Më 5 nëntor 2013, revista ndërkombëtare për gjuhën dhe letërsinë "Patria Letteratura" ka shkruar për librin "Intrigë mbi Adriatik" të Ylli Polovinës. I përkthyer nga Besiana Polovina dhe i publikuar nga shtëpia botuese "BESA", Leçe. Romani, është i pajisur me një aftësi vëzhguese shumë intriguese dhe të rafinuar. Sapo nis e lexon rreshtat e para, një atmosferë e stërholluar merr formë nga njëra faqe në tjetrën, një i shkruar kaq mirë i organizuar dhe i mençur, plot informacion e të dhëna. Një atmosferë e afërmendshme, që të bën të besosh se duhet të ketë ndodhur pikërisht ashtu, mënyrë të shkruari përherë e mbajtur nën një regjistër të dyfishtë krijimi, tipike e këtij autori. Pra, nga njëra anë një realizëm i përshpejtuar e pothuaj në stil "ditari", karakteristike për një njeri të profilit gazetaresk, nga ana tjetër një fragmentarizëm i vazhdueshëm dhe i baraspeshuar shumë mirë i kapitujve, të cilët e ndihmojnë lexuesin t'i kalojë si në ekran momentet e përshkruara, të cilat, duhet thënë, janë tepër këmbëngulës për të tërhequr vëmendjen dhe të të rrëmbejnë.
Labirinthi i pafund i shumë nënkapitujve ndërton në këtë libër të Ylli Polovinës një skenar sureal, por gjithnjë tepër të besueshëm, në të cilin zhvillimi i dramës, ku konvergojnë të dhëna e fakte të padyshimta, bëjnë që protagonisti kryesor i librit, nënministri i Brendshëm shqiptar i kohës së komunizmit, tashmë nëpër burgjet italiane për kontrabandë cigaresh, ngjan me një novelë të tipit "Zoti K", duke emërtuar kështu atmosferën labirinth të librit "Kështjella" të Kafkës. Figura e protagonistit, një i mbijetuar i vetëdijshëm prej një sistemi pushteti tanimë bërë copa-copa dhe në rënie të lirë, përjeton me kthjelltësi të madhe dhe largpamje kurthet e një drejtësie italiane çuditërisht tepër të shpejtë, edhe pse edhe ajo përherë si labirinth. Ai ndihet i tradhtuar nga një marrëveshje e fshehte pushtetesh në të dy anët e brigjeve të Adriatikut. Duke kaluar pothuaj një burg politik larg vendit të vet, ai shkon nëpër mend gjithçka që i ka ndodhur papritur, ndërsa po hynte në Itali për një takim pune biznesi të rregullt. Në këto rrethana të papritura ish/zëvendës ministri bëhet gati të rezistojë, mbi të gjitha psikologjikisht. Duket si i stërvitur për këtë që në vitet kur bënte pjesë në regjimin komunist, por që tashmë po e shihte se edhe në vendin e tij, më në fund të lirë, kishte sërish prej atyre që bënin prehë me fatet e të tjerëve dhe me këmbë shkelnin të drejtat dhe normat.
Shqipëria, në kujtesën e tërthortë të protagonistit, ngjan me një vend abuzimi. Nuk ngjan me një atdhe të dashur, të cilin për një çast e ke humbur, por me një vend rreziku, sidomos nën regjimin e dikurshëm komunist.... Ky roman politik, edhe pse jo ideologjik, i cili i merr ngjarjet dhe i lëviz ato nga faqja në faqe me një ndjenjë realizmi të thekshëm, është i mbushur me emra njerëzish dhe vendesh të njohur, në mënyrë të frikshme shumë afër nesh, italianëve...
Në realitet ky roman i Ylli Polovinës dëshmon një hov tregimtar që ushqehet vetëm me ngjarje të vërteta...Polovina rrëfen me një kthjelltësi të madhe si edhe me aftësi gazetareske të maturuara nëpër shumë vite veprimtarie publicistike në vendin e vet. Por ai zotëron edhe një qartësi politike tipike për një person që ka ushtruar edhe detyra diplomatike, veçanërisht në vendin tonë, në Itali.
Krijimi i një drame plot të papritura, në të cilin ish- nënministri i Brendshëm i arrestuar në fillim të vitit dymijë në aeroportin e Bolonjës dhe i akuzuar aspak bindshëm për trafik shtetëror cigaresh në kohën e regjimit komunist, e bën këtë libër një roman psikologjik, pse jo edhe të tipit të spiunazhit, çka shkakton menjëherë tek lexuesi dëshirë të madhe për ta shfletuar sa më shpejt.
Shpejtësia e të rrëfyerit të gjërave të befasishme, me copa tregimtare të futura në kapituj mjaft të shkurtër, dëshmojnë për një teknikë të shkruari tepër të veçantë, befasuese, të aftë të lërë pa gojë edhe lexuesin më kërkues.