Agjencioni floripress.blogspot.com

2010/12/20

Kacin: të hetohet raporti i Marty-

"Ajo që është publikuar, nuk jep të dhëna konkrete të mjaftueshme, në të cilat hetimi do të mund të koncentrohej" ka thënë Kacin
image de l'article

Raportuesi i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin, deklaroi të hënën se thëniet nga raporti i Dick Martyt, për tregti me organe në Kosovë, janë akuzë e rëndë për të cilën duhet të zhvillohen hetime.
 
Kacin u tha gazetarëve në Beograd, se hetimi për raportin e raportuesit special të Këshillit të Evropës, Dick Marty, është sfidë e madhe për drejtësinë në Shqipëri dhe Kosovë, dhe se atyre u duhet ndihma ndërkombëtare.

"Duhet të aktivizohen edhe institucionet ndërkombëtare dhe kjo duhet sa më parë të hetohet. Nëse aty ka faktografi, atëherë kjo çështje duhet të mbyllet sa më parë, ndërsa nëse nuk ka, atëherë kjo duhet të spastrohet, sepse po e helmon atmosferën politike në Kosovë, Shqipëri, Serbi dhe rajon", citohet Kacin nga Radio Evropa e Lirë.

Kacin ka theksuar se ai raport ende nuk është miratuar, por është në formë të propozimit dhe se ajo që është publikuar deri tash, nuk jep të dhëna konkrete të mjaftueshme, në të cilat hetimi do të mund të koncentrohej.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...