2013/11/27

Poezi nga RAMIZ LUSHAJ:KA RA BORË NË TROPOJË



I thinjur, po më merr malli të lodroj si fëmijë mbi borë, 
Si dikur, me kluca me i nxanë tricat me i trohë bukë. 
Po peni nyjelidhun i kësaj kohe më ndjek çdo orë, 
Vet vitet e jetës e hapat në rrugë më kanë fut në klucë...

Dua të rrëshqas me koritë druri mbi Alpe e hapësirave të globit, 
Mbi thinjat e mija çapërpik në letra e në orbitat e kohës. 
Pas çdo boheme drejt Tiranës, Johanesburgut e Nju Jorkut. 
T’i rikthehem engjëllor e mëkatar, i ri e i mplakur, Tropojës.

Dua të ngjitem mbi kullen time alpine me e çplue prej borës. 
Aty lotët e mallit deri në maje të oxhakut kallkin janë tuj ngri’ 
O, më kanë mbetë vetëm kulla e fëmijëria në fijatje të kohës. 
Shpesh rikthehem i thinjur, me mirësi, si Babagjysh i Vitit të Ri.

Dua t’i mbathi rrathët e borës e të fluturoj mbi borën e dimrit alpin. 
Të luaj me topa bore në Tropojën hyjnore si dikur kur isha fëmi. 
T’ia shkrijë sa të muj ortiqet e politikës që i dalin para në udhëtim. 
Të gjuaj me topa akulli ata që vendlindjes m’i bahen zhingaxhi...

26 Nëntor 2013

No comments:

Post a Comment

E SHKRUAN ME GJAK HISTORINË E DARDANISË FENIKSAT E LIRISË :ISMET QORRAJ,AGIM KUKLECI,MUJË MEHMETAJ,DHE SALI HADËRGJONAJ NGA DECANI

          Kërko brenda në imazh                    Shkruan: Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi , PHD.  Në historinë më të re të Kosovës përmenden...