2014-02-26

Leonora Jakupi -‘Nuk do të ndalem kurrë’ ,më këngën burimore shqipe!



Kënga dhe videoklipi “Ky është fundi” trajton temën e dashurisë, por jo të Leonora Jakupit, e cila thotë se i pëlqeu teksti, por shton se ai nuk ka të bëjë me jetën e saj private.
Jemi mësuar që këngëtaren Leonora Jakupi ta shohim gjithnjë me paraqitje të reja, me këngë dhe videoklipe të ndryshme. Ajo sapo ka lansuar në treg singëllin më të ri të quajtur “Ky është fundi”. Këngës Leonora ia ka realizuar edhe videoklipin, i cili po vazhdon të shfaqet në ekranet tona televizive. Për më shumë rreth këtij projekti, flet për media Primodaona e muzikës shqiptare Leonora Jakupi.




Një ndër këngëtaret më të njohura, bukura dhe preferuara në trojet shqiptare. Karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin "Zëri i Drenicës". Kënga e parë ishte "Dallëndyshe bukuroshe". Ka marr pjesë edhe në festivale të tjera si për shembull Festivali në Radio Televizionin Shqiptar. Albumet e Leonorës përmbajnë muzikë të rrymave të ndryshme. Albumet e fundit përmbajnë këngë pop të inspiruar nga muzika turke.Ndër kënget më të njohura dhe të dashura të Leonorës është ”A vritet pafajësia”. Kjo këngë doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë luftën dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve.


 Leonora ja dedikoj këtë këngë babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës. Pas luftës Leonora u shpërngul nga Skenderaj dhe u vendos në Prishtinë, ku edhe banon sot me nënën, motrën dhe vëllanë.Në vitin 2002 Leonora u" rrah "nga kolegeja e saj Adelina Ismajli. Leonora e denoncoi në polici Adelinën, por prokuroria vendosi që ta hedh poshtë çështjen.


Konflikti fizik mes Leonorës dhe Adelinës edhe u politizua; gazeta "Epoka e Re", e afërt me PDK, vendosi që ti besonte versionit të Leonorës për atë se çka kishte ndodhur, ndërsa gazeta "Bota Sot", e afërt me LDK bëri vendim të kundërt, i besoi versionit të Adelina Ismajlit.


Në programin ”Përrall me tupan” në Radio Televizionin e Kosovës më datën 01. shkurt 2007 Leonora Jakupi deklaroi se do të mund të pajtohej me Adelina Ismajlin, vetëm nëse ajo i kërkon Leonorës falje publikisht.Disa herë në intervista është ankuar se Ministria për Kulturë e Kosovës po bën pak për mbrojtën e të drejtave autoriale të këngëtarëve nga Kosova, dhe luftimin e piraterisë. Ka marr pjesë disa herë në koncerte humanitare/ bamirëse, si në koncertin për grumbullimin e mjeteve financiare për lirimin e Fatmir Limaj.

Picture of Leonora Jakupi

Ne vitin 2010 Leonora Jakupi ne video fest fitoi qmimin staylingu me i mir,ajo këtë qmim ia dedikoi stilistit njëkohsisht shokut te saj Valdrin Sahitit.

Leonora ne vitin 2010 realizoi klipin e këngës `I harruar`.


Picture of Leonora Jakupi

Poashtu ajo mori pjese edhe ne programin festiv te RTK-se me nje humor te pergatitur nga aktori Fatmir Spahiu ku moren pjese edhe kengetaret si MC Kresha,Genta Ismajli dhe NRG Band.

Intervistën e parë   ajo  e dha për "Kosovarën" dhe "Spektrin" . Autor i intervistës  ishte Flori Bruqi .Intervista u zhvillua  në zyrët e Agjencionit ''Ylberi" në Mitorvicë ,pronar i së cilës ishte z.Ylber Durmishi,veprimtar dhe menagjer i shumë festivaleve kombëtare (Kosovë dhe Shqipëri).


Picture of Leonora Jakupi

Leonora qe ne fillim te vitit 2011 del me nje kenge tjeter `Koha s`na fal` te ciles i beri edhe nje klip te punuar na Image production dhe si zakonisht per veshjen e Leonores u perkujdes Valdrin Sahiti ndersa per grimin Sellma.

Leonora Jakupi-Primadonë e muzikës shqipe!


Emri i saj tash e njëzet vjet është emri më i përmendur në skenën tonë. Shumë këngë, klipe e koncerte kanë bërë që Leonora Jakupi të jetë njëra ndër këngëtaret më të dashura të estradës. E sot, derisa ka njoftuar për një tjetër projekt të ri, këngëtarja për Tribuna ka treguar se kjo baladë është vetëm një nismë e shumë projekteve në këtë 20 vjetor karrierë artistike



Është padyshim njëra ndër emrat më të suksesshëm të skenës sonë. E ky sukses padyshim se është pjesë e punës së palodhshme e të rejave të njëpasnjëshme që publiku gjithmonë i ka mirëpritur. Bëhet fjalë për Leonora Jakupin e cila krahas angazhimeve të shumta aktuale, ka treguar se së shpejti do të vijë me një këngë të re.


“Sapo kam përfunduar incizimin e një këngë. Është një baladë të cilën e kam punuar me Aida Barakun e Armend Rexhepagiqin dhe shumë shpejt do të jetë në duart e publikut”, ka thënë Leonora e cila ka dashur që titulli i këngës e imtësitë rreth saj të mbeten befasi për publikun. Ndërkaq ka treguar se klipin për këtë baladë do të filloj ta xhiroj javën e ardhshme, këngëtarja e dashur e shumë shqiptarëve ka njoftuar se po punon fort që ky krijim të jetë në nivelin e duhur artistik. “Po kënga do të jetë e plotësuar edhe me klip. Javën e ardhme filloj me xhirimet e klipit për ët cilin do të bashkëpunoj me ‘Max Producion’”.

‘Nuk do të ndalem kurrë’,më këngën burimore shqipe!

Për më tepër këngëtarja ka theksuar se gjatë këtij viti ka plane të mëdha përmes së cilave do të jetë më aktive në skenë. “Do të ketë shumë këngë e projekte të reja nga unë për këtë vit. Por për këto do të flasim kur të vijë koha”.


Këngëtarja këtë vit mbush 20 vjet jetë në skenë. E ndonëse dy dekada punë e suksese nuk mund të anashkalohen, këngëtarja ka në plan të shënojë këtë ditë. “Sigurisht që do ta shënoj 20 vjetorin e karrierës sime. Por që tani për tani ende nuk kam vendosur si do ta festoj këtë ditë”.
“Kanë qenë vite me plot bukuri e sakrificë. Janë gjithë ato vjet dhe normal që duhet shumë punë, shumë mund e shumë vullnet. Por nuk mund të mohoj që këto 20 vjet në skenë janë vjetët më të bukura të jetës sime”, ka shtuar ajo.


Pyetjes se a premton që edhe 20 vjet tjera ajo do të jetë e freskët dhe pranë publiku, këngëtarja me buzëqeshje është përgjigjur. “Jo vetëm edhe 20 tjera por edhe 40 do të jem me publikun. Vetëm shpresoj që Zoti të më falë shëndetin e unë punën nuk do e ndali kurrë”.

Flori Bruqi.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...