Konferenca e ambasadorëve në Londër : COPËTIMI I DYTË.
Në 28 Nëntor 1912 në Vlorë shpallet Pavarësia e Shqipërisë.
Në këtë kohë Serbia, Mali i Zi dhe Greqia vazhduan t’i mbanin trupat e tyre në territoret shqiptare, duke kryer masakra të tmerrshme. Rreth 25000 shqiptarë u vranë vetëm në Kosovë në vitet 1912 – 1913.
Më 17 Dhjetor 1912, edhe pse në Londër u mblodhën fuqitë e mëdha për të diskutuar për fatin e Shqipërisë, u bë një gabim shumë i madh dhe i pafalshëm: - duke lënë KOSOVËN DHE ÇAMËRINË, jashtë kufijve të Shqipërisë.
Në këtë kohë në të gjitha trojet shqiptare u kryen masakra të mëdha në popullsinë civile për eleminimin dhe spastrimin e popullsisë.
Kjo gjuhë shqipe e bukur, e ëmbël, e dlirë, kjo gjuha jonë e pazëvendësueshme, kjo gjuhë hyjnore, u ndalua rreptësisht. Dhe më shumë se 150000 shqiptar u detyruan të lënë Kosovën në vitet 1912 – 1920.
Edhe popullsia çame u spastrua në përmasa të mëdha.
Pasojat e këtij coptimi ende ndjehen në kombin shqiptar, ku shembujt më të freskët janë Lufta e Kosovës në 1998 – 1999, dhe rebelimi i armatosur në Maqedoni në 2001.
E pra ajo që më trondit, është fati i mjerë i shqiptarëve dhe i Shqipërisë. Por tronditja ime mijëfishohet nga mendja e ngushtë e shumë intelektualëve dhe politikanëve shqiptar, që mendojnë se nuk ka ardhur koha për bashkimin e Shqipërisë.
Si mund të flenë të qetë trimat e nënës Shqipëri, në një kohë që Shqipëria siç ju ishte premtuar, nuk u bë kurrë kopsht i lulëzuar?!