2013-11-22

Prishtina s’i druhet shkëmbimit të territoreve


Pyetjet nga gazetarët në Nju Jork ia kanë hequr diplomacinë kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq. Në selinë e Kombeve të Bashkuara në të cilën pak minuta më parë kishte folur për integrimin e serbëve në Kosovë dhe të ardhmen evropiane, kreu i qeverisë serbe ka përmendur sërish zgjidhjen që ai e konsideron si më të mirën për Kosovën e Serbinë. Kjo zgjidhje sipas Daçiqit është shkëmbimi i territoreve.
Prishtina dhe Beogradi po e vazhdojnë në Bruksel një dialog të lehtësuar nga BE-ja me qëllim të lehtësimit të marrëdhënieve. Ndonëse e duan normalizimin, palët kanë qëllime krejtësisht të ndryshme.
Kosova do që nëpërmjet dialogut të shtrijë autoritetin në gjithë territorin dhe të fitojë legjitimitetin ndërkombëtar, derisa Serbia do që të ndajë Kosovën, ose në rastin më të pamundshëm të krijojë brenda saj një komunitet të veçantë siç është rasti me Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

Rreth 300 francezë, me vendim të kryetarit të Francës François Hollande do të braktisin veriun e Kosovës në gjysmën e vitit të ardhshëm.Kryetari francez ka thënë se vendimi për tërheqje nga Kosova është marrë për shkak të vështirësive që Franca ka në Afrikë, shkruajnë medie gjermane duke u thirrur në dokumente interne, të cilat Parisi ua ka dërguar vendeve të tjera anëtare të NATO-s.
Vendimi i Hollande do të thotë se nga veriu i Kosovës do të largohen 300 ushtarë francezë të stacionuar në veri dhe se në shtabin e KFOR -it do të mbeten 11 oficerë dhe 39 policë të cilët gjenden në përbërje të EULEX-it.
Në mesazhin dërguar vendeve anëtare të NATO-s Franca vendimin e arsyeton me vlerësimin se në Kosovë nuk ka më kërcënim ushtarak dhe se situata e përgjithshme e sigurisë lejon këtë tërheqje. 

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...