Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/20

Vdiq Sokol Olldashi

Ka humbur jetën në një aksident tragjik të mbrëmjes së të mërkurës, deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.

Deputeti Olldashi u aksidentua me makinën e tij në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë Krrabës në vendin e quajur Lapidari i Krrabës. Mjeti dyshohet të ketë dalë nga rruga për shkak të lagështirës, ndërkohë që së bashku me deputetin e PD-së udhëtonte dhe një person tjetër.

Në vendngjarje kanë shkuar urgjentisht ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si dhe deputetë të të dyja forcave politike, PS dhe PD. Policia ka bllokuar qarkullimin në të dyja drejtimet e këtij aksi rrugor.





      Sokol Olldashi


Sokol Olldashi ka lindur më 17 dhjetor 1972 në Durrës është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe ish Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare.

Shkollimin e mesëm e ka kryer në vendlindje ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave. Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dhe në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.
Që nga viti 2007, mban postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë. Ishte  njohës i gjuhës angleze dhe italiane.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...