2010-12-24

"Krimet serbe në Kosovë, pa apologji, me fakte kundër shpifjeve".

Tmerret dhe makabritetet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës janë artikuluar së fundmi në një botim të titulluar "Krimet serbe në Kosovë, pa apologji, me fakte kundër shpifjeve". 

Ky libër, i cili po shpërndahet në të gjithë botën, është shkruar nga Fetnete Ramosaj, e cila i cilëson të dhënat e publikuara prej saj, si dëshmi të verifikuara. 

"Populli i Kosovës, në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse bëri luftë mbrojtëse, luftë për liri, shqiptarët po e paguajnë shtrenjtë haraçin e krimeve që kryen forcat serbe në Kosovë. 

Propaganda e zezë serbe, edhe pse tërësisht e bazuar në shpifje e të pavërteta, ka dhënë e po jep rezultate", shkruhet në paragrafin e parë të vëllimit të Ramosajt, ndërsa faktet e botuara i referohen më së shumti krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë.

Ramosaj shton se çdo krim të kryer nga forcat serbe në Kosovë, Serbia është përkujdesur me kohë që t`ia adresojë UÇK-së dhe në raste të tjera është përkujdesur të trumbetojë se krimi apo krimet të jenë bërë gjithsesi për shkak të UÇK-së. 

Disa nga të dhënat e kobshme të botuara në librin e Ramosajt, janë dokumentuar dhe ilustruar edhe me fotografi. 

Sipas autores edhe pse e vërteta e këtyre vrasjeve dihet botërisht, fabrikimet, shpifjet dhe trillimet e tilla kanë mjaftuar të bëhen lëndë për kriminalizimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Megjithëse pa asnjë bazë qëndrueshmërie, "argumentet" e milicisë serbe janë bërë "brumë" i mirë për dosje kundër pjesëtarëve të UÇK-së", shkruan autorja. Në librin e saj të botuar në dy gjuhë, në shqip dhe në anglisht, Ramosaj flet edhe për Gjykatën e Hagës, për të cilën thotë se është për të ardhur keq që kjo gjykatë ka rënë pre e shpifjeve të tilla të Serbisë, e cila me çdo kusht është përpjekur e përpiqet t'i fshehë gjurmët e krimeve të saj, si vrasjen me gjakftohtësi të më shumë se 12.000 civilëve, dhe zhdukjen e 3.500 të tjerëve, gjë për të cilën askush nuk është përgjigjur deri tani, duke përjashtuar gjykimin e Millosheviçit.

Më tej, në faqet e librit flitet për krimet monstruoze të orgjive serbe të kryera mbi popullatën civile shqiptare, pa kursyer gratë, pleqtë e fëmijët, në fundshkurtin dhe fillimmarsin e vitit 1998, sidomos në rajonin e Drenicës, në Prekaz, Likoshan, Qirez e gjetiu, në Rrafshin e Dukagjinit, e në shumë komuna e zona të tjera.

Sipas autores, Serbia jo vetëm që i ka fshehur e vazhdon t'i fshehë krimet e saj, por fajëson për to shqiptarët, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ajo i quante ata "terroristë shqiptarë". 

Edhe UNMIK-u është pjesë e të dhënave të publikuara nga Fetnete Ramosaj në librin e saj. "Duhet të thuhet qartë se politika e UNMIK-ut për Kosovën duhet të formulohet në kombinim me interesat vitale të banorëve të saj, e jo në kërkesa e lutje drejtuar Beogradit, që të ndikojnë konstruktivisht në proceset politike në Kosovë, sepse Beogradi këtë të drejtë po e shfrytëzon për destruktivitet edhe ndaj vetë UNMIK-ut dhe Kosovës në përgjithësi. 

Ramosaj thotë se Kosova sot nuk ka nevojë për pajtime fiktive, por ka nevojë për hapa të vendosur që do ta ndanin atë nga e kaluara e hidhur, pa emocione të nostalgjisë historike dhe pa diskutime të gjata shterpe. Mbi të gjitha, Kosova ka nevojë për drejtësi. 

Përveç fotografive, të cilat nuk kanë nevojë për komente, vëllimi shoqërohet edhe me faksimile të autoriteteve të firmosura, ku detajohen emrat e të zhdukurve, të vrarëve, vlerësime nga serbët për vrasjet e ndryshme, urdhra për ekzekutime të panumërta, pamje të policisë e ushtrisë serbe, e cila jo pak herë abuzoi dhe keqpërdori simbolet e UÇK-së.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...