2013-11-26

DR.FATMIR TERZIU-Përshpirtje kolegu për kolegun!

Cigarishtja në duart e Sokol Olldashit dukej një nga mjetet që shtonin objektet e duhura të tij, krahas me lapsin, stirolapsin dhe gjërat e tjera të teknologjisë moderne që ai përdorte hershëm në jetën e tij të gazetarit dhe politikanit. Kështu e mbaja mend dhe kështu e kam fiksuar takimin e parë me të. Një ditë e hënë, përballë ish godinës së vjetër të revistës së dikurshme “Hosteni”. I shoqëruar bashkë me një koleg tjetër tonin na ftoi për një kafe në një lokal i cili tashmë nuk është më në Tiranë. Pastaj filloi bashkëpunimi i mëtejshëm. Koha kur drejtoja televizionin “Dardan” ishte ajo që na bëri më të lidhur. Ai drejtonte televizionin “ATN”. Dhe më vonë atë e takova disa herë, por më i paharruar është takimi dhe qëndrimi gjatë dhe shumë gjatë gjatë një konference në Londër. Aty ai më propozonte se e kisha vendin në detyra më të rrëndësishme dhe nëse pranoja ai do të ishte mbështetësi më i madh për këtë. Dhe ashtu dy ditë dhe dy netë ikën shpejt atëherë. Sokoli kishte po atë pamje, po atë sjellje. Krenar dhe i vendosur në ecjen e tij. Në kohëjetën e tij. Vërtet të shkurtër?
image

DOAJENET E GAZETARISË SHQIPTARE: SOKOL OLDASHI DHE FATMIR TERZIU

Mbrëmë ai humbi jetën në një aksident tragjik. Humbi jetën deputeti i PD-së, Sokol Olldashi. Nëna, humbi njeriun më të dashur të cilin e rriti me aq shumë mund dhe sakrifica për shkak edhe të regjimit, i cili e internoi familjen e Sokolit kur ai ishte vetëm dy vjeç në Selenicë të Vlorës.


Bashkëshortja humbi njeriun e saj të zemrës, fëmijët humbën babain e dashur. Shoqëria humbi një zëdhënës të sajin, ndërsa gazetaria një mik dhe koleg të përhershëm dhe të kudogjendur. Sokoli do të na mungojë të gjithëve. Fati e desh të largohet në një moshë të re dhe përballë tij të gjithë jemi të pafuqishëm për të protestuar, por jemi të mundur për të reflektuar, se sa e shkurtër është jeta e njeriut.


Do t’a kujtojmë çdo herë si njërin nga ne, si mikun dhe shokun tonë me të cilët kemi ndarë momente të vështira, por edhe ditë të bukura. Si bashkudhëtar të një historie për të cilën ai pati fatin që të japë kontribut dhe të lërë emrin në një sërë veprash madhore jo vetëm në infrastrukturë, por edhe si ish-ministër i Brendshëm në goditjen e grupeve të krimit të organizuar më të rrezikshme në Ballkan. I dha zemër dhe rini PD-së, forcë dhe energji për t’a shtyrë atë drejt rezultateve më të mira.


Sot më shumë se gjithçka ka vlerë heshtja dhe lutja e secilit nga ne për Kolin. Është koha për të kujtuar një mik që ndahet nga ne papritur duke na lënë në befasi se nuk do e dëgjojmë më zërin e tij në Kuvendin e politikës, në debatet që e bëjnë më të shëndetshme demokracinë, por edhe në tryezat e kafenesë së mëngjesit apo në takimet spontane në rrugët e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe të gjithë vendit.


E tillë është jeta. Koli e jetoi me vrull. Vrapoi, nuk eci. Dhe shpejtësia ndonjëherë është edhe kapriçoze. Të ndal në mënyrë tragjike, ashtu sikurse bëri mbrëmë me Kolin. Iku ashtu sikurse ishte mësuar të ecte, duke vrapuar, vetëm se kësaj radhe për të shkuar në një jetë tjetër, për të cilën i lutemi Zotit, që ta vendosë në anën e të mirëve.


I gjendemi pranë familjes së tij në këto momente të vështira dhe lusim Zotim t’i japë forcë që të kalojë këtë ditë të vështirë.





Kush ishte Sokol OLLDASHI





Deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme në një aksident të rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka rënë në greminë.


Aksidenti rrugor ka ndodhur rreth orës 21:20 të mbrëmjes së djeshme.


Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën e njohur si lapidari i Krrabës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e saj. Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe dy ambulanca dhe një makinë zjarrëfikëse. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes u nisën ish-kryeministri Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deputeti demokrat Astrit Patozi, deputeti dmeokrat, Flamur Noka, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetë etj. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit për shkak të shiut të dendur. Policia sqaron se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin pasi rreshjet e dendura të shiut e kanë penguar të shohë rrugën dhe si pasoje ka përfunduar në greminë.


Terreni ku është rrëzuar automjeti është tepër i vështirë.


Policia sqaron se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin pasi rreshtjet e dendura të shiut e ka në penguar të shohë dhe ka përfunduar në greminë. Në automjet dyshohet se mund të ketë edhe persona të tjerë.


Sokol Olldashi ishte një figurë e nderuar e Partisë Demokratike. Ai u përfshi me lëvizjen e dhjetorit në vitin ’90, ku që në atë kohë ai u bë anëtar i Partisë Demokratike si dhe anëtar i mbledhjes themeluese të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.


Nga Maji i vitit 2002 deri më Shtator të 2007-ës, Olldashi mbajti postin e Kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në vijim, nga muaji maj 2005-Maj 2009 ai ka qenë Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës si dhe anëtar i Kryesis së PD-së që nga viti 2002. Gjithashtu nga qershori i vitit 2001, Olldashi ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një herë përfaqësues i qarkut të Durrësit dhe në dy legjislaturat e fundit përfaqësues i qarkut të Fierit.


Gjatë karrierës së tij politike, Olldashi ka mabjtur postin e Ministrit të Brendshëm, gjatë drejtimit të së cilës ai shënoi suksese të rëndësishme në luftën kundër bandave më të rrezikshme kriminale duke i kthyer vendit dhe qytetarëve sigurinë publike. Ai ka mbajtur gjithashtu postin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, duke punuar fortë me projektet e qeverisë për shndërrimin e infratsrukturës rrugore së Shqipërisë në në nbjë infrastrukturë me stanrade europiane. Sot arteriet kryesore rrugore të vendit mbajnë firmën e Sokol Olldashit.


Sokoll Olldashi, lindi me 17.12. 1972 në qytetin e Durrësit. Pasi mbaroi gjimnazin në shkollën e mesme të përgjithshme “Naim Frashëri” në Durrës, ai ndoqi studimet në Fakultetin e Tiranës, në Universitetin e Tiranës dhe më pas në vitin 2004 ndoqi Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave (Politikat e Sigurimit Kombëtar).


Karrierën e tij profesionale, Olldashi e nisi si Kryeredaktor në televizionin ATN1, më pas ai punoi si zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën "Albania" si dhe si reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...