2014-02-13

Klajd Kapinova ishte edhe kundër komandantit legjendar Adem Jashari!!!

Klajd Kapinova bën kauzë me historianin shovinist grek Nikolas Stavros







Prof.dr. Eshref Ymeri


Profesori i nderuar Vedat Shehu, shkencëtar, intelektual i shquar i kombit shqiptar, në artikullin me titull “Pyetje për Klajd Kapinovën”, të botur në gazetën internetike “Tribuna Shqiptare” të datës 12 shkurt 2014, ka bërë skanerin e qëndrimeve antikombëtare të Klajd Kapinovës, i cili ka disa ditë që nëpër faqet e internetit sulmon shoqatat shqiptaro-amerikane që protestuan kundër dekorimit të Janullatosit me titullin “Peace of Honor” nga presidenti i Fordham University në Nju Jork zoti Joseph M. McShane S.J. dhe sidomos dy intelektualët e nderuar të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, zonjën Kozeta Zylo dhe zotin Dalan Luzaj, sulmon gazetën “Dielli” dhe “Iliria”, dy vatra të shqiptarizmës në diasporë, se pse nuk botuan shkrimin e tij në mbrojtje të Janullatosit, një shkrim që s’ishte gjë tjetër, veçse një paçavure antishqiptare.



   Patrioti dhe shkenctari Prof.dr.Vedat Shehu

Me qëndrimin e tij në mbrojtje të hapur të Janullatosit, Kapinova rreshtohet përkrah historianit shovinist grek Nikolas Stavros, i cili, në librin e vet me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj”, ka deklaruar botërisht:
“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”.
Kjo deklaratë e këtij historiani grek vërteton katërcipërisht se Janullatosi është Kali i Trojës për të vënë në jetë planet e Megaliidesë kriminale që zënë fill që prej vitit 1844. Prandaj Kapinova, duke marrë në mbrojtje Janullatosin, është vënë kokë e këmbë në shërbim të shovinizmit grekomadh, në shërbim të kishës shoviniste greke dhe të komisarit politik të shtetit shovinist grek në Tiranë, Janullatosit.


     Patrioti dhe  studuesi Prof.dr.Rasim Bebo

Prandaj profesori i nderuar Rasim Bebo ka plotësisht të drejtë kur deklaron se Janullatosi është kancer në trupin e Shqipërisë. Prandaj profesori i nderuar Vedat Shehu ka plotësisht të drejtë kur deklaron se “Klajd Kapinova rekomandohet të dënohet si agjent sllavo-bizantin i Megaliidesë antishqiptare”.

                                     Koloneli grek Janullatosi
Njerëz të kallëpit të tillë, tradhtarë të kombit shqiptar, të cilët janë shndërruar në sahanlëpirës dhe në vegla të verbra të të huajve, si puna e këtij Kapinovës që e ka katandisur veten në një copë dordoleci pa nder e pa dinjitet, me të cilin fshin këmbët Janullatosi dhe lobi antishqiptar grek në Amerikë, Gjergj Fishta i ka demaskuar pa mëshirë në veprat e tij poetike.


Lexuesit e nderuar atdhetarë që e kanë të shtrenjtë mbrojtjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, le të lexojnë vargjet e mëposhtme të Gjergj Fishtës dhe aty do të zbulojnë Kapinovën e ditëve tona:
..............................................


Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë…
A thue mos fola keq?… Po lypi t’falun,
Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin,
E pse asht mirë fjalën n'zemër t’fryt m’e ndalue,
Por ai, qi të liruem me e pasë s’don vendin,
A prej së tjerëve s’don me ia lshue rendin
A thue ai s’asht Judë? Po, kambë e krye Iskariota!,
E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota…
E po për ata qi detyrë e nder harrue,
Qi marrë e turp kaherë flakërues mbas shpinet,
M’visar t’Atdheut me t’huej shkojn tue tregue
Kush ndyet mbas Frankut rrejtë, kush mbas stërlinet
Kush pse dinari tepër i ash lakmue.
E Atdheun’ prej t’huejsh me e qitun duen bashtinët,
Thue edhe për ta ndokuj do t’i vijë çuda,
Kur them se nuk janë tjetër veçse Juda?…
........................................................
Ju rrugaça sallahana,
vagabonda shakllabana,
rricna t'ndyet, mikrobe të kqij
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë me ne,
do t'na qelbi fis e atdhè?

Me siguri që Kapinova është i bindur se, prej shërbimit që po i bën shovinizmit grekomadh, si tellall i kishës shoviniste greke dhe si puthador shembullor i Janullatosit dhe i lobit antishqiptar grek në Shtetet e Bashkuara, si njeri “detyrë e nder harrue”, atij “do t’i vijë çuda”, siç thotë Fishta i Madh. Domosdo, se Kapinova nuk mund të veprojë dot ndryshe. Se, siç i mbyll me shumë të drejtë profesor Vedat Shehu 13 pyetjet e veta për Kapinovën, “zagari leh atje ku ha”. Më se e vërtetë.

Santa Barbara, Kaliforni
13 shkurt 2014

-----------------------




Pyetje per Klajd Kapinoven:

1) A e di Zotria Juaj o Klajd Kapinove se Veper e Fanolit nuk jane muret e Kishes por Statuti i Lishes Autonime te Shtetit dhe Kombit Dshqiptar?2) A di ti o Klajd se Statuti i Kishes Autonome te Shqiperise u hodh posht nga Shovenizmi Grek i megalloides qe percohet nga Kisha Greke kunder gjehes shqipe si e padenje per te qene gjuhe e Kriqit?

3) A e di ti o Klajd se FanNoli, Prift ortodoks, Kryepeshkop, themelues i Ortodoksise Kombtare te Pavarur ishte i te gjithe shqiptareve, i lindur Dshqiptar nga prinder e gjysher brez pas brezi shqiptar dhe statuti i Tij u zyrtarizua nga Shteti dhe Patrikana?

4) A e di ti o Klajd agjtator antishqiptar se FanNoli, edhe pse Kryepeshkop ortodoks, u takonte te gjithe shqiptareve te besimeve te ndryshme dhe shqiptareve te asnje besimi?
6) A edi ti o Klajd se ti me politiken fundamentaliste greko-bizantino-ortodokese, perpiqeni te paraqiteni i qytetruari europian duke u maskuart si luftetar i Terrorizmit Islamik , qe gjoja ka gjetur vend tek neve shqiptaret me prejardhje besimi myslymana dh epr me teper si spaske turp te tujrprohesh me ato genjeshtra te pista qe thua qe asnje Grek progresiv dhe perkrahes i demokracise euro-atllantike nuk do t’i prnonte?

7) A e di ti o Klajd se Turqia ishnte kundra pavarsise se Dshqiperise, dhe qe nuk dogji asnje fshta shqiptar ap fshat shqiptar tre besimit ortodoks?

8) a e di ti o Klajd sa fshatra Shqiptare dogji e shkretoi greku pas pavarsise se Xshqiperise?
9) A e kupoton ti o Klajd se ti duke perkrahur hedhjen posht te Statgutit FanNolist je vene ne mbrojtje te shkretimit te fshatrave paqsore e te qeta shqiptare prej parardhesve te Janullatos?
10) A e di ti o Klajd qe nje Universitet i takon ti shohe shkencerisht e historikisht gjerar dhe jo nga pozitat e Inkuiziconit mesjetar apo Kryqezatave Mesjetare, per te dekoruar nje prifte ithtar te mehaloides fundamentliste Bizantine Mesjetare ne epoken moderne?

11) SA e di ti o klajd qe Kishen ortodokese shqiptare edhe ne diaspor e ka shtir ne varesine e vete Prifti ithtar i Megalloides, Janullatos?

12) Mos ndoshta ti o Klajd bene vete sikur nuk i kupton veprimet e tua fyese per te gjithe ne qe mbrojme ceshtjen shtetrore dhe kombetare nga pozitat e Kongresit te Manstirit, Fanolit dhe parardhesve te FanNolit, Klerikeve te Labvdishem te Ortodoksizmit Shqiptar dhe na cileson si xhihadista? Me siguri qe ti bene vete sepse , sic thote proverbi per keto raste “Zagari leh atje ku ha”.
Perfundimi: A e kupton ti o Klajd se axhitacion anti-shtet qe ben ti eshte krim dhe denohet me ligj?

P r a n d a j

Klajd Kapinova

Rekomandohet te denohet si agjent Sllavo-Bizantin i megalloides antishqiptare – propagandues i politikave anti Shtetit Shqiptar dhe anti Shtetit Kosovar nxites i percarjes fetare mesjetare duke simuluar artificialisht xhihadizmin, gjoja, si tipar thelbesor i besimtareve myslymane. Ne baze te ligjit Kombetar te Shtetit Shqiptar te Kosoves Klajd Kapinoves i takon te denohet deri ne 15 vjet heqje lirie (burg).


--------------------------

Friday, October 7, 2005 11:30 PM

Flori Bruqi:Kush eshte Klajd Kapinova?...






Klajd Kapinova, ka kryer Universitetin e Tiranës, dega Gjeografi më 1987. Ka bërë specializime pasuniversitare për mjedisin dhe si metodist i gjeografisë. Ka studime e botime në fushën e gjeografisë, sidomos asaj fizike, urbane e turizmit. Ka punuar si mësues në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Shkodër deri në prill 2002. Dallohet për botimin cilësorë të veprave me karakter njohës dhe publicistikë për problemet e klerit, të ndihmesës së tij në procesin demokratizues të vendit dhe njëkohsisht pasqyron edhe vuajtjet që ai ka përjetuar në kohën e monizmit në Shqipëri. Publicistika është hobi i tij, aq sa në këtë fushë, njihet jo vetëm në Shqipëri, por në Kosovë, Mal të Zi, Zvicër e SHBA. Artikujt kanë prirje enciklopedike, kulturor, shoqëror, historik dhe të traditës. Eshtë antar ose i zgjedhur në forumet "The World Forum of Professionals in the Secular and Religious Media" në Gjenevë të Zvicrës, i Bashkimit të Publicistëve të Rinj Katolikë në Shkodër (UCIP) dhe ish antar i stafit të disa redaksive të gazetave e revistave në Shkodër. Ka qenë kryeredaktor i revistës kulturore-fetare "Rrezja e jonë", "Illyricum" dhe redaktor i revistës "Kumbona e së diellës", "Rreze drite", "Mbas Teje", etj. Ishte z/kryeredaktor i revistës kulturore-rinore "Vagues" (Valët) në katër gjuhë të huaja në qytetin e Shkodrës. Eshtë bashkëautor i librit "Kualida" për gjeografinë, projekt i financuar nga Fondacioni "SOROS" (Tiranë, 1997), autor i librave "Me Kryq dhe Pendë" (Shkodër, 1997), "Mes Kryqit e Atdheut" (Shkodër, 2000), monografinë kushtuar Nënë Terezës "Engjëll vuajtje dhe shprese" (Shkodër, 2002) dhe bashkëautor në monografitë "Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut" (Shkodër, 2002), "Lidhja Shqiptare e Prizrenit" (1962-2002), themeluesi e udhëheqësi Ismet Berisha" (New York, 2002). Është redaktor i shumë librave me poezi, monografi e kujtime dhe ka shkruar parathënien e tyre. Jeton dhe punon në New York U.S.A. Aktualisht punon si gazetar në gazetën shqiptaro-amerikane "Illyria", New York.


________________________


Replike ne pergjigjen e Klajd Kapinoves
List: Art-Cafe
[Art-Cafe] (no subject)
Bruqi Flori bruqi-flori at hotmail.com
Thu Mar 30 07:25:19 EST 2006


--------------------------------------------------------------------------------

Prej lufte veç ai largohet -që është lindur tradhëtor

Shkruan:Flori Bruqi

(Replike ne pergjigjen e Klajd Kapinoves)

Vlerat e UÇK-së i njeh populli, kurse ne me merita apo pa to , me apo pa
vetëdije nuk guxojme t’i vëmë në asnjë lloj “ankandi”.

Se çfarë shkruajnë apo editojnë TV e ndryshme fjala vjen CNN,BBC,RTS,TV
Blic,Braca Karic,Palma etj.etj.për Adem Jasharin ,tashmë të ndjerë është
punë e tyre...

Ademi ka qenë një strateg i madh.Ai u vra bashkë familje duke luftuar më
shkakun...Jo më një shka por më tërë një ushtri sebre,o Klajd Kapinova...

Dhe se,për Adem Jasharin vetëm shkijtë kanë folur keq !Por varrit të tij
edhe sot ata ushtarakë,ushtarë e paramilitarë shkijë ju frigohen...ju
frigohen edhe ushtarëve dhe ushtarakëve të UCK-së..

Për UÇK-në është shkruar dhe vazhdon të shkruhet në forma të ndryshme
varesisht nga pikënisjet. Në radhë të parë do të vecoja ata që vazhdimisht u
munduan për ta mohuar .

Jemi mesuar tani më me opinionet e atyre që u perpoqen pa ndalë të mos e
njohin atë , ta shtremberojnë , ta minimizojnë dhe ta devalvojnë ,natyrisht
duke e bërë këtë në forma te kamufluara e perfide e herë herë edhe të
drejtpërdrejta të cilat nuk mund të them që kanë qenë pa efekt të madh
negativ për shoqërinë tone dhe më gjërë . Hartuesit e ketyre opinioneve duke
përdorur modelet e propagandës se kaluar në të gjitha format e mundshme
vazhdimisht deshën të krijojnë pseudovlera të pa qena , figura me të kaluar
të dyshimtë me qëllim që të kenë një identifikim të rrejshem për ta pasur si
strehë të ruajtjës së interesave të tyre në rrethanat e krijuara pas UÇK-së
..Disa nga këto propagandime fatkeqësisht arritën që t’i shtresojnë në
mentalitetin e një pjese të shoqërisë sonë edhe pse ato janë të destinuara
të mbeten inferiore në kohë.

Gjatë kësaj kohe janë parë perpjekje të vazhdueshme të studiuesëve të
ndryshëm e historianëve të cilet e kanë trajtuar UÇK-në në raport me vlerat
më të mëdha te një kombi .Këta kanë hulumtuar dhe studiuar rrethanat e
krijimit të saj , mundësitë që ka patur , fuqinë vepruese dhe rolin e saj në
permasat kombëtare dhe ndërkombetare edhe pse në këtë rrethanë kohore që po
e kalojmë, këta nuk e kanë as hapsirën as perkrahjen e duhur as
përshtatshmerinë e nevojshme përballë zhvillimeve politike e shoqërore që
jemi duke kaluar momentalisht .Është krijuar një literaturë e tillë qe është
tepër e nevojshme por e cila ende është mjaft e varfër dhe jo e plotë por me
të gjitha premisat se do te plotësohet vazhdimisht.

Një pjesë te mire te të shkruarit rreth UÇK-së e zënë shkrimet e atyre që
folën në vetën e parë për të e që ishin edhe vetë akter të saj. Duke patur
parasysh rolin e drejtperdrejt te ketyre ne UÇK u krijuan forma dhe
mekanizma te ndryshem shume herë të shtytur nga interesa te grupeve te
caktuara qe te dalin versione te ndryshme per zhvillime të rendesishme në
atë peridhë kohore . Se sa dhe si u prezentuan vlerat e UÇK-së nga te gjitha
keto paraqitje është edhe preokupimi im ne këtë rast.

Gjatë gjithë kësaj kohe deri me tani këto paraqitje “pushtuan” një pjesë të
mirë të mediave të shkruara dhe elektronike , pastaj u shfrytëzuan tubimet
perkujtimore, dhe akademitë e ndryshme e deri te librat për vetvetën. Këta
vazhdimisht kanë përseritur te njëjtat ngjarje apo histori , kanë krijuar të
njëjtat dilema dhe kunderthënie por gjithherë të kujdesshëm për të mrojtur
inreresa të caktuara të figurave të njohura qe tani me u bënë shumë publike
.. Nga të gjitha këto vazhdimisht rezultonte një përfundim : nuk doli në
formë eksplicite UÇK-ja por në formë implicite ishin vetë këta .

Nuk mjaftuan meritat nga e kaluara e tyre e suksesshme por ju desht edhe
mundimi i madh i kësaj kohe per një gjë të tillë.

Me mënyren e papërshtatshme të komunikimit me tendenca e me qëllime të
personalizuara shumëherë pa vetëdije, duke u munduar te bëjnë dicka ,
vlerave të krijuara me mund të madh ua kan ulur cmimin dhe i kanë zbehur
para opinionit . Përpjekjet e tanishme me qellim që te krijojnë paqartesi e
huti nuk guxojnë të marrin asnjë formë jashtë kornizës së interesave
personale dhe kalimi i kohës i bën pjesë të shkëputshme prej të
përgjithshmes sonë. .

Ish pjestarët e UÇK-së, e deshmorët edhe më hiq, nuk u kanë pas preokupimin
kush në cilin post ka qenë ata kanë respektuar UÇK-në si të tillë dhe të
gjithë udhëheqësit e saj , janë munduar të respektojnë hierarkinë dhe nuk
kanë luftuar për hirë të askujt. Nëse kanë ndjekur një shembull, ai ishte
sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari , por mbi të gjitha kanë
luftuar për lirinë e Kosovës . Udhëheqës tanë kanë arritur të stabilizohen
mirë në jetën e rëndë të shoqërisë kosovare dhe ketu nuk ka asgjë të keqe,
sepse janë meritor për angazhimet e tyre në një periudhë mjaft vendimtare
për popullin tone, kur dihet mirë , që privilegje shumëherë më te mëdha se
keta ,kanë ata, që janë më pa meritoret për lirinë e Kosovës .E lufta për
liri e ka edhe kuptimin natyral për të mundur me jetuar më mirë .Por pozitat
e rëndësishme në shoqëri kërkojnë ndërgjegjie dhe përgjegjshmëri të lartë.
Me paraqitjet e vazhdueshme dhe kundërthënëse detyrimisht na imponohet
mendimi se disa nga udhëheqësit tanë nuk kanë qenë në nivel të detyrave nuk
kanë udhëhequr si duhet dhe nëse me cdo kusht luftohet për të gjitha meritat
deri në egoizem, atëherë edhe përgjegjësitë për anët negative dhe deshtimet
e mundshme bëhen pjesë e pandashme e tyre .

Ka shumë prioritete e që kerkojnë zgjidhje të vazhdueshme , po permend disa
prej te rëndësishmeve vetëm sa për përkujtim : statusi i deshmorëve dhe
varrezat e tyre të shpërndara anë e kënd Kosovës pa mirëmbajtjen dhe
perkujdesjen e askujt , Invalidët e luftës , ish pjestarët e UÇK-së të cilet
kanë qenë mburojë e prapavijës, në të cilen kanë pasë kohë, për të bërë emër
gjatë veprimtarisë se tyre udhëheqësit e luftës. Sa më shumë kalojnë vitet e
largohemi nga ato ngjarje aq më pak mund të shkëlqej mënyra e imponimit tonë
në rrethanat e reja të krijuara ,prandaj se duhet kujdes se si e trajtojmë
atë periudhë te organizimit të madh të shqiptarëve në dekadën e fundit të
shekullit që lam pas.

Të gjitha dilemat dhe misteriozitetet e UÇK-së të krijuara nga ata që i’u
kanë frikësuar lirisë së Kosovës, janë të zhdukura qysh në kohën e luftës
nga deshmoret e rënë ,invalidët e luftës , sakrifica e popullit dhe me
largimin e forcave pushtuese nga Kosova .

Nuk besoj të jetë i rëndësishëm dhe as i domosdoshëm sidomos tani as një
rrefim “ekskluziv” për të qartësuar zhvillimet apo rrjedhat brenda UÇK-së
Vlerat e UÇK-së i njeh populli, dhe kjo ka ardhë si domosdoshmëri kohore , e
tani ne me merita apo pa to , me apo pa vetëdije nuk guxojme t’i vëmë në
asnjë lloj “ankandi” ato .

Nuk do të ndertohet e ardhmja duke perseritur vazhdimisht refrenin se kush
ku ka qenë në të kaluarën dhe Çfarë ka bërë . Mendoj , se duhet të punojmë
sa më shumë në arsytueshmerinë e qëllimit të shenjtë të luftës sonë , para
opinionit ndërkombëtar. Nuk është përgjegjësi e familjarëve të deshmorëve
kjo as e invalideve , as e ish ushtarëve të cilët kane mbetur sikur të
kishin qenë të ardhur këtu . Kjo është përgjegjësi e udhëheqësëve të luftës
tani me pozita të ndryshme ne jetën tonë shoqërore ,politike e ushtarake.

Është shumë e domosdoshme që udhëheqësit e luftës ta ruajnë respektin në
radhë të parë ndaj njëri tjetrit , ndaj ish pjestarëve të UÇK-së ,ndaj
prindërve të shokëve të vrarë në luftë , sepse me ta i ndanin ditët më të
vështira të jetës dhe jo në kohë të largët për tu harruar lehtë.

Prej perfundimit të luftës e deri me tani kanë ndodhur shumë reflektime nga
pista të ndryshme , janë bërë lojra të rrezikshme , janë krijuar kurtha te
njëpasnjëshme dhe pasojat në radhë të parë ranë mbi shumë bashkluftetarë
tanë gjatë kësaj kohe . Rënia në kurthën e politikave ditore është fitore e
të gjithë armiqëve të UÇK-së dhe e askujt nga ish UÇK-ja .

Gjithnjë e më afër priten zhvillime te rendesishme politike për ne e
gjithnjë e më tepër largohemi dhe zbehim argumentet tona më të fuqishme ,
shpresoj se do te jemi të pergatitur për sfidat e kohës. Sukseset më të mira
në të gjitha fushat e jetës , gjithë juve, ish udhëhoqës të luftës
çlirimtare .

___________________________________________

http://flori-press.blogspot.com/2006/03/replike-ne-pergjigjen-e-klajd.html


I nderuari Kapinova,

Po shkëpus edhe këtë informacion nga Parlamenti i Kosovës:

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin për shpalljen e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" me interes të veçantë nacional

Prishtinë, 29 korrik 2004 -

Kuvendi i Kosovës miratoi sot në parim, me shumicë votash, Projektligjin për shpalljen e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" me interes të veçantë nacional.

Ky projektligj parashikon ngritjen e përkujdesjen institucionale të Kompleksit Memorial "Adem Jashari" në Prekaz dhe ndalimin e politizimit të mëtejmë të këtij kompleksi, me vlerë të veçantë për histroinë më të re të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Me këtë projektligj ndalohen të gjitha tubimet e manifestimet me karakter partiak.Ekspozeun e këtij projektligji e paraqiti para deputetëve Nerxhivane Dauti, anëtare e Komisionit për Gjyqësi, Legjislacion e Kornizë Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës.(Flori Bruqi)



Poashtu po shkepus 2 kenge nga goja e popullit...


Qyqavicës në ato male
Zbret Ushtria Clirimtare,
Zbret ushria e fortë si guri
Djem Kosove e zemra burri.
--------------------------------------
A po ndieni ju bij t´kralicës
Se kjo ashtë tokë e Drenicës,
Midis jetës e midis vdekjes
K´tu flet vorri i Azem Bejtës.
---------------------------------------
N´Drenicë trima lindë prap Shqipnija
Kamer Losha e Ahmet Delija,
Lindin trima t´grykë e t´pushkës
Që mi ngjajnë Shaban Polluzhës.
-----------------------------------------
Lind shqiponja me krah´ prej zjarri
Me dy djem Shaban Jashari,
Me dy djem, mbesa e nipa
Po mi dalin hasmit n´gryka.
--------------------------------------
Kush po i bie n´mal lahutes?
Adem trimi me krisma t´pushkës.
Kush ua qarti bajlozav ballin?
Adem trimi e Hamz Jashari.
..........................................

Nga kushtrimi i Prekazit
Kan dal trimat për liri,
Kan rrok armët e kan dalë malit
Për me e ba Shqipninë Shqipni!
...............................................

Po n´këtë luftë kush ish ma i pari
Trim mbi trimat Adem Jashari,
Sa t´jet´ jeta me jetu
Vorri i Tij ska me u rrafshu.
------------------------------------------------------------------




KUSHTUAR DRENICES

Kadal shkja mos merr yrysh,
se s`ke pyt bab as babgjysh
s`te kishin lan n`Drenice ne hy
vjen me tenke e kthehesh pa kry

jo, ketu s`eshte bosna sa srebrenica
por kjo ashte Kosova dhe Drenica
ketu jan trojet e Ahmet Delis
ball per ball kunder serbis

Oj Drenice djepi i liris
oj Shqiponja e Shqiptaris
gjithmone rrite trima me zemer
Shqiptaris i kan dhan emer

me zjarr ne gji e zemer guri
padrejtsit e zeza si durove kurr
hej, rrnofsh e qofsh ti moj flamurtare
gjithmon e nderove nanen Shqiptare

Dikur ne Kosove kur sundonin shkijet
Drenicak skan lan kurr me hyp n`pushtet
ane e mban Kosoves paten ba zullum
por Drenices kreshnike gjithmone pak ma shume.

Luftrat shekullore ne Kosove qe jan zhvillu
trimat e Drenices t`part ja kan fillu
luftun keta trima me PUSHKE dite dhe nate
vdiqen herojkisht burrat edhe grate

hej rrnofsh e qofsh Drenice
ti moj trev kreshnike
qe Kosoves nane
gjithmone ftyren ja ndrite
__________________




Date: Wed, 29 Mar 2006 17:25:36 -0800 (PST)



Nuk besoj se CNN apo kanali televiziv boteror Discavery Times, dege e The New York Times, flasin pa pergjegjesi dhe argumente historike. The New York Times, ka 154 vjet qe eshte themeluar si Company dhe serioziteti dhe prestigji njihet nga e gjithe bota, pavaresisht se duan apo nuk dua une ti ai ajo ne ju ata ato. Une thashe ate qe thote CNN dhe "Discavery Times", qe nuk besoj se jane agjensi spiunazhi serbe apo ku ta di une, sikurse thoni ju. Meqene ju thoni te kunderten e kanaleve televizive dhe mediave boterore, ju lutem me thoni kush e spiunoi Adem Jasharin tek ushtria serbe duke i treguar se kishte bere disa vrasje te serbve? A eshte i vertete termi se deshmor quhet ai qe bie trimerisht balle per balle me armikun (serbin) ne fushen e betejes dhe jo ai qe vret familje dhe veten ne shtepi?! Serisht edhe CNN shtroi pyetjen: A mund te quhet komandant nje njeri qe ka bere vetevrasjen dhe ka denuar me vdekje familen e vet ne vend qe te deshmonte para autoriteteve se nuk ka faj?! Te gjitha keto jane komentet e Discavery Times dhe CNN, Fox News, nder me te shikuarat ne Amerike. Hiperbolizimi i ngjarjeve eshte i demshem per brezat e rinj, qe ne veshtrimin e historise nuk jane lajkatar por kritik per t'i pare gjerat sic kane ngjare, pa pasur nevoje me i frye me gjilpere. Ju nuk sollet asnje argument vecse moralizim te nje nxenesi qe thote se 2+2=5...


......


 Pajtohem se Skenderbou dhe Nena Tereze nuk mund te krahasohene me Adem Jashrin, por arsyet qe i thoni ju jane fare te cuditshme dhe nuk ju bejne nder. Fundja, dyte jane pjese e historise sone te perbashket si komb dhe nuk ka asnje kuptim te mburremi karshi njeri tjeterit. AJo cka me cudite eshte rasti i Ademi Jasharit. Ne NYT kam lexuar, disa here, shkrime ofenduese per ne si kombdhe nuk eshte cudi: ajo eshte gazete si cdo gazete dhe ka autor te ndryshem dhe nuk mban pergjegjesi per autoret qe shkruaj aty. Mendimi i lexuesve formohet lirshem sipas deshires se tyre. Jueve,nderkaq, nuk besoj se ju shkon per shtati te thoni ate qe thone serbet dhe politika zyrtare serbe, perkatesisht se Adem Jashari eshte vetvrare sepse nuk ka pranuar t'i pergjigjet drejtesise per vrasje ordinere. Me falni, por ju po e cuani te drejte dhe sistem ligjor regjimin e Millosheviqit, dhe kete nuk e bene askush sot. Te gjithe pajtohen se Milloshevici ka qen diktatori me i poshter i Evropes pas Hitlerit. Ne  menyre te njejet, ju beni gabim kur thoni se Adem Jashari nuk ka qene komandant sepse Kosova nuk pa pasur ushtri Kjo eshte e njejet sikur dikush te thote se ushtria shqiptare nuk ka ekzistuar me 1997, pas tragjedise se njohur ne SHqiperi, dhe se me pastaj u formua kur erdhen socialistet ne pushtet. Ajo ushtri e Kosoves ka qene si cdo ushtri guerile, ne formim e siper deri ne konsolidim te plote dhe clirim , u mor vesh me ndihmen e NATO, pa te cilet nuk do te kishte asnje kuptim Kosova e sotme dhe trojet tona. Adem jashari, me siguri se ka luftuar me vetedije dhe me platforme te= qarte politike, qe nga vitit 1992, kur ka dalur ne male dhe ka filluar rezistencen. Asnje levizje guerile, sa per dijenine tuaj, nuk ka pasur me shume se dhjete per qind perkrahje efektive te popullates ne emer te te
ka lufuar. Kosova dhe Shqiperia nuk bejne perjahstim, as Adem Jashari si nismetar i gueriles me te re shqiptare ne Kosove.

Sinqerisht

Enver HASANI, PhD

Professor of International Law and International Relations
Profesor i se Drejtes dhe i Marrdhenieve Nderkombetare
Phone: + 377 44 640 182 (mobile)
E-mail address: enver_hasani @ yahoo.com

----------------------------------------------

Date: Thu, 23 Mar 2006 14:41:01 +0000

Kush derdhe lot krokodili nga N.Y ?

Komandaniti i UCK-se z. Adem Jashari s'e ka vrare vec nje serb, por me 10-ta e 10-ta te tjere.
Ju zoti Klajd Kapinova jeni i orientuar gabimisht per gjerat qe kane ndodhe ne Kosove...Me mire i dijme ne gjerat (ngase ne jemi pjesemarres i kesaj historie te ndritur te luftes sone clirimtare)se sa ju qe i keni
pare apo degjuar gjerat prej mjeteve audio-vizuele dhe te shkruara ne N.Y.C'fare servojne agjensite pro-sllave ne Amerike dhe Evrope kjo eshte pune e tyre...Sa i perket Skenderbeut,Nene Terezes,Ismail Qemajlit,Isa Boletinit,Adem Jasharit,Sali Cekut,Zair Pajazitit,Agim Ramadanit,Fehmi Aganit etj.,ata jane per jete e mot fytyra te ndritura te shqiptarizmit...Pra, mos u derto i dashuri mik te derdhesh lot krokodili dhe te
bastradhosh historine e ndritur te kombit tone...

-----------------------------------------------


Date: Wed, 22 Mar 2006 14:37:22 -0800 (PST)

Me vjen shume keq z.Klajd Kapinova per krahasimin qe ju kerkoni te beni per dy figurat e medha shqiptare dhe ndernacionale, e per me teper kerkoni t'i veni ne nje rresht dy te paret me luftarin Adem Jashari. Gjergj Gjon Kastrioti e Nene Terezja, jane njohur dhe njihen ne bote me shume sesa luftetari Adem Jashari (jo komandant, sepse nuk mund kete komandant pa ushtri). Nese do te krahasojme vetevrasjen e luftetarit Adem Jashari me familjen e vet me kontributin e Nene Terezes per humanizmin boteror, mendoj se nuk ka vend. Kam respekt per luften liridashese te luftarit Adem Jashari dhe qellimin e tij fisnik , mendoj se ai eshte i ndryshem me qellim e mbrojtjes se jetes per te cilen shkriu jeten e saj bamiresja me fame boterore E Lumnueshmja Nene Terezja. Kam ndjekur me miqte e mi nje emision special ne "Discovery Times" ne USA dhe kam metur i shokuar nga analiza e fakteve e ngjarjeve historike. Duke gjykuar me gjakftohtesi dhe pa nacionalizem te rrejshem, theksoj se rasti i luftetarit Adem Jashari eshte i ndryshem nga sa shkruajne sot mediat ne Kosove. Gazetaret me fame boterore te "New York Times" (prone e se ciles eshte edhe kanali televiziv qe citova me lart) treguan me filmimeve u tregua Adem Jashari,qe kishte bere vrasjen e nje serbi. Ushtria serbe kishte rrethuar shtepine e tij dhe ato me megafon i benin thirrje qe te dilte jashte shtepie,
sepse nuk kishin pune me familjen e tij por me ate personalisht sepse kishte bere nje vrasje. Me pas ai hodhi ne ere shtepine dhe familjen duke kryer vetvrasje.(Klajd Kapinova)

-----------------------------


NËSE ËSHTË NGRENË PITJA,TEPSIA KA MBETË

http://flori-press.blogspot.com/2006/03/replike-ne-pergjigjen-e-klajd.html


Nga Flori Bruqi:

 Eshe nje vend ne Ballkan, qe quhet Kosove. Te dy figurat e larpermendura, si njera si tjetra lidhen shume me Kosoven. I pari, Skenderbeu, me t'u larguar nga Otomani ka lene gjurme ne lindje te Kosoves dhe ne Fushen e Pollogut. Nuk eshte vetem kjo. ka shume kenge, shume legjenda qe sot e kesaj dite rrefehen ne Kosove per te. Madje, te paret e tij vijne nga Hasi, nje krahine e vogel ne veri te Shqiperise, qe gjer dje (l912) ishte tok me Kosoven, si te thuash ngjitas me te. Ndersa e lavdishjamja, e pershpirtshmja Nena Tereza ka prejardhje nga Kosova (Prizreni), fakte keto qe flasin shume se kjo toke e pervuajtur, qe i thoneKosove ka dhene shume per shqiptarizmen.

Lexuesve do t'jua perkujtoj nje gje se gjate vitit 1998-1999 ne Kosove ndodhi lufta clirimtare. Kjo lufte nuk ishte e rastesishme. Nje popull me dekada i pushtuar, i shtypur e perndjekur, u zgjua dhe rroku armet per
clirim. Ishte Adem Jashari me te tijet dhe luftetare te tjere qe thye mitin serb, ia ktheu armet dhe luftoi si luan gjer ne renie.

Kulla e tij, i tere Prekazi dhe Drenica heroike dhe Kosova anekend ka dhene edhe heronj te tjere, por figura e Adem Jasharit eshte me emblematike se shume figura te tjera. SIkur ta kishte pasur ndonje popull tjeter kete hero te madh, do te mburrej shume. Une vetem pyes: pse valle nga shkronjesit e atyre shkrimeve permendin vetem dy emra? A nuk e nderroi rroten e historise edhe Adem Jashari, qe i priu luftes, erdhi ne ndihme dhe NATO-ja, vendi u clirua, ndersa sot me vjen keqe qe disa emra te njohur harrojne te permendin kete figure te madhe?!

Mbajeni ne mend: pas nje kohe kjo figure emblematike , me kalimin e kohes do te behet edhe me e madhe sesa sot, dhe pas njeqind vjetesh, figura e tij do te rrije prane Skenderbeut. Ky mendim ime nuk eshte i lidhur me emocionet, sepse une jam epirotas, ne luften e Kosoves ka marre pjese disa te aferm te mi. Por, edhe dicka, me clirimin e Kosoves ee cliruar edhe Shqiperia, mendoj une, sepse ta kesh nje armik te perbetuar antishqiptar ne kufi sic ishin forcat serbe, shqiptaret andej kufirit s'kane mundur te hane buke me
aq rehati...Por kesaj profecie le t'ia leme kohes ta deshmoje, ne ia kam qelluar apo jo.Nje mesazh i thjeshte, njerzor, me duekt se ka vend:Mbani mend emrin e Adem Jasharit! Mos ngurroni ta permendni ne shkrimet. Ai te ndihmon edhe shpirterisht. Eshte obligim i intilegjencies (krijuesve) te mos ,,perserisin" veten,sepse
ato qe po i thobne, dihen kahere. Asgje e re. E re dhe shume e fuqishme eshte historia e Adem Jasharit.

Sinqerisht i juaj, Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...