2010-12-19

Kush është Veli Karahoda ?

Veli Karahoda lindi më 4 janar 1968. Diplomoi në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Prishtinës (1991). Me shkrimet e para letrare u shfaq në fund të viteve tetëdhjetë, duke publikuar kryesisht ese që trajtonin tema nga letërsia, estetika, filozofia, politika. Aso kohe në shtypin ditor (Rilindja, Flaka e vëllazërimit) dhe në atë periodik (Jeta e re, Fjala, Zëri, Bota e re) botoi poezi, tregime, reçensa, kritika letrare, ese mbi teatrin dhe trajtesa mbi autorë të ndryshëm si Ernest Koliqi, Kasëm Trebeshina, Faik Konica, D.H. Lawrence, Jorge Luis Borges, Kandinski, etj. Librin e parë (Kështjella shqip e Kafkës, roman) publikoi më 1991 (SH.B. Gjon Buzuku). Pasuan: Klepsidra e verdhë, vëllim me poezi, 1992 (ArtCenter, Prishtinë); Panairi i kufomave, ese dhe shkrime kritike, 1992 (ArtCenter, Prishtinë); Akademia e veshjes bukur, vëllim me poezi, 1993 (BlendAS, Prishtinë); Balsamuesit e luleve, vëllim me tregime dhe novela, 1994 (SH.B. Rilindja, Prishtinë); Lukrecia, (Mësojmë gjuhën magjike të fluturimit, Lukrecia) 1995 (SH.B. Rilindja, Prishtinë); Demonët, roman, 2000 (SH.B. Rilindja, Prishtinë); Shtatë fjalët e fundit, roman, 2003 (SH.B. Gjon Buzuku).
V. Karahoda ka botuar tek Rilindja, Fjala, Zëri, Eurozëri, Bota Sot, Albania, Urtia, Rilindja Demokratike, Flaka e vëllezërimit, Fakti, etj.
1991: anëtarsim në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës;
1993: anëtarësim në PEN Qendrën daneze.
1995-1997: kolumnist në revistën EuroZëri; autor një serie shkrimesh në rubrikën Camera Obscura.
1997-2000: kolumnist në të përditshmen Bota Sot. Në rubrikat Margjinale, Nga këndi i vdekur dhe Auditorium, V. Karahoda publikoi një numër të madh kolumnesh, esesh dhe artikujsh me tema politike, letrare, kulturore, etj.
2000: redaktor kulture në javoren Opinioni i Tretë, Prishtinë.
Librat Balsamuesit e luleve, Lukrecia dhe Shtatë fjalët e fundit janë shpërblyer me çmime letrare.

Veprat letrare

Veprat e autorit janë të grupuara sipas zhanrit.
Romane
Kështjella shqip e Kafkës, 1991
Demonët, 2000
Shtatë fjalët e fundit, 2003
Novela dhe Tregime
Balsamuesit e luleve, 1994
Lukrecia, 1995
Poezi
Klepsidra e verdhë, 1992
Akademia e veshjes bukur, 1993
Eseistikë
Panairi i kufomave, 1992

Çmime letrare

Çmimi letrar vjetor Rilindja, 1995 për librin Balsamuesit e luleve.
Çmimi letrar Pjetër Bogdani (ndahet nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë të vitit në të gjitha zhanret), 1996 për librin Lukrecia.
Çmimi letrar Hivzi Sylejmani (ndahet nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë të vitit në prozë), 2003 për librin Shtatë fjalët e fundit.

No comments:

Post a Comment

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...