Nuk është fjala për të folur për shanset pozitive që ka krijuar ky rrjet social, në krijimin e urave të komunikimit global. Nuk është fjala të përmendim faktin që sot rreth një e dhjeta e banorëve të botës, ndjenë nevojën e përdorimit të tij, sepse vetëm ky fakt do të mjaftonte që vlera e këtij rrjeti të merrej apriori si një arritje pozitive e njerëzimit. Por duke shmangur funksionin e facebook-ut, thjesht si mjet komunikimi, dhe tej kësaj vlere, theksojmë se ai po shërben gjithnjë e më shumë dhe si transmetues i vlerave, saktësisht i antivlerave në jo pak raste, të shumë e shumë përdoruesve të tij. Fushat ku mediokritetet në facebook janë të shumta, sepse të shumta janë edhe mundësitë që të krijon ky rrjet, por do të mjaftoheshim me dy tre aspekte për të parë devijimin drejt antivlerave që po i bëjnë shumë përdorues të tij. Për të qenë më konkret theksojmë se pak nga pak, ai është kthyer në një bibliotekë, shtëpi botuese, a fabrikë e stërmadhe dhe e rrëmujshme, ku pretendohet të reklamohet art, dhe ku vendin e parë e zë vjershërimi, në një ngutje marramendëse. Kjo ngutje vjen nga fakti se kjo “fabrike arti”, e ka koston kohore, financiare, ballafaquese, parandaluese, totalisht zero, ndërsa koston e saj morale me sa duket, nuk e ka njeri në llogari të vetë. Duke mos pasur respekt, në radhë të parë për veten, por edhe për ata të cilëve ju drejtohesh me “artin” tënd të dyshimtë, duke mos ndierë mbi vete detyrimin e korrektesën ndaj gjuhës në të cilën shkruan, pa asnjë dyshim mund të themi se në shumë raste, ai po kthehet në një tribunë ku fatkeqësisht antivlera është në të drejtën e saj të pandalshme për t’u shitur si vlerë. Nëse facebook-un, e përdorë thjesht si komunikim për nevojat e tua, kjo është një e drejtë e paqortueshme dhe e pa diskutueshme e kujtdo, por kur merr guximin për të pasqyruar atje artin, apo antiartin tënd, ti ke bërë një ndërhyrje brutale tek tjerët edhe thjesht në ngacmimin e tyre estetik. Së pari duhet thënë se është detyrë e secilit, por në mënyrë të veçantë e atij që pretendon se bënë art, që kur ulet e shkruan, duhet të respektojë në radhë të parë gjuhën në të cilën shkruan. Por është ulëritës fakti kur shikon se shumica a tyre që vargëzojnë vjersha në faqen sociale të facebook-ut, janë njohësit më të keq të gjuhës shqipe. Këta analfabetët të kohërave tona moderne, këta dallkaukë të përdhosjes së gjuhës shqipe, këta të paudhë që masturbojnë duke gënjyer veten se janë duke thurur vjersha, e që i shesin si art në një treg ku askush nuk e kontrollon cilësinë e tyre, nuk e kanë fare problem ta sakatojnë alfabetin e gjuhës shqipe, duke hequr nga qarkullimi germa të saj, apo shenja pikësimi. Se si mund të jetë një poezi ku nuk ekzistojnë fare germat “ë”, “ç”, pikat, presjet, germat e mëdha apo të vogla, këtë mund ta kuptojnë vetëm ata dhe shijet e tyre mjerane. Nëse vërtet nuk e dinë se vet poezia, nga natyra e saj është nazike dhe ka kërkesa shumë fine në përdorimin e gjuhës, të paktën ata duhet të kuptojnë se është detyrë zbatimi i drejtshkrimit shqip dhe jashtë poezisë. Kjo ndodhë sepse, tej delirit të tyre për t’u shfaqur si “poet”, atyre nuk u dhimbset gjuha shqipe. Tej megalomanisë të tyre mjerane të ecjes në fushën e artit, ata kanë harruar se në këtë fushë ecet vetëm nëpërmjet gjuhës. Nëse do t’i hidhni një sy sa e sa profileve në facebook, ku më së shumti gjenë të pasqyruara vjersha, do të konstatoni me trishtim, një gjuhë të shkruar, e cila gjithsesi nuk mund të jetë shqip. Nuk ka dy gjuhë shqipe të shkruar, një korrekte dhe një si kjo e sojit të pafund të krijuesve vjershëtarë. Gjuha shqipe është një, e bukur, korrekte, me dy dialektet e saj, ndërsa ajo gjuhë që përdorin këta dhe që i ngjanë të shkruarit mbi një pllakë guri më thëngjij, është më së shumti turpi i tyre. Por duke parë gjeografinë e sakatosjes së gjuhës shqipe, këtej dhe andej kufirit, do të konstatosh se edhe keq përdorimi i gjuhës shqipe ka veçori. Kështu ndërsa gabimet matanë kufijve të Shqipërisë, shpesh kanë të bëjnë me dialektizmat e zonave të caktuara, në gjuhën e përdorur vërehet se ka një merak më të madh për përdorimin korrekt të gjuhës shqipe. Ndihet përpjekja, shpesh edhe e pa realizuar, për të përdorur një gjuhë shqipe sa më pranë gjuhës së vërtetë. Ndryshe mund të thuhet për gjuhën e përdorur nga ata që reklamojnë krijime brenda kufijve të Shqipërisë. Pa frikë mund të themi se shpesh ajo është një gjuhë bastarde që nuk ka të bëjë fare me dialektet, por me përdhosje të gjuhës shqipe. Nuk kemi të bëjmë as me dialekte, as me krahinizma, por me fjalë të përçudnuara të krijuar nga mendje të mangëta. Ndesh jo rrallë, që ndërsa lexon një krijim të dikujt që vjenë nga jugu i thellë, pa ia ditur as kuptimin, mes vargjeve të tij ndesh në fjali apo shprehje të dialektit verior krejt të pasakta, apo edhe kundërta. Dhe kur merr guximin të thuash se kjo fjalë është përdorur jo korrekt, se kështu po dëmtojmë edhe dialektet, ata të thonë se tek ai dialekt nuk e di pse, por gjej më shumë veten time. Dhe duke qenë se është njëlloj si të të kishin thënë se mua më pëlqen ai lloj gatimi që bënë ajo krahinë, diskutim më tej natyrisht që është fare i kotë.
Duke njohur lehtësimin e reklamimit të krijimeve në facebook, kjo nuk e justifikon faktin që aty mund të hedhësh produktin tënd letrar ashtu në ngutje e sipër. Por për fatin e keq dhe kjo është një dukuri evidente e pasqyrimit në facebook, ku gjerësisht reklamohen, gjysma poezish, gjysma strofash, madje edhe gjysma vargjesh në një ngutje krejt të pa kuptimtë.
Unë nuk e di, nëse këta lloj krijuesish do ta çonin deri në fund poezinë e tyre, do të mundnin të jepnin një krijim të denjë apo jo, unë nuk e di nëse duke e përfunduar krijimin e tyre, ai do të thoshte diçka, apo ata do të thellonin më shumë bokërimën e tyre shpirtërore, por është fare normale që një krijim të jepet i plotë. Nuk ka asnjë arsye që poezia të përfundojë në vetëm ca fraza që të ngjanë si të lajthitura, në ca citate ku gjithkush guxon dhe vendos poshtë emrin e vet. Vargjet e shkëputur poetik, jashtë kontekstit të tyre, edhe për autorët e mëdhenj shpesh tingëllojnë padrejtësisht të pakuptimtë, ndërsa frazat e shkëputura shpesh “poetike”, shpesh “filozofike” të këtyre krijuesve, thjesht ta shpifin.
Më lart nuk folëm për vlerat artistike të këtyre krijimeve në se ato kanë të tilla, por u ndalëm thjesht tek disa anë teknike, duke lënë të kuptohet se një poezi, e cila në radhë të parë nuk ecën në shinat e duhura të gjuhës, prej saj nuk mund të presësh që ajo të eci në shinat e duhura të artit. Ashtu si ecën në shtigje mediokre gjuhe, po kështu do të jenë edhe shtigjet artistike të saj. Por e keqja është se negativiteti i krijuar brenda rrjetit të facebook-ut ndihet i përkëdhelur fare padrejtësisht. Krahas gjallimit të lloj-lloj shkruesish vargjesh, po kaq vrullshëm po gjallojnë lloj-lloj komentuesish, gjoja kritikësh të këtyre vargjeve. Krijues e komentues, në një valle delirante, duket se nga një forcë e brendshme shtyjmë njeri-tjetrin drejt mediokritetit ekstrem. E pra të flasësh tani për vlerat artistike të këtyre krijimeve, duket si një ndërmarrje aventurë.
Duke folur për mediokritetin faqeve të facebook-ut natyrisht që nuk harrojmë se shoqëria jonë ka halle dhe probleme të tjera, shumë më të mëdha dhe të merresh me një temë të tillë do të tingëllonte ndoshta si një luks i tepërt. Por ky problem nuk duhet trajtuar kështu. Pa harruar problemet e tjera dhe duke kujtuar se rrjeti i facebook-ut, ndikon fuqishëm qoftë edhe vetëm tek formimi ynë estetik, pa harruar faktin se ai mund vrasë edhe gjuhën shqipe kur ajo bastardohet, ia vlen të flasësh edhe për këtë temë. Ia vlen të thuhet se të merresh me poezi është gjë e bukur, por kjo kërkon përkushtim. Me poezinë nuk mund të ndodh që shkruaj, shkruaj se diçka do të mbetet. Poezia ose bëhet, ose poezia nuk bëhet fare. Sidoqoftë para se të flasim për poezinë në vetvete, nuk duhet të harrojmë atë që theksuam në fillim, si një apel që secili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes. Keni vendosur të shkruani poezi në shqip, qoftë edhe në facebook, më parë mos harroni të mësoni shqip! Më parë ju duhet ta respektoni atë gjuhë, kudo që ta shkruani, sepse ju jeni duke bërë një faj ndërsa shkelni rregullat e saj. Ndërsa ju jeni duke devijuar nga fryma e saj jeni duke e përdhosur atë. Mos e vrisni shqipen me shijet dhe qëndrimet tuaja shpesh krejt të papërgjegjshme. Vërtet që nuk keni para vetes një redaktor, a botues, që do të mund t’u vendoste një pritë, por ju keni para vetes gjuhën tuaj, të cilën duhet ta respektoni. Në se do të veproni kështu, kjo do tu bëjë mirë jo vetëm juve, por do të jetë mirë edhe për ne. Vërtet ju mund të mos keni dhuntinë të jepni një poezi të bukur, të paktën do të dëshmoni se jeni në gjendje të jepni një shkrim, a qoftë edhe një fjali të vetme, të shkuar bukur dhe korrekt në shqip. Edhe kjo është vlerë.
Sokrat Habilaj