2014-02-22

“Shyqyr që filmi kosovar po ecën mirë, sepse me sa kam lexuar, në teatër situata është shumë e keqe me ndryshime të ligjit dhe ndërhyrje të ndryshme politike”, ka thënë Arben Avdyl Bajraktaraj,aktori i madh shqiptar nga Isniqi i Deçanit.


Filmi artistik i metrazhit të gjatë, “Heroi”, i regjisorit Luan Kryeziu, i cili rrëfen për jetën e një ish-luftëtari të UÇK-së të zhgënjyer nga realiteti i pasluftës, u dha premierë për publikun në kinematë kosovare. Filmi erdhi premierë me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Personazhi kryesor i tij është një njeri i parimeve dhe virtyteve, i cili bëhet pre e një drame njerëzore të imponuar prej rrethanave shoqërore, politike dhe ekonomike. Ngjarja e filmit zhvillohet gjatë luftës dhe pas përfundimit të saj. Regjisori, Luan Kryeziu, tha se tema e filmit është një temë që është reale në gjithë botën për luftëtarët të cilët pas luftës inkuadrohen në shoqëri dhe se si shoqëria i pranon ata. “Xhirimi i filmit ka ndodhur në pjesën e Novobërdës. 

Shkëmbi, një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me gruan e tij, pritet si hero në fshatin ku kishte luftuar. I bindur se e kishte kryer misionin e tij, ai shkon tek varrezat e fshatit dhe e varros automatikun e tij “Kalashnikov”.

Arben Bajraktari_Heroi

Përzgjedhja e aktorëve është bërë me audicion me përjashtim të aktorit, Arben Bajraktarit. Realizimi i filmit është financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe pjesa e tjetër nga donatorët e tjerë”, ka thënë Kryeziu për filmin që ka kushtuar 460 mijë euro. Ai gjithashtu ka shtuar se qëllimi i këtij filmi është edhe pjesëmarrja në festivale të ndryshme të filmit. “Pjesëmarrja apo konkurrimi në festivale të ndryshme është qëllimi i çdo producenti që filmi të shikohet edhe në kinematë e ndryshme botërore. Mirëpo ne si shtet akoma nuk kemi hyrje në festivalet e mëdha botërore të filmit siç është Oscar”, u shpreh Kryeziu. I pyetur se përse është titulluar filmi me emrin “Heroi”, regjisori Luan Kryeziu tha: “Për mua si skenarist dhe regjisori të bësh një punë të mirë është vlerë, por të dish ta ruash është vlerë edhe më e madhe. Personazhi në film di ta ruajë vlerën e heroizmit dhe pseudonimin që ka ‘Hero’”, tha Kryeziu. Aktorja, Adriana Morina, e cila luan rolin kryesor në këtë film, përkrah aktorit Arben Bajraktari, u shpreh se ka pasur një përvojë krejt ndryshe në këtë film. Në rolet e tjera luajnë edhe aktorët, si: Salahudin Bilal, Selman Lokaj, Çun Lajçi, Enver Petrovci, Xhemi Agaj, Luan Daka, Haqif Mulliqi, Besarta Fejza, Glauk Hagjia, Sunaj Raqa etj. 


******




Filmi e ka emocionuar publikun, për shkak se ai nxjerr në pah një të vërtetë të hidhur, harrimin e ish-luftëtarëve të lirisë.

Shkëmbi, një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me gruan e tij, pritet si hero në fshatin ku kishte luftuar. I bindur se e kishte kryer misionin e tij, ai shkon tek varrezat e fshatit dhe e varros automatikun e tij “Kalashnikov”.

Por, pak kohë më pas, jeta e tij merr një drejtim krejtësisht tjetër. Ai e ngrit një tendë ku e nis jetën e tij të re, bashkë me gruan e tij. Pranë tendës ai improvizon një banjë fushore, në të cilën pastrohet herë pas here.
Pak kohë më vonë atë e viziton një biznesmen, i cili ia kërkon ndihmë për “zgjidhjen e një problemi” në Doganë, kurse në kundërvlerë premton t’ia ndërtojë një shtëpi. Por, Shkëmbi nuk pranon të përfshihet në punë të pista dhe, vetëkuptohet, që mbetet në tendë.

Ai ballafaqohet edhe më vështirësi ekzsitenciale, por nuk përkulet as nuk ligështohet. Ai qëndron vertikalisht edhe pasi i lind djali.

Disa vjet më vonë luftëtari shembullor fillon të punojë si mësimdhënës në një shkollë, por nuk kalon shumë kohë dhe drejtori i shkollës e largon nga puna me arsyetim se në fshat janë dy të diplomuar që kërkojnë punë.

Pas humbjes së vendit të punës, Shkëmbit e familjes së tij i vështirësohet edhe më shume jeta. Ai kërkon punë gjithandej, por nuk gjen. Një biznesmen ia ofron atij një punë të paligjshme, të cilën ai nuk e pranon.
Por, fatkeqësia e Shkëmbit arrin kulmin me sëmurjen e të birit. Barërat për shërimin e tij janë tepër të shtrenjta, kështu që Shkëmbi vendosi të shesë gjak për të siguruar paratë e nevojshme për shërimin e të birit. Në përpjekje për të përmirësuar jetën për të shoqen dhe të birin, ai vendosë të shesë edhe njerën veshkë, por konstatohet se ai edhe ashtu e kishte të sëmurë njërën veshkë.

Të gjitha përpjekjet e tij për të siguruar kushtet elementare për jetën e familjes dështojnë, prandaj gruaja e tij e braktis. Ajo e merr edhe djalin me vete dhe kthehet te prindërtit e saj.
Shkëmbi nuk e përballon dot mërzinë për gruan e të birin, prandaj kryen një veprim krejtësisht kundër bibndjeve dhe moralit të tij. Një natë ai maskohet, e ndalon një autobus me udhëtarë dhe ua plaçkit të gjitha paratë dhe e braktis fshatin, zhduket.

Kjo është historia e dhimshme e një luftëtari të ndershëm, idealist, i cili nuk i thyen normat e tij morale as në çastet më të vështira, as kur jeta e vë para sprovave më të rënda, deri në prag të çmendisë…





Victor Hugo qe në ekzil kur shkroi veprën e tij romantike “L’Homme qui rit” (Njeriu që qesh) pasi u largua nga Franca në Angli. Novela do të botohej më 1869. Prej kësaj kohe tre regjisorë do të tentonin që këtë vepër – të cilësuar si “mrekullia romantike e Hugos” – ta shkrinin në shirit filmik. Herën e fundit një film i bazuar në rrëfimin e “Njeriu që qesh” ka qenë ai i regjisorit Jean Kerchborn.

Dyzet e një vjet më vonë, regjisori tjetër francez Jean-Piere Améris i ka hyrë të njëjtës punë. E njëri prej roleve kryesore në këtë film – xhirimet e të cilit tashmë kanë nisur- është rezervuar për aktorin kosovar që jeton në Francë, Arben   Avdyl Bajraktaraj ,nga Isniqi i Deçanit.

”Për mua roli i Hardquanonne është shumë i respektueshëm sepse është një personazh i rëndësishëm në novelë”, ka thënë Bajraktaraj nëpërmjet telefonit.

Aktorët e njohur Gérard Depardieu, Emmanuelle Seigner e kanadezi Marc-André Grondin janë treshja e yjeve që përbëjnë kastën e aktorëve në filmin “The man ëho laughs”, premiera e të cilit pritet të jepet në fund të këtij viti ose në fillim të 2013-s.



Për Arben   Avdyl  Bajraktarajn roli që ai portretizon në këtë film është karizmatik dhe ka një ndërthurje të drejtpërdrejtë me personazhet kryesore si Ursus, Gëynplaine, Sylvian e Comaberl.

“Hardquanonne ka një lloj dualiteti me personazhin kryesor Ursus që luhet nga Gérard Depardieu dhe kjo më pëlqen”, ka thënë Arben   Avdyl  Bajraktaraj.

Aktori Depardieu në krah të të cilit do të luajë Arben   Avdyl Bajraktaraj është fitues i çmimit “Oscar” në vitin 1990 për rolin e tij kryesor në filmin “Cyrano de Bergerac”. Depardieu është edhe fitues i dy çmimeve “BAFTA” dhe Palmës së artë.

Sipas  Arben   Avdyl Bajraktarit – që luan edhe në filmin “Heroi”Luan Kryeziut që është në postproduksion – roli në filmin e Jean-Piere Améris është vetë ai që strukturon ngjyrën e personazhit kryesor.

“E mbi të gjitha ky film është edhe një homazh për aktorët, sepse Hugo e ka njohur shumë ngushtë artin”, ka thënë Arben   Avdyl Bajraktraj.

“The man ëho laughs” është i zhvendosur në Anglinë e shekullit XVII, ku në mënyrë maestrale shpërfaqen marrëdhëniet mes borgjezisë dhe aristokracisë, të cilat komplikohen nga distancimi i vazhdueshëm nga klasa e ulët.

Hedhja në film e këtij rrëfimi ka një buxhet prej 15 milionë dollarësh dhe do të jetë një film francez me distribuimin e “EuropaCorp”.

Regjisori Jean-Piere Améris është i njohur për filmat e tij “Romantic Anonymus”, “C’est la vie”, të cilët janë fitues të çmimeve të ndryshme.

Arben   Avdyl Bajraktaraj – i njohur për rolet e tij në pjesën e parë të “Taken” dhe në dy seritë e “Harry Potter” – angazhimi në filmin “The man ëho laughs” është një përvojë jashtëzakonisht e rëndësishme për karrierën e tij.

“Filmi është një legjendë historike me filozofi e me poezi. Një rrëfim intim, sepse ka qenë edhe vetë rrëfim intim i Hugos që e ka shkruar kur i ka vdekur vajza”, ka thënë  Arben   Avdyl   Bajraktaraj.


Sipas aktorit isniqas , të luash në filmin me regji të Améris është një privilegj.

“Gjithçka po shkon mirë dhe në mënyrë profesionale. Jemi një ekip që bashkëpunojmë. Besoj se do të dalë një film i realizuar shumë mirë”, ka thënë Arben   Avdyl Bajraktaraj.

E xhirimet e këtij filmi nuk janë puna e vetme e Arben   Avdyl  Bajraktarajt. Ai do të udhëtojë në Berlin për të prezantuar filmin bashkëprodhim ndërmjet tri shteteve e që do të prezantohet në këtë festival.

Përfaqësimi i kinematografisë kosovare në Festivalin e Filmit në Berlin këtë vit do të mbetet vetëm në prezantimin e përgjithshëm në një stendë. Organizatorët e Festivalit kanë bërë publik programin e sivjetmë të filmave në kategori të ndryshme në konkurrencë dhe jashtë saj.

Mirëpo në asnjërën nga to nuk është as filmi “Kolona” me regji të Ujkan Hysajt e as “Shkurta” i Arzana Krajës. Të dy këta filma të shkurtër, në nëntor të vitit të kaluar kanë kaluar fazën e paraseleksionimit për njërin ndër festivalet më prestigjioze të filmit në Evropë.

Kryetari i Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, ka thënë se këta dy filma kanë marrë përgjigjen negative nga festivali që sivjet mbahet për të 62-ën herë.

Por do të jetë aktori kosovar, Arben Avdyl Bajraktaraj, ai që do të jetë në “Berlinalen” e këtij viti. Filmi “The Ëoman Brushed off Her Tears” me regji të Teona Strugar Mitevska, një prodhim i tri shteteve (Maqedonisë, Gjermanisë dhe Sllovenisë) do të prezantohet në kuadër të programit “Panorama” që nuk është garues.

 Arben  Avdyl Bajraktaraj së bashku me aktoren e njohur spanjolle Victoria Abrill, maqedonasen Labina Mitevska dhe Jean Marie Galey përbëjnë kastën e aktorëve kryesorë në këtë film që flet për Helenën, një franceze që tenton ta marrë veten pas vdekjes së djalit të saj.

Për Bajraktarajn kjo pjesëmarrje është e rëndësishme sepse roli i tij është i rëndësishëm. Sipas tij, edhe prezantimi i kinematografisë kosovare në “Berlinale” nëpërmjet stendës mund të ndikojë në ndërkombëtarizimin e saj.

“Shyqyr që filmi kosovar po ecën mirë, sepse me sa kam lexuar, në teatër situata është shumë e keqe me ndryshime të ligjit dhe ndërhyrje të ndryshme politike”, ka thënë Arben   Avdyl  Bajraktaraj,aktori i madh shqiptar nga Isniqi i Deçanit.

Në Isniq , 22 shkurt 2014                                                                 Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...