Veprimtari Adem Demaçi ka bërë thirrje të mos harrohet sakrifica e dëshmorëve të luftës. Ai të premten, në përvjetorin e 12-të të betejës së UÇK-së që ishte zhvilluar më 24 maj të vitit 1998 te vendi i quajtur te Tabet në fshatin Llapashticë të Podujevës, ka thënë se rikujtimi i bëmave historike është shumë i rëndësishëm.
“Beteja e zhvilluar këtu në fundvitin ’98 i sensibilizoi edhe skeptikët tanë edhe ata të Evropës se UÇK-ja është e gatshme që të sakrifikojë dhe të çojë përpara procesin çlirimtar që kishte nisur”, ka thënë Adem Demaçi.
“Nuk duhet mbetur peng i së kaluarës, por nuk duhet as të harrohet sakrifica e dëshmorëve. Rikujtimi i bëmave historike është shumë i rëndësishëm, sidomos tash kur Beogradi ka nisur të dërgojë emisarë në Zvicër dhe në vendet e tjera evropiane”, është shprehur ai, duke aluduar në raportin e Dick Martyt për “Shtëpinë e Verdhë”.
Sipas tij, nëse përpara populli ka qenë i gatshëm të sakrifikohet 10 për qind, tash është i gatshëm për 50 për qind.
“Populli nuk do të lejojë që dikush ta copëtojë Kosovën. Disa ‘bishta’ të sistemit të kaluar kanë ngritur krye nëpër media. E kaluara e personave të tillë mund edhe të falet, por atyre nuk u falet kur duan të ‘riciklohen’ dhe të bëhen pengesë për ecjen përpara”, ka thënë Demaçi.
Ai ka folur edhe për pakicat, siç thotë ai, që është për t’iu dhënë të drejta, “por nuk mund t’i kuptojmë persona sikur Rada Trajkoviqi, e cila nuk e pranon shtetin e Kosovës, por në të njëjtën kohë do që të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës dhe të marrë pagë nga buxheti ynë”, ka thënë ai.
Ndërkohë, kryetari i Degës së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Maçastena, ka theksuar se do të dështojë çdo përpjekje e atyre që synojnë që të vënë në dyshim vlerat e luftës çlirimtare.
“Dëshmorët e rënë në këtë betejë dhe në betejat e tjera janë shëmbëlltyrë për të ardhmen”, ka thënë Maçastena.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2010/12/25
Veprimtari Adem Demaçi: Të mos harrohet sakrifica e dëshmorëve
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment