2013-11-21

Nuk jam i prirur të fajësoj qeverinë për çdo aksident

Mesazhi i fundit i Sokol Olldashit


Sokol Olldashi ishte një nga njerëzit që i pëlqenin sfidat e mëdha. Të tillë rrugë zgjodhi në vitin 2005, ku askush nuk i jepte shpresë në garën për t'u zgjedhur deputet përballë ish-ministrit të Bujqësisë, Agron Dukanë Shijak. Po ashtu veproi në vitin 2007, kur la postin e ministrit të Brendshëm dhe mandatin e deputetit për të dalë përballë, Edi Ramës, në garën për Bashkinë e Tiranës. Pak muaj para se të ndahej nga jeta, Olldashi garoi edhe për t’u bërë kreu i Partisë Demokratike kundër "të zgjedhurit" Lulzim Basha.
Ai ishte një nga ministrat më të suksesshëm të qeverisë “Berisha” në tetë vjet të qëndrimit të Partisë Demokratike në pushtet. Guximi i tij u shpërblye shpeshherë, por në fund duket se në fund ironia e fatit e ndëshkoi. Vetëm pak ditë më parë, në një postim në Facebook do të shprehej:
“Pashë pak lajmet. Makina përplas dy fëmijë në Tiranë..., makina del nga rruga në Shkodër, etj.,etj. Personalisht nuk jam i prirur të fajësoj qeverinë për çdo aksident, por duke u rikthyer vetëm pak javë prapa në kujtesë, mendoj se qeveria e sotme na detyrohet një ndjesë. Nuk kishte ditë të mos dilte Saimir Tahiri të fajësonte qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme për çdo aksident që ndodhte. Ku është tani?! A e mendon njësoj se fajtore për çdo aksident është qeveria???!!!”, shkruante më 28 tetor Olldashi në Facebook.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...