Po botojmë këtu një shkrim të sotshëm të të përditshmes së Beorgadit, “Veçernje Novosti” për të parë se deri ku shkon imagjinata e njerëzve dhe opinionit të Beogradit karshi shqiptarëve. Lexuesi i kujdesshëm nuk do ta ketë të vështirë të bindet për këtë.
“Në burgun e Tiranës në vitin 1999 (në fakt atëherë president ishte Rexhep Mejdani, por kështu i ka thënë ajo “Novostit”, që flet për besueshmërinë e rrëfimit të saj – v.j.) ishin 37 serbë, të cilët ishin transferuar në pronën private që i përkiste presidentit të atëhershëm të Shqipërisë, Sali Berisha, citon e përditshmja e Beogradit, “Veçernje Novosti”, gjoja një dëshmitare me inicialet L.K.
Ajo kësaj gazete i ka rrëfyer se cilat burgje i kishte vizituar, në kërkim të serbëve të kidnapuar nga Kosova dhe gjithë ç’kishte parë gjatë asaj kohe.
Përveç Tiranës, ku kishte “vizituar” burgun qendror, bashkëbiseduesja e Novostit thotë se kishte qëndruar në kampet e Durrësit, Vlorës, Kukësit, përkatësisht të ashtuquajturën Shtëpi e verdhë, ku takoheshin krerët e UÇK-së.
“Duke gjurmuar serbët e kidnapuar, në rrethana speciale që hapën dyert e zyrtarëve më të lartë shqiptarë, në dhjetor të vitit 1999 për herë të parë u ndodha në Shqipëri. Me qëllim të mbledhjes së më shumë informatave rreth serbëve të kidnapuar, vazhdova të shkojë në këtë vend me qëllim që të ‘vizitojë’ të gjitha kampet, në të cilat kanë qëndruar serbët e zënë rob”, ka deklaruar për “Novostin”, 50-vjeçarja L.K.
Të gjitha dyert i kishte të hapura në saje të parave. Për informatat e marra ka paguar shuma të konsiderueshme të hollash.
Bashkëbiseduesja e “Novostit” ka thënë se organet e nxjerra, shqiptarët i kishin transportuar me helikopter privat në frigorifer special portativ. Organet pastaj janë shitur në tregun e zi të Evropës dhe të Amerikës. Për secilin organ, thekson ajo, dihej paraprakisht çmimi, ndërsa paratë i kanë marrë udhëheqësit e UÇK-së. Destinim i parë në kërkim të zënëve rob serbë L.K. ka pasur burgun qendror në Tiranë. Atje kishte hyrë me ndihmën e inspektorit të atjeshëm, të një martese të përzier serbo-shqiptare.
“Në këtë burg kanë qenë 37 serbë të kidnapuar në Kosovë. Ishin të sistemuar në disa hapësira më të mëdha. Edhe pse ishte dimër, disa ishin gjysmë të zbathur, të veshur ligshtë dhe me shëndet qartë të rrënuar”, zbulon gjoja detajet L.K., duke pohuar se serbët nga ky burg i quan në pronën private afër qytetit, i ngjashëm me një ranç fshati, në pronën e presidentit të atëhershëm, Sali Berisha.
Në këtë pronë ishte spitali më modern. Aty serbëve u merreshin organet. Kishte provuar të bisedonte me serbët e zënë rob.
“Ishin të pagojë në secilën pyetjen time. Frika e mosbesimi zotëronin mbi serbët. Me siguri ishin edhe nën ndikimin e qetësuesve”, shton ajo.
Bashkëbiseduesja e “Novostit” pohon se në këtë burg kishte njohur mjekun Petkoviq nga Prishtina, Goran Stoliqin nga Prizreni, Millorad Avramoviqin nga Istogu.
Stacioni tjetër në rrugën e të vërtetës ka qenë Shtëpia e verdhë në rrethinën e Kukësit. Aty kishte takuar 12 serbë të rrëmbyer.
“Pos heqjes së organeve të serbëve të kidnapuar, në atë shtëpi takohej edhe vetë kreu u UÇK-së me krerët e atëhershëm të Shqipërisë, dhe aty merreshin vesh për zhvillimin e aktiviteteve kriminale, nga tregtia me organe, deri te armët dhe droga”, rrëfen L.K., e cila kishte marrë vesh se për heqjen e organeve nga të zënët rob vendoste ekipi i mjekëve, që merrej me operime.
Njerëzve të kidnapuar u nxjerrshin zemra, palca kurrizore, kornea, veshkat, lukthi...
“Nga miq, të afërm me krerët e UÇK-së, mora vesh se një pjesë e të hollave që fitoheshin nga kjo tregti e përgjakshme me organet serbe përfundonte si ryshfet për zyrtarët e lartë ndërkombëtarë”, pohon L.K.
Kishte vizituar pastaj edhe vendin Vlora (kjo i thotë Flora v.j.). Edhe aty ishte një spital ku nxirreshin organe nga serbë e romë të zënë rob.
Ndër viktima ka pasur edhe të huaj, para se gjithash vajza nga Ukraina, Rumania, Bullgaria, të cilat në veri të Shqipërisë ishin sjellë me mashtrime.
Skena të tmerrshme kishte ndeshur në Durrës. Të kidnapuarit mbaheshin në një stallë. Gjatë natës nga kampi i përkohshëm shpërthenin klithmat e të burgosurve, shkruan sot kjo gazetë”.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,24,44294
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...