VRITEN TRE EMIGRANTË JUGOSLLAVË |
Tre shqiptar në egzil u vranë më 17.1.1982, në Untergrupenbach, afër Heilbronn-it, pas një sulmi, sipas te gjitha gjasave me motive politike, e nuk përjashtohet mundësia që në prapavi të jetë kjo vepër e shërbimit sekret. Sipas njoftimit të prokurorit në Heilbron, njëri prej tri viktimave, i cili vdiq nga pasojat e qëllimit me armë, pas katër orësh për gjakderdhjen e mbrëmshme. Për shkak të motivit politik të krimit të mbremshëm, hetimet për këtë rast i ka marrë përsipër zyra shtetërore e krimeve në Stuttgart. Viktimat, në mesin e tyre dy vëllezër, janë jugosllavë, me përkatësi kombëtare shqiptare, të cilët kishin bërë përvojë në kundërshtimin e rrethanave politike në Kosovë, në kufi me Shqipërinë, duke u angazhuar për themelimin e Republikës së Pavarur të Kosovës. Emrat e tyre janë Bardhosh Gërvalla (31 ), Jusuf Gërvalla (36) dhe Kadri Zeka (28)Jusuf Gërvalla gjendej në Gjermani nga dhjetori i vitit 1979 si refugjat politik dhe së bashku me vëllanë e tij, duket të jenë fajësuar nga organet jugosllave si anëtarë udheheqës të një organizate antijugosllave. Kadri Zeka, gazetar i radiotelevizionit kishte jetuar në Zvicer.
Vrasësit e dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të Kadri Zekës, ndoshta kurrë nuk do të zbulohen. Si edhe shumë vrasje tjera, si e dëshmorit Vehbi Ibrahimit, i cili u vra me 10 tetor 1981 në Bruksel të Belgjikës. As Darko Ashanini deri më sot nuk u dënua për vrasjen e Enver Hadrit më 25.01.1990 në Belgjikë dhe as që bëri ndokush përpjekjen më të vogël nga shqiptarët që krimineli D. Ashanin të dënohet. Së paku ta angazhojnë ndonjë avokat për ndjekjen e tij. Më që isha në rrjedhat e shumë ngjarjeve të kohës dhe pak a shumë i njoh personalisht Hysen Gërvallën, poashtu dhe Hysen Gegën, siç i kam njohur edhe dëshmorët e kombit Jusuf e Bardhosh Gëvallën e Kadri Zekën, me këtë rast dëshiroj të jap komentin tim rreth vrasjes së tyre. Unë e kam lexuar shkrimin origjinal të Hysen Gegës në "Zëri i Kosovës", edhe reagimin e Hysen Gegës, pas letrës së Hysen Gërvallës, por nuk më kujtohet krejt se çka është shkruar e thënë atëherë pasi ato shkrime nuk i posedoj më. Ata numra "Zëri i Kosovës", m`i kanë marrë njerëzit dhe nuk m`i kanë kthyer. Atë e kishte sjellë tekstualisht në reagimin e tij Hysen Gërvalla, i shtron pyetjen H.Gegës kështu: „Kur t’i dhanë 100.000 DM për ta vrarë Jusuf Gërvallën dhe më pas edhe 100. 000 DM për ta vrarë Ibrahim Kelmendin, pse nuk t’i dhanë edhe 100.000 marka tjera për vrasjen e Kadri Zekës?" Ndoshta për atë që Kadriu jetonte në Zvicër dhe unë nuk e di a e ka njohur fare H. Gega Kadri Zekën? Pse nuk është shkuar Hysen Gega, t’i shprehë ngushëllime Hysen Gërvallës, posa ka dalë nga burgu shumëvjeçar dhe sidomos, pasiqë e paska ftuar H. Gëvalla, kjo është për t’u habitur!? Unë e kam studiuar këtë moment, por nuk e kam kuptuar mosshkuarjen e H. Gegës për ngushëllime? Sipas asaj që thotë në reagimin e tij H. Gërvalla, ndokush mund të dyshojë në sinqeritetin e H. Gegës? Mirëpo meqenëse personalisht e njoh, nuk dyshoj aspak se Hysen Gega mund të ketë qenë i përzier në vrasjen e tre dëshmorëve tanë, për këto arsye: Hysen Gega ishte dhe është një atdhetar dhe trim i dëshmuar kombëtarisht
Der Spiegel (Revista pasqyra) 25 janar Nr. 4/1982 |
Asnjë njeri i marrë nuk do të tregonte nëse i janë ofruar para dhe ai është angazhuar në ndonjë vrasje. Hysen Gega është njeri shumë i sinqertë, por jo edhe aq intelektual që ta peshojë mirë secilën fjalë që thotë. Pra, dikush ka mundur t’ia shtrembërojë ndonjë fjalë apo fjali në shkrime apo intervista, për t’i dhënë kuptim ose kahe tjetër, sidomos ata në "Zëri të Kosovës", ku shkruanin disa ekstremistë majtistë, që për opinionin mund të ketë lënë vend për dyshime. Jo vetëm unë, por gjithë ata që e njohin Hysen Gegën, kanë të njëjtin mendim sikur unë se H. Gega më parë do ta vriste vetën sesa Jusuf Gëvallën. Njerëzit që kanë vuajtur shumë vjet burg nëpër kazamatet serbe, kanë dalë të lodhur fizikisht dhe psikikisht dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, anipse disa nuk e pranojnë këtë fakt.
Unë në vitet e `90-ta kam lexuar diku në gazetat gjermane, por që më kanë humbur. E di se në to shkruante se Darko Ashanin, pas vrasjes së një serbi në Beograd e kishin liruar nga burgu organet sekrete serbe, me kusht që ta vriste Enver Hadrin. Jam shumë i sigurtë se Darko ishte vrasësi i E. Hadrit, por që me siguri se dikush nga shqiptarët e shitur e ka shoqëruar atë, sepse serbët pa ndihmesën e ndonjërit nga tradhtarët tanë nuk kanë mundur që ta vrasin atë, sepse ata janë frigacakë në këso rastesh. Enver Hadri dhe bashkëveprimtarët e tij Reshat Sahitaj,
V. Ibrahimi |
Gani Azemi dhe Behare Rexhepi, formuan komitetin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe më ketë arriti që me argumente të hapë dyert e kancellarive e evropiane: Paralamentit të Evropës, Këshillit te Evropës, Qeverisë Belge, Bundestagut Gjerman, qeverisë Angleze dhe asaj Fanceze dhe përfaqësive të tjera në Brucksel, duke dënocuar dhunën dhe gjenocidin sebosllav ndaj shqiptarëve ne Kosovë. E. Hadri me punën dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe të bashkeveprimtarëve te tij, Parlamenti Evropian në vitin 1989 harton dhe miraton rezolutën e parë për Kosovën dhe gjykon dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës. E. Hadri ështe botues i disa veprave. Po përmendi vetëm një prej tyre " Kosova, gjaku im që nuk falet". Kjo na përkujton se gjaku i dëshmorëve e matirëve shqiptarë nuk falet. E. Hadri pa dyshim që e ka vendin në mesin e burrave të mëdhenj. Për vrasjen e Enverit, Reshat Sahitaj thotë se e vranë tre komandosët e UDB-së Darko Ashanin, Adria Llakoviq dhe Vesko Vukotiq, të urdhëruar nga shefi i UDB-së së atëherëshme Stanishiq. Unë kam lexuar nëpër revita e gazeta të huaja vetëm për Darko Ashaninin. Unë kam thënë edhe në raste tjera, se shqiptarët ishin përherë të përzierë në vrasjet e vëllezërve të vet. Ne poashtu kemi lexuar të gjithë libra të ndryshme, se më 1910-1918, 1941-1945, 1998-1999, mjerisht shumë nga shqipfolësit shqiptarë ishin në shërbim të okupatorit sllav. Spiunazhi sekret serb ka liruar shumë kriminelë serbë nga burgu, vetëm për të vrarë burrat, trimat, intelektualët, patriotët, nacionalistët dhe atdhetarët më të devotshëm shqiptarë.
E. Hadri |
Dhe pikërisht sot duhet kërkuar nga „shqiptarët" (lexo: udbashët shqiptarë), të cilët punonin në shërbimet sekrete shtetërore serbojugosllave, që të na tregojnë se cilët ishin bashkëpunëtorët e UDB-së serbo-jugosllave që vrau shumë shqiptarë pa gjurmë dhe nishan, sepse ata e dinë mirë këtë punë, edhe pse është e kuptueshme se ata nuk do të tregojnë asgjë për këtë, por së paku duhet bërë të gjitha përpjekjet që t’i detyrojmë që të flasin dhe, me në fund duhet hapur gjithsesi edhe dosjet sekrete të secilit individ të dyshimtë. Dhe kjo për zbulimin e të gjitha vrasjeve të shqiptarëve, pas LDB-së e deri në fillim të vitit 1998, por edhe për zbulimin e të gjitha vrasjeve të pas luftës në Kosovë. Se sa jemi angazhuar ne shqiptarët në përgjithësi në këtë drejtim, mund të thuhet shumë pak ose fare, kur e dimë faktin se pa ndihmën e tradhtarëve nga radhët tona, ka qenë e pa mundur që të kryhen gjithë ato vrasje „enigmatike" të shqiptarëve!?
f.187-189
(Stuttgarter Zeitung- Gazeta e Stuttgart-it ,19 janar 1982)
Riza Salihu |
Në një atentat, me siguri të motivuar politikisht, në natën e së hënës, në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it janë qëlluar për vdekje tre jugosllavë që jetonin në egzil. Kur diku rreth orës 22, 15 h, tre të huajt nga një shtëpi në Untergrupenbach, deshën të largohen me automobil, për në vendbanimin e afërm për të telefonuar, janë qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur. Dy udhëtarë vdiqën në vend, ndersa i treti vdiq disa orë më vonë në spital, i cili arriti të thotë se përgjegjës për vrasjen është shërbimi sekret jugosllav. Të tre të vrarët ishin jugosllavë, me prejardhje shqiptare, të cilët angazhoheshin për pavarësinë e Kosovës, provincë kjo e shqetësuar në kufi me Shqipërinë. Vrasësit janë zhdukur pa gjurmë. Dëshmitarët duket të kenë parë, menjëherë pas atentatit, dy meshkuj duke ikur. Sipas njoftimit të shërbimit shtetëror për kriminalistikë në Stuttgart, bëhet fjalë për viktima nga Jugosllavia që jetonin në egzil. Fjala është për Bardhosh Gërvallën (31), vëllain e tij Jusufin (36) dhe gazetarin e radios Kadri Zekën (28), që jetonte në Zvicër. Ata nga fillimi i vitit të kaluar, banonin në një shtëpi në Untergruppenbach, përafërsisht 40 m. nga dera e garazhit, janë qëlluar me armë dhe në vend kanë mbetur të vrarë, vozitësi dhe personi afër tij, ndërsa Jusufi që ishte i ulur në karrigën e prapme, ishte i qëlluar rëndë në pjesën e epërme të trupit, vdes në mëngjës në spita1. Gërvalla, sikur vëllau i tij, jetonte si refugjat politik në Gjermani nga viii 1979. Qeveria jugosllave i kishte akuzuar të dy vëllazërit se janë pjesëtarë të një organizate që vepronte kundër shtetit jugosllav. Jusuf Gërvalla ishte cilësuar udhëheqësi kryesor i kësaj organizate. Sipas një njoftimi të policisë, Kadriu jetonte në Zvicër, ku kishte marrë strehim politik. Bardhoshi punonte si punëtor social, në AWO-në e Ludwigsburgut. Policia fare nuk ka njohuri për kryesit e këtij krimi. Në vendin e krimit nuk janë gjetur armë. Dy meshkujt që janë parë nga dëshmitarët kanë ikur këmbë nga vendi i krimit. Gjithashtu, policia nuk e di se sa herë kanë qëlluar vrasësit. Jusuf Gervalla, që ishte i lënduar rëndë, ishte goditur nga dy plumba në pjesën e epërme të trupit. Baden Würtemberg gjithnjë ishte fushë e parapëlqyer për konfliktin në mes të refugjatëve kroatë dhe shtetit jugosllav. Deri tash sulmoheshin kryesisht refugjatët konservativë kroatë, kësaj radhe janë goditur papritmas, kundërshtarët e shtetit jugosllav. Për atentatet e deritashme mbi diplomatët jugosllavë, si të akuzuar paraprakisht ishin pjesëtarët e Këshillit Nacional Kroat, organizatë kjo që në vitet e kaluara e kishte përqëndruar aktivitetin në Stuttgart, në Mannheim, në Karlsruhe në rrethinën e Freiburgut, Lörachit, Offenburgut, si dhe në liqenin e Bodense-së.
Xhafer Leci |
Qëllimi kryesor i organizatës ishte krijimi i shtetit të pavarur kroat, edhepse në të kaluarën brenda organizatës kishte konflikte të ashpra rreth asaj se a duhet ky të jetë një shtet i organizuar në baza socialiste apo të një demokracie parlamentare. Herën e fundit KNK-së i është dëgjuar zëri, atëherë kur Jugosllavia kishte kërkuar dorëzimin e tetë kroatëve, në shkëmbim të katër terroristëve gjermanë. Atëherë u organizuan disa protesta nga KNK-ja kundër kërkesave të qeverisë jugosllave, të cilat qeveria gjermane nuk i përfilli.
FAKSIMILI NGA GAZETA GJERMANE “Südwestdeutsche Zeitung e dates 30 Janar 1982 |
DHUNA
(Bild Zeitung-Gazeta ditore, 20 janar 1982)
Vrasja e tre refugjatëve jugosllavë në Heilbronn, të rikujton analizën e ministrit te brendeshëm Baum, të paraqitur në opinion në mënyrë shqetësuese në fund të verës së kaluar, në të cilën bëhej fjalë për një rritje të dukshme të terrorit shtetëror në Republikën Federale të Gjermanisë. Se a bën pjesë vrasja e trefishtë në këtë kategori, është ende çështje e hapur. Njëri prej viktimave, pak para vdekjes për atentatin e ka bërë përgjegjës shërbimin sekret jugosllav (UDB-en).Hedhja e fajit nga njëra palë tek tjetra, në mes të përfaqësuesve zyrtarë të shtetit jugosllav dhe organizatave ekstremiste të refugjatëve Jugosllavë për vrasje dhe terror, është pjesë e repertoarit tanimë të njohur. Sipas përvojës së deritanishme, kjo nuk është vetëm "propagandë tmerri", sepse që disa vjet, vazhdimisht ndodhin sulme misterioze dhune me viktima nga të dyja anët. Nga e gjithë kjo, ka një dallim. Nuk është njësoj, kur një organizatë terroriste e refugjatëve jugosllavë e vret një diplomat jugosllav, sikur atëherë kur shteti jugosllav, nëpërmjet shërbimit të tij sekret, në mes të territorit gjerman, praktikon sulmet vdekjeprëuse dhe vrasjet. Për ne është e papranueshme që shërbimet e huaja sekrete të dërgojnë vrasës tek ne. Kjo vlen njësoj, sikur për revolverashët e shërbimit sekret të Shahut, ashtu sikur për figurn e errtë të Gadafit dhe vlen, natyrisht edhe për ekzekutorët e Beogradit.
Një dëshmitar kishte vëzhguar vrasësit (gazeta e Stuttgar-tit)
Dy plumba ishin në gjoksin e tij. Jusuf Gervalla (36) kishte gjakderdhje të madhe. Ai gjendej i shtrirë në një batanije, në rrugën e mbuluar me borë "Auf der Habichtshöehe" në Untergrupenbaeh. Ai mundi t`i thoshte policisë, se përgjegjës për sulmin vrastar ishte UDB-eja. Të dielën mbrëma, rreth arës 22,15 h, u dëgjuan shumë të shtëna në lagjën e re. Plumbat kishin shpuar dritaren e djathtë anësore të BMW -së 316, ngjyrë të gjelbër dhe vranë në vend Bardhoshin (31) vëllaun e Jusufit dhe Kadri Zeken (28). Një mësues e kishte vëzhguar atentatin: "Unë dola në ballkon, që të thith pak ajër të pastër. I pashë tre jugosllavët (vëllazërit Gërvalla dhe Kadriun) duke dalë nga garazha me BMW-në e tyre, duke vozitur nga prapa shpejt, rreth nja 40 m. deri në udhëkryqin e afërm. Kështu bënin ata gjithnjë. Kur vetura u ndal tek drita e rrugës, nga punishtja e afërme doli një mashkull dhe iu aftua veturës. Pastaj i dëgjova 5-8 të shtëna. Vetura lëvizi përpara me shpejtësi dhe u përplas për derën e një garazhi. Ai që qëlloi dhe një mashkull tjetër me shpejtësi u larguan nga vendi i krimit." Vëllazërit Bardhosh dhe Jusuf Gervalla, jetonin me gratë e tyre dhe pesë fëmijët në shtëpinë familjare në "Habiehtshöehe". Këta burra luftonin kundër rrethanave politike në Kosovë, në vendin që ndodhet në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Në këtë shtëpi, si duket, ishte redaksia e gazetës "Zëri i Kosoves". Të shtunën në mbrëmje, erdhi nga Zürihu në Untergrupenbaeh Kadri Zeka, i cili ka të ngjarë të ishte kryeredaktor i kësaj reviste. Një zyrtar i policisë thotë kështu: Ata të tre donin të shkonin në kabinën telefonike, sepse në shtëpinë ku banonin nuk kishte telefon. Krejt kjo vepër kriminale, duket se ishte një ekzekutim. Rreth orës tre të natës, pas një operacioni urgjent Jusuf Gërvalla vdiq në spitalin e Heilbronn-it. Policia: "Dyshohet se arma me të cilën u krye krimi ishte një automatik i kalibrit 7,65 mm." Angazhimi i zgjëruar për kapjen e kriminelëve mbeti pa rezultat.
Vrasësit ishin profesionistë Heilbron, 20, janar 1982
Dymbëdhjetë plumba ishin zbrazur në Heilbron-Untergrupenbach. Vozitësi i BMW-së, Bardhosh Gervalla (31), vdiq nga goditja me gjashtë plumba, ndërsa vëllau i tij Jusufi (36) dhe Kadri Zeka u goditën me nga dy plumba.
Komisioni i jashtëzakonshëm i zyrës shtetërore të krimeve, sipas zonjës Lamblin, ka konstatuar me sa vijon: "Këtu bëhet fjalë për vrasës profesionalë. Që të dytë kanë përdorur automatikët e kalibrit 7,65 mm." Qeveria e Stuttgartit e kishte dënuar dje këtë atentat.
Kryeministri Späth, kishte ftuar konzulin jugosllav në Stuttgart, Dimitrijeviç, që t`i shpreh shqetësimet e tij, se kjo mund t`i dëmtojë marrëdhëniet e mira në mes të Baden Würtembergut dhe Jugosllavisë.
Horst Zimmermann
Edhe përkundër marrëveshjes komandotë vrasëse godasin sërish në mënyrë të përgjakshme
BONN/ HEILBRONN
Nga Pas vrasjes së tre refugjatëve jugosllavë në Untergruppenbach afër Heilbronit, shtohen dyshimet te organet gjermane të sigurimit se shërbimi sekret jugosllav (UDB-ja), angazhon sërish forca të shtuara të agjentëve vrasës në Gjermani, kundër refugjatëve ekstremistë jugosllavë, që jetojnë në egzil. Marrëveshja e fshehtë e arritur në mes të ministrit të brendshëm federal Baum, pranverën e kaluar dhe kolegut të tij nga Beogradi, Franjo Herleviq, është e pavlefshme, sepse Beogradi nuk po i përmbahet. Z. Baumi ia kishte bërë të qartë Herleviqit se veprimi i komandove vrasës të Beogradit në territorin e Republikës Federale nuk mund të tolerohet më (më gjatë).
Herleviqi la të kuptohet që Beogradi do të përmbahet nga marrja e masave vetjake për mbrojtje kundër aksioneve terroriste të refugjatëve jugosllavë, nëse organet gjermane janë në gjendje t`i marrin nën kontroll organizatat radikale të refugjatëve jugosllavë. Në kuadër të marrëveshjes së arritur, ishin zotuar për të marrë masa të rrepta të mbikëqyrjes për rreth 1600 refugjatë jugosllavë që konsideroheshin si ekstremistë, që nga ndalimi i marrjes me veprimtari politike e deri te kufizimi i qarkullimit.
Gjithashtu personat e cilësuar si posaçërisht të rrezikshëm, u vunë nën mbikëqyrjen e policisë. Menjeherë pas takimit Baum-Herleviq, u pa qartë se Beogradi në asnjë mënyrë nuk dëshironte t`i përmbahej marrëveshjes. Më 14 maj të vitit të kaluar në Frankfurt u qëllua Rasim Zenelaj (33), refugjat me prejardhje kombëtare shqiptare nga krahina e shqetësuar e Kosoves dhe për pasojë mbeti invalid i përjeteshëm.
Njëzet e katër vjeçarja Zorica Aleksiq, e ka pranuar se kishte qëlluar me armë, me urdhër të shërbimit sekret-UDB-së. Që në mesin e vitit të kaluar, u panë shenjat e ashpërsimit të raporteve të ndërsjella. Organizatat e refugjatëve jugosllavë grumbullonin në sasi të mëdha armë dhe mjete shpërthyese.
Baum njoftonte për shenjat e shtimit të dukshëm të sulmeve të terrorit shtetëror. Konflikti i ndërsjellë në mes të organizatave të refugjatëve jugosllavë dhe shërbimit sekret (UDB-a), në këto 20 vjetët e shkuara, ka lënë gjurmë të gjata gjaku në Gjermani. Policia ka numëruar deri tash rreth 20 kufoma nga të dy palët.
Që nga Igo Kühe këtu vlen motoja nga testamenti i vjetër "dhëmb për dhëmb, sy për sy". Njëherë shkojnë bombat paketë në Zagreb ose në trenin e shpejtë "Helas-ekspres", herën tjetër noton një kufomë e një refugjati në Rajnë. Pas atentateve dhe sulmeve kundër punëtorit të konzullatës në Stuttgart, Milovanoviç, ose vicekonsullit, Topiq në Düseldorf, vinin gjuajtjet me armë ndaj refugjatëve radikalë jugosllavë. Një zyrtar i sigurimit na tha "Në fshehtësi ka filluar armatosja intenzive".
Momentalisht si duket, posaçërisht të rrezikshëm, sipas organeve gjermane, janë anëtarët e grupit që grumbullohen rreth revistës "Revolucioni kroat".
Stuttgart: Banesa e të huajve ishte vështruar kohë të gjatë para veprës
Dymbëdhjetë ditë mbas vrasjes së tre mërgimtarëve jugosllavë në Untergruppenbach të Heilbronn-i, Enti Kriminal Federal (EFK) Baden Württemberg ka marrë njohuritë e para mbi vrasësit e mundshëm dhe ka filluar kërkimet. Organet hetuese i kërkojnë dy burra në moshë prej 30 dhe 35 vitesh, të cilët qysh se disa ditë para atentatit, duket e kishin vështruar banesën e dy vëllazërve të vrarë Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla. Përpos kësaj organet hetuese kërkojnë një jugosllav të moshës 30 vjeçare, i cili në gusht të vitit 1980 ishte burgosur me dyshim të veprimtarisë për shërbimin sekret jugosllav, mirëpo i cili ishte liruar përsëri, mbasi që atij asgjë nuk mund t'i dëshmohej me siguri.viktimat e atentatit, deri më tash më të rëndë në shtetasit e huaj në Baden-Württemberg, me prapavi të mundshme politike apo shërbim sekret, janë mërgimtarë jugosllavë me kombësi shqiptare, të cilët kanë vepruar për themelimin e një Republike të Pavarur të Kosovës në Jugosllavi. EFK ka referuar në informata, në bazë të cilave 28 vjeçari Kadri Zeka, poashtu i vrarë gjatë atentatit, është dashur që të shtyhet për t'u kthyer në Jugosllavi. Në rast që nuk pranon, ai është kanosur se do të vritet. Edhe banesa e vëllazërve Gërvalla kishte qenë vëzhguar qysh moti, jo vetëm shkurtimitsht para atentatit. Ata dy burrat, të cilët kinse, shkurtimisht para atentatit e kanë vëzhguar benesën e dy vëllazërve, kanë bartur në bazë të njohurive të EFK, kësula të zeza. Posa sërish kishte rënë në sy edhe dallimi i gjatësisë i të dy të dyshuarëve edhe veshmbadhja e çuditshme e njërit prej tyre, i cili kishte veshur një pallto ngjyrë kafendryshk, me jakë gëzofi të errët dhe pantollona të kuqe të ngushta. Është e mundur se ata kanë qenë duke udhëtuar me një veturë të markës Citroen Cx. Personi i tretë (shikoje fotografinë), ka " ndryshuar qarkullimin" e postave të bashkatdhetarëve me një mashtrim, dhe e ka përvehtësuar atë. Me ç`rast ai ishte mundur edhe për letrat e vëllazërve Gërvalla, të cilët mbi këtë çështje i kishte informuar policia.
Der Spiegel (Revista pasqyra) Nr. 4/1982
Policia e kërkon jugosllavin Riza Salihu, i cili në vitin 1980 kishte sjellë në pronsinë e tij postën e bashkatdhetarëve të tij dhe kundër së cilit ekziston edhe fletarresti edhe për delikte tjera.
E TËRA DUKET SI NJË EKZEKUTIM
Masakër ndaj shqiptarëve: Si siguron shërbimi sekret jugosllav detyra për vrasje në Republikën Federale ( Gjermani, shënim i përkthyesit )
Vrasës të panjohur vranë, në afërsi të Heilbronn-it, tre jugosllavë. Për organet gjermane të sigurimit, është kjo masakër një kulminacion në luftën e nëntokës, të cilën e bëjnë shërbimet sekrete jugosllave kundër kundërshtarëve të regjimit të shtetit shumëkombësh në Republikën Federale. Mbas mërgimtarëve kroatë tash regjimi i Beogradit, si po shihet i ka shpallur luftë të përgjakshme mërgimtarëve shqiptarë nga Republika e Kosovës. BMW-ja e gjelbër 316 voziti mbrapa prej garazhi. Vozitësi nuk deshi që të kthehej në borë dhe drejtoi veturën mbrapa 40 metra gjatë, deri te një udhëkryq. Kur vetura për një kohë të shkurtër u ndal te një dritë rruge, u paraqit një burrë nga vendpunishtja në anën e djathtë dhe prej një distance, përafersisht tri metra qëlloi në brendi të veturës. Një burrë i dytë qëlloi poashtu, u ndal pastaj pranë veturës që nëpërmjet dritares së thyer anësore, të mund të bindej për ndikimin e goditjeve. Fqinjët, të frikësuar nga zhurma e të shtënave i panë dy burrat duke ikur. Mizershëm, çka dëshmuan banorët e lagjës "Habichtshöhe" të komunës së Untergruppebach-it, në afërsi të Heilbronn-it, të shohin pastaj natën e së hënes të javës së kaluar: Katërcilindriku punonte ende me tërë rrotullimin, shoferi e kishte ende këmbën në këmbzën e gazit. Pastaj, si duket, ai e lëshoi kupllungin, ai vdiq. Automjeti ngiste pa shofer në një gjysëmqark në të majtë dhe u ndesh me një derë të mbyllur të garazhit. Rrotat e nxitjes ishin gropuara thellë në dëborë, motorri ishte fikur, ishte qetësi. Në brendi të automjetit policia gjeti vozitësin Bardhosh Gërvalla 31 vjeçar jugosllavi i qëlluar nga gjashtë të shtëna, qëndronte i mbështetur mbrapa timonit, Bashkëvozitësin e tij Kadri Zeka, 28 vjeç, i vrarë nga dy të shtëna në pjesën e epërme të trupit, dhe vëllaun e vozitësit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, i qëlluar poashtu nga dy të shtëna të rrezikshme për jetë.Vendi i ngjarjes në Untergruppenbach: dhjetë goditje në zemër, në mushkëri dhe qafë. Këto tri viktima u identifikuan dhe u klasifikuan politikisht shpejt: Mërgimtarë jugosllavë me prejardhje shqiptare nga Krahina e Kosovës në jug të shtetit ballkanik dhe të tre agjitatorë kundër qeverisë në Beograd. Edhe për dorasit kishte menjëherë njohuri. Qysh në vendin e ngjarjes, Jusuf Gërvalla i pëshpëriti policisë, i cili më vonë vdiq: "Këtë e bëri SDB"-ja Shërbimi Sekret Jugosllav-"Sluzba Drzavne Bezbednosti." Dymbëdhjetë herë ishte goditur nga dy revole të kalibrit 7,65 në tre burrat, dhjetë goditje e kishin goditur atë në zemër, mushkëri dhe qafë. Një polic në vendin e ngjarjes: "E tëra duket si një ekzekutim". "Ishte ky verprim i përdorshëm i shërbimit sekret, sikur u shpreh Sigfried Hübner, instruktori policor dhe snajperist nga Stuttgart-i; katër goditje duhet të godasin, "tri që ta shtangin viktimën apo, nëse qëndron, ta rrëzojnë dhe ta bëjnë të paaftë për luftim, pastaj goditja e duhur vijuese, vdekjepruese". Edhe kjo tregon për SDB. Që disa vjet zhvillojnë shërbimet sekrete jugosllave dhe kundërshtarët e regjimit, luftë të përgjakshme në botën e jashtme. Në shumë raste kanë sulmuar dhunshëm mërgimtarët militantë jugosllavë: ambsadat, konzulatat dhe përfaqësuesit e vendit të tyre. Beogradi reagonte në vdekje dhe terror, gjithënjë me të njëjtën mënyrë.
Vendveprimi i Shoot-out'it balkanik ishte gjithenjë Republika Federale dhe policia ishte deri më tash e pafuqishme që ta përfundonte këtë çështje. Me këtë rast janë përgjegjësitë të njohura. Beogradi iu frikësohet grupeve të angazhuara të mërgimtarve si vatër trazirash në shtetin shumëkombësh dhe lufton kundër tyre.Vrasësit e shërbimit sekret i kishin drejtuar revolet e tyre deri më tash, para se gjithash kundër kroatëve mërgimtarë. Në të shumtën e rasteve të vrasjeve në mërgimtarët kroatë pjesëmarrja e Beogradit është dëshmuar qartë. Për shembull: kur kroati Franjo Goreta, një burrë i dikurshëm i shërbimit sekret, me detyrë për vrasje në Republikën Federale, u shkëput dhe e vrau një oficer drejtues, dërgoi Beogradi një komando.
Posa Goreta e përfundoi dënimin me privim lirie, e kryen njerëzit e SDB-së një atentat, të cilit Goreta mezi iu shmang. Në procesin vijues kundër të tre veprimtarve, shkroi gjykatësi një apel në vendimin gjyqësor, deri më tash të kotë, drejtuar Bonnit: "Nuk mund të pranohet, që në tokën tonë të zbatohen detyra për ekzekutim, të cilat porositen nga shtetet e huaja, për t'i kryer problemet e tyre ndërshtetërore". Pranë kroatëve në ndërkohë kanë rënë edhe mërgimatarët shqiptarë në shënjestër të organeve shtetërore jugosllave. Prej se në pranverën e kaluar qendresa në Autonominë Shqiptare të Kosovës në Jugosllavi është zmadhuar në trazina të përgjakshme, ka konkluduar Beogradi, se mbrapa tyre ekzistojnë të huajt, që i tërheqin fijet prapa skenës. Konflikti dirigjohet prej shtetit fqinj, Shqipërisë dhe shërbimeve komuniste besnike ndaj Moskës, por edhe kështu, politikanët nga Beogradi, në masë të madhe nga Republika Federale. Me të vërtetë jetojnë vetëm në Baden Württemberg përafërsisht 2000 mërgimtarë shqiptarë nga Jugosllavia, pjesa dërmuese e tyre me azil politik. Mbi aktivitetet e tyre konzulata e Stuttgartit nuk është ankuar vetëm një herë.
28 Vendi i vrasjes së Jusufit, Bardhit e Kadriut, në veturën BMW të Bardhit, Heibronn-Untergruppenbach
Nga gjermanishtja: Xhafer Leci
f.168-177
P.S. Ky shkrim në Revisten Der Spiegel (Revista pasqyra) nuk është i plotë mungon faqja tjetër, ua kam dhënë shokëve me lexue, nuk ma kanë kthye më e kanë humbë.
Fotografin e Riza Salihut nuk e kam në libër, pasi që ai është lirue në munges te dëshmive.
KUSH E VRAU JUSUF GËRVALLËN
LETËR VËLLAZËRORE HYSEN GEGËS
Në numrin 2 të muajit shkurt të këtij viti në "Zërin e Kosovës" që botohet në Zvicër (Organ i LPRK) është dhënë intervsita e B. Elshanit me ish-të burgosurin politik Hysen Gegën, në të cilën, përveç tjerash, mëtohet të jipen shpjegime se si u bënë përgatitjet nga UDB-a jugosllave për vrasjen e vëllazërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës.
Në redaksinë tonë këto ditë erdhi letra-reagimi i Hysen Gërvallës, vëllait të madh të Jusufit dhe Bardhosh Gërvallës, i cili kërkon shpjegime dhe sqarime më plotësuese, më të sakta nga i intervistuari (Hysen Gega) për vrasjen e vëllazërve të tij dhe të Kadri Zekës. Jusuf Gërvalla ka qenë gazetar i "Rilindjes" dhe informacionet rreth vrasjes së tyre për këtë gazetë janë me interes shumë të madh, madje jo vetëm për këtë gazetë. Rreth vrasjes së këtyre tre dëshmorëve të lirisë, është folur dhe flitet mjaft. Megjithatë, ende e vërteta rreth vrasjes së tyre nuk u tha publikisht. Nuk është kontestuese asnjëherë se UDB-a jugosllave bëri regjinë e vrasjes, për çfarë flitet edhe në intervistën me Hysen Gegën, por është gjithnjë dilema e madhe se kush tjetër është i përzier në këtë vrasje? Reagimin e Hysen Gërvallës po e japim në tërësi, me dëshirë që kjo vrasje politike të sqarohet deri në fund. Redaksia e "Rilindjes" pret edhe reagime tjera nga të gjithë ata që dinë e dëshmojnë për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës.Para se ta lexoja artikullin, disa herë më përfitoi vështrimi në emrin që përsëritej në intervistë: Jusufi, Jusufi, Jusufi.. Asnjëherë nuk më shkoi ndër mend që ta lexoj edhe mbiemrin, në mënyrë që të shihja se për cilin Jusuf në të vertetë është fjala. Nuk e llogarita se Hysen Gega mund të flasë edhe për ndonjë Jusuf tjetër, pa sqaruar atë që e di për Jusuf Gërvallën.
Plot trembëdhjetë vjet prita, në heshtje që të dalë në dritë e vërteta e vitit 1980, të cilën ti e di shumë mirë, përherë i bindur në gjestin tënd trimëror e të guximshëm që e bërë asokohe në Shtutgart të Gjermanisë. I pata parasysh edhe fjalët e atyre që ju njohin për së afërmi Ty dhe vëllezërit e mi. Gjatë këtyre trembëdhjetë vjetëve, të cilat më janë më të rënda se e tërë pjesa tjetër e jetës, u ndesha me provokime të ngjyrave të nduarnduarta, lloj-lloj kabinetesh ndërsyen veglat për të ma blerë mendimin. Me përpjekje të stërmundimshme, përballova dëshirën dhe detyrën time: kurrë nuk kam botuar asnjë shkronjë të vetme rreth vrasjes në Shtutgart, duke qenë i vetëdijshëm se çështja kombëtare është mbi të gjitha dhe se, njëkohësisht, më mbante shpresa dhe bindja se, herëdokur, pasi që të dalësh nga burgu, ti ke për të më kërkuar dhe ke për të më gjetur kudo që të ndodhem. Ndonjëherë, ore vëlla, tmerrohesha nga frika se nuk do të dalësh i gjallë nga burgu. Gjithmonë pata frikë se edhe po dole i gjallë, do të dalësh i dëmtuar në atë masë saqë nuk do të dijsh ta thuash as emrin tënd. E, ky tmerr i fundit, shpeshherë më ka lënë netë të tëra pa gjumë. Të vetmin ngushëllim, shpresë edhe bindje kisha: Ti do ta gjëje njeriun, i cili besnikërisht do ta transmetonte të vërtetën dhe amanetin që ia ke thënë Ti. E ti, për fat të mirë dole i gjallë dhe shëndosh nga burgu. Për këtë u gëzuan shumë zëmra. Për këtë u gëzova shumë edhe unë dhe mbarë familja ime. Trembëdhjetë vjet nuk m’u lëkund aspak bindja se je prej njerëzve të rrallë, me të cilin do të kem mundësi të ngujohem në një skutë dhe ashtu së bashku të qajmë me lotë, e lotët tona të mos na i sheh askush: as armiqtë, të cilët do të kënaqeshin, e as miqtë e shumtë, të cilët dhembjen tonë do ta ndanin më ne. Këtë ndjenjë që pata për Ty, pa rezervë dhe me sukses ia përcolla familjes sonë të gjërë, e cila si unë, ushqen respekt të jashtëzakonshëm ndaj Teje. Isha i bindur se edhe Ti ke nevojë të vijsh, të ulemi dhe të bisedojmë, jo vetëm si më vëllaun më të madh, por edhe si me prindin e diçka më tepër që më kishin Jusufi dhe Bardhosh Gërvalla.
E Ti, fatbardhësisht dole nga burgu, dole gjallë dhe shëndosh. Të dërgova të fala, nuk m’u përgjigje.Të kërkova, por nuk të gjeta. T’u dha rasti të dalish në Gjermani dhe në Zvicër, por nuk e pa të udhës që të trokasish në derën time. Ani, e drejtë e jote është që të mos më kërkosh e as që të më vijsh në konak. Por, burrë i fortë, më lejo që t'i kërkoj disa sqarime nga Ti. "Asgjë nuk harrohet"(?!) Kështu, i madh dhe premtues dukej titulli i intervistës tënde, të botuar në "Zërin“ (e LPRK-së, nr. 2, shkurt 1993), me titull "Asgjë nuk harrohet". E, vetëm Ti mund ta marrish tani me mend se çfarë kam pritur të lexoj nën atë titull aq të njerëzishëm, aq premtues.
Për një moment, duke u bazuar vetëm në titullin, e pa e pasur të qartë përmbajtjen, hoqa nga supet barrën trembëdhjetëvjeçare, thirra anëtarët tjerë të familjes dhe u thash „ E vërteta ka zënë që të dalë në shesh...Ti je ndër njerëzit e rrallë, i cili duhej ta dinte se sa e madhe është dëshira jonë që të marrim vesh qoftë edhe fijën më të hollë, e cila do të na ndihmonte për zbulimin e së vërtetës së 17 janarit 1982, vrasjen në Shtutgart të Gjermanisë. Isha i bindur se ngjarja e vitit 1980, është ngjarje e cila të rëndon më së shumti dhe e cila ka lënë mbresa të thella në vetëdijen dhe ndërgjegjën tënde, sepse Ti vendose të takoheshe me "viktimat" (Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën), para se t'i vritje me urdhër dhe vendim të "Komitetit", të cilit i takoje edhe vetë. Pas bisedës së shkurtër që pate me vëllazërit, Ti bërë gjestin e rrallë burrëror, i cili të përkujton gjestet e atentatorëve që ishin ngarkuar për vrasjen e Hasan Prishtines në Vjenë, të Demë Ali Pozharit në Stambolll, etj... Ti në vend që ta zbatoje vendimin e Komitetit tënd, ia dorëzove armën Jusufit, i përqafove vëllazërit dhe ua fale jetën përgjithmonë Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës. Armën tëndë ia bashkove penës-armës së tyre, në luftë kundër okupatorit serbosllav. Unë dhe shumëkush tjetër e pritëm fjalën tënde, sidomos rreth këtij rasti, të thënë publikisht. Sqarimet, të vërtetën dhe amanetin ia ke borxh kombit, historisë dhe sidomos Jusufit, i cili e shkroi me gjak edhe artikullin, në të cilin flitet për burgosjen tënde, kurse Ti ende nuk e pa të udhës që të s’qarohesh në disa çështje dhe pyetje: Kush dhe përse të ngarkojë që t'i vrasësh Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën në vitin 1980? Cili "Komitet" ishte ai që e mori këtë vendim dhe kush ta dha detyrën në emër të Komitetit? Në emër të kujt dhe të çkafit duhej të kryhej vrasja? Kur dhe si ua fale jetën Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës? Kush dhe përse të dërgojë në Kosovë (kjo u bë pa dijën dhe pas shpinës së Jusufit)? A e di Ti se dërgimin tënd në Kosovë Jusuf Gërvalla e ka konsideruar akt tradhëtie? Merre pra guximin, vëlla i dashur dhe thuaje të vërtetën publikisht, sepse të gjitha këto ndodhën para burgosjes tënde, para 31 dhjetorit 1980, pa dijeninë dhe prapa shpinës së Jusuf Gërvallës. Këtë e dëshmon kryeartikulli i tij me titull: "Kështu na uron UDB-ja Vitin e Ri"
Beso se populli shqiptar edhe më tutje pret që të përgjigjesh, në rend të parë për këto pyetje, e më vonë të mirresh me ndonjë çështje tjetër, e nëse dëshiron, pse jo, pastaj mund të mirresh edhe me Jusuf Buxhovin. Ofertë për vrasjen e vëllazërve Gërvalla, siç deklaron Ti, në intervistën tënde, pate edhe në burg, por këtë herë këtë ofertë ta bëri UDB-ja. Ti deklaron se UDB-ja t'i ofrojë 100.000 marka gjermane, po që se pranon që ta zbatosh atentatin. Ti thua se t'u ofruan edhe 100.000 marka gjermane të tjera, po që së e merr përsipër likuidimin e Ibrahim Kelmendit (?!) Por, vallë, për Kadri Zekën a nuk ta ofruan asnjë metelik?! Kadriun as që ta paskan përmendur, e megjithatë edhe ate e vranë..! E vranë Kadri Zekën bashkë me Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën A thua, ta merrë mendja se UDB-ja Kadriun e vrau rastësisht?!!! Sa më përket mua, pas gjithë atyre që ndodhën, kam bindjen se UDB-ja ishte e përsosur dhe shumë-shumë precize. UDB-së nuk i huçnin atentatet e planifikuara. UDB-ja e dinte se cilin pa tjetër duhej vrarë. Dhe, kështu është.
Hysen Gërvalla 45, Rte du 23-Juin 2764 Courrendlin Zvicër
"Rilindja", 11 Maj 1993
f.182-189
JUSUF GËRVALLA: “ NEVE NA VRAU UDB-ja JUGOSLLAVE ”
E dimë se Jusuf Gërvalla ka thënë; nëse vrasësit janë shqiptarë kurrë mos u zbulofshin. Mirëpo, çdo njeri nëse mendon pak duhet ta dijë se nuk ka logjikë fjala as amaneti i një të plagosuri rëndë. Mendoj se për raste të këtilla siç ishte gjendja e Jusufit i plagosur rëndë, duhet të flasin ekspertët si psikologu, psikiatri, kriminalistika e në veçanti drejtesia!
Dikush mund të thotë, po ky është libër dhe nuk i besohet krejt çka është shkruar aty.
Po intervista e I. Kelmendit dhënë gazetës “Express” është libër?
Ibrahim Kelmendi, sikur të ishte i sinqertë, pasi qenka 100% i sigurtë se Riza Salihu është atentatori dhe vrasësi i Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, atëherë pse nuk e ka treguar deri tash aktorin ?!
Ne duhet pritur edhe më tej reagimet e familjeve Gërvalla dhe Zeka, familje këto që nuk e kanë fare të lehtë durimin, kur dihet se në mendjet e tyre vërdelliset shumëqka.
Jusufi ka një vajzë dhe dy djem të rritur e të shkolluar, ata deri më tash po heshtin.
Nuk e di a kanë folë-shkruar apo dhënë mendimin e tyre ende vëllazërit e Kadri Zekës?
Po ashtu duhet pritur edhe reagimin e familjeve Ibrahimi e Hadri.
Deri tash nuk kam lexuar në mjetet e informimit se dikush ka reaguar ndaj fyerjeve që janë bërë ndaj dëshmorëve Vehbi Ibrahimit dhe Enver Hadrit, nga enveristi i pa përmirsuar I. Kelmendi.
RUAJENI IBRAHIMIN !
Z. Hysen Gërvalla, vëllai i Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në një prononcim të tij në gazetën “Express” ka kërkuar nga opinioni që ta ruajë Ibrahim Kelmendin për dëshmi. Ka thënë se e admiron atë se i ka hyrë një pune shumë të madhe, edhe pse vetë Kelmendi është njeri shumë i përfolur. Ibrahim Kelmendi si autor i librit “Atentatet”, sipas familjes Gërvalla është njeriu i parë i cili ka drejtuar gisht drejtë një njeriu të dyshuar për vrasjen e vëllezërve të tij tyre dhe thotë se Rezili nuk është njeriu i vetëm i dyshuar, por janë edhe shumë të tjerë, ndër ata, thotë Hyseni, është edhe vetë Ibrahim Kelmendi si njeri shumë i përfolur rreth kësaj vrasje.
Për këtë, tash për tash H. Gërvalla nuk dyshon në Kelmendin për shkak se ky ka marrë guximin t`i hyjë hetimit dhe zbardhjes së rastit të vrasjes së vëllezërve të tij. “Pasi Ibrahim Kelmendi ka thënë se ka obligim moral për zbardhjen e rastit të vrasjes së Jusuf Gërvallës, atëherë unë nuk dyshoj në të, edhe pse është përfolur shumë për të”, ka thënë Gërvalla. Në këtë rast, Hysen Gërvalla kërkon nga populli kosovar dhe mbarëshqiptar ta ruajë Ibrahim Kelmendin si dëshmi për vrasjen e vëllezërve të tij. “Lus popullin shqiptar që mos ta sakatojë Ibrahim Kelmendin, pasi që ai po di aq shumë për vrasjen e vëllezërve të mi”, tha Gërvalla.
E martë, 13 mars 2007
A ka mundësi që I. Kelmendi të zbulojë vrasësin dhe t’i besohet në këtë “zbulim” kur dihet se policia gjermane është polici shumë e përsosur!?..Natyrisht se edhe policia gjermane mund të bëjë gabime si çdo polici tjetër në botë, por së paku nuk është polici e korruptuar si ato në vendet ballkanike. Drejtësia përdorë metodat e veta të punës sipas ligjeve, dhe natyrisht se nuk u beson gjithherë dëshmitarëve, kur mendon se mungojnë faktet.
Siç e dijmë, R. Salihu pas 5-6 muaj u lirua nga organet e policisë gjermane, si i pa fajshëm. Konsulata e Jugosllavisë në Stuttgart, ka ditur çdo gjë rreth këtij atentati, madje konsuli shqiptar i atëhershëm Bashkim Hisari, ka qenë në konflikt Politik me Bardhosh Gërvallen. B. Hisari duhet ta thotë të vërtetën, të cilën asnjëherë deri më sot nuk e ka thënë, ai di shumëçka për atentatin, si dhe shqiptarët që kanë bashkëpunuar me konsulatën jugosllave në Stuttgart .
Ibrahim Kelmendi , diku në vitet 1977-1980 vinte në vizitë tek dhëndri i tij, tash i ndjerë Ramush Kastrati në Plochingen si dhe te Hysen Gega në Esslingen. Unë, me Hysen Gegen, Beqir e Shaban Eminin Hajrullah Matoshin etj, punonim në fabrikën “SEL-Standard Elektrik Lorenz” në Esslingen. Hyseni dhe Beqiri flinin bashkë në një dhomë në Zeppelin Str.112 , e më vonë në nr. 140. Dyshohet se Riza Salihu ishte në shërbim të UDB-së dhe të Konsulatës jugosllave në Stuttgart, e ndoshta edhe në shërbim të Ambasadës shqiptare në Vjenë. I. Kelmendi, Riza Salihu, Hysen Gega etj, ishin shokë, dhe të gjithë janë gjallë.
Në gusht 1978, Shaban Emini për pushime verore udhëton në vendlindje Kumanovë. Shabani kapet dhe kontrolohet në kufirin jugosllav, në Jesenice, dhe tek ai gjendet material propagandues; disa broshura dhe libri “Azem Bejta dhe Shote Galica”. Shabanit i konfiskohet pasaporta dhe ai me 1981 dënohet dhe vuan 2.5 vjet burg. Materialin propogandues Shabani e kishte marrë nga Hysen Gega.
Edhe djalit të xhaxhait të Shabanit, Beqirit, i cili kishte udhëtuar vetëm një ditë pas tij për Kumanovë, policia ia kontrolon shtëpinë, por nuk i gjejnë asgjë. Dyshohet se Riza Salihu, mirrte vesh kush kur po udhëton në vendlindje dhe lajmëronte, por as për këtë nuk ka dëshmi.
Pasi është burgos Hysen Gega më 1980, R. Salihu vetëm edhe një herë ka qenë tek unë, shton Beqiri me 1984 në të pame për vdekjen e babait tim dhe më kurrë s’e kam takuar, e as nuk di gjë më për të, dhe nuk e dija as nga kush e ka marrë vesh se më kishte vdekur baba! Atëherë edhe banesën e kisha ndërruar, banoja në Werk str. 10 në Esslingen.
Unë e pyeta Beqir Eminin; si ta merr mendja ty Beqë, pasi e ke njohur bukur mirë R. Salihun a mund të jetë ky vrasësi i Jusufit, Bardhit dhe Kadriut? Beqiri tha; ka mundësi se ka spiunuar, por nuk e besoj t’i ketë vra ai me dorën e vetë.
I.Kelmendi për disa enveristë konsiderohet si patriot i madh, se ka bërë një veprimtari patriotike dhe atdhetarëe mbi 30 vjeçare etj. Ndërsa nga shumica e mërgimtarëve konsiderohet si njeriu me veprimtari të dyshimtë?!
Pse të dyshimtë?
1.-Gjatë varrimit të tre dëshmorëve më 5 shkurt 1982 në Stuttgart, derisa shumë pjesëmarrës në varrim qanim, nga dhembja shpirtërore që ndjenin për tre dëshmorët, Ibrahim Kelmendi , dukej sikur nuk ishte fare i mërzitur.
Remzi Ademaj pati lexuar një letër të dhimbshme. Remziu tash është hero i rënë në luftën e fundit në Kosovë )1998-1999). Foli një gjerman dhe një vajzë shqiptare.
Foli edhe Ibrahimi i cili dukej sikur të kishte zemër guri, fliste me zë të madh e të thekshëm-fuqishëm, sikur të ishte në brohoritje të parullave në demonstrata në sheshet evropiane. Me të vërtetë duhej dhënë zemër masës së pranishme, sepse ajo kishte nevojë për kurajo, për mbajtjen e moralit lartë, për ta vazhduar rrugën tonë drejt lirisë.
Ndoshta Ibrahim Kelmendi mendonte se pas Jusufit, Kadriut dhe Bardhit kishte mbetur më i dijshmi dhe për atë dukej jo fort i mërzitur..!
Po sjellim disa citate që kanë thënë për I. Kelmendin:
2.- Faridin Tafallari, në librin e tij “Terror, Dhembje, Qendresë” Faqe 56-57, shkruan për raportet jo të mira në mes Jusuf Gërvallës dhe I. Kelmendit.
“Edhe kur ishin shokët e pavarrosur, fliteshin mjaft gjëra. Por tani nisi të flitej shumë më tepër dhe lindën dyshime të mëdha. Flitej e dyshohej të shumëkush. Madje edhe për Ibrahim Kelmendin. Dyshimet ishin të pa bazuara në fakte dhe mbështeteshin sidomos në ato mos marrëveshjet që kishin ekzistuar në mes Jusufit dhe Ibrahimit. Flitej për bashkimin e Ibrahimit me organizatën e OMLK, pa u konsultuar paraprakisht aspak me Jusufin dhe me LNÇKVSHJ. Siç e kam cekur edhe më parë Jusufi e ka ndihmuar atë duke nxjerrë tre numrat e parë të “Bashkimit”, organ i Frontit të Kuq Popullor. Flitej se Ibrahimi ka pasur kontakte me organizatat reaksionare si ato kroate.
Më kujtohet një takim ku kam qenë edhe unë i pranishëm. Jusufi e pyeti Ibrahimin që t`i tregojë se sa të holla i kishte marrë një organizate kroate (emrin e saj nuk e di). Sipas fjalëve të Ibrahimit ka qenë puna për një shumë prej 50 mijë DM që do të përdoreshin për të blerë armë. Këtë shumë të hollash e kanë marrë njerëzit e Ibrahimit, mandej se i përdori ato për të rregulluar një lokal kafeneje në Pejë. Jusufit kjo gjë nuk i pëlqeu dhe e kundërshtoi veprimin e Ibrahimit si jo të mirë. Ibrahimi përgjigjej se kur gjen budallenj pse të mos përfitosh. Jusufi ia ktheu: ”Ato para janë marrë për diçka tjetër, ndërsa janë shfrytëzuar për çështje tjetër”.
Veç kësaj, për një kohë Riza Salihu ia ka kontrolluar korrespodencën Jusufit; se me çfarë mënyre ia ka arritur kësaj, nuk e di. Por më pas u krijuan dyshime mbi Ibrahim Kelmendin se vetëm ai ia dinte adresën Jusufit. Riza Salihu pas vrasjes së shokëve tanë, është burgosur nga policia gjermane. Pas demonstratës së organizuar në prill 1981 në Stuttgart ne shkuam në një sallë; aty erdhi edhe Riza Salihu, por pjesëmarrja e tij nuk është mirëpritur as nga Jususfi dhe as nga Kadriu.
Dyshimet janë mbështetur edhe në korrespodencën midis Jusufit dhe Ibrahimit. Në kopjet e letrave që m`i la Suzana, del qartë se midis tyre ka pasur mosmarrëveshje”,
përfundon citati.
3.- Edhe në vitin e turpit të 1997-ës kur Shqipëria u shkatërrua nga vet shqiptarët, Ibrahim Kelmendi pati shkuar me gazetar gjerman në Shqipëri. I. Klemendi pati fol edhe para bandave shqiptare, duke i lavdëruar ato se kinse po bënin mirë që po largojnë një qeveri të keqe nga pushteti, e që ata në realitet po digjnin Shqipërinë demokratike. Pas atyre ngjarjeve të dhimbshme I. K. botoi librin “Shqipëria jashtë Veriut dhe Jugut”. Vallë a kishte atëherë nevojë botimi i një libri i cili mbështeste “Revolucionin Demokratik të Vonuar” të Rexhep Qosjes? Libër i cili i ka kontribuar shumë përçarjeve të subjekteve politike në Shqipëri.
Të thirresh në emër të popullit dhe të bësh grevë urie si I. K. me disa shokë në Gjermani për largimin e dr. I. Rugovës, dr. B. Bukoshit dhe prof. dr. S.Berishës, kur poulli në mënyrë demokratike ua kishte dhënë votën, ishte hiç më pak se hile e madhe politike e tij.
Një pyetje të tillë gjithënjë e kam shtruar se në emer të kujt flet ky njeri ? Pyesim në emër të cilit popull thirrej I. K. kur e kishte të pamundur ta ndryshonte vullnetin e shumicës së popullit pa dhunë. Dhe dhuna në Shqipëri dihet se kujt i shërbente?! E pamë se si u shkatërrua Shqipëria nga vetë shqiptarët, pra u gëzuan Serbia dhe Greqia..!!
4.- më 1999, kur Presidenti dr.Ibrahim Rugova gjendej i kidnapuar nga Millosheviqi, më thërret Bedri Islami për një takim me Ibrahim Kelmendin. U takuam në Wendlingen në Bistro Cafe. Unë, B. Islami, I. Kelmendi dhe Raif Aliu. Bedri Islami m’u drejtua; Xhafer a njiheni me Ibrahimin? I them po, e njoh që moti. I. Kelmendi më pyeti; akoma je me LDK? Po i them. Më tha; a e dinë ti se I. Rugova është tradhtar? Jo i them unë, ai është kombëtar. Edhe për ty, i them unë Ibrahim prej vitit 1981 nuk flitet fort mirë, por sikur ta dija se je tradhtar, sigurisht se nuk do ulesha të pija kafe me ty. Për Christopfer Hillin i cili ato ditë zhvillonte bisedime me Millosheviqin rreth Kosovës, I. K. tha; ai është pro serb dhe se gruaja e tij është serbe?!
I. Kelmendin e njoh moti dhe shumë herë e kam parë në demonstrata, tubime homazhe etj. Ishte hera e parë të ulem diku me të, të bisedoj dhe pija kafe. Pas fjalës që i thash se nga 81-shi nuk flitet fort mirë për të, ai nuk më kundërshtoi as nuk më pyeti pse, kush dhe çka flitet për te? Për qëllimin e këtij takimi nuk folën as I. Kelmendi e as B. Islami. Sigurisht në start vërejtën qëndrimin tim të pa luhatshëm. Se unë nuk kam ndryshuar asgjë, pavarësisht gjendjes, përkrahja vijën politike të dr. I. Rugovës.
Rugova i kidnapuar dhe i detyruar të takohet me kriminelin Millosheviq, quhet tradhtar. Kurrë nuk kemi dëgjuar se I. Kelmendi apo ndonjë enverist tjetër ta ketë quajtur tradhtar Fatos Nanon, që qe takuar vullnetarisht me Milosheviqin në Kreta të Greqisë. Dhe nga Lisbona e Portugalisë , Nano na porositi ne shqiptarëve të Kosovës ta njohim Beogradin si kryeqytet tonin..!
I. Kelmendi në maje të gjuhës e ka fjalën që t´i etiketojë njerëzit me tradhtar, agjent, spiun i dyshimtë, i rrezikshëm kriminel etj. Të gjithë e dimë se në gazetën “Zëri i Kosovës” fyheshin shumë personalitete dhe figura të njohura të dëshmuara kombëtarisht si Akademik Fehmi Agani quhej “susllovi” rus, për akademik Mark Krasniqin po ashtu gjithçka flisnin keq e më keq.
Tani po i kthehemi intervistës së I. K. dhënë gazetës “Express” të dt. 10 mars 2007,
Prishtinë. Në atë intervistë I.K. thotë se në Gjermani erdhën shumë analfabetë. Dihet se analfabetë nuk ka pas gati fare, sepse shkrim-leximin e dinin të gjithë, por në vitet e 1970-ta kishte shumë pak intelektualë. Mjafton që I. Kelmendi ishte intelektual dhe kishte mundësi të luante rolin e “bosit” dhe t’i shfrytëzonte ata në emër të patriotizmit, sidomos disa patriotë dhe atdhetarë të flakët që i besonin.
Në Belgjikë gjithashtu shkruan se nuk kishte intelektual dhe se për atë e ka zgjedhur Zvicrën si qendër organizative, se kinse atje kishte shqiptarë me shkolla të mesme. Në Zvicër ka pasur shqiptarë me fakultete, por jo aq shumë si sot, ngase të shkolluarit erdhën në vitet 1990-ta. Po përmendi dy intelektualë të shkëlqyeshëm; Xhafer Shatri në Zvicër dhe Xhafer Durmishi në Suedi.
Në Belgjikë, intelektualë shqiptarë ka pasur para 110 vitesh. Me 20 mars 1897 Faik Konica nxori gazetat “ALBANIA” dhe “KOHA”. Edhe Enver Hadri para disa të tjerëve më 1974 ka botuar disa numra pa ylli të “Zërit të Kosovës”. Historia shqiptare nuk ka filluar me parullën “Kosova Republikë”dhe as me “Zërin e Kosovës”. Në Bruksel ka jetuar kolonel Muharrem Bajraktari etj. Më vonë kanë ardhur disa intelektualë si Enver Hadri, Gani Azemi, Reshat Sahitaj, Behar Rexhepi, Ramadan Gashi etj. G. Azemi e R. Sahitaj kanë shkruar për E. Hadrin dhe Vehbi Ibrahimin sikur që edhe unë kam shkruar.
Pse I.Kelmendi thotë se kinse ai e paska përgatitur varrimin e Enver Hadrit më 25.1.1990, në Bruksel? Neve për vrasjen e E.Hadrit u informuam përmes lajmeve dhe shtypit,nga Stuttgart-i dhe Esslingen-i. Udhëtuam me dy autobusë, të cilët i vozitnin vëllezërit Nami e Jakup Ramadani.Unë kam përcjellur me vemendje varrimin. Foli Josef Diogardi, i cili akuzoi UDB-ën për vrasjet e shqiptarëve, dhe tha se ai do të shkojë nga Brukseli në Gjenevë, dhe atje do të kërkojë dënimin e Beogradit për gjenocidin që po ushtron ndaj shqiptarëve, njohjen e Republikës së Kosovës etj. Ndërsa Gani Azemi e Ramadan Gashi kanë qenë drejtuesit kryesor në ceremoninë mortore, ata folën për veprimtarinë e E.Hadrit, përkthyen nga shqipja në gjuhën, frenge, gjermane e angleze.
Askush nuk i beson I. Kelmendit se tek Enver Hadri nuk kishte parë kurrfarë intelektualizmi dhe se ai ishte në njeri i dyshimtë ose në shërbim të sigurimeve të huaja si UDB-ës etj, Unë, shton I. Kelmendi e kam përcjellur Enver Hadrin hap pas hapi.
Përgatiti për botim : F.B
No comments:
Post a Comment