Kush është Profesor Dr.Bardhosh Gaçe ?

Skeda:Bardhosh Gace - Grafike nga Ndini Bardhi.jpg

Profesor Bardhosh Gaçe lindi në qytetin e Vlorës më 5 mars 1953 nga babai veteriner Shefit Gaçe dhe nga nëna edukatore, Raime. Patën zbritur nga fshati Tërbaç në vitin 1929, pas rrënimit të tij nga një tërmet i fuqishëm që goditi ato anë në prag të Krishtlindjeve të po atij viti, i mbiquajtur “ Tërmeti Jonik “. Ky tërmet rrafshoi Dukatin duke arritur deri në Tepelenë. Arsimin parauniversitar i riu Gaçe e mbaroi në vendlindje me rezultate të shkëlqyera, ashtu siç përfundoi edhe Universitetin e Tiranës, fakultetin e Histori – Filologjisë, dega gjuhë – letërsi Shqipe më 1977. Pas këtij viti mësuesi Bardhosh Gaçe do të emërohej në Veriun e Shqipërisë, Kukës e Tropojë, në ato vende ku baladat, legjendat, epet, kanuni i malsisë ( Lekë Dukagjinit ) u trazuan në shpirtin e tij energjik me baladat, legjendat, epet, kanunin e Labërisë. Dhe pse jepte mësim, Bardhosh Gaçe asnjëherë nuk e ndërpreu të mësuarin e vetvetes. Tmerrësisht e tërhoqi etnofolklori. Kjo bëri që edhe temën e doktoraturës ta mbronte me "Etnokultura e labërisë". Në vitin 1992 fitoi dhe u shpall "Doktor i Shkencave Gjuhësore – Letrare Shqiptare". Titullin Profesor e mori në vitin 2009. Ka vite që lektoron etnofolklorin, letërsinë Fëminore, letërsinë e Vjetër Shqipe, letërsinë Arbëreshe, letërsinë e Rilindjes, letërsinë Moderne Shqipe në Universitetin Teknik “Ismail Qemali“ Vlorë.




*****

Himarë, në shpellën e Spilesë, ku u ndesh Odiseu me Ciklopin



Në Shpellën e Spilesë në të dalë të Himarës gjatë kthimit të vet për në Itakë personazhi homerik Odiseu u ndesh me Ciklopin. Arkeologë italianë P.Markone dhe Ugolini në fillim dhe në fund të viteve 1920 e kanë përcaktuar si vendi ku u përballën personazhet homerikë. “Të dy eksploratorët e përfshinë Shpellën e Spilesë edhe në një guidë të asaj kohe”, tregon historinai vlonjat Prof. Dr Bardhosh Gaçe, ndërsa shkojmë drejt shpellës, që për fat të keq, e pamirëmbajtur, mbetet e panjohur ende nga turistët.

Shpella prehistorike me një jetë të provuar pothuajse 3000 vjeçare, në të dalë të Himarës së Re dhe 70 km në jug të Vlorës, ka emërtuar edhe lagjen Spile, vetem pak metra larg detit. Por identiteti, hershmëria dhe vlerat e jashtëzakonshme historike të Shpellës së Spilesë kanë mbetur në një errësirë pothuajse të plotë, pavarësisht se banorët e përmendin atë shpesh në bisedat e tyre.



Hyrja e shpellës, një vend i harruar


Edhe pse vetëm pak metra larg rrugës shumë afër qendrës së qytetit, Shpella e Spilesë nuk të krijon aspak përshtypjen e një mjedisi prehistorik me vlerat dhe trajtimin që duhet të ketë një objekt i tillë, i përmenduar nga Homeri dhe dhjetra studjues dhe historianë. Sheshi i vogël që e ndan nga rruga është mbuluar me gurë dhe gjithfarë mbetjesh të tjera, ndërsa hyrja është e zënë me një rrjetë teli dhe disa listela hekurash të ndryshkur.

Historiani vlonjat, Prof.Dr.Bardhosh Gaçe, thotë se dikur, në hyrje të shpellës u vendos një pllakë e thjeshtë e cila përcaktonte se, ajo shpallej nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Monument Kulturor, Natyror Prehistorik”. Por, kjo pllakë nuk është më.

Tentativat e disa personave për të ndërtuar para saj një lokal, apo hotel (!) e zhdukën edhe këtë provë konkrete të hershmërisë dhe vlerave të jashtëzakonshme historike të Shpellës së Spilesë.

Për të hyrë brenda mjedisit të saj duhet të largojmë dy prej listelave të hekurta dhe të depërtojmë mes disa shkurreve, duke u kujdesur të mos gërvishtemi, ndërsa era e pakëndshme myshku dhe mbetjesh të tjera organike nga njerëz të papërgjegjshëm janë ngacmimi i parë që marrim në këtë mjedis.

Është një hapësirë e konsiderueshme shpella që në këtë pjesë të dukshme, arrin një lartësi deri në 2-3 metra. Në dysheme, spikat myshku dhe në tavan e në faqet anësore, lagështia. Brenda saj ndesh edhe stalakmitet e stalaktitet, të formuara në shekuj si një dukuri natyrore tipike për shpella prehistorike.

Pikat e ujit, që vijnë nga lart, e plotësojnë paksa këtë mjedis, që krijon ndjesinë e ngjarjeve zhvilluar brenda tij. Pasi merr një gjerësi të plotë dhe në formë vezake, shpella vjen duke u ngushtuar dhe në fund të pjesës së dukshme dhe të ndriçuar të saj, krijon një “xhep”, një si lloj kthine, që të pengon të ecësh më tej.

“Pas kësaj vjen pjesa tjetër dhe kryesore e shpellës, e cila shkon deri në një thellësi prej 1500 metrash”, thotë Gaçe, që na shoqëron në këtë “udhëtim prehistorik”.

Për të vazhduar rrugëtimin brenda saj, na mungojnë mjetet e ndriçimit dhe sigurisë, që në këto raste janë të nevojshme. Gaçe tregon se, dikur, në fund të viteve 1980-të së bashku me një grup të Akademisë së Shkencave e eksploruan shpellën deri në fund, ku u gjetën edhe prova të jetës më shumë se 7 shekullore përpara Krishtit.



Në 1987, Shpella e Spilesë merr statusin “Monument Kulture, Natyror Prehistorik

Në vitin 1987, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, i dha kësaj shpelle statusin “Monument Kulture, Natyror Prehistorik”. “Ishte një vendim me nismën e prof. Aleks Budës”, thotë Gaçe.

Në hyrje të shpellës u vendos edhe një pllakë. Por, vetëm kaq. Vlerat e jashtëzakonshme historike të shpellës së Spilesë mbetën brenda tisit të harresës. Askush nuk u kujtua më për të.

“Pas viteve 1990-të, njerëz të papërgjegjshëm u munduan ta zhduknin edhe gjurmën e fundit të kësaj shpelle, hyrjen e saj, duke ndërtuar një objekt shërbimi, që do të ishte goditje ndaj vlerave tona”, thotë prof.Gaçe. Por, fatmirësisht, më pas ky objekt u shemb.

Shpella e Spilesë nuk është promovuar aspak për vlerat që mbart dhe që do t’a bënin një objekt me rëndësi të jashtëzakonshme në fushën e resurseve kulturore, historike në funksion të turizmit. “Nuk ka askund tjetër një objekt të tillë, me një vlerë të shumëfishtë prehistorike, e përshkruar nga Homeri për protagonizmin e personazheve të antikitetit”, thotë prof.Gaçe.



Shpella e Spilesë, në veprat e më shumë se 17 studiuesve të huaj dhe shqiptarë

Teksa kthehej fitimtar nga lufta e Trojës në udhëtimin e vet drejt Itakës, Odiseu, një nga protagonistët e kësaj lufte, u ndal këtu në këtë shpellë, ku zhvilloi përballjen e famshme me Ciklopin, banorin e saj.

Prof.Dr. Bardhosh Gaçe, thotë se për identitetin e kësaj shpelle, si vendi real ku u zhvilluan këto ngjarje, kanë shkruar të paktën 17 studiues të huaj dhe shqiptarë. Përmend Rilindasit tanë, mes të cilëve, Jeronim De Radën, që e përshkruan të plotë Shpellën e Spilesë, në “Kimerën e dikurshme”.

“Pas tij, janë eksploratorët arkeologë të njohur, P.Markone në fillim të viteve 1920 dhe Ugolini në fund të viteve 1920, që në përshkrimet e tyre e përcaktojnë identitetin e shpellës si vendi ku u përballën personazhet homerikë”, thotë Gaçe.



“Këta dy eksploratorë e përfshinë Shpellën e Spilesë edhe në një guidë të asaj kohe”, tregon Gaçe, që shton krahas këtij fakti edhe vetë Homerin, i cili, sipas tij, e përshkruan qartë shpellën si vendi ku u ndeshën dy personazhet e tij, Odiseu dhe Ciklopi, në “brigjet e Kimerës”(Himara e sotme).

Historiani vlonjat veçon dhe aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Bekim Fehmiu, që luajti rolin e Uliksit në filmin “Odiseu” .

“Ishte një studiues i pasionuar i historisë. Në studimin që kishte bërë, duke u nisur nga autorë të ndryshëm të antikitetit, mes të cilëve edhe Homeri, kishte arritur në përfundimin se Shpella e Spilesë ishte pikërisht vendi ku ishin ndeshur Odiseu me Ciklopin. Këtë Bekim Fehmiu m’a deklaroi gjatë vizitës në fund të muajit gusht 2006 në Shpellën e Spilesë, ku donte të kishte një kujtim, një fotografi nga shpella me një histori thuajse 3000 vjeçare”, thotë Prof.Dr.Bardhosh Gaçe.


******

Bardhosh Gaçe ose krenaria estetike letrare shqiptarë




Vitet të mësojnë shumë, por ditët nuk e dinë këtë.

Prof. dr. Bardhosh Gaçe është një nga njerëzit shqiptarë më me personalitet, më me integritet. Krenar, i urt, i pa fjalë. Ai, funksionon ndryshe kontekstit, koherencës së degjeneruar ku fjala njeri dhe njeriu i vërtetë po gjenden rrallë e më rrallë, si fatkeqësi e këtyre trojeve ballkanike, europiane, që siç thotë një miku im: Gjasa “ Njeri “ po zhduket, pasoj varfërish dhe do të vijë një çast, “ Njeri “ do të jepet si titull nderi nga presidentët e vendeve të ndryshme në mbarë botën. S’do mend, ky do të ishte formati shembull i një poeti misionar të letërsisë fëminore pa kufij, i një profesori, i një studimtari, i një njeriu, njeri. Tejet shoqëror dhe pse me titullin e fituar me mund e punë shkencore: profesor dhe doktor i shkencave gjuhësore letrare. Shumë e duan dhe e respektojnë mendimin e tij kritik, letrar, pedagogjik, historik . Ai që nuk e di se në ç’fushë ka studiuar dhe është lauruar prof. dr. Gaçe, gjatë oratorive, ligjërimeve fonore dhe libërore, mund ta ngatërrojë atë me një historian, gjeograf, arkeolog, antropolog, publicist, monograf, etnograf etj.

Është një nga intelektualët më të blasfemuar të Vlorës, ku historia dhe trimëria gjendet me shumicë, më shumë se e shpërdoruar, më shumë se e pikëpyetur, më shumë se e rrënuar, më shumë se e ringritur. Sikur, vetëm kështu funksionon ditë - nata në këtë qytet jugor bregdetar Shqiptar. Ku kanë ndodhur ngjarje decisive dhe determinante për fatin e këtij kombi ballkanik me emrin kuptimplot Shqipëri, ndoshta nga më të jetuarit në botë. Terramendas ai rrebelon dhe orienton dritë në këtë histori - trimëri – letërsi e cila është më e vjetër se Homeri dhe e konsumuar keqas, Dikush thotë se Gaçe i ngjanë një katamarani me dosierë e libra, që lëviz nëpër oqeanin e jetës së shqiptarëve të jugut të Shqipërisë toske me emrin Vlorë, ku gjuha shqipe është mbështetur themelisht për t’u njehësuar si gjuhë standarte letrare, ashtu siç ndodhi me atë të Firences në Itali, me atë të Provansës në Francë.

Emri i profesor doktor Bardhosh Gaçes është më se i njohur në trojet kombëtare shqiptare dhe diasporë. Ai ka dy vizione në një të vetëm. Është i një vlertë si nga pamja shkencore dhe nga pamja fizike ( për të afërmit, miqtë ). E kam njohur para disa dekadash si krijues poet kompetent të traditës dhe modernes, me vlera estetike të pa diskutuara në letërsinë fëminore shqiptare. Biograf, kritik, studionjës i zellshëm dhe pedant. Si patriark misionar i kishës autoqefale letrare shqiptare, prof. dr. Gaçe ka dekada që po rrit dhe edukon një brez të tërë të rinjësh, me ndjenjën hyjnore të njohjes dhe dashurisë për gjuhën meme, letrat e saj, historinë. Ashtu siç dashuronte Jezu Krishti i Nazaretit aramaishten. Dhe ky nuk është një trill eseistik, është e vërtetë e prekëshme.

Veprimtaria e prof. Bardhosh Gaçes në fushën e mendimit pedagogjik është një tjetër pasuri e madhe edukonjës në duart e studentëve vlonjatë. Shkrimet e tij të shumta me vlera edukative kombëtare e bëjnë atë edhe më të nderuar edhe më të dashur shoqërisht.


Jeta e tij

Profesor Bardhosh Gaçe lindi në Ujë të Ftohtë, në një nga lagjet më të bukura të qytetit të Vlorës atje ku është dhe “ Bel vedere “, më 5 mars 1953 nga babai veteriner Shefit Gaçe dhe nga nëna edukatore, Raime. Patën zbritur nga fshati Tërbaç në vitin 1929, pas rrënimit të tij nga një tërmet i fuqishëm që goditi ato anë në prag të Krishtlindjeve të po atij viti, i mbiquajtur “ Tërmeti Jonik “. Ky tërmet rrafshoi Dukatin duke arritur deri në Tepelenë.
Arsimin parauniversitar i riu Gaçe e mbaroi në vendlindje me rezultate të shkëlqyera, ashtu siç përfundoi edhe Universitetin e Tiranës, fakultetin e Histori – Filologjisë, dega gjuhë – letërsi Shqipe më1977.
Pas këtij viti mësuesi Bardhosh Gaçe do të emërohej në Veriun e Shqipërisë, Kukës e Tropojë, në ato vende ku baladat, legjendat, epet, kanuni i malsisë ( Lekë Dukagjinit ) u trazuan në shpirtin e tij energjik me baladat, legjendat, epet, kanunin e Labërisë. Emërimi i padëshiruar u ndodhte diplomantëve pa miq në dikastere. Kishte shumë syresh nga Jugu që plotësonin vendet vakante të lloj – lloj specialiteteve në malësi. Duhej të kalonin vite që “ dikush “ të kujtohej për kthimin e tyre në vendlindje. Ndodhte që disa
të “ mbetnin “ andej përgjithmonë. Dhe pse jepte mësim, Bardhosh Gaçe asnjëherë nuk e ndërpreu të mësuarin e vetvetes. Tmerrësisht e tërhoqi etnofolklori. Kjo bëri që edhe temën e doktoraturës ta mbronte me “ Etnokultura e labërisë. “ Në vitin 1992 fitoi dhe u shpall “ Doktor i Shkencave Gjuhësore – Letrare Shqiptare ). Titullin Profesor e mori në vitin 2009. Jo pak për një studiues dhe krijues si Bardhosh Gaçe!
Ka vite që lektoron etnofolklorin, letërsinë Fëminore, letërsinë e Vjetër Shqipe, letërsinë Arbëreshe, letërsinë e Rilindjes, letërsinë Moderne Shqipe në Universitetin Teknik “ Ismail Qemali “ Vlorë. Dikur në një anketë kam shkruar se është fat që ky institucion me përmasa perëndimore, më sakt amerikane të dijes ( falë reformave që realizoi rektor i shquar prof. dr. Tanush Shaska ) ka një standard si prof. dr. Bardhosh Gaçe!

“ Në kopështin e ëndrrave “ vjersha

Ishte botuar më parë në Kanada i përkthyer në anglisht nga albanologu i mirënjohur, gjermaniku nga Ejfeli me banim në Kanada, prof. dr. Robert Elsie.

Në vitin 2009 nën botimin e “ Triptik “ Vlorë u vu në qarkullim në shqip për fëmijët shqiptarë. Ka 77 faqe dhe mbi 200 personazhe fabulik. Në libër janë 53 poezi dhe 54 ilustrime. Librin e shoqërojnë “ Dy fjalë… “ të autorit, “ Një zë i vaçant në letërsinë për fëmijë “ mendime të prof. Bedri Dedes, “ Në kopështin e metaforave të poetit për fëmijë Bardhosh Gaçe “ kritikë nga Lirim Deda dhe mendimi i prof. Agim Deva në ballinën mbyllëse. “ Në kopështin e ëndrrave “ është titull i arsyes gaçiane. Kjo fjali sipas gjuhës shqipe nënkupton një botthë të lumtur që vogëlushët e përjetojnë vetëm në ëndrra që më pas nuk e arrijnë kurrë në realitetin ditësor të rritjes. Por le të jetë kështu, kur njerëzit ëndërrojnë ( fëmijët ) janë më afër së mirës dhe shumë larg të ligës. E për arsye bota ( jeta ) bëhet edhe më e bukur. Sepse siç një filozof, ëndërrat nuk janë veçse dëshira të pa realizuara. Sidoqoftë, është lexuesi i vogël ai që do ta besoj këtë të vërtetë paspërjetimi leximor.
Profesori më kishte treguar më parë për këtë libër, e kishte dërguar në shyp dhe priste me padurim daljen e tij. Pas vonesave të njohura të botimeve tona, më në fund, ai pa dritën e botimit… Dhe ai vrapoi në Fier të ma dhuronte. U ulëm ku ulemi zakonisht te lokal “ Martini “ ngjitur me stacionin e vjetër të hekurudhës, atje ku edhe prof. Gaçe ka patur zyrën kur ishte drejtor e drejtonte punimet për ndërtimin e po kësaj hekurudhe Fier – Vlorë dikur nga vitet ’70.



Ndodh ky “ rit “ sa herë ai përmeson Fierin nga Vlora, Tirana, Durrësi, Shkodra, Kosova, Maqedonia, etj.. Telefonatën e pikëpjekjes ma dërgoi miku ynë i përbashkët, fotografi i talentuar i fotografisë artistike, pjesëmarrësi shëmbull në mijëra tavolina arti, Gëzim Hamonikaj. Dhe shkova. U përshëndetëm e në çast i dhashë profesorit një esse për mjeshtrin tjetër të letërsisë fëminore shqiptare prof Agim Devën. Ai më falenderoi dhe pas një pauze të mbushur me lotë ( poeti dhe prof. Deva ka vdekur në vitin 2009 dhe në ditën e vdekjes i madhi poet, prof. Vinca i shkroi me lotë një poezi, të cilën ma nisi me e – mail po atë natë ) më tha: Prit! Pas pak do ta takosh Agim Devën. Unë u shtanga. Shikova prof. në sy. Ai, përsi vazhdoi si njoftimin e tij. Profesor, Agimi ka vdekur. Vdiq vjet, profesor - i thashë.

Nuk foli. Ndenji pak dhe i kërkoi Gëzimit: Të lutem Gëzim, shko tek makina dhe merrë një libër!... Koha kaloi shpejt. Gëzimi erdhi. Unë po rrija si i shushatur. Ai e mori librin dhe pasi i shënoi dedikasën m’a dha. E marrë dhe e falenderoj duke i uruar suksese. Po e kundroja në ballinë, e hapa brenda… dhe kur e mbylla në ballinën e mbrapëme pashë në fund të mendimit kritik emrin e Agim Devës… U ngrita… U ripërqafuam… ndenjëm gjat.
Tani, këtë libër e kam unë dhe mijëra si unë. E lexoj unë dhe mijëra si unë… Pak, pak… më rikthen në fëmijëri.

Libri është i ilustruar nga mjeshtri Kosta Raka. Thua sikur këto vjersha të sinqerta dhe plotë dritë shpirtërore do të ishin anemike pa personazhet e vizatuara me aq realizëm nga mjeshtri i sipërpërmendur.
Të gjithë e dimë se letërsia fëminore është letërsi misionare…

Poetika e librit

Në poezinë fëminore të Gaçes imagjinata artistike ( estetike ) dhe bota vocërrake janë pasojë dhe njëkohe, shkak. Ato rrjedhin nga këngët, vjershat, rrëfenjat me kodin që është gjuha e shenjtë e një “ pike Shqipërie “, dege, fije bari, bregu, vale, shkume, shpelle, pylli, zogu, ylberi, kroji, vjeshte, dimri, fluturimi etj.
“ Fjeta me hënën “ metaforizon poeti në poezinë “ Ç ’thotë Besmiri? “ tek libri poetik
“ Në kopështin e ëndrrave “ A nuk është një intrigë e bukur futuriste kjo metaforë fëminore, ngritur mbi një strukturë aktanciale poetike, ku lexuesi i vogël identifikon dhe pse me koshiencë të pa formësuar, disa aktantë brenda një vjershe, të vënë brenda një roli ?! A nuk është një gjasë ireale, naïve dhe e sinqertë kjo semantikë?! Këta “ individë “ me identitet natyror, kozmogonik, tokësor, parafytyrativë që lidhin gjëndjen poetike me gjendjen emocionale fëminore, duke krijuar një shtrat të rritjes, fotonikisht të pa ndotur nga akustika rrethonjëse e cila shpesh në ambjentin fëminor shqiptar, është e pisët ose lë shumë për të dëshiruar. Leximi i këtij libri vjershëror i cili në të vërtetë përfaqëson botën e brendëshme të poetit Gaçe “ ende fëmijë, por mjeshtër i oratorisë dhe retorikës “ është një sprovë metafizike ku mekanizmat ligjërimor poetikë vendosen në funksion të vetvetes, që më pas po ky lexues, ta interpretojë. Aktiviteti bashkëveprues nis me fillesën mekanike gjenerative tekstuale, duke formuar një strukturë të re, një kod të ri, një kuptim të ri me psikomoral të ri.

Dhe këtë funksion të limituar poeti Gaçe ia ka funksionuar metaforës.

“ Qumësht të bëhet lumi! “ kërkon në poezinë “ Dua… “ duke vazhduar: “ … në dasmën e bukur/ të së mirës teze/ fustanin t’ia thur/ dielli me rreze/ “

Nuk ka imagjinatë poetike më fëminore se: “ Ylli rrobaqepës/ i qep rroba hënës/ me gjilpërat rreze/ si ajo e nënës/ “

Duke qënë pedant i poezisë klasike të rimuar, poeti siellë e risiellë mrekulli melodramike.
Ja, njëra prej tyre.

“ Midis reve bredh ngadalë/ hënë e heshtur si flori/ duket porsi varkë mbi valë/ del e fshihet përsëri/ “
Mbyllja e poezisë bëhet më e fuqishme dhe pse autori e tradhëton rimën ab, ab duke respektuar më shumë ritmin dhe muzikalitetin e saj. “ Në qytet vogëlushët flenë/ ëndrra plotë… era po frynë/ mbase në ëndrrat e tyre/ hënë e artë del e hynë!…

Edukimi atdhetar i gjeneratës së re për poetin Gaçe, është fillesa e ligjërimit, demarkacioni i ndarjes etnore në globalizmin edukativ. Revokimi i së shkuarës baladeske, me një temperament ligjërimi fin dhe me një metaforë masive, mbart ndoshta më shumë emocin si tek balda për trimin Gjergj Elez Alia. Është gjeneracioni autorial ai që e ngre dhe e bënë ende të vlerëshëm këtë mitizëm të së kaluarës ilire. I ra fati poemthit “ Gjyshja dhe mbesa “ të na e “ rrëfente “ këtë eklips impulsive:

“ … dhe fisi i zogjve s’u tremb/ dhjetë vjet me bajlozin luftoi/ me sqepët shpata mbi shkëmb/ qëndroi trimërisht dhe fitoi/.

Unë dua dhe besoj se poeti Gaçe operon me parapoetikën. Rrallë shkrimtarë dhe poetë e përjetojnë një shkëmbim të tillë cerebral. Ky, është ndoshta edhe precedenti estetik i Bardhosh Gaçes!
Në morinë e vargjeve të poetit në fjalë shquajmë 6, 8, 10 dhe12 rrokëshin. Strofat janë pothuajse katër vargëshe dhe rrallë si poezia “ Lejlekët “, “ Në ditëlindjen e Vivianës “,
“ Letër gjyshit prej mërgimit “, “ Poetja e vogël Liri “ shfaqen me distik. Tre vargëshi përdoret rrallë për të mos thënë fare nga autori. Figurat e mendimit dhe ato të diksionit, janë një tjetër prioritet. Metafora, figura më e përdorur sot në botën letrare, si përbërëse monolite e poezisë së tij është befasia mrekullonjëse.
Vlen të shtohet gjithashtu se e gjithë vepra e prof. Gaçes shoqërohet nga një poetikë e veçantë.

Stili

Edhe ky poet i trevës leksikore të jugut shqiptar, ikën nga gjuha e zakonëshme duke tingëlluar me një zë krejt të vetin e me një ngjyrë krejt origjinale. Bota tematike, artistike zbulohet në sytë e të vegjëlve por edhe të rriturve ( kur kemi të bëjmë me vepër studimore ) në mënyrë të thjeshtë, në mënyrë paradoksale. Forma gjuhësore stilistike e kumtimit vjen fjalë pas fjale, varg pas vargu, rresht pas rreshti në mënyrë bindëse në të gjithë krijimtarinë e Gaçes, bile, edhe atje ku ai është thjesht ndërhyrës, duke shkaktuar efekte.
Ashtu siç shpërthyhen gjatë organizimit parësor dhe dytësor akseset letrare, po me të njëjtën forcë shfaqet e përcillet ndër lexues edhe ngjyrimi subjektiv i cili shprehet nga marrdhënia vetiake e autorit me objektin, komunikuesin.

Është një nga fonditorët më efikas të letërsisë shqiptare për fëmijë.


Vepra

Vepra e prof. dr Bardhosh Gaçes ndahet
* Vepra me krijimtari të mirëfilltë estetike letrare
poezi fëminore
eseistikë
publicistikë

* Vepra studimore
studime etnokulturore ( albanologji )
monografi
antologji
lektura

- Himara në shekuj
- Lëvizja kombëtare në Vlorë, 1878-1912
- Hamza Isai : një jetë në shërbim të Kombit-- : monografi
- Sali Hallkokondi dhe "Historia e Shqipërisë së re" : monografi
- Ata që Shpallën Pavarësinë Kombëtare
- Rapsodi Xhemil Veli Duka : [monografi
- Flamuri dhe Ismail Qemali : në këngë e rrëfime popullore
- Xha Selimi i Bratajt
- Kënga popullore e Selim Hasanit
- Lëvizja kombëtare në Vlorë : 1878 - 1912 1
- Gugatin pëllumbat mbi prishtinë : vjersha
- Osman Haxhiu : monografi
- Pse gezohet keti i vogel : Vjersha
- Lumi im S'fle gjume : Vjersha
- Konferenca shkencore Vlora në rrjedhat e kohës
- Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare
- Nga epistolari i Ibrahim Shytit nëVlorë
- Naim Frashëri si frymëzim i kulturës kombëtare shqiptarë etj.

Por ajo që mbart vlera shumëfishe, shumëshpirtëshe është antologjia poetike “Shtëpia e detit dhe e diellit” e përgatitur nga prof. Gaçe, botim i Shtëpisë Botuese Toena, Tiranë kushtuar Vlorës, me 338 faqe. Përmbledh në gjirin e vet vetëm një pjesë të vjershërimit të thurur prej poetëve tanë më në zë A. Z. Çajupi, Asdreni, Lasgush Poradeci, si dhe ajo e poetëve vlonjatë: Ali Asllani, Petro Marko, Nexhat Hakiu, Fatos Arapi, Hiqmet Meçaj, Irfan Bregu, apo poetëve të tjerë të shquar si Nonda Bulka, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Vorea Ujko, Agim Shehu, Ibrahim Gani, Ndoc Papleka, të cilët kanë ngritur këngën e tyre duke e quajtur Vlorën një Atdhe poetik të lirisë dhe dashurisë shqiptare.

Kjo përmbledhje poetike nën titullin “ Shtëpia e diellit dhe e detit ” u botua me rastin e 70 - vjetorit të themelimit të bibliotekës publike “ Shefqet Musaraj ”, si një kujtesë poetike për traditat, kulturën dhe frymëzimin e këtij qyteti magjepsës në brigjet e detit.( Petraq Kote poet, prozator, esseist,Vlorë, Shkurt 2010).

*****




SEBEPI - VENDBANIMI I LASHTE NE SIUJDHESEN E SAZANIT





Nga Prof. Dr. Bardhosh Gace

Shumekujt i ka rene ne sy duke qendruar ne brigjet e Vlores, se tej ne horizont shfaqet mes kaltersise ishulli i Sazanit, i cili ne mugetirat e jetes qendron si nje kala shkembore mbi dallget e Adriatikut.
Me historine e Sazanit, Karaburunit dhe brigjet e Vlores eshte e lidhur ngushte jeta e banoreve te kesaj treve, e cila deshmohet qysh ne kohet ilirike. Emri i ketij ishulli Sason, permendet nga mjaft dijetare te botes antike si: Skylapsi, Polybi, Luciami, Plini e Ptolemeu.

Ishulli i Sazanit me siperfaqe 5.5 km ndodhet 17 km larg portit detar (Skeles) se Vlores. Qysh ne shekullin e VI para Krishtit ai shenohet nga mjaft gjeografe greke dhe romake me emrin Sason. Nje kohe te gjate ai ishte nen zoterimin e Venedikut, por ne shekullin e XV me pushtimin e vendit tone prej osmaneve, u pushtua prej tyre. Qysh ne regjistrimet osmane 1431 e kohe me pare, ne maredheniet tregetare e kancelarike, ne ishullin e Sazanit ngre krye nje vendbanim i vecante me emrin Sebep. Ky vendbanim permendet edhe nga kronikani turk Abdu Ali Evrenozi rreth vitit 1658, si edhe ne kohen e zoterimit te Pashait te Janines, Ali pashe Tepelena.

Fshati Sebep ne ishullin e Sazanit, ne vitin 1780 zoteronte rreth 47 shtepi, si dhe kishen e Shen Kollit, ne brigjet lindore te tij.

Banoret e fshatit ishin detare te zote, ata kishin maredhenie tregetare me Brindisin, Venecian, Triesten, Dubrovnikun, Spanjen, Francen, Egjiptin, Malten, Ulqinin, Himaren, Vloren dhe Durresin. Flota detare e Sebepit, ne vitin 1802 perbehej nga 34 anije. per riparimin dhe ndertimin e tyre, ne gjirin e Shen Kollit ishte ngritur edhe nje kantier anijesh.

Ne fshatin Sebep, ne kishen e Shen Kollit, ne vitet 1765-1792 sherbente prifti Dhimiter Nota, ose sic deshmohet ne kronikat e kohes, Papa Dhimitri., i cili kishte kryer shkollen fetare ne Spanje.

Po ne Spanje u shkollua per prift edhe i biri, Peter Nota, i cili ne vitin 1796, ne moshen 20- vjecare zevendesoi te atin, i cili ishte plagosur ne nje beteje te detareve te Sazanit me saracenet, kur udhetonin nga Brindisi per ne brigjet e ishullit. Papa Dhimitri ishte nje personalitet i njohur, i kishes shqiptare, sipas Niko Dupit, ne Narte, Papa Dhimitri kishte lidhje te ngushte me kishen e Palermos ne Itali dhe prej arberesheve praktikonte meshen shqip ne Kishen e Shen Kollit sipas riteve bizantine.

Familja Nota ne fshatin Sebep te Sazanit, qysh ne shekullin e XVII kishte patur miqesi te ngushta me familjen Vlora, si dhe me mjaft te tjere ne Dukat, Kanine, Berat, Vlore dhe Fier. Nje miqesi te vecante papa Dhimitri e me pas dy bijte e tij, Petrua e Mehilli, paten edhe me Ismail Pashe Vloren dhe Ibrahim Pashe Vloren. Thuhet se, sa here Ibrahim Pashe Vlora shkonte ne ishullin e Sazanit, rrinte me jave te tera duke gjuajtur kafshe te egra, sorkadhe, dhi e lepuj ne pyjet e ishullit.

Ne fillim te shekullit XIX, Ali Pashe Tepelena nisi te ushtronte pushtetin e vet edhe ne krahinat e vetqeverisura si Himara, Suli, Laberia e gjer ne ishullin e Sazanit. Ekspeditat e Pashait te Janines ndeshen ne rezistencen e banoreve te Himares dhe te ishullit te Sazanit. Papa Dhimitri me te birin, Pap Petron udhetuan per ne qender te Sanxhakbeut ne Berat, se bashku me pese perfaqesues nga paria e fshatit Sebep dhe kerkuan ndihmen e Sanxhakbeut, Ibrahim Pashe Vlora. Qendresa e banoreve te Sebepit zgjati 8-9 muaj, por zemerimi i Pashait te Janines beri qe ta rrafshonte kete vendbanim te lashte. Niko Dupi ne kujtesen e tij shkruan: "Pas luftimeve te fshatareve te Sebepit ne Sazan me ushtaret e Ali Pashe Tepelenes, 13 familje u internuan ne Salahore te Greqise. Midis tyre ishte edhe prifti Papa Dhimitri me familjen, i cili vdiq ne Salahore tre mote me pas. Atje u internua edhe i biri, Papa Petroja, i cili u kap nga ushtaret e pashait ne fshatin Ramice, ku shoqeronte Ibrahim Pashe Vloren..."

Shkretimin dhe rrafshimin e ishullit te Sazanit dhe sidomos te fshatit Sebep ne kete siujdhese e deshmon edhe studiuesi italian Antonio Baldaci ne vepren e vet "Intinerari Albanesi 1982-1902", botuar ne Rome ne faqet e se ciles ai nenvizon: "Thuhet se, kur piratet e Ali Pashe Tepelenes shkaterruan fshatin Sebep ne bregumn e Sazanit, te arratisurit gjeten strehim ne lagunen e Vlores, sidomos ne manastirin e Zvernecit, ku formuan ato pak fshatra, duke ruajtur fene dhe gjuhen e baballareve te vet..."

Edhe historiani grek P. Arvantinoi, ne librin e tij "Pershkrimi i Epirit" jep mjaft te dhena per popullimin e ketij vendbanimi me banoret qe erdhen aty nga ishulli i Sazanit, te cilet punonin atje si detare dhe mjeshter te nxjerrjes se kripes..."

Sipas ketij historiografi, ne historine e meparshme te fshatit Sebep ne ishullin e Sazanit, pershkruhen mjaft beteja te banoreve vendas me piratet e detit qe vinin aty nga brigjet e Dubrovnikut, Spanjes, Afrikes dhe vendeve te tjera te Mesdheut. Edhe studiuesi austriak Karl Pac ne vepren e vet, botuar ne Vjene ne vitin 1904, pohon faktin se: "Zverneci eshte populluar me banoret e ardhur nga ishulli i Sazanit ne ujrat Adriatike..."

Kur Petro Nota u kthye nga internimi ne Salahor ne vitin 1823, familjen e vet dhe banoret e ishullit i gjeti te vendosur ne kodren Plake buze detit ne Zvernec, ku kishin krijuar edhe nje mol te vogel (Sqele) me 18 barka peshkimi. Perballe ketij fshati qendronte ishulli i vogel i Manastirit te Shen Merise. Ne kete vend, ne kohet tona, arkeologet kane zbuluar edhe rrenojat e nje vendbanimi te hershem antik.

Thuhet se Petro Nota u morr me peshkim, nje nga toponimet ne afersi te Manastirit gjer vone eshte thirrur me emrin Kepi i Petros dhe Dajlani i Petros. Ne vitet 1830-1848 krahas gjuetise se peshkut ne dajlan ai u caktua nga sanxhaku i Beratit si "Mydyr i Kripes", duke drejtuar 156 punetore nga Zverneci, Narta, Panajaja e Skrofotina, qe punonin ne kriporen e Zvernecit.

Pas shpalljes se Tanzimatit nga Porta e Larte ne vitin 1845, ne sanxhakun e Beratit Mytesarif u emerua Hysen Pashe Vrioni, i clili mori masa te rrepta, duke carmatosur popullsine, shtimin e taksave dhe marrjen e djemve ushtare (nizame). Ne keto kushte ne Myzeqene e Vlores, Laberi, Mallakaster e krahina te tjera, per ter kundershtuar Porten e Larte, u ndermor kryengritja kunder zbatimit me dhune te reformave. Ne qershor te vitit 1847, Petro Nota mori pjese ne kuvendin e Mesaplikut, se bashku me perfaqesues te tjere nga Myzeqeja dhe Topalltija, ne mbeshtetje te kesaj kryengritje fshatare kunder pushtuesve. Petro Nota se bashku me kapedane te tjere nga Myzeqeja moren pjese ne luftimet kunder forcave turke ne Mallakaster dhe ne Berat. Ne rrethimin e kalase se Beratit ai u plagos rende nga nje cifel mortaje duke humbur njerin krah. Duke folur per kete kryengritje, Sami Frasheri ve ne dukje se, "kjo kryengritje kerkoi bashkimin e gjithe trojeve shqiptare ne nje Shqiperi autonome..."

Pas kesaj kryengritjeje, Petro Nota dhe familja e tij u vendos ne lagjen Vrenez te Vlores. Megjithate, ai ende zoteronte dajlanin e Jangjecit. Ne kete dajlan ende ndodheshin rrenojat e kalase se Jangjecit, qe sic thone udhepershkruesit Evlija Celebi, Pier Reiz dhe Karl Paci, ishte rrenuar qysh me 1531 prej Sulltan Sulejmanit dhe me gurret e saj ishte ndertuar kalaja e Vlores. Ne keto kohe, Petro Nota u kthye ne bektashi dhe njerit prej djemve te tij ia vuri emrin Abdullah Nota. Sipas Niko Dupit nga Narta "Abdullai kishte kryer shkollen e mesme bujqesore ne Kajro, merrej me vreshtari, ullishta, peme, kultivimin e orizit, por edhe me rritjen e peshkut ne Dajlan te Zvernecit. Abdullai ishte i nipi i Papa Notes dhe kur familja e tij u vendos ne Vrenez te Vlores, ai u kthye ne bektashi dhe ka ndihmuar teqene e Kuzum Babait..."

Emrin e Abdullah Notes e ndeshim edhe ne dokumentet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, si nje nga veprimtaret e saj dhe mbeshtetes te atdhetarit Mustafa Pashe Vlora. Krahas mbledhjeve e takimeve ne Vlore per realizimin e programit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, mori pjese edhe ne takimet e kuvendet qe u zhvilluan nga Mustafa Pashe Vlora ne Laberi (gjate vizites qe Abdyl Frasheri dhe Mustafa Pashe Vlora zhvilluan ne Mesaplik, Vranisht, Himare), ne Kuvendin e Gjirokastres 1880, ne Kuvendin e prevezes etj. Duke vene ne dukje veprimtarine kombetare te Abdullah Notes ne krah te Mustafa Pashe Vlores dhe Abdyl Frasherit, si edhe bashkpunimin e tij me atdhetaret e asaj kohe ne Himare e Laberi si: Odhise Kasneci,Sulejman Aliko, Veli Duka, Beqir Hallko, Musa Bedo, Xhemil bej Vlora etj, Niko Dupi ne kujtimet e tij shenon: "Prej Nako Qirkos ne Narte kam mesuar se, Abdullah Nota ishte ai, qe me nje grup vlonjatesh shoqeronin Abdyl Frasherin ne udhetimet e tij nga Vlora ne Fier. Ato kohe kishte dale lumi i Vjoses dhe duke kapercyer lumin e rrembyer, u mbyt shoqeruesi i Abdyl Frasherit. Abdullahu e kapi prej rripi te mesit Abdyl Beun dhe e nxuar ne bregun perballe".

Sic ve ne dukje edhe nenkonsulli i Austro-Hungarise ne Vlore, Kalcavara, ne relacionet e tij derguar Vjenes me 1878-1881, ne qytetin e Vlores dhe krahinat e saj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, gjeti nje nga vatrat me te zjarrta kombetare, pasi rreth Mustafa Pashe Vlores, nenkryetarit te kesaj Lidhjeje qendronin mjaft luftetare te shquar popullore nga Vlora, Dukati, Himara, Lumi i Vlores, Kurveleshi e treva te tjera. Midis tyre ishte edhe Abdullah Nota, i cili shpresonte ne realizimin e Autonomise se Shqiperise...

Mjaft te dhena e rrefime tregojne se Abdullah Nota, Musa Bodo Dukati, si dhe Xhafer bej Vlora, disa here kishin udhetuar me porosi te Mustafa Pashe Vlores ne Prizren dhe ne Diber ku ishin takuar me kreret e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit: Zija Prishtinen e Iljaz Pashe Dibren, per te bashkevepruar ne realizimin e programit te Lidhjes. Udhetime te tilla Abdullah Nota e Bedri Bodua kishin bere edhe ne teqene Fushe-Krujes te Baba Hyseni, si dhe te Dervish bej Arbana ne Arbane te Tiranes, te cilet ishin si qendra te nderlidhjes se atdhetareve te jugut me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit.

Ne maj 1880, Abdullah Nota se bashku me Sulejman Alikon dhe Musa Bodo Dukatin shkuan ne Janine dhe ne Gjirokaster, ku pritej te vinte Abdyl Frasheri dhe udheheqes te tjere te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit nga viset jugore te vendit dhe Cameria, per te kuvenduar "per te realizuar bashkimin e trojeve te tyre ne nje vilajet te vetem".

Ate dite u lind edhe djali i tij, Ibrahim Abdullahu. Ne shenimet e veta historike, Niko Dupi ve ne dukje se: "Kur lindi Ibrahimi, babai i tij Abdullahu ndodhej ne Janine dhe ne Preveze me Abdyl Frasherin, pasi ai ishte nje nga mbeshtetesit kryesore te Mustafa pashe Vlores dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.

Pas rrenies se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1881, Abdullah Nota, Musa Bodo dhe mjaft atdhetare te tjere u arrestuan dhe u internuan se bashku me Nazif Frasherin dhe Vejsel Prevezen ne Stamboll e me pas ne Alep, ku qendroi pese vjet.

(Përgatitit për Floripress:Flori Bruqi)

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)