Zharko Koraq, kryetari i Unionit Socialdemokrat dhe deputet popullor, në bisedën dhënë për “e-novine”, nuk ka dilema. Vlerësimi i tij është se raporti i Dick Martyt në Serbi has në “interpretimin më të keq të mundshëm”, sipas të cilit të gjithë kanë kryer krime, e, me këtë rast, ja, edhe serbët. Bashkëbiseduesi ynë cek se pika më tmerruese e interpretimit serb për raportin është se lavdërohen politikat e Slobodan Milosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe në plan të parë nxirret fakti se “dialogu” i vetëm me ta është dhuna.
“Këtë gjë unë shumë kohë më parë në tekstet e mia e kam quajtur simetri të krimeve. Menjëherë pasi të përcaktohet se pala tjetër ka kryer krime kundër nesh – duhet harruar për përgjegjësinë e anës sonë. Ky është mendim jomoral dhe i mbrapshtë, i cili arsyeton krimet e luftës. Një mënyrë e tillë e të menduarit nxitet dhe ky është interpretimi dominant. Mbizotërojnë ndjenja triumfi dhe kënaqësie, në vend se të kërkohet hulumtimi i hollësishëm, me të cilin do të përcaktohej se cila është e vërteta e këtij raporti. Edhe vetë Marty thotë se nuk është prokuror apo gjykatës hetues, porse vetëm ka përpiluar një raport dhe ka nxjerrë indikacionet, të cilat do të duhej të hulumtoheshin, në rast se merren seriozisht. Megjithatë, këtu raporti trajtohet si një dëshmi përfundimtare për realitetin kriminel të popullit shqiptar dhe – të kemi kujdes – si fakt, sipas të cilit politikat e Slobodan Milosheviqit ndaj shqiptarëve kanë qenë të drejta. Pra, nëse nuk pret dhe arreston shqiptarë, atëherë ata do të të presin ty dhe të t’i marrin organet. Ky është mendim i mbrapshtë në kohën kur janë bërë disa hapa të parë e të vegjël për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thotë Koraq.
Qëndrim i tij është se raporti nuk e shkruan historinë e re për atë se çfarë ka ndodhur në territoret e ish-Jugosllavisë.
“Raporti kërkon një hulumtim serioz, sa më parë që të jetë e mundur, i hap dy çështje, të cilat janë krejtësisht të ndryshme, e para se çfarë është e vërteta dhe cila është përgjegjësia kriminale dhe fajësia e një numri të njerëzve që përmenden, ndër të tjerët edhe ajo e Hashim Thaçit, pasi aty përmenden krejtësisht në mënyrë konkrete njerëzit, në aspektin e përgjegjësisë direkte. Së dyti, ky raport dëshmon për atë se lufta lë pasoja të rënda dhe se me rastin e përfundimit të luftës duhet bërë përpjekje madhështore për përcaktimin e së vërtetës së plotë për krime lufte. Është evidente, megjithatë, se ky raport, i cili është tepër i rëndë dhe hap pyetje të rënda për fatin tonë, po keqpërdoret nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq, gjë kjo që shihet në deklaratat që e barazojnë raportin me fitoren ushtarake të Serbisë në Kosovë. Mendoj se ky është një interpretim më se i papërgjegjshëm dhe i palejueshëm. Është interesante se edhe vetë Marty ka deklaruar se interpretimi i tillë duhet të ngufatet, por këtë gjë mediat tona nuk e kanë transmetuar. Do të duhej përmbajtur nga komentet si ato të Jeremiqit. Raporti, sikur të dëshmohej i saktë, do duhej shpënë nga përgjegjësia për krime dhe të tregojë atë që është shumë e rëndësishme, cili është fati i disa njerëzve që cilësohen si të zhdukur. Çfarë ka ndodhur me ata. Dhe që edhe njëherë të kuptohet se konfliktet duhet të zgjidhen në mënyra paqësore, cek kryetari i SDU-së.
Ai konstaton edhe se me këtë rast janë zgjuar mediat, gazetarët dhe analistët, të cilët kanë mbështetur politikat e Slobodan Milosheviqit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës.
“Shihni të gjitha mediat, të cilat kanë mbështet Milosheviqin dhe politikën e tij kriminale, gazetarët që kanë lavdëruar politikat e Milosheviqit, analistët që, kalimthi, janë krejtësisht të njëjtë. Ata kanë përjetuar moment menopauze: ja, gjithë kohën flasim se shqiptarët janë kriminelë, tash kemi dëshmi. Për politikanë shqiptarët zgjedhin vetëm kriminelët, të gjithë politikanët shqiptarë janë kriminelë, nuk duhej zhvilluar kurrfarë dialogu me shqiptarët, nuk duhej krijuar kurrfarë marrëdhënieje miqësore me ta – këto janë qëndrimet e tyre. Sikur Thaçi të ishte përfaqësuesi i vetëm dhe kryesor i një populli dhe sikur nuk duhet që akoma të hetohen disa nga pretendimet në raport (ato, përsëris, janë tepër serioze dhe të rënda). Fakti se të gjitha anët kanë kryer krime, nuk do të thotë se kanë kryer krime të barabarta, në mënyrë të barabartë. Si psikolog mund t’ju them se natyra njerëzore është e njëjtë, mirëpo nuk janë të njëjta edhe rrethanat shoqërore, kulturore apo historike”, cek Zharko Koraq.
Interpretimet e raportit të Dick Martyt, thotë bashkëbiseduesi ynë, përveç dhunës që është mënyra e vetme e komunikimit me shqiptarët, sinjalizojnë atë se Vuk Jeremiq, pas mposhtjes në zgjedhjet në Partinë Demokratike ka dalë përsëri si një figurë triumfale politike.
“Pas bisedimeve në Luksemburg, në vend se të na thotë se çfarë ka ndodhur atje dhe çfarë ka bërë për interesat e Serbisë, ai ka thënë se ka kërkuar ndihmë për hetimin e pretendimeve nga raporti i Dick Martyt. Pra, ai tash kërkon atë që ndoshta është pjesërisht në kompetencat e tij, në vend se të merret me përmirësimin e marrëdhënieve me shtetet e Evropës, me përdorimin e kanaleve diplomatike për shfrytëzimin e potencialeve ekonomike të Serbisë. Përsëris, ky raport po përdoret si dëshmi përfundimtare se politikat e Milosheviqit kanë qenë të drejta. Dhunë, dhunë dhe vetëm dhunë kundër shqiptarëve. Për shkak se, nëse ajo nuk përdoret, atëherë ata do të jenë të dhunshëm kundër nesh. Në vend që në mënyrë të qetë të bisedojmë për momentet e vështira. Reagimet e para të Serbisë ishin konkrete, është thënë se nuk do të paraqitet ndonjë padi, por do të pritet deklarimi i Bashkimit Evropian dhe të nisen hetimore. Mirëpo, tash raporti po përdoret si mbështetje për një politikë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, e cila ka përjetuar goditje të plotë”, thotë Koraq.
“Kjo gjë do të vështirësojë komunikimin mes Beogradit dhe Prishtinës, e kam parë se Jelko Kacin ka thënë se nuk do ta vështirësojë, por, druaj se do të ndikojë, pasi përmban pjesë dramatike. Do t’ua vështirësojë punët përfaqësuesve serbë, të cilët edhe ashtu vështirë hyjnë në këtë dialog dhe mendoj se pason një stagnim i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Këtë gjë disa këto mezi se do ta presin. Mirëpo hapet kështu edhe një tjetër problem madh, marrëdhënia e Prishtinës ndaj Evropës, respektimi i të drejtave njerëzore në Kosovë dhe, më duhet që këtë gjë ta them haptazi, biografia e disa prej politikanëve të Kosovës”, cek Zharko Koraq.
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...