2013-11-21

-“Kam bërë aksident, jam keq!” ishin fjalë e Kolës në celular!



-“Kam bërë aksident, jam keq!” Këto janë fjalët e fundit që ka thënë Sokol Olldashi, teksa automjeti i tij kishte përfunduar në greminën e Krrabës. Sinjali i fundit i jetës së tij ka shkuar në celularin e shoferit të tij, i cili në momentin e marrjes së lajmit të keq ka lajmëruar sallën operative dhe bashkë me deputetin e PD-së, Igli Cara, janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes me idenë për t’i dhënë ndihmën mikut të tyre. Mirëpo, kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, automjeti nuk është parë në rrugë, ndërsa kalimtarë të rastit kanë shquar dritat e bllokazhit të një makinë në humnerë. Derisa ka mbërritur policia, ambulancat, prokuroria, ka qenë shumë vonë. Shumë vonë për të mbajtur në jetë Olldashin! Trupi i tij është nxjerrë rreth 1 orë e 15 minuta pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, më pas është transportuar në drejtim të morgut. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur krerët e PD-së, ministri i Brendshëm, Tahiri, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe deputetë të opozitës. Bashkëshorten e Sokol Olldashit, Enkeledën, e ka shoqëruar deputetja e PD-së, Mesila Doda. Ishte e trishtuar. Gruaja ka përjetuar mjaft rëndë ngjarjen, ndërsa policia dhe personat e tjerë janë munduar ta qetësojnë gruan për gjendjen e tij duke i thënë se është gjallë.

Aksidenti

Referuar të dhënave të ardhura nga Policia e Shtetit, informacion që u lëshua në 00.35 minuta të ditës së sotme bëhet me dije se në makinën me të cilën udhëtonte deputeti i Partisë Demokratike nuk ka patur person tjetër përveç Sokol Olldashit. Policia nuk ka dhënë asnjë lloj informacioni tjetër në lidhje me ngjarjen e rëndë në të cilën ka humbur jetën i vetëm në greminë 41 vjeçari. Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes me në krye një prokuror dhe ekspertë të policisë rrugore të cilët dyshojnë se makina ka hyrë me shpejtësi në kthesë ç`ka ka shkaktuar zhvendosjen e saj dhe rënien në humnerë. Nga informacionet e dhëna që dha shoferi i tij dhe kolegu Igli Cara, kanë mundur të fiksojnë se telefonata që është kryer nga Sokol Olldashi ka qenë pikërisht në orën 21.18 minuta. Vendi në të cilin, mjeti personal i Sokol Olldashit, një Audi Q7, ka dalë nga rruga, është kthesa e lapidarit të Krrabës, një pjesë rruge tërësisht pa sinjalistikë dhe pa asnjë barrierë anësore. Mjeti është gjendur në një pozicion 180 gradë në humnerë, ndërsa trupi i tij është mundësuar të nxirret vetëm pas më shumë se një ore. Pas konfirmimit se Sokol Olldashi kishte ndërruar jetë, vëmendja është postuar nga vendi i ngjarjes, Krraba, në ambientet e jashtme të morgut të Tiranës. Thuajse gjithë funksionarët e lartë të PD-së, ministra, krerë të Policisë së Shtetit, miq të afërt të të ndjerit kanë qëndruar për orë të tëra në morg për të pritur daljen e trupit të njeriut dhe mikut të tyre.

Hetimet

Një prokuror, krerë të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të policisë rrugore kanë nisur hetimet në vend e ngjarjes ndërsa automjeti është nxjerr rreth mesnatës nga gremina. Makina që i mori jetën deputetit të PD-së do t’i nënshtrohet një ekspertimi tekniko shkencor për të mësuar nëse ka qenë mjeti që ka pësuar ndonjë defekt, ka qenë ndonjë pakujdesi e vetë viktimës apo mos ka patur ndonjë përplasje me ndonjë automjet tjetër që mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu ekspertët rrugorë do të ekspertojnë ditën e sotme edhe kushtet e rrugës, pasi dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga, edhe pse kjo lloj makine mund të konsiderohet si një prej mjeteve më të sigurta për çfarëdolloj kushtesh në rrugë. Policia ndoshta do të dalë në konkluzion përfundimtar për sa i përket këtij aksidenti të rëndë ditën e sotme.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...