2013-11-28

Me zemër e shpirt për Shqipërin etnike ....


Historiani i vjetër në moshë, por i ri në mendimet e tij,Prof.dr. Rasim Bebo, që sot jeton e banon në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , është njeri nga ata që në kohën e duhur dhe në vendin e duhur kërkon të verë pika mbi “i” apo të bëhet pararendës i disa politikave që kërkojnë mendim dhe largpamësi. Kemi dëgjuar dhe kemi parë se si historianë që banojnë sot në Shqipëri bëhen aq të njëanshëm sa ç’kanë qenë edhe para 23-vjetësh, duke i bërë një dëm të paparë vërtetësisë së ngjarjeve historike apo parashkrimit të atyre momenteve që janë në shërbim të kombit shqiptar....Por njeri prej histrianeve shqiptar është më ndryshe...,e ky është Shaljani Rasim Bebo...

Po kush është historiani- eruditi  shqiptar Rasim Bebo?




Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalë, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Jeton dhe vepron në Tiranë si dhe në Addison- Cikago SHBA.

Ka katër djem , katër nuse,10 nipër e mbesa dhe dy stërniper. Ka qenë partizan, oficer , mbas çlirimit, student në shkollën e tankeve të oficerëve të armatës Jugosllave me emrin "Petar Drapshin" në Bella Cerkva Banat. deri në majin e vetit 1948.

Ka qenë oficer madhior në shtabin e në regjimentit të tankave "Vojo Kushi" në Tiranë. Në këtë kohë ka kryer studimet e larta ne fakultetin Histori Filiologji, pesë vjeç ar dhe më pas ka studiuar për tre vjet edhe gjuhën gjermane në Tiranë.

U lirua nga ushtria si çam i pa dëshiruar në inkenimin e veprimtarisë së tij patriotike ne grupin e Temë Sejkos. E shpetojë nga burgimi Dilaver Poçi i cili ishte zëvendës drejtor i drejtorisë politike në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore,i cili e njhte për të mire gjatë kohës se luftës si komisar i batalionit të Çamerisë që ishte.

Me vonë punoi si pedagog në shkollat e mesme. Veprimtaria e tij këba –këmbesë survejohej nga agjentet e sigurimit shqiptar. Profesor Bejkos ju ndalua shkrimi në shtypin e kohës ,megjithatë ai nuk ndalej së shkruari artikuj në gazetat vendore në emrin e shokëve. Atëbotë bëri përkthimin në shqip nga gjemanishtja "Land und Lojte"("Vende dhe Popuj") per emisioniet e Radio Tiranes .

Ishte kryetar i PD në rajonit Nr 3 të Tiranës. Emigroi në SHBA në janar të vitit 1993. Është më bashkëshorten dhe dy djemtë në SHBA,kurse dy djemtë tjerë i jetojnë në Tiranë.
Fillojë intensivisht të shkruaj në fillim vitin 2004 .Dëshira e tij është ta vizitojë Kosovën vitin e ardhshëm.

Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shqipëria dhe shqiptarët, më të lashtë se grekët. Të huajt për Shqipërinë

Javën e fundit të janarit 2013, u intervistua nga Artur Zhei, deputeti grek i Agimit të Artë, Kristo Papas. Ai nxori shumë vrer nga goja e tij kundër vendit tonë. Kristo Papa thotë: “Shqipëria është një shtet i krijuar artificialisht, njëqindvjeçar, në rajonin tonë. Këta kusarëve na shtypin vëllezërit tanë grekë. Duhet t’i bëjmë që të kuptojnë njëherë e mirë se çfarë do të thotë Greqi. (1) Duke pasur bindjen e plotë se ky grek i pafytyrë dhe shovinist kërkon përgjigje, iu drejtova historianit të vjetër në moshë, por të kthjellët në mendim, Rasim Bebo, që aktualisht jeton në Addison Çikago, të SHBA-ve.




- Si e përjetuat momentin kur dëgjuat intervistën me grekun Kristo Papas?

Do i thosha “ndalu pak z. Kristo, se e keni marrë me shumë nxitim”. Maks Zotaj citon Prof. Robert Temple që thotë: “Grekët dhe hebrenjtë janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë, sa që mund të themi, që bëhet fjalë për mijëra vite distancë (“të parët janë shqiptarët”). Emrat Greqi dhe hebre, u dëgjuan vetëm pas shek. të 10-të për hebrenjtë dhe të 7-të për grekët p.e.s.



Ndërsa Aleksandër Lambert thotë: “Europa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj kombin shqiptar. Janë një popull me vlera historike dhe kulturore. Janë engjëj. Këtë e kanë treguar me shembuj gjatë gjithë periudhës së Sigurimit të mbijetesës së tyre. Askush nuk mund t’u ndërrojë bindjen shqiptarëve për dinjitetin e tyre kombëtar, për të cilin ata kanë të drejtë të jenë krenar.

Intervista me Kristo Papas vazhdon me një terminologji tipike fashiste, kur bëhet fjalë për çështjen çame, kur thotë se: “Çështja çame për ne nuk ekziston, për fat të keq, që diskutohet në këto çaste.



Çështja çame është zgjidhur njëherë e përgjithmonë në periudhën 1944-1945 nga strategu i guximshëm dhe i zoti, Napolon Zerva, me ushtrinë e tij. Ata pak banorë myslimanë të zonës bashkë punuan me armikun kundër grekëve dhe morën përgjigjen e duhur. Çamët nuk janë grekë në asnjë rast. Ata goditën dhe luftuan Greqinë dhe ajo tokë nuk u përket. Ajo është tokë greke”.

- Cila do të ishte përgjigja juaj, xha Rasim?

Kristo Papas, e di mirë, që ka një varg studiuesish grek, si zonja Elefteria Manda dhe Jorgos Margaritis, thonë: “Krimet e pashembullta dhe shpopullimin e territoreve çame e kanë krahasuar me genocidin nazist ndaj hebrenjve.



 Këta shkruajnë: “… regjimi që kishte vendosur në vendin fqinj Fronti Çlirimtar i Shqipërisë, nuk pranoi të vazhdonte reprezalje në kurriz të minoritetit grek, që jetonte në vendin fqinj. Në kundërshtim me praktikat e vazhdueshme ballkanike, gjaku nuk u shpërblye me gjak dhe dëbimi nuk u shpërblye me dëbim. Vendi ynë “mësoi qytetërim”, sigurisht nuk vjen nga pala greke.

Çamëria u pushtua nga Greqia, në mars 1913, një popull autokton, pasardhës i pellazgëve dhe Epirotëve të më vonshëm e sot shqiptarë, të masakruar nga krimineli Zerva.

 Ndërsa minoritetit grek i ardhur me trastën e lypësit në krah përpara rreth 200 vjetëve, filluan të punonin tokat e agallarëve të Gjirokastrës dhe Delvinës në Dropull dhe Vurg. Sali Berisha me ligjin agrar 7501 dekretoi dhënien në pronësi të tokave shqiptare më 1994. Gëzojnë të gjitha të drejtat, sipas konventave ndërkombëtare dhe grekët prapë na akuzojnë duke e ngritur kurdoherë minoritetin grek si mollë sherri.

- Përse nuk reagoi Europa dhe komuniteti ndërkombëtar në atë kohë, ashtu siç veproi për Kosovën? Çfarë dini për atë kohë ju?



Për “Protokollin e Korfuzit”. Komisioni ndërkombëtar, i ngarkuar nga Fuqitë e Mëdha, vijoi negociatat me autoritetet greke, ku ishin të pranishëm edhe “epirotët” e Zografit. Negociatat u mbyllën më 17 maj 1914, me “dispozitat e Korfuzit”, të cilat do t’iu parashtroheshin kryeqyteteve europiane, që lipsej të garantonin vënien e tyre në jetë, miratimi erdhi më 2 korrik 1914.

“Dispozitat konfirmuan domosdoshmërinë e tërheqjes së plotë të forcave greke, prej Shqipërisë së Jugut”. Ka vend për të vazhduar atë që u bë me Kosovën nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar që pretendon për drejtësi dhe dhënien e të drejtave të njeriut në botë, aq më tepër që jemi në zemër të Europës.

- Kristo Papas i fryn shumë çështjes për Vorio-Epirin. Si e komentoni ju këtë?

Kristo Papas thotë: “…zgjidhja e vetme për çështjen e Vorio-Epirit formulohet: Liri në Vorio-Epir. Kjo nënkupton ushtrinë greke do të jetë në Vorio-Epir. Ta dini këtë”. Atëherë, neve na një shans i ngjashëm si i Milosheviçit që sulmoi Kosovën dhe Kosova u çlirua dhe u bë shtet i pavarur shqiptar. Tani pritet rasti i Çamërisë dhe trojeve të tjera shqiptare. Gjithmonë është folur: “Pa Kosovë dhe Çamëri nuk ka Shqipëri”. Në qoftë se doni ta përsëritni si në dy rastet e kaluar që u ka ndodhur, urdhëroni se u presim.

Dua t’ju them se së pari, më 15 maj 1919 iu vërsulët mizorisht Anadollit, Izmirit dhe Thrakës. Dhe siç dihet, duke u vërtitur nëpër gjumë për të mbledhur mjegullën në thes, u rrëzuat nëpër buza e humnera aq keq sa thyet jo vetëm turinjtë po edhe kokën. Gjatë verës së vitit 1922, u dërrmuat e u shkatërruat përfundimisht. Kokëvarur duke u rrokullisur e zvarritur u përplasët në bregdetin turk të Izmirit, më 9 shtator 1922, shpëtuan më pak se gjysma, falë luftanijeve angleze që u tërhoqi.

Së dyti, rasti tjetër është kur renegati shqiptar, ish-ministri i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi, erdhi me forcat greke në vitin 1997 dhe ngriti flamurin grek në Shqipërinë e Jugut. Por, gëzimin ua preu, Magdalena Ollbrajt, kur ju tha: “Ju pushtuat Shqipërinë e Jugut, ne nuk e ndalojmë Turqinë që t’u bjerë juve dhe qeveria turke u dha ultimatumin, ju u kthyet mbrapa me kokë varur pa arritur lumin e Shkumbinit, që ia kishit vënë syrin.

Pas 20 vjetëve, kthehet në Shqipëri tradhtari Kiço Mustaqi, në vend që ta çonin përpara skuadrës së pushkatimit, jo që jo, por e priti Edi, Saliu, Fatosi e Janullatosi me nderime dhe bankete. Në biseda midis shokësh, Kiçua mburr demokracinë greke dhe i vjen keq që ajo demokraci i mungon Shqipërisë. Mësoni ju shokët e banketeve: Po të aplikohej demokracia greke këtu në Shqipëri nuk do të kishte ngelur këmbë minoriteti, Dule, Tavo, Ksera me nëse ju filloni agresionin, të cilin Janullatosi po e përgatit shkëlqyeshëm për dy dekada.


Ngjyra e verdhë është harta e Greqisë së vjetër.

Kristo Papas me kërcënimin e pafre që po dëgjojmë, ne shqiptarët u presim, se kështu do të vijë rasti i pritur si i Kosovës për të vendosur kufirin te kufiri i “Greqisë së Vjetër”, që kalon në jug të Epirit dhe të Thesalisë dhe në veri të Eubesë. (shiko hartën ne enciklopedinë amerikane, vol. 13, f. 377, bot. 1828, korrigjimi në vitin 1971).


Vendbanimet arvanitase

Prapë kërkon dhe pretendon Greqia. “Pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur. Është në ngjashmëri si varrezat e ushtarëve greke me kufoma shqiptarë që ka ngritur Janullatosi për gjatë kësaj kohe. Ju kërkoni një hapësirë më të madhe…

Gazeta kombëtare, prej dy ditësh ka publikuar fakte që tregojnë se Athina zyrtare ka kërkuar nga Shqipëria lejen për të kryer kontrolle në 696 vende për eshtrat e ushtarëve të rënë para 72 viteve të luftës italo-grek. Sot ju sjellim një tjetër të dhënë, e cila zbulon se të 696 vendet… përkojnë saktësisht me kufijtë imagjinarë të “Epirit të Veriut”. Është e çuditshme se ky numër është i njëllojtë me 696 fshatra arvanito-shqiptare që ka zbuluar A. Belushi në Greqi. (A. Fico, “ILLIRIA” 28-3-2005).

- Çfarë është më shumë kjo puna me varret e ushtarëve grekë?

Kërkimet fillojnë: në Korçë, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, zbret në fshatrat e bregdetit në afërsi të Kepit të Gjuzës në Karaburun. Greqia kërkon eshtrat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës italo-greke, pas 72 vjetëve.

Çfarë absurditeti, Taciti Romak thoshte: “Humbi turpi, sundon poshtërsia, zanati i shpifjes nuk njeh turpin. Shpifja, gjithmonë kërkon të vrasë të vërtetën… të vrasë historinë. Këto pika kërkimi arrin deri në afërsi të Elbasanit, ku asnjë këmbë ushtari grek nuk ka shkelur prej shekujsh. Këto kërkesa, kane arritur sa të kërkojnë autonomin e kësaj zone, e cila më pas do t’i bashkohet “tokës mëmë”.

Në këto fshatra shqiptare në Greqi rrjedh në dejet e tyre gjak shqiptari. Të parët e tyre ishin heronjtë mijëvjeçar të historisë greke dhe kurdoherë kanë marrë si dhuratë pabesinë. Ka nipër të tyre që kanë humbur identitetin dhe nuk dinë ç’kërkojnë.

De. Lamartine, pohon: “E vetmja gjë e patundur te shqiptarët është pasioni për pavarësi dhe lavdi. Ky pasion për lavdi është tipar mbizotërues i karakterit dhe burim i trimërisë së tyre. Shqipëria është toka e heronjve të të gjitha kohëve”. (“Historia e Turqisë”, Laipcig, Ë. Ëerhard, 1885).

Ky zotëri flet për vlerat e luftës dhe përpjekjeve të heronjve tanë duke i bërë të tyre Pirron e Epirit, Teutën, Gentin e me radhë Skënderbeun, udhëheqësit e revolucionit 1821 etj. Çfarë maskarade luan greku me emisaret e saj. Kristo Papas na akuzon se kemi vjedhur flamurin.



 Ne i referohemi historisë, që grekut nuk u njihej as nami as nishani atëherë. (Ju quheni grek pas vitit 1826), Volteri i antikitetit, Lukiani i shek. II shkruan: “Shqiponja jeton tani në qiell, rri mbi skeptrin mbretëror dhe vetëm sa s’bën edhe folenë në kokën e Zeusit” (Vepra të zgjedhura. Bot. shqip 1979, f. 17). Ne shqiptarët prej kësaj shqiponje të Zeusit e kemi origjinën e Flamurit tonë.

- Kristo Papa thotë “Popullsitë në veri të Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë të cilët ndërruan besimin dhe fituan një ndërgjegje të rreme kombëtare, ndërsa shume mirë do të kishte mundësi që jo vetëm Vorio-Epiri, por edhe e gjithë Shqipëria të jetë një rrethinë apo një periferi e Greqisë”. Si do t’i përgjigjeshit ju këtij greku fashist?

Në Leipzig, Johan Tutman shkruan: “Asnjë populli vjetër i botës në të cilën jetojmë, nuk është aq i panjohur për europianët e perëndimit, i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës sa ç’janë shqiptarët. Ata janë një popull kryesor, i lashtë dhe i rëndësishëm.

Presidenti i Greqisë (arvanitas), Karolos Papulias, përshëndeti organizatën e OMONIA-s me rastin e 22-vjetorit të themelimit, ka shprehur hapur krenarinë e tij për helenizimin e trojeve që i cilëson vorio-epirote. Prania shekullore e helenizimit në shtëpitë stërgjyshore si një burim frymëzimi e krenarie për gjithë grekët.
Shpreh shqetësim për rrezikun e mbylljes së shkollës greke në Korçë ku mësojnë 370 nxënës dhe 80 fëmijë të shkollës fillore dhe të kopshtit, veç kësaj kundërshtuan hapur ligjin që parashikon prerjen e 18.000 pensioneve të minoritarëve që nuk kanë punuar asnjë ditë në Greqi. Ky është helenizimi i paguar nga greku për minoritetasit pa rrënjë që janë në Shqipëri.

Lajosh Taloci (1834-1916) shpall hapur: “Nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që mund të ndjekë historinë e fisit të vet, ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”.



- Si do ta përfundonit analizën dhe komentin tuaj të referuar në fakte dhe me referenca shkencore?

Veprimtaria heleniste për gjatë këtyre dy dekadave të zhvilluara në praktike nga Janullatosi dhe të shprehura në teori nga Kristo Papas është një degradim për shtetin grek, aq më tepër kur ruajnë Ligjin e Luftës, pas mbi shtatë dekada, kurdoherë mendojnë për të bërë një intervecion kundra Shqipërisë. Aref Mati zbuloi historinë e manipuluar të Greqisë, nga Universiteti i Sorbonës.

 Ai mori titullin Doktor në shkencën e historisë së antikitetit (Greqia antike) Të Universitetit Paris – Sorbonë. Kështu që ky është njeriu që përmbysi një mit fals, që vuri bazat e një historie të re. Puna e Arefit do të kthehet në pikë referimi në bibliografi, për të gjitha shkencat e botës që do të merret këtej e tutje me antikitetin europian. Tezat e tij u pranuan përfundimisht në sferat akademike të Francës. Ky është dhe suksesi më i madh që kemi korrur ndonjëherë në këtë fushë.(Hyqmet Zane )….



Në artikullin e datës 16 nëntor 2011, “Troja e kohëve moderne”, nga Ervin Fetahu, flitet për pjesëmarrjen e grekëve në Luftën e Trojës, “grekët e Agamemnonit”, “…Çamëria ku fati i saj përngjan me Trojën, e cila u shkatërrua dhe u dogj po ashtu nga grekët”. Po të kishit studiuar prof. dr. M. Aref “Shqipëria” (Historia dhe gjuha) “Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, prof. dr. Dhimitër Pilikën, prof. dr. Robert d’Angeli-n, prof. dr. Edwin Jacques, eruditin Tajar Zavalanin, Zhan Klod Faveirial, prof. dr. Albert Kotinin e shumë të tjerë të këtyre 20 vjetëve, ju nuk do të shkruanit kështu.

Lufta e Trojës u zhvillua në shek. XIII para Krishtit, ndërsa grekët zanafillën e tyre e kanë pas pesë shekujve të Luftës së Trojës. Homeri nuk i ka cituar helenët as si popull as si komb grek. Kështu, asnjë tregues, madje edhe më i vogël, nuk ka provuar ekzistencën e grekëve para shekullit VIII p.e.s. Herodoti në shek. V p.e.s. (VI, 53, 54 – VIII, 73) i trajton si pasardhës të Danaos Egjiptianit. Grekët janë përmendur në vijimësi vetëm duke filluar nga Pindari (510-438) dhe Eskili (525-456).

Për Korridorin 8, që kaloi nga Durrësi në Gumenicë, do të flasim më poshtë.

Gjuhëtari i madh anglez Richard Bentley (1662-1742) “…që poemat epike të Homerit janë hartuar 500 vjet para Pisistratit (600-527 shën. im), domethënë pas mbarimit të luftës së Trojës, që gjuha në të cilën janë hartuar ka qenë pellazgjishtja”. “…

Homeri dhe homeridët, kur i bëjnë të flasin heronjtë e tyre, qofshin të vdekshëm ose të pavdekshëm, kur flasin nga njëri apo nga tjetri kamp, që i ndante vetëm një rrjedhje uji e vogël, fjalimet e drejtuara herë nga njëri breg dhe herë nga bregu tjetër i përroit, kanë qenë detyrimisht dhe në mënyrë të padiskutueshme në gjuhën pellazge, të njohur, të folur e të kuptuar, nga e gjithë bota, ashtu si nga pellazgët (trojanët) e Ballkanit dhe të Azisë së Vogël flisnin që të dy anët pellazgjishten; ata trajtohen në mënyrë skrupuloze me barabarësi të plotë”.

Popullsia që u ndesh në luftën e Trojës ishte e së njëjtës kombësi. Nga ana e dardanëve ose e trojanëve luftonin disa fise si lidët, frigët, pellazgët, myzët, thrakët, maqedonët, amazonët, enetët etj. Nga ana e Mykenës luftonte dinastia mbretërore frigase, pellazgët e Epirit dhe Thesalisë, së bashku me Kretën. “Në Luftën e Trojës nuk kanë luftuar grekët kundër Trojës, por trojanët e Mikenës kundër trojanëve të Dardanisë, pra ishte një luftë civile midis shteteve të të njëjtit komb. Ajo ishte luftë trojano-trojane. Mbretërit e Mikenës, para dhe gjatë Luftës së Trojës, kanë qenë të së njëjtës etnie me popullin që banonte në gadishullin Ilirik dhe Trojën”.

Evoluimin real të historisë shqiptaro-greke përmes mijëvjeçarëve, që nga koha e mbërritjes së grekëve në shekullin VIII para Krishtit e deri më sot… që besojnë se lufta për pavarësinë e Greqisë nga 1820-a deri 1830-n u bë nga grekë që flisnin greqisht (në atë kohë kur Shatobriani trajton Athinën vetëm me banim të shqiptarëve), gabohen plotësisht.

Është kureshtare, por kjo është e vërteta: Të dy ushtritë, që gjatë luftës për pavarësinë e Greqisë më 1821-1830 ishin përballë dhe luftonin, ishin po të asaj kombësie! Shqiptarë, si nga ana e quajtur e grekëve, dhe nga ana e turqve.

 Vetëm të huajt, dhe midis tyre ata që nuk dinë gjë, mund ta shpërfillin këtë; të gjithë të tjerët e dinin fare mirë se ushtria turke përbëhej nga shqiptarë, por myslimanë, kurse ushtria greke po ashtu përbëhej nga shqiptarë, por të fesë së krishtere lindore ortodokse, si të famshmit: Marko Boçari, i cili ka një rrugë në “Paris XIX”; të dy Andrucot, K. Xhavella, A. Dhiaku, Griva, G. Karaiskaqi, Th. Kolokotroni, ati Papa Flesa, Kanarisi, Miauli, Kundurioti, Kapo d’Istra, princi Petrobej, Mavromihali etj., etj.

Që populli i sotëm grek, për shkak të përzierjes, nuk është pasardhës i helenëve të lashtë, kjo nuk ka asnjë hije dyshimi.

Legjenda e shpikur: “Zeusi urdhëron një përmbytje (imagjinare), shfaq Deukalionin (lloj Noe grek) dhe Pirhan, bashkëshortja e tij, të vetmit të shpëtuar nga kjo fatkeqësi natyrore. Pasardhësit e tyre do të kenë populluar tokën, prej nga ata dolën si me magji, pra grekët që rridhnin nga Heleni, biri i tyre. Përpara kësaj legjende emri i helenëve nuk ishte përmendur askund për të emëruar etninë apo kombin grek. Përse të jetë krijuar kjo legjendë?

Në shek. VIII grekët pushtuan pjesërisht vendin e banuar nga popullsitë të trungut pellazg. Atyre iu duhej të shpiknin një legjendë për të “fshirë të kaluarën” dhe për të provuar se grekët ishin të vetmit që u shfaqën pas një përmbytje dhe se janë një popull autokton.

Fillesat e historisë greke vijnë përqark kësaj legjende.

Ky ndërlikim na çon drejtpërdrejt në luftën e Trojës dhe në poemat epike, të cilat japin faktet e luftës midis “trojano-trojanëve”. Kur dimë që Lufta e Trojës është bërë më 1250 vjet para Krishtit dhe grekët e sjellin në shek. VIII apo në shekullin VII para Krishtit. Këtu qëndron e keqja.

Homeri nuk e njihte “qytetërimin helen apo grek”. E. Jacques thotë: “Legjenda e Deukalionit u krijua për të fshirë plotësisht të kaluarën pellazge, një përmbytje që përfshin gjithçka, në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu, si me magji, dolën në dritë Heleni i Deukalionit dhe i Pirhas: Helen. Eponim i stërgjyshit të grekëve. De Zhubainvil e thotë me forcë: “Ndërfutja e një përmbytjeje në fund të historisë pellazge është pasojë e natyrshme e pushtimit të Greqisë nga raca helene, historia e së cilës fillon me përmbytjen e Deukalionit”.

“Në Gumenicë, pra në qytetin antik të Titanëve edhe në Ledhezën e Pirro burrit… ku kalon Korridori i 8, nga më të rëndësishmit në rajon, i cili po ringjall edhe njëherë gjurmët e aq shumë të përfolura të rrugës Egnatia”, thotë artikullshkruesi.

“Qeveria shqiptare, gjatë periudhës 1997-2005 bëri përpjekje të vakëta dhe nuk e mori kurrë seriozisht angazhimin e domosdoshëm të projektit të Korridorit 8, për të nxjerrë vendin nga varfëria dhe mjerimi, se ishte një me qeverinë e Athinës, që kundërshtonte kategorikisht ndërtimin e këtij korridori.

 Qeveria socialiste e Fatos Nanos, për marrëdhënie tejet të ngrohta me Greqinë, nuk e vlerësoi fitimin që do të kishte Shqipëria vetëm nga transporti i mallrave, rreth 450 milionë dollarë, por, nga ana tjetër, e bën Tiranën faktor të politikës ballkanike e europiane njëherësh.

 Jo vetëm kaq, por me përpjekjet kolosale të Greqisë, kombinuar me sabotimin e heshtur të qeverisë shqiptare, është njohur vendimi i vitit 2003 që të lihet të shqyrtohet projekti i Korridorit 8 pas vitit 2020. Ndërkohë grekët filluan ndërtimin e të quajturit Korridori 8, që fillon nga Porti i Gumenicës në Çamëri.

Korridori 8 përmban një autostradë që detyrimisht duhet të kalojë nga Durrësi–Tiranë–Elbasan–Qafë-Thanë–Shkup–Sofje–Varnë (një shtresë fare e vogël mund ta lidhë me autostradën që shpie në Stamboll, duke bërë komunikimin rrugor me vendet e Lindjes së Mesme), një linjë hekurudhore dykalimshme të elektrifikuar, naftë dhe gazsjellës, linjë të fibrave optike, shoqëruar me morinë e aksesorëve të domosdoshëm për të mbajtur në këmbë këtë strukturë gjigante, uzina prodhimi materialesh inerte, fabrika tullash betoni, magazina, hotele, motele, restorante, nyja furnizimi me karburant, mjedise çlodhjeje etj”.

Është një kompleks i tërë industrial në shërbim të Korridorit 8, që do të sjellë një gjallëri të paparë në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë, ai korridor do të bëjë të mundur një afrim më të madh ndërmjet vendeve që do t’i përshkojë, pra Shqipërisë, Maqedonisë e Bullgarisë, jo vetëm në aspektin kulturor, por edhe në atë politik. Por, mbi të gjitha përfitimi ekonomik i të tria vendeve të lartpërmendura do të jetë i jashtëzakonshëm. Kështu, do t’i jepej fund emigrimit të detyruar drejt jugut.

Shqipëria në këta 19 vjet, (vite tranzicioni), jo vetëm ka humbur kohë duke prodhuar kriza të panevojshme se kështu iu intereson fqinjëve tanë duke bërë “xhiro në boshllëk”, por ka humbur shanse, se do të ishte qëkur anëtare e BE-së dhe e NATO-s. Kështu, kemi të bëjmë me qeveri pa dinjitet, pa shtyllë kurrizore, se çelësat e kombit i ka në dorë prifti grek Janullatos.

Prof. Agim Shehu shkruan: “Futja e Greqisë thellë në Shqipëri kaloi nëpër ‘Urën’ me tri harqe; diktatori Hoxha u shkeli syrin, Ramiz Alia u hapi derën, Berisha i futi në dhomë, Nano u dha çelësat e shtëpisë.”

Pak histori:

Njëra nga rrugët më të hershme, “Via Appia”, Mbretëresha e rrugëve romake’, të çonte nga Roma në Brindisium, në detin Adriatik, përkundruall Shqipërisë. Që në fillim të shtrirjes së saj në Ballkan, Roma zbuloi se, nevojat tregtare e ushtarake e bënin të domosdoshëm ndërtimin e një rruge të mirë për në Lindje. Ajo fillonte nga Durrahiumi (Durrësi) deri në Kostandinopojë. Data e ndërtimit mund të jetë në vitin 148 p.e.s. dhe para vdekjes së Polibit në vitin 117 p.e.s., i cili e përmend atë në shkrimet e tij.

Sami Frashëri pohon se emri Egnatia e ka origjinën nga fjala shqipe “e gjata”. Gjatë përshkrimit të Epidamit (Durrësit) Straboni shkruan me entuziazëm për rrugën Egnatia: “Drejtimi i saj është nga Lindja, kurse largësia matet me shtylla për çdo milje. E gjithë rruga është 535 milje. Ajo kalon përmes qytetit Lyknid (Ohri) dhe Pilonit, një vend që ndan Ilirikun me Maqedoninë, vazhdon përmes Heraklesë (Manastirit) në Edesa e Pela, deri sa arrin në Selenik. Rruga shtrihej prej Selenikut në Amfilopi dhe Filipe kalon përmes Trakes dhe mbaron në Bizant”. Rastësisht, Straboni vuri në dukje se, rruga ndiqte kufirin midis Epirit dhe Ilirisë. “Po të nisemi nga Epidami dhe Apollonia, në krah të djathtë ndodhen fiset epirote, të vendosura gjatë bregut deri në Gjirin e Ambrakisë (Gjirin e Artës) dhe në krah të majtë janë malet e Ilirisë, të cilët shtrihen deri në Maqedoni e Panoni”.


Dr. Johan Han, etnologu dhe gjuhëtari i shquar austriak, arriti në përfundimin se: “Ilirët ishin stërgjyshërit e shqiptarëve të veriut ose gegëve, kurse epirotët, stërgjyshër të shqiptarëve të jugut ose të toskëve. Rruga Egnatia shkonte gjatë lumit të Shkumbinit, të cilin shqiptarët e kanë konsideruar gjithmonë si një vijë ndarjeje midis gegëve dhe toskëve”.

Tajar Zavalani shkruan: “Kalimi i shpejtë i legjioneve romake poshtë e lart rrugës, ndihmoi në vënien e qetësisë në atë krahinë të trazuar; tregtarëve u dha siguri që të shoqëronin karvanët e tyre nëpër tregjet e largëta. Shqipëria ishte eksportuesja e arit, argjendit, serës, leshit, grurit, peshkut, verës, vajit, djathit etj. Gjatë shekujve që vazhdoi si pjesë e Perandorisë Romake të Perëndimit, Shqipëria gëzoi një shkallë begatie dhe qytetërimi. Durrësi dhe Pojani mori një lulëzim të jashtëzakonshëm si limane transite në mes të Italisë dhe Europës juglindore. Pará argjendi me stemën e Durrësit janë gjetur në të gjithë Ballkanin. Pojani ishte sidomos një qendër kulturore me një universitet, ku Jul Cezari dërgoi Oktavianin për studime. Ciceroni e quan Pojani i madh dhe i mrekullueshëm”.

Konica thotë: “Kombi i Dioklecianit, i filozofit Julian, i Justinianit, një komb i cili kish një qytetari të tij kur gjyshërit e stërgjyshërit e francezëve e anglezëve visheshin me lëkurë bualli e rrinin të futur në shpella”. Fishta thotë: “Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dymijëvjeçar të qytetërimit të lashtë. Kur të parët e tyre kërkonin ushqim me kallame në moçalet e Uraleve, Durrësi dhe Apollonia ilire kishin çelur universitetet ku studionin edhe perandorët romakë (në të parin, Cezari, siç shprehet te vepra “De Bello Civili”, dhe në të dytin, Apolloni, Augusti)”.

Historia do ta gjykojë këtë tradhti të lartë. Kur t’i jepet rasti për rihapjen e Korridorit 8 pas 2020-s, nuk do të ketë më pendime për shkaktarët që e vulosën me vulën e turpit. Taciti romak u thoshte para dy mijë vjetësh: “Humbi turpi, sundon poshtërsia, zanati i shpifjes nuk njeh turpin! Shpifja gjithmonë kërkon të vrasë të vërtetën… të vrasë historinë”,thotë mes tjerash shkenctari  shqiptar Rasim Bebo,në studimin e tij "Çamëria nuk është Troja"(Floripress).

Për më shumë lexoni disa nga shkrimet e botuara në Floripress nga studiuesi shqiptar Rasim Bebo:

http://floripress.blogspot.com/2011/11/mendime-per-librin-me-vlera-historike.html

http://floripress.blogspot.com/2011/06/dy-veshtrime-politke-nga-rasim-bebo.html

http://floripress.blogspot.com/2012/08/thoughts-about-book-with-historical.html

http://floripress.blogspot.com/2013/01/rasim-bebo-artikuj-dhe-ngjarje.html

http://floripress.blogspot.com/2013/10/te-kujtojme-te-kaluaren-dhe-te-shohim.html

http://floripress.blogspot.com/2013/10/hakmarrja-e-kosoves.html

http://floripress.blogspot.com/2011/02/ushtria-shqiptare-bemat-me-te-medha-i.html

Përgatiti Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...