Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, raportin e Dik Martit e konsideron "pamflet të konstruktuar dhe tendencionoz me qëllime të qarta antishqiptare ku në fokus është përbaltja, degradimi e kriminalizimi i luftës çlirimtare të popullit shqiptar për liri e pavarësi". Në një deklaratë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës theksohet se Dik Marti, në raportin e tij të "gatuar me thashetheme, me insinuata, me trillime e të pavërteta, i ka dhënë për detyrë vetes që para opinionit ndërkombëtar, ish udhëheqësit e UÇK-së t'i paraqesë edhe si tregtarë të organeve njerëzore".
"Të gjitha këto akuza për ne nuk janë ta pa njohura, ngase që herët i ka lansuar politika zyrtare e Beogradit që nga koha e regjimit kriminal të Millosheviqit, që qe munduar ta njolloste luftën tonë për liri". Sipas BIK, "është e habitshme që një qytetar i një vendi të lirë e demokratik të bjerë pre e qarqeve shoviniste serbe". Më tej në këtë deklaratë konstatohet se Dik Marti me raportin e tij në mënyrë të "paskrupullt mundohet që të barazojë xhelatin me viktimën", mirëpo, siç thuhet, një gjë të tillë nuk do e arrijë. Për të ashtuquajturën "Shtëpia e verdhë", thuhet se janë bërë hetime nga hetuesit e UNMIK-ut dhe të Tribunalit të Hagës, dhe në të dy rastet, në mungesë provash, ato janë ndërpre. Andaj, thotë BIK, "kokëfortësinë e Dik Martit për të vazhduar misionin e tij antishqiptar, duhet kuptuar si një qëllim të keq ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj, ndaj Shqipërisë dhe ndaj Kombit shqiptar në tërësi".
Kryesia e BIK në fund të deklaratës kërkon nga të gjitha institucionet e vendit që në bashkëpunim me ekspertë të fushave përkatëse në mënyrë profesionale e të argumentuar të hidhen poshtë akuzat e Dik Martit, dhe në asnjë mënyrë mos të lejojnë tentativat të tilla me qëllim degradimin e luftës çlirimtare të popullit tonë.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2010/12/20
BIK raportin e Dik Martit e konsideron “pamflet të konstruktuar”
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment