2014-02-20

Barak Obama: Kosova krenare për përparimin e rëndësishëm në gjashtë vitet e fundit

Obama: Kosova krenare për përparimin e rëndësishëm në gjashtë vitet e fundit


Udhëheqës botërorë urojnë Presidenten Jahjaga në gjashtëvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama përmes një telegrami ka uruar Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën për përvjetorin e gjashtë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kështu bënë me dije vetë presidentja Jahjaga përmes rrjetin social facebok. Në urimin e Presidentit Obama thuhet: “E nderuara zonja Presidente,
Në emër të popullit të Amerikës, kam kënaqësinë që t’i uroj popullit të Kosovës gjashtë vjetorin e pavarësisë suaj, më 17 shkurt.  “Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e mëtejmë të Kosovës dhe rritjen e përgjithshme të saj si një demokraci sovrane, e pavarur dhe shumëetnike. Kosova duhet të jetë krenare për përparimin e rëndësishëm në gjashtë vitet e fundit, veçanërisht me arritjet historike të vitit 2013, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prillit me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve dhe me përparimin e bërë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.  Mbesim të përkushtuar për të mbështetur përparimet tuaja drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës”.
Duke uruar të gjithë qytetarët e Kosovës në përvjetorin e pavarësisë, Presidenti i Republikës së Gjermanisë, zotëri Joachim Gauck, veç të tjerash thotë:
 “Jam i bindur se Kosova do të vazhdojë në mënyrë konsekuente politikën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe rrugën e reformave të brendshme. Lidhur me këtë Gjermania do të përkrahë vendin Tuaj në të ardhmen si partnere të besueshme. Vitin e kaluar Kosova dhe Serbia kanë shënuar bashkërisht hapa të rëndësishëm përpara në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve e 19 Prillit 2013, dhe zbatimi i saj është një sukses historik, i cili duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të ardhmen.  Në këtë frymë Ju inkurajoj që të vazhdoni të ecni përpara në rrugën e pajtimit dhe të bashkëjetesës paqësore dhe kooperuese të njerëzve në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Biseda jonë në Berlin vitin e kaluar më jep besim se kjo tek ju është në duar të sigurta”
Presidenti i Republikës së Italisë, zotëri Giorgio Napolitano, në telegramin e urimit dërguar Presidentes Jahjaga përcjell urimet e tij të sinqerta për prosperitet:
“Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona njohin intensifikim edhe në bazë të angazhimit në këto vite ka bërë Italia në përkrahje të stabilitetit, të zhvillimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Kosovës. Pjesëmarrja domethënëse e Italisë në misionin e KFOR-it shpreh dëshminë më konkrete. Edhe në të ardhmen, Prishtina mund të vazhdojë të llogaris në mbështetjen e Romës në dialogun rajonal dhe në rrugëtimin e saj të përafrimit me Bashkimin Evropian”.
Presidenten Jahjaga e ka uruar edhe Presidenti i Republikës së Austrisë, zotëri Heinz Fischer, Presidenti i Republikës së Hungarisë, zotëri Janos Ader, Presidenti i Republikës së Kroacisë, zotëri Ivo Josipoviq në gjashtëvjetorin e Pavarësisë së Kosovë, në emër të qytetarëve të Kroacisë uron të gjithë qytetarët e Kosovës. Telegram urimi për gjashtëvjetorin e pavarësisë së Kosovës ka dërguar edhe Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta II, si dhe Mbreti i Holandës, Willem – Alexander R.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...