Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/18

Emigracion poetik


astrit_lulushi

Nga : Astrit  LULUSHI
 
Humbja duhet. Pa ‘të njeriu mbetet i njëjtë. Eshtë humbja, si të ishte ndjenjë – megjithëse krijon boshllëk – që e shtyn njeriun të kërkojë të gjejë tjetrën e vetes, qoftë kur humbet vend, send, apo të dashur. “Prapseprapë, jeta vazhdon”, do të thoshte Galileo, po t’a kishin pyetur edhe për humbjen. Jeta është cikël, vjen rrotull, çka e bën të natyrëshme edhe dëshirën për të jetuar sa më gjatë. Kjo përshtypje krijohet kur lexon ‘Balonat e humbura’ – vëllim poetik në anglisht – ‘The lost kites’, nga poeti Betim Muço (Shtëpia Botuese Equinoxes, 2012). “E dua këtë qytet/sa do që përpiqem ta braktis, dështoj” – Tirana (BM). Libri përmbledh krijmtarinë e poetit në mërgim; aty gjen mall, dhimbje, meditim, herë-herë zemërim poeti: “Liria është si bumerang/nëse nuk e hedh si duhet/ kthehet e të godet ty.” – Boomerang (BM) Vërtet, jeta vazhdon, megjithëse jo në vijë të drejtë, sepse kështu do të ishtë tepër e shkurtër, sado e mirë: “Ndonjëherë edhe rruga e drejtë/është e mërzitshme/kur nuk ka alternativë.” – Crossroads (BM) “The lost kites” ndahet në 5 kapituj me tituj mjaft domethënës; të mara së bashku shprehin urtësi; dhe lexuesi fillon rrugën ku guri kilometrik sugjeron tjetrin dhe njeriu cdo ditë mat me ëndrra këtë botë të vogël aspak të përsosur – “Udhë të mbarë!”, uron lexuesit, Marta Muço – bashkëshortja e poetit – bashkëredaktore dhe përkthyesja në anglisht e vëllimit ‘The lost kites’. Libri përmban më shumë se 100 poezi; plot metafora – shumica me burim nga përvoja personale e poetit, por si të tilla – unike – ato pritet t’a fusin lexuesin anglisht-folës në udhë të pashkelur nëpër Ballkan: “djep i lashtë i Botës/që ia ka ënda të përkundet përjetësisht/si fëmijë.” Balkans 

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...