Në një intervistë për radio Deutsche Welle, filozofi i njohur slloven Sllavoj Zhizhek ka vlerësuar se politika e Brukselit ndaj Ballkanit është duke ndryshuar, por ka shtuar se, duke marrë parasysh përvojën e deritashme, sidomos në 10 vjetët e fundit, “Evropa, fatkeqësisht, nuk është në gjendje të arrijë një nivel të projektit serioz”.
Sidoqoftë, ai mendon se për shkak të disa arsyeve të caktuara gjeopolitike, pozita e Ballkanit sot është shumë më e mirë.
Lidhur me ardhmërinë e Kosovës, Zhizhek ka thënë: “Kjo çështje më ka sjell shumë telashe. Përgjithësisht, situata është shumë irracionale. Tash do të them diçka absurde: ndoshta është më mirë që Kosova, nëpërmjet një koordinimi ndërkombëtar, t’i bashkohet Shqipërisë. Kjo do të ishte zgjidhja e vetme afatgjatë racionale. Ngase, është budallallëk të kesh dy shtete me popull krejtësisht të njëjtë”.
Zhizhek ka pranuar se ka qenë skeptik deri në pavarësimin e Kosovës.
“Kjo ishte pjesë e një strategjie amerikane, e cila, siç po shihet, në aspektin afatgjatë nuk e zgjidhë problemin”.
“Për shembull, miqtë e mi nga Kosova më kanë thënë se fillimisht kanë qenë të lumtur, mirëpo kur kanë dashur të ndërtojnë autostradën Prishtinë-Tiranë është dashur që këtë ta bëjnë thuajse në mënyrë të fshehtë. Sepse, zyrtarët ndërkombëtarë janë paranoikë dhe nuk dëshirojnë asnjë lidhje të ngushtë mes Shqipërisë e Kosovës. Pra, ky është çmimi që duhet ta paguash nëse varesh nga dëshira e mirë e fuqive të mëdha”, ka thënë Zizek.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2010/12/24
Sllavoj Zhizhek: Bashkimi Kosovë-Shqipëri, zgjidhja e vetme racionale
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment