2010-12-22

Gënjeshtrat e Dik Martit...

Humoreska gebelsiane  për "Shtëpinë e Verdhë" është rikthyer sërish në publik, kësaj radhe nga parlamentari Dick Marty.

Sa herë që ndodh kjo, mediat dhe gazetarët i vërsulen fshatit GurrëMat, ku gjendet shtëpia dhe banorët e pëhreshëm të saj: familja Katuçi. Kjo familje vazhdon të ngrejë supet teksa dëgjon të ripërsëriten akuzat ndaj shtëpisë së tyre, se është përdorur si qendër për grumbullimin e robërve serbë dhe heqjen e organeve të tyre.

Redaktori i Agjencionit Floripress arriti të sigurojë reagimin e familjes së Abdulla Katucit, pas publikimit të raportit të Dick Martyt, i cili thekson se zotëron prova që dëshmojnë se shtëpia e tyre, e njohur si Shtëpia e Verdhë, ka shërbyer si vend ku UÇK-ja kryente transplantime organesh të robërve serbë.

Abdulla Katuçi pretendon se gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Verdhë, dy vjet më parë, Dick Marty tentoi të hidhte eshtra në banesë, ndërsa kërkon nga shteti që të padisë raportuesin e KE-së dhe ish kryeprokuroren e Hagës, Carla del Ponte.

Katuçi hedh poshtë çdo akuzë të raportit, sikurse që mohon pretendimet se Lulëzim Basha ka shkelur në shtëpinë e tij.

“Makinat kishin kocka të vdekurish që donin të m'i linin në shtëpi. Por, ne i ndaluam ato se ndryshe do m'i kishin hedhur brenda.

 Kemi 7 vjet që bezdisemi nga akuzat që na bëhen. Na është bërë një e padrejtë që nuk dimë se ku ta zgjidhim. Unë nuk di të ketë qenë këtu Lulëzim Basha, unë nuk e njoh vetëm në televizor e kam parë” shpjegon Abdulla Katuçi.


Banorët shprehen të bindur se nuk kanë parë asnjë ushtar apo civil serb të kapur rob, ndërsa pohojnë se dy vjet më parë, një ekip hetuesish të huaj ka kontrolluar çdo cep të kullës dykatëshe në pronësi të tyre. Sipas familjes Katuçi, gjithcka që rezultoi pas këtyre kontrolleve rrëzon akuzat e Dick Martyt, sikurse rrëzoi ato të ish kryeprokurores Carla del Ponte, në kohën e botimit të librit të saj :"La Caccia. Io e i criminali di guerra" (Gjuetia. Unë dhe kriminelët e luftës) .



Këtu permenden emrat e të vrarëve serb:

Vlastimira Stevanovića, Zlatka Antića, Siniše Vitoševića, Gradimira Majmarevića, Mladena Vasića, Dragana Tacimovića, Slađa Fana, Dragoljuba Slavkovića, Dragana Jaćimovića, Petra Ristića i Mileta Đukića...
http://www.glas-javnosti.rs/clanak/politika/glas-javnosti-27-02-2009/kod-zute-kuce-ubijeno-11-srba
http://www.rts.rs/page/stories/sr/story/135/Hronika/46702/Dosije+%22%C5%BDuta+ku%C4%87a%22:+Identifikacija+%C5%
BErtava+i+pripadnika+OVK.html

Fotografi nga Prokuroria Serbe:
zutakuca4.jpg






Raporti i pabazë i deputetit zviceran në Asamblenë Parlamentare (AP) të Këshillit të Evropës, Dik Marti, në të cilën kryeministri në largim, Hashim Thaçi, akuzohet se është i implikuar në trafikim me organe njerëzish dhe në tregti më drogë.

Raporti i Dik Martit është politikisht i ndikuar dhe se ka për qëllim tendencën për të “barazuar viktimat me përdhunuesit në njërin nga konfliktet më të ashpra në Evropë


Propozim-raporti për Kosovën i përgatitur nga raportuesi i Këshillit të Evropës, deputeti zviceran Dick Marty, bart në vete tendencën e rrezikshme për të barazuar viktimat me përdhunuesit në njërin nga konfliktet më të ashpra në territorin e Evropës, i cili ka përfshirë vrasje të organizuara, pastrim etnik sistematik të vendbanimeve, dhe fushata gjenocidale të sponsorizuara nga zyrtarët e regjimit famëkeq të Sllobodan Millosheviqit.

Ky raport përmban tendencën për ta diskredituar lëvizjen e ushtrisë çlirimtare të Kosovës ,udhëheqsit ushtarak dhe politikë të saj; të një populli të diskriminuar dhe të keqtrajtuar në mënyrë sistematike për dekada me radhë, nga ana e një pushteti shovinist, antidemokratik dhe etnocentrik serbosllavë.

Raportin është plotësisht injëanshëm dhe aspak i balancuar dhe lypset urgjentisht të kërkohet nga AP-ja e Këshillit të Evropës të mos e miratojë ashtu siç është propozuar nga raportuesi për Kosovën.

Plotësisht është e qartë që z. Dik Marty mund të ketë bindje dhe pikëpamje personale ose politike lidhur me ngjarjet e vitit 1999 në Kosovë, por është totalisht joprofesionale dhe e papranueshme që bindjet ose pikëpamjet e tij personale të reflektohen në një dokument zyrtar i cili mban simbolin e Këshillit të Europës.

Shqiptarët I respektojnë institucionin e Këshillit të Evropës ,por raporti s’i i tillë është politikisht i ndikuar nga ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës z.Carla Del Ponte , antropologut peruanuan José PabloBaraybar,
Fred Abrahams, hetuesi i lartë i emergjencave pranë Human Rights Watch,Boris Tadiç,presidenti serb ,të cilët  së bashku po  rrezikojnë të vëjnë hije të keqe ndaj këtyre institucioneve.

Dihet se Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër evropiane, e formuar me qëllim të mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Evropë dhe botë.

Flori Bruqi

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...