ATDHEU, MALL KURBETI DHE NOCION POETI



ZEF PERGEGA

Bac Ademi!
E gezofsh ditelindjen! Se ti nuk e njohe vdekjen dhe as syri nuk tu tremb prej saj. Me ka rene ne dore kushtetuta jote. Ate te tortes se Kosoves, prej Europes nuk e kam lexuar akoma. Ne kushtetuten tende kam lexuar vetem nje nen:
“Gjaku i deshmoreve eshte lulja e lirise se Kosoves!”


E shfletova flete per flete, por vetem bardhesi pashe pas ketij neni kapital. E lulet, si petale zambaku celen ne cdo ballkon te Kosoves. Zambaku i ka lulet e bardha, por kur nuk i ujit zveniten e behen te thara. Se te gjallet, bac, te vdekur deri ne asht e festoje diten e luleve te lirise me naten e korbave ne fyt te pentagramit te zanit te tyre.


E di se ti nuk e ke pare, por edhe sikur ta shohesh ti perseri nuk bezan. Ke lene Zotin ti gjykoje, se koha e gjykon kohet dhe njerezit. Nje pallat i qelqte eshte ngritur midis Prishtines.



Xhamat i ka zais perendimi, ku dielli perthyen rrezet e tij, jo per te ngrohur bimen e ares, as shpirtin e njerezve, por kolltuqet mbi sixhadet persiane te sulltaneve. Lart, qe besa bac, eshte ngrit beu, me frak brrylash dhe pershendetje me gishtin e pare si amerikanet, poshte shtatorja sa nje boje njeriu e Skenderbeut. Heu sa e vogel, bac, po ju duket!


Sot kuptimi i atdheut eshte shfytyruar. Se krismen e pare mbi kraharor te armikut qelluat, per kete fytyre e dy gisht nder te atdheut, mbi dhimbjen e plaget e kombit.


Tash atdheu eshte vetem nje lemsh malli nga kurbeti dhe nje nocion poeti. Atdheun, bac, e kane varur mbi disa parulla ne bishta skifteresh qe glacojne cdo dite mbi vetull te tij dhe ererat e forta thone se do ta cojne pako-postal drejt Europes. Anija e tij do te lundroje pa kapidan se kapidani e marinaret kane kap thesin me mbledh vota, si dikur femijet me thesin e geshtenjave, duke i kerkuar ne pyllin e pambrojtur.


Frajerat, bac, keto dite nuk vene kollare, se ate mbasi t’ia marrin votat popullit, duke ia shternguar lakun do te kujdesen te mos i ftohet fyti. Sa shume u dhimbset zani i sovranit!


Poshte pallatit te qelqte rreshqasin do makina Benz-Mercedesa, Wolsvagena, Lamburgina e Ferrari…kapotat e llogoreve i hodhen ne lum… e lumi i ka nxjerre ne breg me fytyren e tyre ne pellembe te baltes qe hodhen mbi varret dhe lulet e heronjeve. Populli mbahet me shkop e varferia eshte ngjitur pas leckave te skamjes.


Demokraci, po i thojne bac Ademi! “Luksiteti, uni dhe pushteti” E di, bac, se po e pate mire me partine, ke punen dhe shtepine, biznesin dhe karriken e diplomatit, dhe rehat mund te luash me topa golfi me serbet ne Amerike! Nepermjet zanit te pushkes tende na mesove se prej nderimit vjen bashkimi, port tash po thone se nepermjet fitimit celnikoset uniteti i partise dhe embelsohet pushteti.


Liria i ka rrenjet e thella , bash aty i ke vampiret e karrikeve , duke ngrene krena!
Ne mos besosh, coju se nuk asht kry!

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)