2013-11-21

Sokol Olldashi ishte një nga figurat më të spikatura politike të Partise Demokratike.

Humb jetën tragjikisht Sokol Olldashi
Sokol Olldashi, deputet për të katërtën herë në Kuvendin e Shqipërisë
Aksidenti tragjik, i ndodhur në orën 21 e 20 minuta në Krrabë të Tiranës, i ka marrë jetën deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Makina ka rënë në humnerë, në afërsi të vendit të quajtur Lapidari në Krrabë. 

Forcat policore dhe autoambulancat fillimisht e patën të vështirë të nxirrnin nga makina trupin e deputetit Sokol Olldashi, për shkak të motit të keq dhe dëmtimit që kishte pësuar automjeti. Të ndihmuar edhe nga forcat zjarrfikëse, pas rreth dy orësh ata kanë mundur të rrotullojnë makinën e përmbysur dhe bënë të mundur nxjerrjen e trupit të deputetit.

Sokol Olldashi po udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Tiranës dhe makina e deputetit ka dalë nga rruga 
kryesore, pak pasi ai kishte kaluar tunelin e Qafë-Krrabës.

Nga të dhënat paraprake, mendohet se shkak për këtë aksident tragjik mund të ketë qenë shpejtësia, me të cilën makina ka hyrë në kthesë, dhe terreni i lagësht, për shkak të motit me reshje të dendura.

Makina ka rrëshkitur rreth 10-15 metra përtej rrugës dhe është rrotulluar. Deputeti i ndjerë mësohet se ka marrë plagë të forta në pjesën e kokës, të cilat mendohet t’i kenë shkaktuar edhe vdekjen.

Me t’u mësuar lajmi i aksidentit tragjik, në vendngjarje kanë mbërritur me radhë familjarët e deputetit të ndjerë, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, deputetë të tjerë të Partisë Demokratike e deputetë të Partisë Socialiste, e po ashtu shumë miq të tij.

Rreth dy orë pas aksidentit, forcat zjarrfikëse kanë mundur të nxjerrin trupin, i cili më pas u dërgua në morgun e spitalit të Tiranës, ku i është nënshtruar ekzaminimeve nga mjekët ligjorë.

Si edhe në vendngjarje, morgu i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është mbushur me drejtuesit më të lartë të shtetit, deputetët e Kuvendit. Në morg kanë mbërritur të tronditur edhe familjarët, nëna, bashkëshortja e zotit Olldashi. Njerëzit kanë qëndruar në heshtje deri në orët e para të mëngjesit, për t’iu drejtuar më pas banesës së deputetit të ndjerë, ku do të kryhen gjatë ditës së enjte edhe ceremonitë mortore. Trupi i pajetë i Olldashit ka dalë nga morgu i QSUT-së rreth orës 4 e 30 të mëngjesit të së enjtes dhe është drejtuar për në banesën e tij, ku është pritur nga familjarë, të afërm e miq të shumtë.

Të enjten do të mësohet zyrtarisht edhe ekspertiza mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së zotit Olldashi, ndërkohë që edhe policia do të përfundojë ekspertizën për të nxjerrë shkaqet e sakta të aksidentit. Ajo që dihet është se sot (e enjte) nuk do të zhvillohet seanca e Kuvendit. Pak pas mesnate, Kuvendi anuloi zhvillimin e seancës, për t’i dhënë lamtumirën deputetit Sokol Olldashi, një prej figurave më të spikatura të politikës dhe Partisë Demokratike. Homazhet për deputetin Olldashi do të zhvillohen në orën 11:00 në sallën e Kuvendit, ndërsa ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 14:00.

Profil/ Kush ishte Sokol Olldashi




Karriera si gazetar dhe një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike


Sokol Olldashi ishte një nga figurat më të spikatura politike të Partise Demokratike.

I lindur më 17 dhjetor 1972, Sokol Olldashi ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe ishte për të katërtën herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i zgjedhur si drejtues i listës së Partise Demokratike në qarkun e Fierit.

Sokol Olldashi e nisi karrierën e tij pas viteve ’90 në fushën e gazetarisë. Pas disa vitesh gazetar dhe drejtues në shtypin e shkruar, në vitin 2001 ai ndërmerr edhe karrierën politike dhe zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2005, Sokol Olldashi arrin të rizgjidhet në Kuvend, duke shkaktuar një nga përmbysjet më të mëdha politike të atyre zgjedhjeve, me fitoren në Shijak ndaj deputetit Agron Duka, duke kontribuar edhe në fitoren e Partisë Demokratike.

Sokol Olldashi u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007, për ta lënë për shkak të kandidimit për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë që ai e humbi përballë Edi Ramës.

Më pas, zoti Olldashi mori detyrën e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, detyrë në të cilën shërbeu deri në shtator të këtij viti.

Pas humbjes së Partise Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit dhe dorëheqjes së Sali Berishës, zoti Olldashi kandidoi për postin e kryetarit të PD, në garë me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë angazhimit të tij politik, zoti Olldashi ka drejtuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike, ka qenë kryetar i PD-së së Tiranës, anëtar i forumeve më të larta, kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.


 

http://www.osservatorioitaliano.org/read/116581/cronaca-tragico-incidente-stradale-muore-il-deputato-pd-sokol-olldashi

21.11.2013
Albania » Agenzia Balcani

Etleboro
Tirana - Nel corso di un grave incidente stradale, avvenuto alle 21:18 di questo mercoledì, sull'asse stradale Tirana-Elbasan, nella zona Qafe-Krrabe, ha portato alla morte del deputato del Partito Democratico, Sokol Olldashi. L'auto su cui viaggiava, un veicolo targato AA 003 HN, ha perso il controllo a causa dell'umidità e della forte pioggia, cadendo nel burrone. Olldashi è rimasto gravemente ferito, per poi spegnersi poco dopo. Sul luogo dell'incidente si sono recati il Ministro degli Interni, Saimir Tahiri, Ilir Meta, il deputato Flamur Noka e molti esponenti del PD. Le forze di polizia si sono recate nel luogo dell'accaduto per estrarre il suo corpo dall'auto, rimasta completamente distrutta. Con una lunga carriera politica e di successo, Sokol Olldashi si era candidato alle ultime elezioni come leader del Partito Democratico, secondo al rivale Lulzim Basha. 



Albanian opposition Democratic Party lawmaker dies in car accident

 

 
 
 
TIRANA, Albania - Albanian police report that conservative centre-right opposition lawmaker Sokol Olldashi has died in a car accident.
Olldashi, 40, has been driving late Wednesday under heavy rain when his car slipped some 10 metres (yards) down in a cliff 20 kilometres (12 miles) south of capital Tirana, police said Thursday.
Police are investigating on the cause of the accident.
Olldashi, a four-time lawmaker, former transport and interior minister in the previous governments, has left his spouse and two sons.


Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...