Fuad Ramiqi dërgon Gazeten Express ne gjykat për shpifje dhe gënjeshtra.Pas shkrimit që bëri gazeta express kundër Fuad Ramiqit duke e akuzuar për spiun të serbëve ky i fundit ka dërguar gazetën në gjykat.
Fuad Ramiqi në një shkrim që ka bërë drejtuar opinionit dhe gjykatës sqaron dhë kërkon hetimin e menjëhershëm të shkrimit me titull “Fuad Ramiqi, i dërguari i Shërbimeve Serbe që shtynë AGJENDA ISLAMIKE në Kosovë”.
Vite më parë në Kosovë është mbyllur një gazet pikërisht për shkakë të shpifjeve dhe gënjeshtrave, gazeta express njihet si gazet e qeverisë e cila udhëhiqet nga deputeti i kuvendit të Kosovës Berat Buzhala i cili po ashtu njihet si anti islamist.
Më poshtë e keni shkrimin e ankesës së Fuad Ramiqit drejtuar gjykatës :
Në bazë të publikimit të shkrimit nga redaksia e Gazetës Express – elektronike me titull Fuad Ramiqi, i dërguari i Shërbimeve Serbe që shtynë AGJENDA ISLAMIKE në Kosovë të botuar me 06.11.2013 në ora 17:23 të thirrur në dokumentet analitike të Inteligjencës së Kosovës, parashtroj këtë :
ANKESË
Shkrimi përmban shpifje, akuza, fyerje, gënjeshtra, paragjykime si dhe rendë cenon integritetin tim personal dhe tendencën e denigrimit tim, të Lëvizjes Islame Bashkohu, islamit dhe të gjithë qytetareve të Republikës së Kosovës. Ne vijim:
1) Konstatimi se jam I rekrutuar nga KOS në fillim të viteve 90 dhe nga persona të cekur në shkrimin e Gazetës dhe së mbaj lidhje me strukturat ushtarake të Serbisë si VBA dhe VOA janë gënjeshtra të fabrikuara dhe së me përgjegjësi të plotë garantoj që kurrë nuk kam njohur dhe nuk i njoh këta persona dhe së kurrë nuk kam ndëgjuar për ta dhe aktivitetet e tyre, dhe së kurrë nuk kam qenë pjesë e asnjë veprimtarie të këtyre njerëzve.
2. Në vijim konstatimi i gazetës Express në bazë të dokumenteve analitike të Inteligjencës Kosovare se kam qenë pjesë e ushtrisë së Krahinës Autonome të Bosnjës Perëndimore të ngritur në pozita të larta,- edhe kjo është një gënjeshtër e fabrikuar. Unë kam qenë Oficer i armatës së Republikës së BI H-Korpusit 5. dhe së kurrë, në asnjë mënyrë dhe asnjë sekondë nuk kam qenë pjesë e ushtrisë së Fikret Abdiqit, gjë që posedoj fakte për këtë çka po them - dokumente – falënderime – Vlerësime si dhe shtetësinë e BIH. Gjithashtu janë edhe njerëz bashkëluftëtare te mi- ushtar e oficerë të gjallë që do të mund të dëshmojnë. Përkundrazi unë dhe familja ime në atë kohë kemi qen të izoluar e unë në burg shtëpiak nga ushtria Fikret Abdiqit – dhe së me ndihmën e UNHCR-it dhe bashkësisë ndërkombëtare jemi nxjerre në momentin e fundit nga ai vend si dhe më ndihmën e ambasadës se Shqipërisë ne Kroaci jemi vendosur në Shqipëri, nga kërcenim edhe për likuidim fizik.
3)Për dyshimet se unë që nga atëherë mbaj kontakte me strukturat të trashëguara nga KOS – garantoj që nga demobilizimi im nga APj – në fund të vitit 1991, kurrë ne jetën time deri me tani nuk kam komunikuar me ndonjë person të nacionalitetit serb,- apo tjerë në çfarëdo mënyre,fizike, telefonike, elektronike, ndërmjetësues apo tjetër ne çfarëdo forme, gjë që jam I gatshëm të përgjigjem penalisht, moralisht apo çfarëdo mënyre tjetër para organeve të Republikës së Kosovës apo popullit të Kosovës.
4)Edhe dyshimi se unë isha në veturën zyrtare duke shoqëruar kryeministrin turk R.T Erdogan nga Prizreni- në Aeroport. Adem Jashari është gënjeshtra dhe e pavërteta e radhës, si dhe që mbaj lidhje të fuqishme me Iranin,e pavërteta e radhës.
5. Është e vërtete se unë i respektoj dhe shoqërohem me shumë imam të R.K, po ashtu edhe me hoxhën e nderuar M.M, por ekskluzivisht në kuadër të fuqizimit të dijës dhe devotshmërie sime ndaj Krijuesit dhe Islamit, dhe asgjë tjetër.
6)Rreth veprimtarisë sime në Kosovë gjatë luftës çlirimtare në kuadër të ministrisë së mbrojtjes, të forcave të armatosura të Kosovës si dhe vrasjes së ministrit të mbrojtjes Ahmet Krasniqit , botërishtë dhe në mënyre më transparente janë të dëshmuara te gjitha veprimtarit e mia si në aspektin patriotik, profesional, moral e njerëzorë. Dhe të njohura të gjitha vendë-ndodhjet e mia në çdo sekondë të kohës së luftës gjë që janë edhe të dokumentuara. Në bazë të pozitës që kam pas më përgjegjësi të plotë i kamë përmbushur të gjitha detyrat dhe obligimet pa asnjë lëshim edhe më të vogël. Unë kërkoj, siç edhe më parë kam patuar kërkesa të njëjta që të gjendët vrasësi por edhe urdhërdhënësi për vrasjen e ministrit Ahmet Krasniqit. Ky është obligim edhe i institucioneve përkatëse edhe i interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të historisë, drejtësi dhe të vërtetës. Kjo e vërtetë gjithsesi një ditë do të zbardhët pa marre parasysh tendencave që të harrohët apo manipulohet rreth kësaj të vërtete. Sa për dijeni dhe të vërtetës unë në fillim edhe kam qën ndihmësi i tij i par për qështje të kudrave dhe mobilizim ne kuadër te Ministrisë së Mbrojtjes dhe bashkëpunëtori i afërt i tij në atë kohë.
1) Në asnjë moment nuk më kujtohet që kam pas shoqëri më personin e cekur nga gazeta Express , Nebi Rexhen, por më përgjegjësi te plotë dhe të dokumentuar garantoj se personi në fjalë nuk ka qën shef i inteligjencies në FARK, të paktën aq sa unë kam pas qasje në këto struktura.
2) Sa për karrierën time politike mund të ju them se udhëhiqet nga parimet e identitetit, dinjitetit, moralit politikë, humanizmit, sinqeriteti, të vërtetës dhe këto krejt në interes të popullit shqiptarë kudo.
3) Forumi mysliman i Kosovës është I formuar ne vitin 2006, ekskluzivisht nga njerëz të nacionalitetit shqiptarë dhe së asgjë nuk ka të vërtetë nga emrat e nacionaliteteve tjera të cekura në gazetë gjë që mund të vërtetohet edhe në departamentin e regjistrimit të OJQ-ve.
Në fund mund të ju them se tendencat e grupeve apo individëve te caktuar për të më frikësuar mua dhe popullin tim janë te kota, dhe gjithçka çka do të mundohen te bëjnë me të pavërtetat nga kushdo qofshin ato nuk do të më ndalin në rrugën time deri ne vdekje. E imja është që të ua bëj me dije se mbrojë të vërtetën, kërkoj drejtësinë, kultivoj humanizmin dhe krejt këto në interes të atdheut tim.
Kërkoj nga ju që të merrni masa në kuadër të përgjegjësive tuaja për gazetën në fjalë.
Këtë lëndë do ta procedoj edhe në gjykate.
Punuar në katër (4) kopje:
- Asociacionit të gazetareve të Republikës së Kosovës,
- Këshillit të pavarur të mediave,
- KMLDNJ,
- a/a
08.11.2013 Fuad Ramiqi Prishtinë
*********
Përse sulmohet Fuat Ramiqi?
1.
Në datën 6 nëntor 2013 gazeta Express që botohet në Kosovë, dhe njihet si gazeta e SHIK-ut apo më saktë media e gangsterëve që mbajnë në pushtet kryeministrin kosovar Hashim Thaçi, botoi një shkrim me titull “Politikani që mbron islamizmin në Kosovë rezulton agjent i Kundërzbulimit Serb (KOS)”. Shkrimi i cili ishte një mish-mash faktesh, shpifjesh, kërcënimesh, dhe raportesh agjenturore i ngjante kryekëput shkrimeve që botoheshin në Shqipëri në Gazetën Shqiptare në kohën e Fatos Nanos kundër muslimanëve. Kokteji i shpifjeve, kërcënimeve, aludimeve dhe fakteve që ishin sjellë në këtë shkrim ishte gatuar në mënyrë të atillë që të linçonin publikisht njërin prej aktivistëve më me famë të Islamit në Kosovë, Fuad Ramiqin. Spiunët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, apo të kujtdo agjencie tjetër që kishin furnizuar Expressin me të dhëna mbi Fuadin, në raportin që kanë botuar tregojnë se dinë shumë mbi Fuadin, të cilin, edhe pse kundër tij – mesa unë di – nuk ka ndonjë urdhër prokurorie për hetim për ndonjë krim, rezulton se ilegalisht e gjurmojnë këmba këmbës sikur të jetë armik i Kosovës. Spiunërit e Thaçit dinin për shembull që Ramiqi ka qenë një nga themeluesit e Forumit Musliman të Kosovës, që është drejtuesi kryesor i Partisë LISBA, që ka qenë veprimtar i LDK-së, zëvendes i komandantit të Forcave të Armatosura të Republikës te Kosovës gjatë kohës së luftës, që ka takuar kryeministrin turk Erdogan etj. Por faktet e dhëna nga gazeta Express, përziheshin me shpifje dhe aludime tamam si ato që bëjnë apo bënin në Shqipëri islamofobë sikur Kastriot Myftaraj dhe Piro Misha.
Agjencia e Kosovës për Inteligjencën është një organizatë e mbushur me katundarët e cubat e Hashim Thaçit. Shumë spiunë që punojnë sot për këtë agjenci, besoj që duhet të vijnë nga ish-anëtarët e bandave kriminale që u ndërtuan në Kosovën e pas luftës dhe bën me qindra krime në vend, ndër të cilat dyshohet që të jetë edhe vrasja e rivalit kryesor të Hashim Thaçit, Ahmet Krasniqit. Megjithatë, tamam si në tregimin e hajdutit që thërret “kapeni hajdutin” edhe në shkrimin në fjalë, autorët anonimë të traktit kundër Fuad Ramiqit, e akuzojnë të fundit si të dyshuar në vrasjen e eprorit të tij në FARK, e për më tepër e shpallnin agjent të Kundërzbulimit Serb (KOS).
Hetimi i AKI-së kundër Fuad Ramiqit është kriminal, ilegal dhe kundër të gjithë ligjeve të Kosovës. AKI-ja e ka të ndaluar që hetimet e saj t’ia jap mediave. Hetimet e saj duhet t’i jepen vetëm prokurorisë, kur prokuroria ngre një akuzë kundër një qytetari. Gazeta Express që ka botuar këtë linçim ka shkelur ligjet e Kosovës në shumë pika. E para shkelje ka të bëj me faktin që ajo i referohet dokumentave të klasifikuara sekrete të një institucioni të pavarur të sigurisë siç është AKI.
E dyta, edhe sikur raporti i AKI-së të jetë i vërtetë kodi i gazetarisë në Kosovë, ligji mbi privatësinë, ligji kundër shpifjes, ligji për lirinë e shprehjes etj nuk lejon që kundër qytetarëve kosovarë të bëhen kësi linçime publike. Edhe sikur Fuad Ramiqi të ishte armik i Kosovës, fytyra, emri mbiemri dhe familja e tij duheshin mbajtur sekret sipas të gjitha ligjeve në fuqi në Kosovë, pasi me shkrimin që Express ka botuar ka vënë në rrezik jetën e Ramiqit.
E në anën tjetër nëse Fuad Ramiqi do të ishte agjent e kriminel siç gazeta Express pretendon, kundër tij do të duhej të niste një proçes penal-juridik, duhej të hapej gjyq dhe të shpallej fajtor nga gjykata. Vetëm pasi të ishte gjetur fajtor për të gjitha këto akuza gazeta Express dhe spiunët e AKI-së mund të publikonin shpifjet e tyre.
2.
Sulmi i ulët dhe ilegal që hafijet e Hashim Thaçit kanë bërë kundër liderit islamist kosovar nuk është as i pari dhe as i fundit në historinë e fitneve, shpifjeve dhe sulmeve që spiunazhet shqiptare kanë bërë në historinë e tyre kundër qytetarëve të Kosovës por edhe Shqipërisë. Në këto 20 vite e fundit ne kemi parë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, sesi spiunazhet e huaja dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë kanë sulmuar një sërë figurash publike shqiptare. SHIK-u i Kosovës qëndron i akuzuar për bërjen e një numër ekzekutimesh mafioze gjatë dhe pas luftës, ndërsa në Shqipëri, SHISH-i ka sulmuar politikanë e persona publikë në vazhdimësi në vitet e fundit. Pjesë e sulmeve të spiunazheve shqiptare kanë qenë edhe hoxhallarët e besimtarët muslimanë të Shqipërisë dhe Kosovës. Në Shqipëri psh. sipas dëshmive të hoxhë Artan Kristos, ky i fundit u burgos dhe u akuzua për nxitje të terrorizmit vetëm për faktin pse nuk pranoi t’ia shes shpirtin Shejtanit e të bashkëpunojë me SHISH-in kundër besimtarëve të tjerë muslimanë. Në Kosovë, hoxhë Shefqet Krasniqi e shumë hoxhallarë të tjerë kanë qenë pre e sulmeve të AKI-së dhe organizmash të tjerë, vetëm për faktin se ketë hoxhallarë gëzojnë mbështetje të madhe në opinionin publik dhe kundërshtojnë politikat anti-islamike të qeverive kosovare.
3.
Personat që lexojnë këtë shkrim mund të pyesin; përse i sulmon dhe shpif AKI-ja dhe SHISH-i besimtarët dhe aktivistët muslimanë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë? Dhe po ashtu, pyetja lind se ku qëndron problemi në shkrimin që AKI-ja ka botuar kundër Fuad Ramiqit?
Arsyeja pse AKI-ja, por me raste edhe SHISH-i i Shqipërisë i sulmojnë besimtarët dhe aktivistët muslimanë sot në Ballkan, lidhet me pozicionin gjeopolitik që dy vendet shqiptare gëzojnë sot në Evropë. Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet e vetme me shumicë muslimane në Evropë. Evropa dhe Perëndimi nuk i duan muslimanët, e duke qenë se të dy shtetet shqiptare sot janë haptazi koloni të Perëndimit, guvernatorët perëndimorë që komandojnë Tiranën dhe Prishtinën nuk lejojnë në asnjë mënyrë që në dy vendet shqiptare muslimanët të kenë pushtet demokratik apo të jenë pjesëmarrës në politikën e vendit.
Ne kemi parë shumë qartë Kosovën psh. e cila që prej krijimit të saj si satelit i NATO-s në vitit 1999, është ngrehur si një republikë militante laik-katolike. Shtetarët jo-demokratik kosovar që nga Atifete Jahjaga që emëroi ambasadori Dell e deri te Hashim Thaçi që u përzgjodh si lider i Kosovës nga Madeleine Albrighti – përkundër Ahmet Krasniqit – në mënyrë të vazhdueshme i kanë treguar opinionit publik kosovar se këta dy kllounë janë vendosur në pushtetin e Kosovës për të luftuar Islamin e muslimanët kosovarë.
Kjo është arsyeja pse në një kohë që në shkollat e Kosovës dhe institucionet e saj publike, populli indoktrinohet me laik-katolicizëm, e herojtë e shtetit kosovar variojnë që nga katoliku Skënderbe e deri te Nënë Tereza, vajzat me shami dëbohen dhunshëm nga aksesi ndaj arsimit dhe administratës publike.
Qeveria kosovare dhe ambasadat e huaja që komandojnë ushtrinë e “shoqërisë civile” dhe mediale në Kosovë, në mënyrë të vazhdueshme, sulmojnë Bashkësinë Islame të Kosovës dhe kryemuftiun e saj, besimtarët dhe çdo demonstrim publik të Islamit në vend, me qëllim që Islami dhe muslimanët kosovarë të nënshtrohen, trëmben dhe pranojnë rolin e dhimive apo qytetarëve të dorës së dytë, në republikën e trafikantëve të veshkave që NATO ka ndërtuar në Ballkan.
Arsyeja pse Fuad Ramiqi linçohet publikisht dhe ilegalisht nga spiunët e Hashim Thaçit, të cilët e shpallin agjent serb dhe vrasës të shokut të tij, bëhen me qëllim frikësimi dhe defamimi publik të liderit islamist kosovar. Fuad Ramiqin e shkretë më parë e kanë deklaruar si anëtar të Hamasit, e tani nga Hamasi duan ta çojnë në Beograd.
4.
Sulmi që bëhet kundër Fuad Ramiqit synon që me një gur të vrasë disa zogj. Zogu i parë që AKI-ja e Hashim Thaçit kërkon të vrasë është “larja e duarve” me vrasjen e Ahmet Krasniqit. Logjika dhe faktet që kemi parë deri më sot mbi krimet e SHIK-ut në Kosovë, tregojnë logjikshëm që Ahmet Krasniqin e vranë grupet kundërshtare kosovare që më pas edhe morrën pushtetin në Kosovë. Akuzimi që i bëhet zëvendësit të Krasniqit, Fuad Ramiqit si i dyshuar në vrasjen e tij dhe si bashkëpunëtor i Beogradit, bëhet sipas stilit që austro-hungarezët vijuan në Shqipëri në vitin 1913-1914, kur shpifën dhe akuzuan Esat Pashë Toptanin si vrasës të Hasan Riza Pashës.
Edhe pse dëshmi të shumta tregojnë që Hasan Riza Pashën e vranë katolikë shqiptarë që ishin në shërbim të Malit të Zi, austro-hungarezët të cilët e kishin halë në sy Pashën e Tiranës, për famën që mori në mbrojtën e Shkodrës dhe mobilizimin që i bënte muslimanëve shqiptarë – ata përdorën shpifjen kundër tij në mënyrë që ta kthenin nga hero në armik të Shqipërisë. Këtë gjë kërkon edhe SHIK-u apo AKI-ja e Hashim Thaçit të bëj sot me komandant Fuad Ramiqin.
Ata duan ta diskreditojnë, ta bëjnë tradhëtar, ta izolojnë nga masat e kosovarëve që e shohin si hero – e më pas – nëse kanë mundësi edhe ta eleminojnë sikur Ahmet Krasniqin. Në anën tjetër, sulmi publik që bëhet kundër Fuad Ramiqit dhe shokëve të tij, synon që ti jap mesazh të gjithë besimtarëve muslimanë në Kosovë e t’u tregojë që 1. Vëlla Hashimi ju survejon të gjithëve, dhe 2. nëse doni të drejta për Islamin në Kosovë, Hashimi dhe Atifetja do t’u shpallin agjentë të Beogradit dhe një ditë mund t’u gjejë edhe fati i Ahmet Krasniqit.
5.
Unë e njoh personalisht Fuad Ramiqin. Ai është burrë i drejtë, fukara, besimtar musliman që ka brengë për krimet që po bëhen në Kosovën e pas luftës. Si shumë veteranë të tjerë të luftës ai jeton në varfëri. Ndryshe nga cubat e Hashim Thaçit të cilët u pasuruan pas luftës duke vjedhur e grabitur pasuritë e popullit, Fuadi që është i papunë, i parrogë dhe i diskriminuar publikisht nga regjimi laik-katolik kosovar, ka vendosur që të ndihmojë muslimanët e Kosovës që të mbrojnë të drejtat e tyre.
Nëpërmjet aksioneve të tija qytetare por edhe politike publike ai lobizon për të drejtat e muslimanëve në Kosovë kudo e ngado. U kërkon drejtorëve te shkollave të lejojnë vajzat me shami të vazhdojnë studimet, kërkon që në Prishtinë e gjetkë të ndërtohen xhami në mënyrë që muslimanët të mos falen në borë e në shi si fukarej, kërkon që në Kosovë të mbrohen vlerat e familjes të cilat po shkatërrohen nga invazioni kulturor i Perëndimit etj. Fuad Ramiqi është njeri idealesh të larta. Ai nuk është langaraq si shumë politikanë të tjerë kosovarë që janë vënë në shërbim të agjenturave perëndimore të cilat po LGBT-izojnë e degjenerojnë vendin. Me dijet dhe eksperiencën që ka, po të ishte mynafik e oportunist, do të ishte kyçur në ndonjë parti politike të korruptuar apo OJQ të financuar nga Perëndimi e do të kishte bërë goxha lekë.
Megjithatë ai nuk ka pranuar të ndjekë këtë rrugë. Ai ka vendosur të ndjekë rrugën e Shaban Polluzhës dhe herojve të tjerë të historisë së Kosovës, të cilët nuk pranuan t’ia shesin shpirtin Shejtanit e të bëhen me kaurët e Beogradit apo Vatikanit. Nga që i dhimbet Kosova dhe tradita e saj, ai është kyçur në Partinë Lëvizja Islame Bashkohu. Nga që i dhimbet Islami, ai i qëndron në krah hoxhallarëve kosovarë dhe vajzave me shami, të cilët janë viktima të vazhdueshme të represionit policor dhe agjenturor të regjimit të Hashim Thaçit.
6.
Unë e njoh personalisht Fuad Ramiqin. Dhe me aq sa kam pare, dëgjuar e kuptuar, jam mëse i bindur se ai është një burrë trim dhe fisnik, besimtar dhe veprimtar i arrirë. Është patriot shqiptarist dhe në asnjë mënyrë nuk do të pranonte të bashkëpunonte me Beogradin kundër vendit të tij. Sulmi personal dhe i ulët që u bë kundër tij nga gangsterët e Hashim Thaçit nuk është as i pari dhe as i fundit. Në Shqipëri ne kemi parë sulme edhe më të ulëta në këto 20 vitet e fundit. Edhe unë personalisht jam sulmuar nga islamofobët e Shqipërisë, sikur Piro Misha me kompani, të cilët më kanë akuzuar për agjent, ekstremist, shiit, vehabit e turlifarë shpifjesh, vetëm për faktin se kam mbrojtur në vazhdimësi të drejtat e muslimanëve shqiptarë.
Qëllimi i shpifjeve dhe sulmeve që agjenturat bëjnë kundër aktivistëve muslimanë në Kosovë dhe Shqipëri, është që t’i diskreditojnë, izolojnë e trembin aktivistët nga puna fisnike që ata bëjnë në mbrojte të fesë së Muhamedit a.s.. Mynafikët dhe fitnexhijtë kërkojnë që t’i izolojnë veprimtarët nga besimtarët. Ata duan që muslimanët shqiptarë të jenë raja të bindur taksapagues ndaj regjimeve të Tiranës dhe Prishtinës, dhe në asnjë mënyrë të mos i lejojnë që të kthehen në qytetarë aktivë dhe vendimarrës në vendet e tyre.
7.
Fuad Ramiqi dhe shokët e tij që luftuan për çlirimin e Kosovës nga Serbia, nuk pranojnë që të jenë qytetarë të dorës së dytë në Kosovën të cilën ata e çliruan vetë. Për këtë arsye edhe linçohen e diskreditohen në publik. Megjithëkëtë, unë jam i besimit që shpifjet kundër Ramiqit dhe shokëve të tij nuk do të pijnë ujë. Besimtarët e vërtetë kosovarë duhet të kujtojnë ajetet e Kuranit në suren Huxhurat ku Allahu i këshillon besimtarët që të mos besojnë shpifjet e njerëzve të ligj kundër njerëzve të mirë.
Për këtë arsye unë edhe u apeloj qytetarëve kosovarë që ti qëndrojnë në krah Fuad Ramiqit dhe Partisë së tij në mbrojtje të Islamit në Kosovë, edhe pse spiunërit e Hashim Thaçit do të përdorin turlifarë taktikash për t’i thyer, trembur e diskredituar ata, ashtu siç bën edhe qafirët e Mekës kundër Muhamedit a.s. dhe shokëve të tij. Por, muslimanët e Kosovës nuk duhet të gënjehen nga shejtanërit e AKI-së në lidhje me Fuad Ramiqin.
Ata duhet që Fuadin ta gjykojnë sipas këshillës së Jezu Krishtit, i cili në Ungjill na këshillon e thotë që: pema duhet gjykuar nga frytet e saj. E frytet e Fuad Ramiqit janë të mira për Islamin e muslimanët e Kosovës. Për këtë arsye ai edhe duhet ndjekur e mbështetur!
***************
Fuad Ramiqi u lindë më 26 mars 1960 në Pozharan komuna e Vitisë.Shkollimin fillor e kreu në vendlindje. Shkollën e Mesme Ushtarake të Aeronatikës e kreu në Rajllovc të Bosnjes, ndërkaq studimet i vazhdoi në Fakultetin e Mbrojtjes në Sarajevë. Deri në vitin 1991 ka punuar si oficer i ri në ish ”Armatën Jugosllave“ në Kroaci dhe Bosnje, ndërkaq që me fillimin e shpërbërjes së saj, z.Ramiqi është inkuadruar në formimin e Armatës së Bosnjës, ku deri në vitin 1994 ka shëebyer në luftën e Bosnjës si oficer, në funksion si Kryeshef i Shtabit të Brigadave 521 dhe 506 të Korpusit të V-të të Armatës së Bosnjes.
Duke e parë situatën e rëndë e cila mbretëronte në Kosovë nga viti 1995, z.Fuad Ramiqi integrohet në Ministrin e Mbrojtjes. Me fillimin e luftës në Kosovë ai nga Ministria e Mbrojtjes emërohet si ndihmës për qështje të organiziit dhe mobilizimit të ish Ministrit të parë të Mbrojtjes, z.Ahmet Krasniqi.Pas vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, me emërimin e ministrit Halil Bicaj, Ramiqi emërohet si këshilltarë dhe më vonë ndihmës ministri. Ai gjatë kohës që ka qenë në Ministrin e Mbrojtjes ka patur takime të rëndësishme me shumë përfaqësus e jetës politike dhe ushtarake që atëbotë ishin në skenë, si ata shqiptare, dhe më gjerë. Me të përfunduar lufta në Kosovë, z.Fuad Ramiqi angazhohet në skenen politike.
Ai është një ndër themelusit e Partisë së Drejtësisë, e formuar më 19 shtator 1999, ka kryer funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm. I paknaqur me udhëheqjen e ngushtë, me rrjedhat brenda partisë, me të arriturat e vogla të kësaj partie, me deshtimet e saja në përmbushjen e premtimeve ndaj elektoratit, si dhe ndryshimi i konceptit politik dhe ndikimi i faktorëve të jashtëm në Partinë e Drejtësisë kan ndikuar që ai të largohet nga PD-ja, duke i dhënë fundë me 21 Mars 2004.
Fuad Ramiqi është aktivist politik dhe tani në Zgjedhjet Parlamentare konkuron si Kandidat i Pavarur. Shquhet si analist i mirë i qështjeve politike, ushtarake dhe ka një përvojë luftarake.Në skenen mediale është i njohur me komente, analiza, dhe pjesmarrje ne debate te ndryshme.
Është i martuar me Senadën – infermiere, me të cilën ka dy fëmijë: Teutën – e specializuar (master) në Shkenca Politike dhe Timurin – student i Juridikut në Universitetin e Prishtinës.
Të tjerët për Fuadin
Jakup Hasipi
Ish Myftiu i Ndjer i Kumanovës dhe Likovës
Po nuk mundë ta mshefi se zotriun Fuad Ramiqi e njohë personalisht edhe per së afermi. Kemi pas kontakte dhe takime pune. Pune të ndershme për popullin tonë. Për së shkurti mundë ta formuloj vetem nje fjali per kandidimin e tij si kandidat i pavarur.Une mundë të them shkurt keshtu 3- 4 fjalë krejt te formuluara me nje fjali: ”Sendet që mungojnë edhe janë te dobishme per një popull duhet te gjinden urjgent. Ardhja e Fuad Ramiqit duhet te grumbullon aq vota nga votuesit qe ai të vie si potencial për dobi te kauzes në Parlamentin e Kosovës. Kisha preferu që me kujdesë të veqnt t'i ipet vota nga votusit dhe ai te jetë një nga deputetet sa i ka Parlamenti i Kosovës. Un kam bindje te plotë se Fuad Ramiqi jo që nuk do t'i bartë në Parlament kërkesat e elektoratit te tij por do ta benë në mënyrë të përsosur. Ai do te angazhohet për perfaqsimin e interesit të atij personi, nga i cili e ka marrë votën. Për përfaqsimin e interesit te atij ne mënyrë maximiale në rrafshin e zbatimit – ajo qe nga Fuad Ramiqi popullata votuse do ta kerkonë. Mendoj se rezultati nuk do t'i mungon Fuadit ne Parlamentin e Kosoves. Për mua Fuad Ramiqi është një burrë i dy sendeve që nuk mund ta parashoh nje burr nese nuk i ka. Ai është njeri i beses edhe i besimit. Keto dy cilsi nëse i mungojnë burrit, duhet të pyet per vete kush është ai andej.
Ahmet Krasniqi
Ish Ministër i Mbrojtjes
Sikur t'i vësh të gjithë oficerët që janë momentalisht në UÇK në njërën anë dhe Fuadi në anën tjetër padyshim që nuk do të ja marrin anën. (17.09.1998 - Kukës)
Prof. Dr. Pajazit Nushi
Psikolog
Në kuadrin e lirive të secilit qytetarë e kandidaturën e Ramiqit e rezultoi sipjesëmarrje pozitive.Mendoj se me kualitetet e tij personale, politike, morale etj.etj. ka shanc që jovetëm të merrë pjesë po edhe të fitojë.Në përvojën etij deri tash ka verifiku qëndrushmërinë në pozicionet e drejtësisë, dhe në pozicionet e asaj politike që i kontribon zhvillit të pavarur të Kosovës, dhe zhvillimit të lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, për të cilin objektiv të gjithë jemi të interesuar. Mendimi im për Fuadin është mjaftë pozitiv!!!!
***********
Kompania amerikane e sondazheve Zofran International: PDK e AAK drejt fundosjes
Kompania e njohur Amerikane ‘Zofran International’ ka intervistuar një mijë qytetarë të Kosovës të përzgjedhur rastësisht, me qëllim për testimin e preferencave politike të tyre.
Qytetarët e Kosovës janë në pritje të shpalljes të datës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, dhe në prag të tyre kompania e njohur Amerikane ka zhvilluar nëpër qytetet e Kosovës sondazhin e parë rreth preferencave të tyre politike.
Në sondazh janë përfshirë partitë politike dhe personalitete politike, duke i përfshirë ata që ishin pjesë e zgjedhjeve të kaluara, por edhe ata që synojnë të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme.
Rezultati i sondazhit nxjerr një tendencë të bashkimit të opozitës kosovare për ta rrëzuar qeverinë momentale të Kosovë të kryesuar nga PDK-ja, gjithashtu shihet edhe një rënie drastike për AAK-në dhe liderin e saj Ramush Haradinaj.
Rezultati i sondazhit paraqet edhe një ngritje të LDK-së në Anamorav dhe Dukagjin, si dhe paraqet një ngritje të votave të komunitetit serb dhe atij turk, ndërsa rënie të votave të komunitetit boshnjak.
Sondazhi i ‘Zofran International’ parasheh edhe një ngritje të një force tjetër politike, bëhet fjalë për “Lëvizjen Islame Bashkohu” të Fuad Ramiqit “, (LISBA), madje Zofran International parasheh që lideri i kësaj lëvizje do të jetë si politikani i njëmbëdhjetë me radhë më i preferuar në Kosovë. Mbështetja për liderët e tri forcave politike në vend ka rënie, ndërsa parashihet që edhe LDK-ja mund të pësoj ndryshime rrënjësore duke ndryshuar kryesinë qendrore.
Shumica e partive politike të formuara në vitin 2012-2013 nuk janë treguar të suksesshme, madje janë shuar ende pa hy në gara politike. Sondazhi parasheh që nëse këtë vit do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë forcat politike do të jenë si në vijim: PDK 28%, kurse LDK 27%, V.V. 16% AAK-ja 9%, përfaqësuesit serb do t’i kenë 8%, ndërsa partia LISBA e cila njihet si rrymë radikale ekstremiste do ti ketë 7% dhe të tjerat 5%.
Personalitet më të preferuara janë si në vijim :
1.Hashim Thaçi
2.Albin Kurti
3.Isa Mustafa
4.Fatmir Limaj
5. Shpend Ahmeti
6. Ramush Haradinaj
7. Behxhet Pacolli
8. Mimoza Kusari-Lila
9.Hajredin Kuqi
10. Glauk Konjufca
11. Fuad Ramiqi
12.Jakup Krasniqi
13. Ismet Beqiri
14.Uke Rugova
15.Enver Hoxhaj
Në sondazhin për personalitetet politike të preferuara janë intervistuar edhe qytetar të nacionalitetit serb. Nga ky sondazh shihet se Kosova do të ketë kriza të reja politike ku duket se qeveria e ardhshme mund të përbëhet nga më shumë se dy parti të mëdha.
Në një rrëfim ekskluziv kryetari i Lëvizjes “Bashkohu” (LISBA), Fuad Ramiqi, thotë se Marrëveshja me Serbinë, nuk është asgjë më pak se sa shitje e interesave të atdheut nga një klan apo grup mafioz. Ai është kategorik se nëse ai dhe partia e tij LISBA një ditë do të jenë në pushtet apo faktor ligjvënës, do ta ndryshojnë ligjin për amnistinë. Ramiqi thotë se ky ligj është në kundërshtim me interesat e popullit dhe se që ka për qëllim fshehjen e keqpërdorimeve prej luftës e deri më tani.
Zoti Ramiqi, a mund të na i tregoni motivet e themelimit të Lëvizjes Bashkohu?
Fuad Ramiqi: Lëvizja Islame Bashkohu, është formuar si nevojë e domosdoshme për sigurimin e një identiteti të vazhdueshëm të popullit shqiptarë të trashëguar nga e kaluara. Dihet që pas konflikteve të luftërave që ndodhin shpeshherë popujt shtetformues e humbin identitetin se janë të sulmuar edhe në aspektin kulturor edhe historik edhe civilizues nga shumë faktorë që ndikojnë në daljen e tyre pas konflikteve.
*******************
Në Makoc nuk bëhet mobilizimi për Siri
Njëri për ideologëve të Lëvizjes Islame Bashkohu, Fuad Ramiqi ka deklaruar se shkuarja e djemve nga Kosova në mënyrë vullnetare dhe individuale në luftën në Siri, vetëm se e dëshmon bashkimin e tyre me luftëtaret e të gjithë botës për ta çliruar një popull nga e keqja. Në një deklaratë për Telegrafin, Ramiqi ka thënë se një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe gjatë luftës në Kosovë, kur ka pasur shumë luftëtarë nga shumë vende të botës.
“Do të triumfojë drejtësia edhe në rastin e regjimit aktual në Siri, sikurse ka ndodhë edhe në të gjitha luftërat, e edhe në Kosove ku me ndihmën e gjithë botes fitoi drejtësia”, ka thënë Ramiqi.
Ai ka mohuar raportimet në media se në xhaminë e fshatit Makoc të Prishtinës po bëhet mobilizimi i vullnetarëve të cilët po i bashkohen luftëtarëve opozitarë në Siri. “Kjo xhami kurrë nuk ka qenë në funksion as për t’i kryere ritet fetare e lëre më për qëllime të tjera, sepse ende nuk ka përfunduar ndërtimi i saj. Kjo është e vërteta”, ka thënë Ramiqi.
Sipas tij, në qarqe të caktuara po tentohet që të diskreditohet subjekti politik që ai i takon, duke përfshirë këtu dezinformata në media të shkruara dhe elektronike.
“Por, ne nuk brengosemi shumë sepse e dimë të vërtetën dhe i dimë qëllimet e kundërshtarëve të Lëvizjes dhe të Islamit. E ndërkohë, këto dezinformata e cenojnë sigurinë në vendin tonë, prandaj përpiluesit dhe përhapësit e këtyre dezinformatave mbajnë përgjegjësi për pasoja të mundshme”, ka thënë Ramiqi.
E ndërkohë, Ramiqi ka thënë se shkuarja e tij në anijen e ndihmave për Gaza ka qenë një ndër veprimet më humane dhe më të rëndësishme në jetën e tij. “Çdo veprim i cilido njeriu që kontribuon për ta luftuar padrejtësinë dhe të keqen, për mua është vepër jetësore”, ka thënë Ramiqi.
Ja çfarë shkruan gazeta Express,për kolonel Fuad Ramiqin?!:
Politikani që mbron islamizmin në Kosovë rezulton agjent i Kundërzbulimit Serb (KOS)
12
Express - Prishtinë
Postuar më: 7 Nëntor, 2013 tek Aktualitet
Inteligjenca kosovare në disa dokumente ka analizuar figurën e Fuad Ramiqit. Ajo pretendon që Ramiqi është i rekrutuar i Kundërzbulimit serb (KOS) dhe se edhe sot vazhdon të punojë në interes të organizatave që trashëguan punët e KOS’it, por tash me agjendë të re. Aty ngrihen dyshime për rolin e tij ne FARK dhe në momentin e vrasjes së Ahmet Krasniqit. Inteligjenca pretendon që e di veprimtarinë e tij në detaje, madje që e njeh edhe për së afërmi personalitetin e tij sa që di edhe pijen e tij të preferuar. “Pija e preferuar e Ramiqit është kapuçino e vogël”, thuhet ndër të tjera në këto dokument të cilat i posedon Gazeta Express e Prishtines.
Ushtarak i suksesshëm dhe agjent i Kundërzbulimit serb (KOS), por politikan deri tash i dështuar.
Kështu e përshkruan inteligjenca kosovare Fuad Ramiqin, një person kontrovers, ish-zyrtar i së paku dy partive, kandidat i pavarur, dhe tash lobues i vijës ekstreme të të drejtave të myslimanëve në Kosovë si dhe fytyra e partisë së dytë islamike në vend, partisë LISBA.
“Besohet se Fuad Ramiqi është rekrutuar nga KOS-i qysh në fillim të viteve të 90’ta…personeli që i ka mundësuar veprimtarinë ushtarake Ramiqit nga KOS ishin: Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenovic (Mlekce) dhe Simon Tomanov, zëvendës i eprorit të KOS-it Aleksadër Vasiljeviq”, thuhet në disa dokumente analitike për figurën e Ramiqit të cilat i ka siguruar Gazeta Express.
“Besohet që edhe sotRamiqi vazhdon të jetë i lidhur me strukturat ushtarake të Serbisë që trashëguan KOS-in; si VBA apo VOA…. Por tash e vazhdon aktivitetin për këtë organizmit si mbrojtës i vlerave të islamit”.
Në këto dokumente analitike inteligjenca kosovare si fakte për këtë lidhje të tij përmend ngritjen e tij në karrierë, sidomos pozitat që ai mbajti në ushtri në Krahinën Autonome të Bosnjës Perëndimore. Kjo krahinë njihet edhe si “Shteti i Fikret Avdiq”, një figurë kontroverse për popullin boshnjak, tek i cili, sipas këtyre dokumenteve, Ramiqi u gradua si kapiten i klasës së parë i deleguar nga KOS-i e ku për detyrë pati ndërtimin e shërbimit të kundërzbulimit të “Shtetit të Fikret Abdiqit”.
Fuad Ramiqi, një figurë publike kosovare, për inteligjencën mbetet i dyshimtë si njeri që punon i lidhur me strukturat që trashëguan lidhjet e KOS-it edhe për faktin që ai qe i martuar me një grua boshnjake, si dhe për ta ai vazhdon të mbaj takime të rregullta me persona që për strukturat e shtetit mbesin shërbëtorë të shtetit serb në Kosovë (gazeta i posedon emrat).
Ramiqi në makinën e Erdoganit?
Për figurën e Ramiqit, që tash po ndërton një parti e cila nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, por po përgatitet për hyrje të fuqishme në skenën politike kosovare në zgjedhjet e ardhshme nacionale, inteligjenca e vendit ngrit dyshime edhe për kontributin e tij në Forcat e Armatosura të Republikë së Kosovës (FARK).
Ramiqi, që tash është person kontaktues nga komisioni për verifikimin e veteranëve, vetëm për një pjesë të ushtarëve të FARK-ut, një formacion ushtarak i krijuar nga Qeveria kosovare në ekzil e Bujar Bukoshit, thuhet që u kyç në mënyrë të dyshimtë.
Për strukturat e shtetit mbetet i dyshimtë edhe një moment kur Fuad Ramiqi, sipas tyre, në vizitën e parafundit të Kryeministrit turk, Reccep Tayyp Erdogan, qe vozitur në makinën zyrtare të këtij të fundit që nga Prizreni, në kthim, deri në Aeroportin “Adem Jashari”.
Inteligjenca beson që Fuad Ramiqi vazhdon të mbajë lidhje të fuqishme edhe me iranianët, dhe si pikë-kontakti përmendet një organizatëjo-qeveritare me emrin ‘Kosova” në Prizren si dhe shoqërimi i tij me një imam të Bashkësisë Islame të Kosovës, Mazllum Mazllumi, i përmendur edhe më herët si imam kontrovers.
Ku ishte Fuad Ramiqi kur u vra Ahmet Krasniqi?
Inteligjenca pretendon që ka në dorë faktet që ai u betua në FARK dhe para ministrit të mbrojtje së Bukoshit, Ahmet Krasniqit, vetëm një ditë para atentatit kundër këtij të fundit. Çuditërisht, sipas inteligjencës, ai ditën e dytë të tij si ushtar i FARK’ut, ditën kur u vra Krasniqi, nuk u duk askund, derisa më vonë ai do të bëhej këshilltar i zëvendësit të Krasniqit, Halil Bicaj.
“Asnjëherë nuk u kuptua se ku ka qenë Fuad Ramiqi ditën kur u vra Ahmet krasniqi”, thuhet në dokumente që posedon Gazeta Express.
Më vonë, inteligjenca beson që Ramiqi u ngrit në detyrën e ndihmësit të Bicajt si dhe vazhdonte të shoqërohej me Nebi Rexhën, kushëri i Abedin Rexhës – Komandant Sandokanit.
Nebi Rexha u emërua edhe si shef i inteligjencës ushtarake në FARK, pozitë që do ta merrte pas tij Ramë Maraj, një këshilltar politik i ish-Presidentit Ibrahim Rugova
Karriera e dështuar politike e Ramiqit
Fuad Ramiqi për inteligjencën kosovare deri tash mbetet një politikan i dështuar. Ai ishte një nga krijuesit e Partisë së Drejtësisë, partia e parë, sipas inteligjencës, me disa pjesë të programit të linjës islamike nga e cila u largua në vitin 2004. PD aktualisht drejtohet nga Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.
Ata pretendojnë që nga aty u përzu, dhe ai vazhdoi më pastaj si kandidat i pavarur, edhe në garën për Kuvend të Kosovës e edhe në garën për kryetar të Vitisë, ku dështoi.
Ramiqi në zgjedhjet e vitit 2010 hyri si kandidat i LDK-së për deputet, por dështoi edhe kësaj herë, vlerëson inteligjenca.
Ai do të provonte edhe botën e OJQ-ve, por jo fillimisht me Lëvizjen “Bashkohu”, që më vonë u bë edhe parti, tash partia LISBA.
Ai në listën e OJQ-ve të Kosovë figuron edhe si themelues i OJQ-së “Forumi Mysliman i Kosovës”, ku bashkë-themelues janë edhe Ismet Salkovic, Mihret Salkovic, Zahit Ibrahimovic, Halil Ibrahimi e Faik Miftari.
Ai më vonë nisi aktivitetin publik në çështje të mbrojtës së vlerave islame me Lëvizjen “Bashkohu”, ku loboi për ndarjen e një copë toke në Prishtinë për ndërtimin e një xhamie më të madhe, mundësisht përballë Katedrales, vlerësohet në raportet e inteligjencës.
Çështja tjetër për të cilën loboi “Bashkohu” e Ramiqit ishte e drejta e femrave për mbulesë islame në shkollat e mesme publike.
Inteligjenca e vendit beson që Ramiqi është kryesori i partisë LISBA, ani pse ai nuk emërua kryetar i saj as në krijim e as në kuvendin parë të saj. Ata besojnë se Ramiqi nëpërmjet kësaj partie do të vazhdoi kryerjen e obligimeve që ka si i rekrutuar nga KOS.
Megjithëse LISBA gëzon një certifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), inteligjenca vlerëson se pati fakte për ta refuzuar kërkesën e tyre për regjistrim si subjekt politik. Madje vlerësojnë se edhe tash mund ti merret certifikata kryesisht në emër të qëndrimeve të tyre kundër rendit kushtetues të Kosovës.
Inteligjenca ka bërë edhe një analizë të zhvillimit të partisë LISBA, që ata e shohin vetëm si partia e Fuad Ramiqit.
Besojnë që ata në të ardhmen do të hapin zyra në krejt Kosovën, dhe si për fillim do të shfrytëzojnë për këto qëllime hoxhallarët e BIK-ut, që i takojnë rrymës së islamit radikal.
Gazeta Express këto ditë ka botuar edhe një intervistë me Shefqet Krasniqin, imamin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës dhe profesorin e Fakultetit ët Studimeve Islame (FSI), i cili nga inteligjenca përshkruhet si bashkëpunëtor shumë i afër i Ramiqit. Në këtë intervistë, Krasniqi ka thënë që drejtuesit e LISBA-së janë konsultuar me të, si dhe konsultohen edhe me hoxhallarë të tjerë.
Inteligjenca kosovare në përgjithësingrit dyshime për lidhjet e Ramiqit me KOS-in serb, mbajtje e lidhjeve të tij nga organizata që trashëguan punën e KOS-it, dyshimet për veprimtarinë e tij në FARK e sidomos mungesën e tij në ditën kur u vra Ahmet Krasniqi. Për këtë beson që ka fakte, dhe që e njeh mirë figurën e tij, sa që ka përshkruar edhe lokalet ku ai rrinë.
Inteligjenca beson që e njeh aq mirë sa që shkruan në fund që “Pija e preferuar e Ramiqit është ‘kapuçino e vogël’”./express
***************
Anëtari i Komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës,Dr. Fatmir Xhelili,neuropsikiatër , ka vlerësuar se regjistrimi i partisë Lëvizja Islame Bashkohu nuk duhet të paragjykohet si tendencë për t’i dhënë skenës politike një frymë radikale islamike. Në një prononcim për media , Xhelili ka thënë se tash për tash kjo parti duhet që të vlerësohet në bazë të programit dhe statutit të ofruar, i cili është pranuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
“Nuk duhet që të ketë paragjykime. Nëse ata e zbatojnë programin, sigurisht se nuk do të ketë probleme. Por, nëse supozojmë se në ndonjë rast dikush mund të dalë jashtë këtyre kornizave, atëherë me këtë çështje do të merreshin organet e drejtësisë”, ka deklaruar Xhelili.
Sipas Xhelilit, nuk duhet të ketë paragjykime për emërtimin si parti islame, pasi që në skenën politike të Kosovës një kohë të gjatë ekzistojnë edhe partitë demokristiane. Sipas tij, parimet e shtetit laik tolerojnë edhe funksionimin e partive me orientime fetare, gjithnjë brenda kornizave ligjore.
Pas regjistrimit të Lëvizjes Islame Bashkohu ka pasur vlerësime se do të ketë një radikalizim të skenës politike, për shkak se kjo Lëvizje kishte organizuar disa prej protestave në të cilat është kërkuar futja e mësim-besimit fetar, e drejta e bartjessë shamisë dhe ndarja e hapësirave për ndërtimin e xhamive.
Ndërsa, drejtuesit e kësaj partie të re politike kanë premtuar se do të luftojnë për synimet e tyre politike, por gjithnjë duke respektuar ligjet aktuale.(TELEGRAFI)
Përgatiti:Mr.sci.Flori Bruqi