2014-02-04

KOSOVA MBURRET ME SHKENCTAREN VENERA ISA DEMUKAJ



Venera Isa Demukaj is an Economics lecturer at the American University in Kosovo.

She received her Ph.D. from the School of International Studies, University of Trento, in June 2011, with a dissertation on ‘Aid Effectiveness in Post-Conflict Countries’. During her Ph.D. research, Venera has spent three months as an intern at UNU-WIDER in Helsinki. She holds a Master’s degree in International and Development Economics from HTW in Berlin and Bachelor’s degree in Banking and Finance from University of Prishtina.

Her main research interests are post-conflict transitions; foreign aid; poverty reduction; and Western Balkans.(Agjencioni Floripress)

Venera  Isa Demukaj:Një shembull i profesoreshës dinjitoze ,thonë studentet

image

Për profesoeshën Venera  Isa Demukaj,nga Deçani i Kosovës , jo rastësisht mund të dëgjosh fjalë të mira: e zonja, punëtore, bashkëpunëtore, mike, një nga ato që punon më mund e dëshirë për të ndryshuar të ardhmen e studentëve, për të ndryshuar të ardhmen e vendit.

“Venera Demukaj është njëra nga ato profesoreshat që vërtet të ngelet në mendje për një kohë të gjatë. Pas largimit të saj nga AUK-u, fakulteti nuk do të jetë më i njejtë si dikur. Nga ajo kam mësuar disa nga shembujt më të mirë për resurset natyrore dhe se si duhet të jemi persona objektiv pa bërë dallime në shoqëri”, shprehet Blinera Leci, studente e vitit të tretë në Universitetin Amerikan të Kosovës.

Profesoresha Demukaj që nga marsi i 2011-së në AUK ligjëron lëndët: ekonomi e zhvillimit, tregti dhe financa ndёrkombёtare si dhe ekonomi e resurseve natyrore dhe udhëheq Departamentin e Ekonomisë, duke qenë edhe mentor i temave tё diplomёs sё studentёve me notën mё tё lartё në gjeneratë.

Venera Demukaj

Demukaj mbaroi studimet në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Banka dhe Financa në universitetin e Prishtinës. Ka marrё titullin Master of Arts nё Ekonomiksin e Zhvillimit Ndёrkombёtar, në Hochschule für Technik und Wirtschaft Berlin të Gjermanisë. Më pas vazhdoi doktoraturën në studime ndërkombëtare në universitetin e Trentos në Itali, ku specializoi për “Ekonomiinë e Zhvillimit dhe Ekonominë Politike”.

Përvojë pune ka qysh prej moshës së re, gjatë studimeve.

Në periudhën e 2001–2006, ishte hulumtuese nё Institutin pёr Hulumtime Zhvillimore RIINVEST, ku në vitin e fundit ishte drejtoreshë pёr hulumtime. Mori pjesë nё shumë projekte hulumtuese të cilat kujtohen edhe sot. Gjatë viteve 2004-2007 ishte asistente mësimore në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.

Në shkurt dhe maj të 2010-ës ishte praktikante/bursiste e doktoraturёs, në universitetin e Kombeve tё Bashkuara – Instituti Botëror për Hulumtime tё Zhvillimit Ekonomik nё Helsinki të Finlandёs (United Nations University-World Institute for Development Economics Research UNU-WIDER).

Demukaj ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh dhe seminaresh në shumë vende të ndryshme: Kroaci, Gjermani, Belgjikë, Finlandë, Itali, Austri, që i kanë dhënë një bagazh të të arriturave në jetë.

Për punën e saj hulumtuese është shpërblyer me bursë në West Virginia University për projektin: “Protektorati i KB-së dhe Shfrytëzimi i Resurseve Natyrore, rasti i Kosovës”. Në maj të vitit 2013 zgjidhet “Studiuese e Vitit” në ceremoninë e Diplomimit në A.U.K.



Demukaj ka lënë mbresa tek studentët të cilët gjithmonë përpiqen të gjejnë fjalët e duhura për ta përshkruar punën dhe përkushtimin e saj.

Leonard Nikaçi, student i vitit të katërt në AUK, me pak fjalë përmbledhë punën dhe veprën e Venerës duke e vlerësuar si një shembull për femrat që duan të bëhen të suksesshme.

“Përshtypja ime e parë ishte afiniteti i saj me studentët dhe puna prej eksperteje në lëndën e saj. Ajo kishte durimin dhe vullnetin që të shpjegonte të njëjtën gjë për mbi 20 herë po që se nuk e kishte kuptuar ndonjëri, gjë për t’u lënë mbresa… Lëndët që ligjëronte nuk janë aspak të lehta për t’u mësuar, por qasja e saj, shpjegimi i palodhur dhe mirëkuptimi njerëzor që ajo kishte për nxënësit, për mua jo vetëm që e bënin lëndën të kalohej me kënaqësi, por e bëjnë Venerën njërën prej profesorëve më të mirë në jetën time. Vetëm mund t’i them bravo!”, është shprehur ai.

Venera ka publikuar shumë nga punimet e saj në lëmenj të ndryshëm për politikat, ekonominë dhe për shtet-formimin e Kosovës, ndër to publikime që kanë qenë projekte me organizata të mëdha si USAID, UNDP, Riinvest… që kanë sjellë ndryshime të mëdha dhe bashkëpunim me vendet rajonal.

Motoja e saj është shumë e thjeshtë. Shumë, shumë punë dhe përkushtim. Ndonëse një gjë e tillë atë e mbanë gjithnjë të angazhuar me punë.




“E kam lexuar njëherë një thënje diku dhe gjithmonë e bart me vete në mendjen time. Kurrë mos ke frikë nga bjeshkët e larta që i ke përpara dhe kurrë mos e zgjedh rrugën që kalohet më së lehti. Besoj, kjo thënje mund të shkojë për të gjitha gratë dhe të jetë inspirim për to, ashtu siç është për mua”, është shprehur Demukaj. /Jeta Berisha/


Venera Demukaj

A.U.K. Faculty

Venera Demukaj

Phone: +381 38 608 608 ext.500

Venera Demukaj joined A.U.K. Faculty in March 2011. She teaches Economics of Less Developed Countries and International Trade and Finance. Previously she has worked at the University of Prishtina and Institute for Development Research Riinvest.
Venera received her Ph.D. from the School of International Studies, University of Trento, in June 2011, with a dissertation on ‘Aid Effectiveness in Post-Conflict Countries’. During her Ph.D. research, Venera has spent three months as an intern at UNU-WIDER in Helsinki. She holds a Master’s degree in International and Development Economics from HTW in Berlin and Bachelor’s degree in Banking and Finance from University of Prishtina.
Her main research interests are post-conflict transitions; foreign aid; poverty reduction; and Western Balkans.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...