2014-02-03

KOZETA NUSHI - ALIKAJ - NJË DIALOG MBRESLËNËS


 
                                                   
                                                  

       Kujtoj se kam kaluar dy vjet larg vendit tim dhe malli përvëlues më ka ndihmuar të mendoj për shumë gjëra që s’mund t’i çoja në mendje më parë. Kam provuar të ndërroj profesionin e punës, ritmin e jetës, ndryshimin e e mënyrës së ngrënies. Nisa të flas gjuhën italiane si një fëmijë dy vjeç, derisa arrita ta perfeksionoj, duke e folur bukur dhe rrjedhshëm. Arrita të krijoj miqësi me njerëzit që më rrethojnë, pa u ndjerë inferiore për shkak të fesë pasi Zotin e kam në zemër.
Unë i përkas atij vendi të bukur ku këndojnë shqiponjat mbretërore dhe që quhet Shqipëri. Dhe Shqipëria, nëna jonë e madhe, s’ka kërkuar gjë tjetër veçse të jetë Komb i Zotit me liri dhe të drejta.
Gjatë gjithë kohës, duke pasur rezultate të larta në mësime, jam ndjerë shumë mirë me veten time. Kujtoja s’e dija shumë gjëra. Mirëpo, nga një dialog i thjeshtë i Prof. Dr. Eshref Ymerit, me babain e tij, të bërë në vitin 1959, kur Nikita Hrushovi vajti në Tiranë, mësova me keqardhje, se nga shkolla kisha dalë me mangësi njohurish .
Nikita Hrushovi vajti në Tiranë në 26 maj dhe u largua në 3 Qershor. Në atë kohë Prof.Dr. Eshref Ymeri ishte në maturë, në gjimnazin Ali Demi në Vlorë. Ishte koha kur mbaroi provimet e maturës dhe plot nur e dritë për rezultatet e tij të shkëlqyera në mësime, shkon në Mesaplik, pranë familjes, për pushime. Tani është një djalosh i ri plot me ëndrra të bukura. Nuk është më ai djali i vogël 7 – vjeçar, që ulet në bankat e shkollës në Ramicë, e vetmja shkollë 7 – vjeçare për katër fshatrat e Smokthinës.
I ulur për të ngrënë bukë, nën hijen e ftonjve, në oborrin e mrekullueshëm të shtëpisë së tij, një vend ku ndjehet në kontakt të drejtpërdrejt me Zotin, kujtesa, për llogari të vet, i sjell parasysh lumin e Smokthinës, i cili në dimër ishte aq i ftohtë, saqë kur dilte matanë, i plasariteshin qafat e këmbëve, sikur t’ia kishte shpuar dikush me majë thike. Kur binin shira të rrëmbyeshëm, lumi vërshonte tej për tej, sepse kishte një shtrat mjaft të gjerë dhe të kallte frikën me uturimën e tij të lemerishme, që ngjante me uturimën e një bishe të stërmadhe dhe njëkohësisht të padukshme. Atëherë e merrte në krahë vëllai i tij i madh,( që tani është 87 vjeç dhe jeton në Borsh, në vendin më të bukur të imagjinatës sime, të cilin e kam njohur nëpërmjet teksteve shkollore të gjuhës ruse. ) dhe e hidhte matanë.
I zhytur në nostalgjinë e këtyre kujtimeve, përzier me gëzimin e drejtë, të pamohueshëm, për të ndjekur më tej studimet, në Peter Burg, të cilat për fat të keq i la përgjysmë, nga prishja e marëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, shkundet nga një pyetje plot me mend që i bën babai i tij. Është fakt i njohur se fëmijët, nga ato që mësojnë  në shkollë, për momentin kujtojnë se dinë diçka më shumë nga prindërit e tyre dhe vetëm atëherë kur i thërrasin mirë mendjes, kuptojnë se sa shumë gjëra që kanë për të mësuar nga përvoja jetësore e prindërve, një përvojë që e gjen vetëm brenda familjes tënde dhe s’mund ta mësosh as në Universitetet më të shquara të botës.
 I ati, me atë të folurin e tij karakteristik, e pyet : - “ Aq i madh qenkësh ky Hrushovi, që e presin si mbret, me salltanete shumë të mëdha?
- I biri, si çdo i ri i asaj moshe, krenar, për brumosjen e tij me ideologjinë e Partisë, vë në përdorim gjithë bagazhin e tij duke i shpjeguar se Hrushovi është mik i madh i popullit shqiptar; se shoku Enver ka thënë se Bashkimi Sovjetik është si ajri, si uji dhe si dielli për vendin tonë.
- “Po mirë more bir, meqë Ky Hrushovi, qenka mik e shkuar mikut, pse s’i thotë Titos, që atë Kosovën ta kthej këtej nga ne? Se atë e kemi tokën tonë. Edhe ajo e bekuara  lumëmadhe Kosovë, Shqipëri është.”
E çti thoshte i shkreti djalë? Ishte shumë i papërgatitur për një pyetje të tillë. Megjithatë, me aq sa mundet, pa e fyer, pa e kundërshtuar, pa i dhënë shumë të drejtë, i shpjegon me pak mëdyshje në mendjen e vet, se atë punë nuk e ka në dorë as Titua, as Hrushovi.
I ati, Hasan Ymeri, e dëgjon sa e dëgjon duke e konsideruar si një mik dhe si një djalë të pjekur, sepse për moshën që kishte ishte mrekullia vetë, dhe vazhdon t’i thotë të birit me një dashuri të thellë atërore, duke hequr në zemër: - “Dëgjo këtu more bir! Po nuk u bashkuan të katër vilajetet që kemi pasur, Shqipëria kurrë s’ka për të bërë prokopi. Pa Kosovën, Shqipërisë, bota s’do t’ia vërë veshin kurrë. Shqipëria pa Kosovën është si një fëmijë i plevitosur, që kurrë s’ka për të bërë përpjetë.
  Është pikërisht fundi i këtij dialogu që më sjell në kujtesë fjalët e Abraham Lincoln – president amerikan(1809 – 1865):”NJERIU S’LARTËSOHET KURRË AQ SHUMË SESA KUR PËRPIQET TË NDIHMOJË NJË FËMIJË” . Dhe lotë të kripur më pikojnë në zemër për Shqipërinë, duke shpresuar që...
KOZETA NUSHI
2 SHKURT - 2014
  BRESCIA - ITALY  
      
    






Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...