...E për Fatime Kullin mund të shkruhet gjatë...

Nga Gjon Neçaj


Në përditshmërinë tonë monotone,sidomos në këto vite tranzicioni të tejzgjatur shqiptar,ne krijuesit duke hulumtuar në labirintet e internetit,eksplorojmë sidomos të veçantat e kolegëve tashmë me emër,për të gjurnuar,e pse jo edhe për të mësuar për jetën e tyre. Por disa syresh,ndonëse jsanë bërë të famshëm ,befasohesh për jetën e tyre krejt të veçantë. E kështu më ka ndodhur edhe me personazhin e kësaj eseje,Fatime Kulli,për të cilën në 55 vjetorin e lindjes zemra më cyti të shkruaj dy radhë,mbase jo perfekte,por burojnë të sinqerta nga pena e një krijuesi për krijuesin.
Fatime Kulli është një krijuese, të cilën fati dhe jeta e njerëzve të zakonshëm me gëzimet, vuajtjet, fatkeqësitë, dramat, padrejtësitë , aftësitë, dështimet, brengat dhe dhimbjet, e nxitin dhe frymëzojnë të krijojë, e bëjnë pjesë të shpirtit qytetar. Gjithë veprat letrare të shumta dhe cilësore të saj e dëshmojnë këtë aksiomë.
Po kush është Fatime Kulli ,”që të kujton poeteshat e lashtësië greke”,shkruan Dritëroi i madh, apo kjo Safo moderne shqiptare, e krahason një poet tjetër i shquar nga Bjeshkët e Nemuna,Bajazit Cahani .

Fatime Kulli u lind më 23 korrik 1957 në Durrës. Ka përfunduar studimet e larta për shkencat sociale Psikologji, në Tiranë.Pas viteve nëntëdhjetë ka punuar redaktore në gazetën “Shqipëria Etnike” Shkodër,gazetare në Radio Ssssshkodra,në Radio Tirana, (RTSH ),drejtore e infpormacionit në TV “ Antena Nord” në Shkodër,drejtore në 2ATV në Kavajë, gazetare e kulturës në shtypin periodik në Tiranë,kryeredaktore në të përdtishmen “Ndryshe” dhe redaktore letrare në Drita “Ndryshe”, kryeredaktore në gazetën “Zëri i Arbërit”,drejtore në revistën letrare Obelisk. Etj.Gjithashtu, ka publikuar disa shkrime në gazetën Albanian Daild News.

Është autore e 19 librave letrarë, poezi, studime, kritikë, prozë,pjesëmarrëse në disa Festivale Ndërkombëtare të poezisë dhe fituese e disa çmimeve, pjesëmarrëse në disa antologji botërore.

Poezia e Fatime Kullit është vlerësuar nga shumë personalitete të kulturës dhe letërsisë.Për krijimtarinëe e fatimës kanë dhënë mendime personalitete të shquara të kulturës shqipare,si:

Prof. Dr. Jup Kastrati: Vëllimi poetik i Fatime Kullit është një kryevepër në llojin e vet, në lirikën shqiptare.

Dritëro Agolli: Poezia e Fatime Kullit dallohet nga një sinqeritet i natyrshëm femëror, që të kujton poeteshat e lashtësisë greke.

Frederik Rreshpja: Fatime Kulli është heroina e thyerjeve të tabuve në letërsinë shqipe.

Fatime Kulli,kjo krijesë e veçantë e letërsië shqipe,është cilësuar si poete liriko-erotike, por është marrë edhe me letërsi serioze dhe studime hulumtuese. Fatime Kulla është një poete, e cila poezinë dhe krijimtarinë i konsideron gjithçka, madje më tepër se jetë,thotë ajo. Është rritur në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa më pas ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës, duke u ngulur familjarisht.

Është poete, shkrimtare,publiciste dhe studiuese.Shumë krijime të Fatimes janë laureuar me çmime speciale duke marrë edhe vlerësime pozitive për krijimtarinë e saj në poezi dhe prozë:

1.Në vitin 2001 ka marrë Çmimin “Radio Ulqini” në Mal të Zi (me poezinë “Kam frikë” të librit “Ethet e zhveshura”.
2. Në vitin 2002 është vlerësuar me vendin e dytë në takimin poetik të Salernos në Napolit, midis 100 poetëve nga Evropa.
3. Është vlerësuar si poetja më e mirë e poezisë lirike erotike Në takimin ballkanik që është zhvilluar në Korçë në vitin 2002.
4. Ka marrë Penën e Artë në Kumanovë me librin “Deti mbytet në guaskë” në vitin 2003.
5. Pjesëmarrëse në institutin e shkencave të letërsisë në
Kembrixh, me librin poetik “Trëndafil i djersitur” në vitin 2004.
6. Ka marrë Penën e Artë në Athinë (në klubin e shkrimtarëve “Kodmus”) me ese të përzgjedhur nga libri studimor “Retinë” në vitin 5005.
7. Pjesëmarrëse në takimin e kritikëve Evropianë në Gjenova, ku është vlerësuar si një intelektual “ndryshe” në fushën e kritikës letrare, në vitin 2006.



Vlerat e krijimtarisë së saj shtohen me librin e saj “Uragani i Meteorëve” ka fituar një popullaritet dhe prestigj të jashtëzakonshëm, ku në qendër është përplasja e dy shkrimtarëve, Ismail Kadare dhe Bilal Xhaferri. Monografia “Uragani i Meteorëve është një libër i cili menjëherë pas botimit u shit në mijëra kopje brenda Shqipërisë dhe në viset e tjera të Maqedonisë, Malit të Zi, në Kosovë dhe diasporë.

Gjatë faqeve të librit shfaqen dëshmitarë okularë të asaj kohe që japin versionet e tyre në lidhje me përplasjen Xhaferri-Kadare, ku secili jep gjykimin e vet. Por një gjë është dukshëm e qartë në libër: Aty, të dy shkrimtarët janë si dy maja që kanë arritur kulminacionin më të lartë dhe pavarësisht se përplasen, ata nuk humbasin, por marin më shumë vlera. Ndërsa vetë Kulli shprehet: “Është një monografi e cila ka një këmbanë alarmi”.

E gjithë krijimtaria e Fatime Kullit prej rreth 20 vëllimesh ka të veçantën e saj,çka e radhit këtë autore në radhën e parë të autorëve më të lexuar.Disa nga librat e Fatime Kullit që mund t’i përmendim janë: “Ma lini portën çelë”, “Lakuriq mbi tastierë”, “Masturboj me diellin”, “Tensione emocionesh”, “Ethet e zhveshura”, “Deti mbytet në guackë”, “Trëndafil i djersitur”, “Uragani i Meteorëve”, “111 fjalë të ndyra dashurie”.,poezi dhe prozë,etj.,

Ndërsa, për raportin e krijimtarisë me publicistikën, poetja është shprehur se në këtë fushë nuk mund të qëndrojë indiferente karshi fenomeneve politiko-shoqërore. Ndërsa përsa i përket krijimtarisë, ajo është shprehur se nuk kalon dot asnjë ditë pa shkruar diçka

E për Fatime Kullin mund të shkruhet gjatë,gjatë si njeri,intelektuale,grua,nënë,bashkëshorte,krijuese,e mbi të gjitha e papërkulur përjetësisht.

Ne I urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur familjarisht dhe nga pena e saj burofshin përherë vargje margaritar dhe rreshta proze pafundësisht.


Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)