Muajin e fundit si të them kam menduar të bëj një “hulumtim”, po e shkruaj në thonjëza sepse nuk di a mund të quhet hulumtim i mirëfilltë. Për të mos shkaktuar konfuzion nuk do e shkruaj në thonjëza më tutje.
Hulumtimi ka të bëj me nivelin e drejtshkrimit të një numri të madh të komentuesve nëpër faqe interneti (Indeksonline, Zëri, KohaNet, Facebook, etj).
Nëse shikon çfarë drejtshkrimi, gjuhe, gramatike etj., përdorin shumica absolute (përveç disave) e komentuesve t’hyn tmerri. Vetëm nga një shikim “preliminar” pa i mbledhur të dhënat fare, lirisht mund të konstatosh se shumica e komentuesve janë analfabet dhe nuk dinë shkrim-lexim (nëse shkrim-leximi merret si një nga kriteret për të konstatuar analfabetizmin). Dhe, nëse kushtimisht mund të vlerësojmë se “shtresa moderne” e popullatës përdor internetin, dhe e njëjta nuk di shkrim lexim, atëherë çka mund të flasim për ata që nuk përdorin/nuk dinë të përdorin internetin?
Kam parë edhe faqet e huaja të internetit (CNN, BBC, etj) dhe komentimet e njerëzve në gjuhën Angleze sepse nuk njoh mirë gjuhë të tjera, dhe mund të them se edhe atje ka lëshime të vogla, por kjo që ndodh tek ne (nëse më lejohet të citoj një qytetar në një intervistë nga youtube, i kërkoj ndjesë atij), është e “paparaparë”.
Jam duke menduar të bëj këtë hulumtim, për të mbledhur të dhëna, por ka shumë çështje që më dalin si pengesa, që unë mendoj se janë pengesa reale.
Nuk di ku të drejtohem të marr leje për hulumtim;
Nuk di kujt t’i drejtohem për të marr leje për të shfrytëzuar komentet (pronë e kujt janë, e mediumeve, apo e komentuesve);
Nëse janë pronë e komentuesve, a ka gjasa reale të marr Pajtimin e Informuar nga ata, duke pasur parasysh edhe faktin që shumë mund të mos paraqiten me emër të vërtetë;
Nuk di nëse kemi Bord Etik, dhe Këshillues për implikimet e studimit;
Dhe, nuk e di nëse ka institucione të tjera nga të cilat do më duhej ndonjë leje, aprovim ose diç tjetër.
Këto që kërkoj e di se janë tepër, dhe nuk pres nga askush t’më ndihmoj, por ajo që pres gjithsesi të paktën nga ata që e duan Gjuhën Shqipe është që të ndajnë të njëjtin shqetësim me mua.
Këtë shqetësim edhe pse e adresova tek faqja juaj, nuk është vetëm për ju, por dua të bëj thirrje publike për të gjithë ata që mund të më ndihmojnë të bëj këtë.
Për më tepër, do isha skajshmërisht i lumtur nëse ndonjë institucion profesional e bën këtë hulumtim në vend timin, sepse nuk jam profesionist për këtë punë.
E di se dikush mund të më thotë: “Shko në shkolla dhe kërko rezultatet atje”, por rezultatet e shkollave nga ajo që shoh nëpër komente do ishin të pa besueshme. Fundja, këta njerëz kanë dalë nga shkollat tona.
Unë thjesht jam shumë i shqetësuar për këtë dhe dua të di një gjë: A jemi analfabet dhe pse? Nëse jo, a jemi dembelë dhe neglizhojmë, bastardojmë gjuhën tonë? (Edhe nëse dimë të shkruajmë?)
Dhe një pyetje që ndoshta mund të më nxjerr telashe të mëdha është: A janë të vetëdijshme institucionet arsimore të vendit tonë për nivelin e shkrim-leximit të popullatës nëse përgjigja në pyetjen e parë është pozitive?
Jam i vetëdijshëm se vetëm nga komentet në internet nuk mund të kem një pasqyrë reale të nivelit të gjuhës në vendin tonë, por ky do ishte mbase një hap i parë drejt gjetjes së të vërtetës.
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...