Kujt po i pengon nacionalizmi dhe patriotizmi modern për Kosovën Evropiane? Kur patriotizmi kalon në degjenerim ideologjik klasik, ndërtohet si strehë e fundit e horrave te cilët nuk kanë ide shtet ndërtuese, por vetëm rrënues te vlerave qytetare! dhe ideologjia si filozofi kalon në degjenerim politik. Historikisht, lindja dhe kultivimi i nacionalizmit shqiptar është i lidhur ngushtë me ekzistencën dhe me mbrojtjen e qenies shqiptare në Ballkan. Nacionalizmi është para se gjithash një parim politik i cili thotë se njësitë politike e nacionale do të duhet të ishin të barabarta. Nacionalizmi si ndjenjë mund te definohet më mirë përmes këtij parimi ose qetësimit shpirtëror më pikëshikimin e përmbushjes së tij. Parimi nacionalist modern mund të lëndohet në shumë mënyra. Një nga plagët kryesore mund të shkaktohen nga mendimtarët e tipit Dik Marti. Samuel Jonson, në shekullin e 18 kishte thënë se patriotizmi është streha e fundit e të dobve (horrave), andaj disa në Kosovë zgjojnë kuptueshmërinë e filozofisë Jonsonjane.
Gellner, Nacionalizmin dhe kombin e konsideron që këto ishin të përcaktuara njëri për tjetrin; që cilido prej tyre pa tjetrin është i pakompletuar, dhe që paraqet tragjedi. Miroslav Hroch, huazon një argument mbi “ndërgjegjen kombëtare”“ndërgjegjja kombëtare zhvillohet në mënyrë të pabarabartë ndërmjet grupeve të ndryshme sociale dhe rajoneve të ndryshme të një vendi”, pse jo edhe individëve. Në këtë rast idetë e prishura te disave në Prishtinë, lidhur me UÇK-n, krerët e saj dhe Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaqin, duke u munduar te ndajnë Luftën dhe Paqen, madje edhe udhëheqësit e saj, nuk kanë te bëjnë me ndërgjegje kombëtare, por vetëm lansim i dirigjuar, duke sjellë konkluzione të ngjyrosura mbi bazë të perceptimeve të gabuara, egos pushtetare, dhe paaftësisë logjike, e pa ndjesisë kombëtare. Këto, paraprakisht i kemi dëgjuar edhe gjatë fushatës, por lidhshmëria s’mund te këputet. Këto deklarime i kujtojnë shkrimtaret, Oliver Schmidt, apo të kroatit Tomko Marnaviç të cilët mundohen të zbehin figurën e Gjergj Kastriotit-Skender beut, duke e ditur se i gjithë opinioni vendor e ndërkombëtar mburren me kontributin e tij në mbrojtje të civilizimit modern perëndimor.
Pavarësisht nacionalizmit dhe patriotizmit tonë liberal, ne, brenda shoqërisë tonë jemi të kundërt. Arroganca si veprim dominant ka vazhduar dhe akoma vazhdon të pretendoj të krijoj probleme shoqërore, dhe jo pak reflekton edhe në politik-bërjen e sotme në hapësirat shqiptare, pavarësisht profileve moderne që spektri politik që pritet të marrë pushtet, pretendon të ketë një filozofi ndryshe të mendimit, nga mendësia e një klase, konceptualisht e një shekulli me par, e cila do jetë pjesë e legjislativit te ardhshëm. Po te dëgjoheshin disa, nuk do te kishte as një përpjekje për lëvizje politike e ushtarake për çlirimin e Kosoves, në 68 –ten, as më 81, as në 90-ten, e as më 98-99, me çlirimin përfundimtar. Por, është një fakt që Zoti i ka krijuar disa koncepte të mendimit patriotik, politikë, psikologjik dhe filozofik. Andaj, pa dyshim se edhe në Kosovë ekziston një model i tillë i shoqërisë kosovare.
Komercializmi medial, po tenton ta kall Kosovën! Ky komercializem, i cili po sjell vetëm lajme dhe informata të cilat nëse analizohen thellësisht, vetëm e dëmton interesin e përgjithshëm nacional, duke krijuar opinion të tensionuar, i cili ndërtohet nga njerëzit që edhe në të kaluarën kanë qen pretendent kryesor për të marr çmimin e piromanëve, gjegjësisht njerëzve të cilët e kanë obligim jetësor krijimin e kushteve të tensionuara, qëllim makiavelist dhe kushti kryesor e që ndoshta edhe paguhen për një gjë të tillë, dëmtimin e interesit nacional për mes krijimit të opinionit denigrues. Flaka po qet flak!. Lidhshmëria në mes te Dik Martit, Llavrovit, Jeremiqit, dhe disa pseudopatriotëve në Kosovë, është me plot kuptim, si e tillë cilësohet përpjekje e dështuar në tentativë për të marr pushtetin, e për të fut popullin në luftë në emër të pseudopatriotizmit, dhe për mes kësaj, apo këtyre, Serbia t’i realizoj qëllimet e saj. Dikush ka një mision, që ta djegë Kosovën edhe njëherë. Flaka donë Flak!
Dikush ka të drejt të thirret në patriotizëm, ka të drejt të flas në emër të dikujt, ka të drejt të marr vendim për dikë tjetër, sepse vete e ka siguruar një besim të tillë, për mes angazhimit konkret për interes nacional, të cilin mund të quajmë patriotizëm pozitiv qytetar. Dikush ka të drejt të jetoj, te futet në garë edhe për pushtet, direkt, apo indirekt, por kjo nuk i jep të drejtën të dëmtoj imazhin e jetës së qytetarëve të Kosovës, e as të fyej besimin e qytetarëve të saj. Patriotizmin dhe nacionalizmin i konsideroj fryte mbi të cilën ndërtohen shtetet dhe kombet, por pseudopatriotizmi, apo patriotet e përdorur, janë dëmtuesit më të mëdhenj të proceseve politiko shoqërore të vendit. Dikush mund të shpall demokracinë te vdekur, sepse s’kanë vlerë kombëtare, madje as pseudopatriotizëm.
Akti i shpalljes se demokracisë të vdekur, kur miqtë e Kosovës deklaruan proces te mirë zgjedhorë, me disa parregullsi, që në shtet ndërtim mund te konsiderohen probleme të evitueshme, e që me besueshmëri në Institucionet Kushtetuese mund të kalohen. Por, nga brenda dikush nuk ju beson institucioneve kushtetuese, dhe shpallin demokracinë te vdekur, vetëm pse nuk ju besoj populli. Vlerat shoqërore krijohen me mendjen e shendosh, dhe me koncepte e filozofi të shëndosha. Piromanëve te fshehur nen petkun r masmediave, do të ju thosha se nacionalizmi dhe patriotizmin modern, e sidomos shpallja e pavarësisë së Kosovës, dhe integrimi i vendit është bërë dhe behet me politika programore, dhe me partneret ndërkombëtar, duke len anash horrat e patriotizmit folklorik, që ditën kundërshtojnë privatizimin e natën i privatizojnë ndërmarrjet. E jo, përmes keqpërdorimit te donacioneve për qytetaret e vendit, duke i tjetërsuar në ndërtimin e medieve qe dëmtojnë imazhin e shtetit. Flaka donë Flak. Nga kjo mund te konkludojm se, teoria e Samuel Johnsonit, nuk përkon me mendimtarët e shekullit XXI, por kjo është një nga teoritë më të përparuara për mendimtarët politik, klasik të shekullit XVIII, të cilët parapëlqejnë denigrimet, e po të ju epet mundësia, edhe zhdukjen e patriotizmit modern. Dikush dëshiron zhdukjen e njerëzve, të cilët din të udhëtojnë nëpër kohë për të ruajtur vlerat kombëtare. Aftësia e një kryeministri, për të udhëtuar nëpër kohë të errëta është vlerë. Errësira për shqiptaret u ndërtuar nga mendimtarët e anti shqiptarizmit, si Dik Marti, e bashkëpunëtoret e tij në Kosovë qe ndihmuan ndërtimin e raportit anti shqiptar. Historia e Kryeministrit Thaqi, dhe bashkpuntorve të Tij, është një vlerë kombëtare, politike, qytetare dhe patriotike, që përkon me vlerat e evropianizimit dhe konceptin perëndimor shtet-formues. Lufta, Paqja e Pavarësia e vendit, lidhen me emrin e Kryeministrit Thaqi, i pëlqeu apo jo dikujt. Vlerat duhet mbrojtur, kur dikush tenton te na njollos mburrjen kombëtare.
Shkrimi reflekton qëndrimet personale të autorit.