Sot në Beograd fillon gjykimi i nëntë të akuzuarve të njësitit “Shakali” për pjesëmarrje dhe vrasje në masakren e Qyshkut me 14 maj të vitit 1999. ...
Prokuroria për Krime Lufte në Serbi, në muajin mars të këtij viti, pati njoftuar se policia në Serbi ka arrestuar nëntë ish-paraushtarakë të akuzuar për vrasjen e rreth 200 shqiptarëve në Qyshk të Pejës, Zahaq dhe Pavlan, në maj të vitit 1999. Të mbijetuarit e masakrës dhe familjarë të viktimave kërkojne drejtësi.
Njeri nga tre të mbijetuarit e masakrës në fshatin Qyshk, Hazir Berisha, lidhur me gjykimin e sotëm thotë se është mirë të bëhet gjykimi dhe dënimi i kriminelëve, por, kjo, asnjëherë, nuk do ta zbusë dhimbjen e tyre, për bashkfashtarët e vrarë mizorisht nga dora e tyre.
“Vonë është, por ma mirë vonë se kurrë, edhe nëse i gjykojnë edhe nëse i falin, mua nuk më flladitet shpirti për atë çka kanë bërë në Qyshk”, thotë Berisha.
Ndërkohë dëshmitari i gjallë i kësaj masakre, Nezir Tahirukaj është kundër gjykimit të tyre nga drejtësia në Beograd .Ata që kanë bërë krime të tilla monstruoze do të duhej të gjykohen nga Gjykata e Hagës apo të gjykohen në vendin e krimit.
“Ai është gjykim jo real, jo i drejtë, ata duhet të gjykohen në Hagë për masakrat që i kanë bërë. Do të thotë, ato vepra që i kanë bërë aty ku kam qenë prezent në Beograd do të dalin pa asgjë. Unë nuk i besoj fare gjyqit të Beogradit .Ata duhet të gjykohen në Hagë ose në vendin e krimit”, thotë Tahirukaj.
Një ndër të vrarët në masakrën e Qyshkut të Komunës së Pejës, në vitin 1999, është edhe i ati i ish-kryeministrit Agim Çeku. Sipas Prokurorisë së Serbisë, për masakrën e ndodhur në Qyshk të Kosovës në maj të vitit 1999, janë të akuzuar gjithsej 26 persona, ndërsa janë arrestuar vetëm 10 prej tyre.
Kurse, për 17 të tjerë, të cilët janë në arrati, është lëshuar fletëarresti nga Interpoli. Në fshatin Qyshk dhe në rrethina, thuhet se janë të vrarë rreth 500 persona, gjatë luftës në Kosovë.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2010/12/20
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment