2013-11-29

Istref Haxhillari:Hapësirat rrallohen prej dhimbjes


Loja e fjalëve





Romanin “ Pesha e kohës ” të shkrimtarit Istref Haxhillari e mora ta lexoj si detyrim ndaj një miku. Disa faqe eca me këtë mendim, po më pas fillova te hyj në fatin e personazheve, Isit dhe Lules, sidomos pasi Bari Blloshmi lexoi shpatullën e deles. Ankthi filloi të rritej. Herë pas here pyesja veten ku e gjeti këtë mjeshtëri Haxhillari të mbajë në ankth lexuesin si në një teatër tragjik?

Sa vinte e bindesha se kisha në duar një roman dinjitoz, me vlera të larta estetike dhe origjinalitet të admirueshëm. Më mrekulluan veçan përshkrimet e natyrës që më kujtonin ato të Balzakut në disa romane të tij.

Ja disa pasazhe brilante:

“ Ishte ndajnatë herë, ( vini re lojën e bukur të fjalëve ndajnatë dhe herë, tingullin e përftuar ), buzë vjeshte kur bimësia merr atë ngjyrën argjend si në të verdhë dhe të ndjell në shpirt ca ndiesi të çuditshme, sikur fluturon, pa të merren mendtë dhe bie s'di se ku...”

Apo:

“ Ashtu si kobeci fluturak bie mbi tufën e pulave që kullosin qetësisht në një arë me grurë dhe pështjellon gjithçka, ra Isi mbi tufën grarishte përqark kroit të fshatit...”

Ose:

“ Fshati përgatitej të flinte...diku me zhurmë të shurdhët kërciti mëndalla e ndryshkur që mbyllte me zor derën e kasolles...”

Gjithçka arrin kulmin te përshkrimi filozofik i Gurit të Kamjes:

“ Guri u bë një me Gorën si të ishin dy qenie të gjalla që duheshin shumë. Me shtat e sy vigani, natë e ditë vështronte krahinën, i gatshëm të fluturonte ku ishte rreziku...”

Shkrimtari nuk ka marrë përsipër vetëm të përshkruajë vendet e arenës së ngjarjes së bujshme të kohës. Ai hedh një dritë të re mbi hakmarrjen. Dashuria e personazheve triumfon dhe zbeh këtë fenomen të neveritshëm.

Ai thotë:

“ Hakmarrja është caku i mbrapshtë, i tejskajshëm, i papërgjegjshëm që përcakton gjithçka në fare pak kohë...”

Shamia e rrëmbyer dhunshëm, pikënisja e fabulës së romanit, nuk është thjesht një shami alla Desdemone, po plaçkë lufte, ndaj kërkohet shpagë. Hakmarrjen e mposht në finalen e rrëfimit vdekja e Hënës flokëverdhë, nuses së re e të bukur.

“ Vdekja, thotë Haxhillari, lëkundi pa përjashtim shpirtrat e burrave, mposhti krenarinë e ushqyer nga sjellja e vjetër...”

Kështu ulet natyrshëm, bindëse perdja e hakmarjes.

Qëmtimi i dollisë mokrare, me ngritës e pritës, të kujton një luftë të vërtetë. Dollia me fuqi mistike është një thesar më vete që pikturohet me penelata impresionuese në faqet e librit të Haxhillarit.

“ Pesha e kohës” është një brerore e artë e autorit, një libër që do të qëndrojë gjatë, thjesht e krenar, para mijëra shokëve të tij, stivosur radhë-radhë nëpër biblioteka.

Më kanë lënë mbresë disa metafora befasuese:

“ Era mpinte dëgjimin

Zjarri le shpuzën nën hirin e pabesë

Bijtë e vdekjes

Paha e sojit...”

Pasi të ulem do ta pyes autorin në vesh ç'u bë me usta Tirën?

Dhe ju do t'u lë lejtmotivin:

“ Kroi boshatisej mbrëmjeve...”

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...