Vlora” sofra e librit shqip”, përuroi në pallatin e Kulturës “Labëria “ tre libra të një prej autoreve krijuese më prodhimtare në 20 vjetët te fundit Vilhelma Vranari Haxhiraj
Vlora” sofra e librit shqip”, përuroi në pallatin e Kulturës “Labëria “ një qendër kulturore kjo me vendodhje në Skelë , tre libra të një prej autoreve krijuese më prodhimtare në 20 vjetët te fundit Vilhelma Vranari Haxhiraj .Ajkën e këtij përurimi e përbënin studiues, krijues dhe lexues të letrave shqipe. Tre libra që mërinin në duar të lexuesit zinin çdo kund një vend në zhanrin letrar ishin :” Rrënjët” poezi –shqip-rumanisht ,”Kuçedra” përrallë ,”Dritëhijet e medaljes enigmë” roman thriller. Germë për germë duhet pikasur se tema qendrore e kësaj autore është :’Drejtësia është e barazvlertë me lirinë e shpirtit, të cilën mund ta vendosë vetëm i virtytshmi.Patriarkaliteti tha studuesi dhe botuesi i “Fjala lire Angli” ,Fatmir Terziu gjithmonë përpiqet të gjejë forma dhe metoda të ndryshme për të pikturuar gratë me tre qëndrime diversive dhe të debatueshme. Tre qëndrimet që vetëm diktohen me ‘grua të devotshme’, ‘grua për burrë’ dhe ‘grua model’ janë vetëm pjesë e një ajsbergu me të cilin ushqehet dhe është ushqyer politika. Këto në fakt, janë qëndrimet e fshehura që bazohen tek ‘shijet’ që diktohen nga epshe mashkullore, epshe që vijnë e diktohen pas dëshirash të sëmura që shpesh riskohen pas të qënit një “femër me aromë” apo ‘perëndeshë e perëndeshës’. Thjesht objekte frymore, vetëshpallëse për syrin e mashkullit. Kjo në disa raste edhe për syrin bashkëshortor. Pra, edhe kur ky është bashkëshorti i saj (?!) Në këtë patriarkalitet shpesh gjejmë një "vetquajtje më pak njerëzore, pra një njeri që në fatin diversiv të tij, vjen si një modulitet i pakapshëm, më saktë si një ‘Perëndeshë’, duke harruar këtë femër se duhet të jetë ajo me atë që së pari lidhet me kuptimin e mirëfilltë ‘një nënë të përkushtuar’, dhe një femër tipike, pra një njeri, thjesht me sensin: njeri të pastër. Këto ide që shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) tenton t’i fusë në kalibrin e saj dialektik me romanin e ri “Dritëhijet e medaljes enigmë…” janë aspekte filozofike me të cilat ajo tenton të zbulojë botën e ndrydhur femërore në lidhje me mjaft situata të zhdërvjellta, por gjithmonë nga këndi i vëzhgimit mashkullor. Duke vënë personazhin e saj, Edlirën, në rolin e paramenduar bukur, Vranari sfumon atë varg që lidhet me aspektet që sipas mendimit tim, janë mjete të politikës seksuale që patriarkaliteti i sëmurë i një sistemi të kalbur është përpjekur t’i vendosë në siparin e tij politik e më pas me to të luajë si një modul intrigues apo si një mostër-politikë të shpallur për gratë e të gjitha moshave. Ky lloj patriarkaliteti gjithmonë tenton t’u bëjë kurth grave, me një ‘ideal’ të sëmurë, duke mohuar individualitetin e tyre. Në të gjitha këto tri qëndrime, grave thjesht u mohohet sublimiteti jetik, që është qëllimi origjinal i lirisë së tyre. Këto tre qëndrime e kanë kthyer gruan, pra atë grua që trajton shkrimtarja Vranari, thjesht në objekt.Duke vijuar me romanin” Dritëhijet e medaljes enigmë”Fatimir Terziu tha : Duke udhëtuar mes këtyre detajeve sublime e të prekshme, “Dritëhijet e medaljes enigmë…” bëhet një bashkëudhëtar i qetë nga fjala në fjalë, nga grupfjalëshi në togfjalësh, nga fjalia në fjali dhe nga faqja në faqe. Kapitujt bëhen më të kapërcyeshëm dhe leximi të jep kënaqësi. Mes fletëve të romanit, dashuria, lakuriqësia, butësia e lëkurës, freskia dhe aroma e trupave, po aq edhe koha, aspektet që lidhet me çiftin burrë e grua, ajo që lidhet me ndjesinë, kohën, profesionin, suksesin, biznesin, fëmijën e çiftit me emrin Igli, pastaj gjeografia që lidhet me masterin e studimeve të Edlirës, e që fillon me tërë ato emra Itali, Çeki, Greqi, Rumani e përfundon në Angli, është një arsye më shumë që të lehtëson udhëtimin filozofik për të kuptuar të plotë lidhjen jetike dhe arsyen me profesionin e bukur të gazetares, të gazetares së lidhur edhe me ATSH-në. Vranari kështu luan jo thjesht me atributet e artit dramatik në prozën e saj, por në mënyrën më të përsosur të arsyes gatuan fabulën mes dramaciteteve të jetës bashkëshortore për të plotësuar mesazhin sublim. Janë këto mesazhe sublime që merren me tema të tilla dhe me interes të pranishëm për publikun, për të cilat ato janë të shkruara, ashtu si edhe të luajtura në heshtje me dramatizim të madh. Për një audiencë shqiptare të kohës sonë, marrëdhëniet bashkëshortore shfaqen me interes vital, por janë edhe marrëdhënie që diktohen me problematikën e tyre. Për një audiencë të ditëve të sotme, në rrafshin më të gjerë, lidhja e cituar nga Vranari me tërë problematikat e saj është e një rëndësie të lartë edhe për kultura të tjera. Marrëdhëniet shoqërore, të cilat janë duke u bërë gjithnjë e më të theksuara në mendjet e njerëzve, dhe të cilat mund të jenë të destinuara të jenë subjekt tjetër i madh për artin, i nënshtrohen jo rastësisht penës së mjaft penave sot në botë. Shumica prej nesh janë ende në mes të luftës së përzgjedhjes për tema të tilla në të lexuar. Aspektet morale të pyetjes, kërkesat etike dhe altruistike, po aq edhe ato kërkesa praktike janë shumë këmbëngulëse për ne që të shohim këtë përzgjedhje si një të tërë, ose për ta parë atë në mënyrë të qartë, si material për artin, për ta parë atë si të bukur në tërë kompleksin që lidhet me kulturën, identitetin, globalizmin në art, por edhe me stilin, strukturializmin, postmodernizmin dhe mjaft kritere të tjera që duhen apriori vënë në dritaren e duhur të vlerësimit. Duhen vënë në atë dritare me xham të pastruar mirë, me qëllim që koha të mos ‘qërrohet’ duke vëzhguar kohën për brezat. Në këtë pikë fjala e Vranarit në këtë roman është jo thjesht pikasje, as përzgjedhje e gabuar, por një art më vete. Dhe arti i përket artistit. Artisti, që ecën larg, shumë larg, ndoshta edhe pak përpara moshës së tij, duke treguar bukurinë dhe kuptimin, këto dy aspekte metafizike të jetikes, natyrshëm janë vetë flamuri i përzgjedhjes, që ndodhet në një majë të pakapshme. Ky artist kurrë nuk kalon pa rënë në sytë e gjeneratës së re, dhe me veprën e tij dikton vendin ku flamuri është vendosur, jo me dëshira e stile tashmë të perënduara ‘politiko-miqësore’ të rrëfimit kritik-mik. Brezat gjejnë kështu mesazhin e këtij artisti duke pritur atje ku është ngulur flamuri, për ta shijuar atë arritje si të gjitha gjërat e bukura që presin gjetjen dhe zbulimin, përzgjedhjen e tyre. Vranari është artistja, e cila jo vetëm i ka vënë pikërrëfimin rrugës së bukur prozaike shqiptare, por është edhe arsyeja që rrëfen vendin ku është ngulur flamuri në një mjedis më të gjerë krijues, e pse jo me nivel tashmë botëror për forcën e mesazhit dhe fabulës së saj. Ajo, më shumë se çdo tjetër në këtë pikërrëfim, përdor për bazë të artit të saj ndjesi të interesit jetik, jashtë moshës së saj, por në një pikëtakim me kohën, vendin dhe situatat që gatuhen nga fabula dhe mesazhi. Në këtë pikë ajo është një model!
Ajet Nuro Botues i “Tribuna Shqiptare dërgoi këtë analizë specifike për veprën e Vranarit të cilën lexoi publicistja Laureta Petoshati.“Kanada Ndër librat që më shoqëruan gjatë kthimit tim nga Shqipëria ishin edhe tre librat që përbëjnë trilogjinë "Vështroni Meduzën". Sigurisht për ti lexuar ata do më duhet pak kohë për më tepër që unë kam vendosur të filloj nga romani i saj më i fundit "Dritëhijet e medaljes enigmë". Por duke hapur trilogjinë në fjalë më tërhoqi vëmendjen përkushtimi i autores ku ajo shprehet rreth trilogjisë por edhe rolit të saj ndaj bashkëkohësve të vetë dhe ndaj shoqërisë në përgjithësi. Meditimi i autores del jashtë kontekstit vetiak dhe përgjithëson marrdhëniet krijues-lexues dhe krijues-shoqëri. Ju uroj lexim të këndshëm. Vilhelme Vranari -Haxhiraj- Dy fjalë rinisë shqiptare të shekullit XXl nga autorja .Parathënie e trilogjisë "Vështroni Meduzën".Jam një grua si gjithë të tjerat. Disi e madhe në moshë për të shkruar një vepër voluminoze, një trilogji, me një shtrirje të gjërë si në hapësirë, ashtu dhe në kohë. Si çdo femër kam impenjimet e mia, si bashkëshorte, si nënë, si gjyshe dhe si pjesë e shoqërisë. Këtë vit mbusha gjashtëdhjetë vjeçe. Kushdo kur arrin një limit, pyet veten: “ Jetova, a s’jetova vallë? Kam parë apo s’kam parë? Thashë, po çfarë kam thënë? Kam bërë, po ç’kam lënë?” Jam e bindur se sa pyetje pa përgjigje, trazojnë mendjet e lodhura të atyre që kërkojnë diçka më tepër nga vetja për të qenë :“Dikushi”. Ishin pyetje, të cilat përballë realitetit të hidhur dhe të gjatë, ngelën memece, gjë që më ka munduar gjatë gjithë jetës.“Si mbiemri i shoqes sime të shkollës pedagogjike “Vranari”, e tillë, e vranët ishte dhe jeta e saj. Duhej kohë, që qielli të hapej dhe Vilhelmja ta thoshte fjalën e vet. Ajo vjen në letërsi si Antigona për të qetësuar dhe mjekuar shpirtrat e lënduar të shqiptarëve”- u shpreh më 4 nëntor 2000 në panairin e librit në Tiranë, shoku im i shkollës pedagogjike “Jani Minga”, poeti i shquar Xhevahir Spahiu. Me këto fjalë, ai që, me poezinë e tij shëron dhe qetëson shpirtrat njerëzor, që është një nga zërat më të ëmbël, më tronditës, më ledhatues, më bindës, më mikëlues, kishte të drejtë.Më interesante mbetej analiza e Monica Mureşan (shkrimtare- analiste)rumune Në vëllimin dygjuhësh (shqip-rumanisht) të shkrimteres shqiptare Vilhelme Vranari Haxhiraj, si impresion gjeneral, lexuesi vë re një atmosferë që shkon duke evoluar nga bota intimiste përmes poezisë minimaliste, me aksente mbi sentimentin lirik, por edhe një ndryshim regjistri, ku liriku i lëshon vendin poemit narrativ, me aksente herë filozofike dhe meditative, herë auto-refleksive (shih poemin “Fytyra në pasqyrë”!). Përfundimisht mund të themi se vëllimi ka një petk tematik si dhe një unitet nëntemash të trajtuara, ndërsa vargu i shkurtër, elegant dhe hijerëndë, i rijep ngjyrën personale kësaj poeteje fine, një zë i fuqishëm por diskret, dimensioni i brendshëm i së cilës sondon( sonda hynë thellë në tokë të gjej thesaret, në rastin tonë autorja heton gjendjen mendimet, ps :/sqarim i redaktorit) dhe zbulon njëherit, qartësitë dhe paqartësitë e një bote e cila i nënshtrohet “kohës bastarde”. Vëllimi bilingve „Rădăcinile”/ „Rrënjët” përfshin poemat e shkrimtares shqiptare Ëilhelmina Vranari Haxhiraj , libër që ka dalë nga botimi më 2009, duke qenë i përkthyer në gjuhën rumune nga Baki Ymeri. Libri mban një mesazh etik dhe humanist që buron nga vetëdijësimi i rolit të cilin e ka poetja në jetë: „Lajmi i zi mori dhenë,/ nga jeta u nda një poet/ Dikush me dhembje tha:/ I ndriftë shpirti për jetë!/Meriton një panteon/ Të kujtohet jetë e mot/Për fat ai jeton/ Vetëm/ Gjysma e tij prehet nën tokë,/ Ndërsa gjysma tjetër është mes nesh (Poeti). Nga thellësia e ndërgjegjes kolektive, poetja ka përfituar fuqinë e shkrimit me bërthamë, ndërsa fuqia e pajtimit me tekstin në adresë të lexuesit zë vend dhe justifikohet pikërisht me receptimin e këtij transmetimi të ngazëllimit për të qenë trup/e/shpirt si efekt me një „Aromë dehëse të qytetit”. Autorja mëton të rijapë sa më thjeshtë dhe sa më drejtëpërsëdrejti mesazhin e optimizmit të gëzuar për të sesizuar(përcktuar) thjeshtësinë e perfeksionimit, për të ndarë së bashku me njerëzit e saj shijen e dashurisë në vete, lexuesi duke u bërë një dëshmitar apo një bashkëbanor, drejtëpërsëdrejti dhe pa fishekzjarre livreske, pa formula të sofistikuara apo abstrakte: Mjerimi/…/Nuk trembet nga qielli i trishtë,/…/Nga thirrja e lazdëruar(ndoshta lajkatare(shën i redak) e vdekjes/…/Por e tremb nxehtësia e diellit.”(Mjerimi). Njësoj siç është dialogu poetja-natyra është i pazëvendësueshëm, po ashtu edhe vargjet shprehin përgëzimin për të qenë dhe për të dashur, duke evoluar nga një „kohë bastarde” deri te depërtimi në një „botë fisnike”, mbi një plan të kënaqësisë estetike që të josh. Dashuria e pakushtëzuar rrezaton nga një botë e madhe familjen e njerëzve që dinë ta duan të mirën dhe të bukurën, ndërsa poetja banon në atë botë të cilën e drejton zemra e saj. Librin e saj e përshkon mënjanë një rrjet i shqetësimit, i cili përbën po ashtu motivet që i ushqejnë temat qëndrore, siç janë dashuria dhe koha. Mbi dheun e plleshëm të dashurisë degëzohen kështupra motive të mirëmbajtura përmes përsëritjes apo rimarrjes parciale: rikthimi te rrënjët, në atë hapësirë arhetipale, të stërlashtë, përmes përkuljes dhe strehimit në gjirin e formulave arhietipale. Nuk është fjala për ikje nga realiteti, por për riprurjen në kujtesë, rivitalizimin, madje dhe komemorimin e disa evenimenteve, vendeve, njerëzve dhe emrave nga e shkuara e Shqipërisë. Kontraste përrallash/ Gjenden vetëm në vendin tim – pohon autorja, duke tërhequr vëmendjen se, Nëse njerëzit do të ishin/ Tolerantë e të mirëkuptueshëm/ Aëherë do ta shihnit/ Se si do të dukej vendi im.” Poemat kanë një farë solemniteti, ndërsa atmosfera i përgjigjet kësaj gjendjeje të derdhjes në vorbullën e kujtimeve, si plan i përgjithshëm, nën hijen madhështore të së shkuarës, duke reflektuar te „Identiteti” faktin se: Pasaportë/ kemi eshtrat e të parëve tanë/ Varret e lashtë/vlejnë si karta identiteti,/…/ Endur me gjak zemre atdhetari/ me qumësht gji-nëne ëmbëlsuar,/ gjuhën e hyjneshave ilire,/ si pasuri trashëguam. Nganjëherë poemat duken si do stampa, herë të tjera shndërrohen ndërkaq në do vizatime virtuale, të gjalla e të eksponuara në magjinë e dritës së plotë. Ballafaqohemi me të njëjtin proklamim të identitetit përmes ndërlidhjes me të njëjtat projektime, prej nga buron edhe konkretizimi i titujve, duke filluar madje me kryetitullin e vëllimit „Rrënjët”. Ky konkretizim shpjegohet, ndoshta, përmes faktit se poetja është e motivuar nga prejardhja e saj fisnike, si pasardhëse nga familja e Princit Gjergj Arianiti, si dhe nga fakti se e ka mbajtur që nga fëmijëria peshën e persekutimeve për motive politike. Në të njëjtën kohë, ndërkaq, titujt e zgjedhur janë edhe transparente, psh: „Frika” apo „Urrejtja”, „E Vërteta” apo „Jeta”, „Prehje”, „Rikthim në vite”, „Identiteti”, „Errësira”, „Vetvetja”, „Poeti” etje... duke u bazuar mbi instinktin e vet të natyrshëm, dhe me këtë regjistër numërimi kemi parashtruar edhe një anë nga subjektet e trajtuara. Një emocion i gjallë e motivon poeten kur shkruan te poema „Rikthim në vite”: Ty Perëndi të adhuroj,/ më rikthe në lashtësi,/ nëpër skuta të gërmoj,/ errësirës t’i hedh dritë./ Të shikoj çfarë nuk kam parë,/ të dëgjoj ç’nuk kam dëgjuar,/ të njoh atë që dot s’e njoha,/ historitë që s’janë treguar.//Më rikthe, të kuvendoj,/ me të parët, si kanë jetuar,/ ndër legjenda ende jeton,/ fisnikëria e trashëguar.Si impresion gjeneral, lexuesi vë re një atmosferë që shkon duke evoluar nga bota intimiste përmes poezisë minimaliste, me aksente mbi sentimentin lirik, por edhe një ndryshim regjistri, ku liriku i lëshon vendin poemit narrativ, me aksente herë filozofike dhe meditative, herë auto-refleksive (shih poemin “Fytyra në pasqyrë”!). Përfundimisht mund të themi se vëllimi ka një petk tematik si dhe një unitet nëntemash të trajtuara, ndërsa vargu i shkurtër, elegant dhe hijerëndë, i rijep ngjyrën personale kësaj poeteje fine, një zë i fuqishëm por diskret, dimensioni i brendshëm i së cilës sondon( sonda hynë thellë në tokë të gjej thesaret, në rastin tonë autorja heton gjendjen mendimet, ps :/sqarim i redaktorit) dhe zbulon njëherit, qartësisë dhe paqartësitë e një bote e cila i nënshtrohet “kohës bastarde”.Mjeshtri i Sportit Mexhit Haxhiu solli një përqasje të shkëlqyer kritike për veprën dhe lirinë munguar të autores .Diskutuan Meto Hoxha poet,A. Abazi,Q.Meminaj. Grupi i valleve të Asamblit Aulona Folk me mjeshtrin Jani Gjergji e zbukuron sallën me motivet e melodive më të bukura të trevave shqiptare . Këngëtari i estradës së Vlorës M. Qëndro përzgjodhi atmosferën vlonjate me krijimet e këngës popullore qytetare të Vlorës.
No comments:
Post a Comment