2013-11-29

Nga: FATMIRA NIKOLLI-Besnik Mustafaj: Më vjen mirë që hoqa dorë nga politika

Besnik Mustafaj: Më vjen mirë që hoqa dorë nga politika
TIRANE - Besnik Mustafaj ka promovuar mbrëmë librin e tij "Au toportret me teleskop", roman i ardhur pas 15 vitesh shkëputje të autorit. Botuesja e tij, Irena Toçi e "Toenës", e ka cilësuar botimin ngjarje të panairit, ndërsa redaktorja Beti Njuma i ka bërë një përmbledhje të shkurtër. "Letërsia është arsyeja e ikjes së tij nga politika. Ai e pati thënë atë kur e bëri publik vendimin, megjithatë, nga romani kuptohet më lehtë. Nga ana tjetër, unë kuptoj që e ka pasur të vështirë dhe e ka përjetuar dhimbshëm, humbjen e pushtetit", - tha ajo. Sipas saj, në libër përplasen Besnik Mustafaj politikan, ministër me Besnikun shkrimtar.
Vetë, Mustafaj, në hyrje paralajmëron lexuesit e vet të çmuar se ky nuk është një roman autobiografik, edhe pse njëri nga personazhet quhet Besnik Mustafaj.
E megjithatë, shumë prej detajeve që ai paraqet në të, kanë të bëjnë me takime të rëndësishme të kohës kur ai qe ministër i Jashtëm. Tisi i postit prej ministri, që në fjalimet e tij jashtë vendit kujdeset të gjejë fjalët e duhura për të përcjellë shqetësimin për Kosovën, i vishet kaq bukur romanit.
Përpos kësaj, në disa raste ai i referohet në libër "eprorit" të tij çka siç kuptohet nga ne si lexues, ai duket të jetë as më shumë e as më pak se ish-kryeministri Sali Berisha.
Një tjetër personazh që zë vend në libër është Ana-B. Në hollet e një hoteli luksoz në Monako, ai takon një lexuese të tij që është njëherazi këshilltare e presidentit Slloven.
Një tjetër personazh, tejet grotesk, është Selami Beshiri. Ndërsa ka kërkuar të ikë nga Shqipëria, arsyetimi që ai i ka dhënë zyrës së emigrantëve në shtetin pritës ka qenë pikërisht ky: një ëndërr të parealizuar qysh nga fëmijëria e hershme - të shuante nepsin për sallame e për salsiçe.
Mustafaj, përshkruan e detajon habinë e të huajve për këtë ëndërr të padëgjuar më parë. Arsyeja pse azilkërkuesi lë vendin e tij është ushqimi, e jo buka, por prodhimet e sallamit.
Mbi librin, Berishën e Mustafajn
Një ndër episodet më interesante të romanit, është përplasja e eprorit të Mustafajt (çka nëse kemi të bëjmë me të si ministër, ka qenë ish-kryeministri Berisha) me një shkrimtar të njohur finlandez. Siç e thotë edhe Mustafaj në libër, bëhet fjalë për Arto Paasilinna - qytetari finlandez më i njohur e më i çmuar botërisht, i përmendur shpesh e më shpesh vitet e fundit në listat e kandidatëve për çmimin Nobel.
Për shkak se siç përshkruhet në romanin e Mustafajt, ai po shkruante një libër, ku personazhi i tij shqiptar gjendej në pozicion jo të përshtatshëm e nxirrte në pah anë jo të këndshme të shqiptarit dhe shqiptarëve, eprori i Mustafajt (Berisha) në mes të hollit të hotelit luksoz të Monakos e akuzon atë si racist e albanofob....
Sa e vërtetë është kjo? Mbetet për të dëgjuar përgjigjen e Musfajat në ditët në vijim, e megjithatë, përshkrimi që ai i bën eprorit përkon me atë se si ne e njohim ish-kryeministrin tonë. Si për çudi, gjatë vitit të fundit si shef i qeverisë, Berisha i pat përdorur jo pak këto dy fjalë: racist e albanofob.
"Thesari i luftës"
Një thesar shqiptar i fshehur diku nëpër botë?
Besnik Mustafaj flet për atë që e quan thesar i vërtetë, i paçmueshëm, i gjithi flori e diamante, krijuar nëpërmjet sekuestrimeve të pasurisë së klasave të përmbysura nga revolucioni dhe vënë mënjanë në një vend ultrasekret, sigurisht jashtë Shqipërisë dhe sigurisht jo në ndonjë bankë. Ideja e tij është që të shkruaj një roman ku personazhi i tij vihet në kërkim të këtij thesari sipas disa fjalëve e kodeve të lëna më herët nga ish- diktatori. Bëhet fjalë për të gjetur atë, që në bisedat e fshehta dhe dokumentet e klasifikuara cilësohet "Thesari i luftës". Mustafaj aludon se "Thesari i luftës" do të shërbente për një ditë të zezë, më të zezën e ditëve: në rast se Shqipëria pushtohej nga ushtritë e kundrarevolucionit dhe udhëheqja me Enver Hoxhën në krye do të detyroheshin të kalonin në klandestinitet. Në atë thesar duhej, pra, të kishte rezerva monetare të pazhvleftësueshme nga kriza e thellë ekonomike, që do të trondiste botën me këtë rast dhe po ashtu të mjaftueshme për të financuar një revolucion, që do të niste nga e para.
Diku, në këtë moment në skenë del vetë Ramiz Alia. Madje, hidhet dyshimi se ai mund ta ketë pasur në dorë këtë thesar...

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...