Raimonda MOISIU - Kthjellohem pasi e kam shkruar poezinë

-Kam lexuar mbresa, mendime, komente të shumta për krijimtarinë tuaj, veçmas për librin tuaj të parë me poezi, me titull “Verbëri kotësie”. Si jeni ndjerë rreth këtyre vlerësimeve? Cfarë ju shtyhu ta titulloni me këtë titull?

image

Anxhela. R. Peza

Librin e parë e kam shkruar për t’ja bërë dhuratë familjes time, pasi ata investonin për arsimimin tim. Asaj kohe si 18 vjeçare mendova që talentin e spikatur nga 8-vjeçarja dhe gjimnazi ta shfrytëzoja në formë dhurate për ata. Komentet kanë qënë të shumta pasi ai libër u pasua nga tjetri pas 5 viteve. Madje disa komente i ruaj ende, janë të shkrimtarëve, të poetëve, kritikëve letrarë, pedagogëve, të afërmve të mi, njerëzve të thjeshtë, librarive, mediave të ndryshme etj. Kuptova në një mënyrë më serioze se talenti im ishte i dukshëm. Por duke studiuar psikologji më vuri në dyzim fakti se  ishte vërtetë talent apo frymëzim i moshës siç ndodh zakonisht. Për të diferencuar këtë gjë, e lashë veten të rrija disa kohë, të cilën e pëcolla duke shkruar gjithmonë pafund kudo dhe ngado. Jam fanatike për titujt, më të bukur dua të jenë ata sesa vetë poezia. “Verbëri Kotësie” është mesazh për njeriun i cili përpiqet aq shumë në jetën e tij, por e gjithë magjia qëndron tek liria që ka. Duke paur lirinë s’ka as pse të fustrohet, të ndrydhet, të ndjeki norma, tabu, zakone pa dashur, është i lirë, lumturia aty ndodhet.

-Cilat kanë qënë përfytyrimet më të herëshme se një ditë do të bëheshit shkrimtare? Kush ka qënë dashuria tuaj e parë,?       
                                                                                                                    

Mbase e kam ditur gjithmonë që do bëhem shkrimtare qysh në vegjëli. Ma kanë induktuar zyshat gjithmonë, “do bëhesh shkrimtare, se shkruan shumë bukur” krijoja vazhdimisht vjersha, shkruaja ese paksa filozofike në përputhje më moshën. Vendimin e prerë e kam marrë pasi krijova poezinë “Injoranti”. Dashuria imë e parë është dhe do mbetët poezia, nuk do isha unë nëse nuk do e shkruaja atë gjithkund.


-Kush ka ndikuar në mënyrë të vecantë që ju ka frymëzuar apo inkurajuar për të shkruar një poezi?

Askush s’më ka inkurajuar, ajo është diçka e cila buron nga një vend që as unë nuk e di. Shkrimtarët shpesh thonë nga shpirti, por jo çdo shpirt prodhon. Qëndron përtej të panjohshmes burimi i saj. Kthjellohem pasi e kam shkruar poezinë aty e kutpoj se çfarë kam bërë.

-Cilat janë shprehitë tuaja kur  shkruani një poezi, tregim apo  meditim… . Dëgjoni muzikë apo dëshironi qetësi?

Ma kanë bërë shpesh këtë pyetje. Qetësi, verë të kuqe, muzikë smooth jazz, Ëaldack,Yann Tieresen, Yiruma, të gjitha meloditë e pianos, i adhuroj më akomodojnë për të shkruar.             Këto janë kushte që i krijoj unë vetes kur e marrë me të mira. Realisht unë shkruaj ku të jetë, ku të vijë. Zgjohem në mes të natës e hedh diçka mbi letren që qëndron në talovilnë, në faturën e kafesë, duke pritur në takim, madje edhe kur bisedoj me ndonjë person e lë pauz 3 -4 minuta.



-Cfarë është një “muzë”. Është aftësi gjenetike sipas mendimit tuaj?

Gjithsecili nga ne nuk i shpëton dot gjenetikës se tij. Por mjedisi luan një rol mëse të rëndësishëm në jetën e njeriut. Pa pasur ngacmim nga shqisat e mia s’do mundja dot.               Çdo fjalë që më prek qënien, çdo fije bari e deri tek zogu lart në qiell shëndronhet në muzë. Shkrimtari e njeh dashurinë e zemrës dhe falë kësaj ai ka muza plot.

-Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj, -prindërit, artet, letërsia apo  njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të vecantë në frymëzimin tuaj?

Për ti dhenë dhe një përgjigje më të detajuar pyetjes më lartë, mamaja ime dhe dashuria parë kanë luajtur një rol të madh në frymëzimin tim. Pastaj gjithshka tjetër më ka ndihmuar në frumëzim, romanet, fshati, kështjellat, deti, mali, gjyshërisht në përgjithësi, pikturat e femrave nudo, skulpturat e 1700, qoftë dhe milingona me thërrime buke sipër më jep frymëzim. Edhe një bisedë me një të panjohur lë mbresa më shumë se të veçanta.

-Ju jeni poete. Dhjetra vargje  poetike dhe poezi të përmbledhura në vëllimin poetik botuar këtë vit “Zemër me Kock”. Ç’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional, nivel e cilësi artistike- letrare?

Nëpër shkrime të poezisë e kam quajtur atë të “dashurin tim të parë”. Të them se unë përkushtohem shumë në poezi s’mund ta them këtë gjë, pasi ajo qëndron brenda meje, kur do të dalë jashtë meje vjen në formë shkrimi në letër. Nuk e kam imponuar ndonjherë veten që të ulem e të shkruaj poezi. Ajo kur qëndron brenda teje, nuk e  zgjedh momentin se kur do të dalë. Libri me poezi “Zemër me Kockë” erdhi bashkë me vendoshmërinë se un s’do ndahem më prej shkrimeve. Do vazhdoj ta bëj publike poezine time apo romane qofshin. Kam zgjedhur pikërisht këtë titull duke e njohur më mirë qënien njerzore nëpërmjet profesionit që ushtroj, jo gjithkush ka një zemër me tul, ku mbart vlera njerzore, norma, mirësi, dashuri, e drejtësi mbi të gjitha, e pra ka dhe nga ata që e kanë me kock ku e rëndësishme është qëllimi s’ka shumë rëndësi mënyra.


-Kur shkruani  cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio,  në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?

Gjithkund ashtu siç u shpreva dhe më lart, në çdo vend nëse ndjej se duhet të hedh diçka në letër, e bëj. Çantës sime nuk i mungon ndonjëherë letra dhe lapsi, e po nuk pati gjej mjete rrethanore për të shkruar dicka.

-Ju ndjek vazhdimisht  në krijimtarinë tuaj, duke qënë kështu një lexuese e rregullt.                   
Kam lexuar disa fragmente nga romani juaj në botim “ Monolog neuroze”. Në prozën tuaj ka mall, protestë, revoltë, dhimbje, psikikja me shpirtin artistik, dashuri, mesazh tolerance e paqe, ton qytetar e intelektual … A keni ndonjë ndjesi të vecantë që ju e shfaqni nëpërmjet artit të të shkruarit..?

I gjithë romani flet për psikologjinë e një femre adulte ku shpeshherë e vë në paralel ish- dashurinë e saj me dashurinë e një vajze adoleshente. Një cop dashurie e ndjerë ndryshe vjen në formë neuroze, tek shpreh se dashuria është e pafund e ndjesia e njeriut ndryshon nga gjithkush tjetër. Edhe pse historitë tona ngjajnë me tregimet e të tjerëve. Tregon se dashuritë kanë fytyra të ndryshme, dhe ti gjatë jetës mund të shikosh dhe provosh mbase disa prej tyre dhe mund të arrij faza që shikon se kush të ka pëlqyer më shumë e kush ka qënë më me rëndësi për ty. Shekuj më parë dashuria e madhe e fortë e kanë quajtur dhe sëmundje sa e vertëtë është ende kjo nëpërmjet fjalëve urbane të njerzve, kjo ende s’dihet duhet provuar dashuria dhe të flasësh për të. Unë mbetëm ende partizane e fjalës që të dashurosh është një luks që jo gjithkush mund ta ketë.


-Ju jeni psikologe këshillimi në media. A ka lidhje psikologjia me letërsinë? Si ja dilni ta shfaqni atë nëpërmjet artit të të shkruarit? Cila është lidhja mes gazetarisë e letërsisë?

Vërtetë kam më shumë se dy vjet tashmë që jam pjesë e pandashmë e medias si psikologe dhe shkrimtare. Të dyja kanë lidhje, çdo shkrimtar është pak psikolog, për të mund të përcjellë personazhin e tij më së miri. Mendoj se e kam të pashmangëshme të shkruaj mbi piskologjinë e njeriut. Gazetaria me letërsinë kanë lidhje të tjera, në rolin gazetaresk unë nuk hyj shumë pasi figura ime publike televizive vjen si specialiste e psikologut më së shumti, e më pas si shkrimtare.

- Pra,  sfida për të shkruar një roman qëndron në   përballjen me ndërtimin e strukturës së tij,   duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve. E paraqisni personazhin nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën apo anasjelltas?

Romanin tim të parë e kam shkruar gjatë periudhës që kam qënë në Firenze të Italisë.                  
 Por nuk kam vendosur ende ta botoj. Monolog Neuroze është i treti në numër. E dua më fort           se dy të parët ndaj dhe dua ta sjell tek lexuesit. Kjo mund të vijë dhe si një shtysë e madhe nga pasja e shumë klienteve adoleshente që mbartin probleme emocionale mbi dashurinë. Libri ka vetëm një personazh. Dedikimi vjen për të gjitha ato femra që një herë në jetë janë ndjerë të tilla.

-Kush apo cfarë ka qënë ndikimi  juaj më i madh si poete, romanciere apo psikologe? Cilat janë sfidat më të mëdha për ju në lëvizjen feministe si autore?

Ndikimi si poete ka qënë vet vetja ime. Ajo më shtyn vazhdimisht të shkoj drejt letrave të prodhoj është më e fortë se unë. Një poezi është një roman i tërë. Për të qënë psikologe e kam dëshiruar që 16 vjeç shumë herët e çdo herë e më shumë e kultivoja veten për të qënë e tillë në të ardhmën. Pa këto të dyja s’do isha unë. Lëvizjen fëmisniste e shikoj brenda të dy profesioneve. Si shkrimtare përcillet gjithshka emancipim, revolt, sfidohet nepërmjet risisë që ajo sjell krijimi yt, emri i madh të qëndrojë mbi një femër jo gjithnjë në meshkuj. Por botës i duhen dhe disa dekada të lindi një Shekspir femër. Si psikologe çdo femër që ulet përball meje rimëkëmbien e indentitetit të saj, të buzëqeshjes, të guximit.

-Keni qënë e sukseshme vitet e fundit si shkrimtare dhe psikologe në media duke gëzuar kështu edhe admirimin nga lexuesit e shumtë? A jeni habitur  kur ju kanë vlerësuar? Si ju bën të ndiheni kjo gjë si autore femër?

Normalisht shumë mirë. Vlersimi është domethënës se tregon për mënyrën se si përcillesh në publik, tek lexuesi, modeli që përcjell gjithshka ka rëndësinë e saj. Rrethimi me dashuri dhe pozitivitet të jep kurajo që mos të zhgenjesh asnjë më pas. Megjithatë unë jam një natyrë kritike e pandreqshme.

-A do ta keni të vështirë të shkruani një romancë dashurie rreth jetës intime të një vajze?

Jo aspak, përkundrazi do më pëlqente, do vazhdoj të shkruaj për të. Sa me shumë kalojnë vite tek unë aq më shumë bindem se nuk dua të heq dorë nga vetja. Të qënit unë. Pa tërhequr zvarrë paragjykimet, e fisit, lagjes, komunitetit, vendit që jetoj. S’dua ta llogaris këto kur shkruaj. Shkrimet janë bota ime virgjër, e pastër e sinqertë. Nëpërmjet empatisë unë mund të jem çdo lloj personazhi dhe të kem çdo profesion të kësaj bote. Një njeri nëse nuk ka një mëndje të lirë, një jetë me veprime të lira, edhe shkrimi dhëmb.

-Kur ktheni kokën pas si e shikoni krijimtrainë tuaj gjatë viteve? Cilat janë drejtimet dhe objektivat interesante për të ardhmen?

Krijimet gjatë viteve tregojnë shumë gjëra. Nëpërmjet tyre njoh akoma më mirë veten, zbuloj gjëra që mbase se dija që i mbartja. Në momentin që krijimet pubikohen ato nuk janë më të miat, janë të lexuesit. Objektivat janë të shumta, shkollimi i mëtejshëm, krijime jashtë vendit, do vazhdoj të bëj karrierë, do e rris më shumë emrin tim.


-Cfarë dëshiron të ndash me kolegët dhe audiencën e lexuesve që janë duke e lexuar këtë intervistë?

Lexuesve, ti largohen teknologjive e ti rikthehen librave. Ndërsa kolegëve i them se puna dhe dashuria ndahen me milimetra nga njera – tjetra, por për punën do thoja që është një sfidë në vazhdim, e që të frymosh sipër ujit duhet vullnet.


-Dhjetra e dhjetra vargje poetike dhe fragmente për femrën e dashurinë...Cfarë është dashuria për ju? Kur një vajzë e re  e ndjen se është e dashuruar? Si arrini ta reflektoni këtë në krijimtarinë tuaj letraro-artistike?

Dashuri do të thotë të duash tjetrin më shumë se veten. Të qëndrojë tjeri përpara gjithshkaje, mohimi i vetes. Një vajzë e re e ndjen kur është e dashuruar kur figura e tij pulson si pulsi i dorës në zemrën e saj. Dashurinë në krijmatrinë time do e reflektoj në format e pafundme të saj. Pa krusyer asgjë. Nëse jeta s’do kishte dashuri, do kishte robotë.

- Pse shkruan Anxhela  dhe cfarë simbolizon emri tuaj? Kush ia u ka vënë këtë emër?

O sa pyetje e bukur kjo. (qesh) Asaj kohe nuk shiheshe ende gjinia e foshnjeve. Dhe kur ime më ishte 4 muajshe shtatzanë, im atë shikon një ënderr ku i thonë që ti do lindësh një vajzë me emrin Anxhela. Që do të thotë ëngjell, unë isha ëngjëlli parë për prindërit e mi. Kjo mistika e vënies së emrit nga një ëndërr mbase rezervon gjëra të mira për mua.

-Si jeni ndier përballë botës së frikëshme  të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit maskilist? Cfarë kuptoni me shprehjet “vetëgjymtim dhe vetëvrasje intelektuale”?

Në fillim e dobët besoj, sepse është ndryshe ta dëgjosh e ndryshe ta provosh, jam frikësuar, jam rrëzuar, jam ngritur. Ende kam frikë kam të gjitha këto. Qëndroj në mesin e tyre për t’ju bërë ballë asgjë nuk është e pasfidueshme përveç vdekjes. Me fjalët vetgjymtim dhe vetëvrasje intelektuale kuptoj atë që më dhemb më shumë nga vendi im. Më gjymton mentaliteti, pargjykimi, çdo gjë e cila nuk mbart gjërat e mia. Injoranca është një kategori që mua më nervozon më irriton së brendëshmi, arroganca, nëna që edukojnë djem maskilist, vajza materialiste, është për të ardhur keq realisht. Ne shpesherë rrim dhe përshtatemi me disa gjëra që na lëndojnë, na ndrydhin për të mos qënë më ne.

-Mendoni se keni arritur aty ku duhet me krijimtarinë tuaj apo kini akoma për të bërë? Cfarë po shkruani aktualisht? Projektet tuaja në të ardhmen?

Aktualisht do marrë pjesë në dy konkurse një në Triestë të Italisë dhe një në Sarajevë të Bosnjes. Nuk do flas shumë për në një tjëtër moment do ishte më mirë.

-Autorët tuaj më të preferuar…

Uuu sa shumë ka, Migjeni,Ismail Kadare, Dritero Agolli, Vicotor Consinaj, Entela Safeti Kasi, Mimoza Ahmeti, Honore de Balzak, Albet Kamy, Kafka, Leon Tolstoi, Dostojevski, Aleksander Dymas, MIhal Lermontov, Dino Buxati, Gustav Folber, Frederiko Grazia Lorka, Paolo Cohelo, Remark, Xhon Gollsuorth………e shumë e shumë. Çdo gjë që lexoj më pëlqen, se hedh dot poshtë.

-Si e shihni kritikën letrare sot? A ekziston një e tillë dhe e mirëfilltë?

Nuk më hasin shpesh sytë e veshët për kritikën letrare. E cunguar shumë, ka nevojë dhe vetë publiku televiziv apo lexues të dijë të diferencojë e të zgjedhe se kush duhet të lexohet.

-Mesazhi tuaj për talentet e reja, por edhe  për shkrimtaret femra në përgjithësi.

Intervistoi:Raimonda Moisiu

Çdo talenti të ri i uroj suksese në rrugëtimin e krijimeve. Uroj një tjetër Kadare, një tjetër Agoll, një tjetër emër që shëtit botën e bëhet krenaria vendit.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)