2014-02-24

SUBLIMIMI I TURMAVE

Alfred Nela
MSc: Alfred Nela,psikolog



Ёshtё gabim i madh tё kёrkosh arsyeje nё turmё. Nё turmё nuk egziston gjykimi, egziston vetёm veprimi. Nё grupet kolektive mungon racionaliteti. Rasti i protestuesve Egjyptian qё u kёrkohet qetёsi shёrben vetёm si nxitje, tek ata egziston vetёm njё objektiv qё duhet pёrmbushur. Tё negociosh me turmёn do tё thotё, ose tё plotёsosh qёllimet e tyre, ose duhet ta asgjёsosh atё. Brenda turmёs janё tё huaja konceptet diskutim, gjykim, turma nuk mban pёrgjegjёsi dhe faj. Në aspektin psikologjik personaliteti i individit në turmë zhduket dhe formohet ajo që quhet personaliteti kolektiv. Në turmë ai është më pak i prirur t'i frenoj impulsivitetin, sepse turma është anonime dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Shkaku tjetër është infektimi i cili ndihmon për formimin e një turmë të vërtetë speciale dhe që përcakton drejtimin e tyre. Në turmë çdo ndjenjë, çdo veprim është ngjitës dhe në një shkallë të tillë individi i sakrifikon interesat e tij personale në favor të atyre kolektive. Individi në turmë për shkak të numrit të njerëzve që e formojnë atë, fiton një fuqi të papërballueshme dhe kjo fuqi i lejon ato të frymzohet nga instikte të tilla të cilat ai më parë i mbante të ndrydhura. A ka bindje mё tё fuqishme kur protestuesit Egjyptian deklarojnё “jam ushtar i Zotit”? Nё Egjypt sa mё shumё vdesin protestues, aq mё shumё shtohen anёtar tё rinj, sepse turmёn e mban njё shkallё e lartё solidariteti. Prononcimet e diplomatёve Europian dhe Amerikan pёr maturi shёrbejnё vetёm si provokime. Turma është ruajtësja më e qëndrueshmee ideve tradicionale dhe kundërshton me forcë ndryshimin e tyre. Lideri rrjedh nga turma dhe turma ka tё drejtё tё zgjedhё udhёheqёsin e vet. Udhёheqёsit qё kanё divergjenca kulturore me turmёn, paraqesin rrezik pёr atё popull. Kultura ёshtё sfondi i njё kombi, ndёrsa individi ёshtё piktura brenda sfondit. Individi (lideri) duhet tё jetё pjesё e kulturёs. Rasti i Lindjes sё Mesme ishte njё dёshtim dhe tendencat pёr tё instaluar njё politikё tё re, tё importuar nuk funksionoi. Numri i ushtarёve tё vetёvrarё nga shtetet ekspansioniste ёshtё alarmant. Nё një investigim i realizuar nga BBC, rezulton se më shumë ushtarë britanikë kanë vrarë veten se sa kanë vdekur gjatë luftimeve në Afganistan. Shumica e kёtyre ushtarёve kur kthehen nё vendet etyre paraqesin çrregullime mendore dhe e humbin qёllimin e jetёs. Ata kthehen si humbёs dhe ngёrthehen nga njё ndjenjё boshёsie. Rastet kur kёta vet kanё kryer atentate dhe vrasje pёrballё kolegёve tё tyre janё tё konsiderueshme. E çfarё mund tё tregojnё ata familjes dhe vendit tё tyre, kur vrasin fёmijё dhe njerёz tё tjerё tё pafajshёm! Numri i viktimave nga popullata e pafajshme ёshtё e frikshme. Pasojat mё tё rёnda do t´i ngelen brezit tё ri, i cili do tё rritet me pёrjetimin e traumave tё sё kaluarёs. Vendimi pёr vrasjet dhe vuajtjet e tyre meren nga njё grusht i vogёl njerёzish tё cilёt sot quhen lider botёror.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...