Nga Bashkim Saliasi
Punët me shkrim në lëndën e biologjisë, në literaturën pedagogjike trajtohen në dy drejtime: në planin e përgjithshëm si tërsi e veprimtarisë që bën nxënësi në orën e mësimit në njërin drejtim dhe gjatë përgatitjes së tij në shtëpi.Pavarsishtë se ku kryhen këto detyra, punët me shkrim kanë të njëjtin objektiv: formimin biologjik të nxënësve dhe aftësimin e tyre praktik për t’i dhënë të sakta përgjigjet e koncepteve biologjike. Pikënisja e kryerjes së detyrave me shkrim nga ana e nxënësve është e gërshetuar me verimtarinë e punës së mësuesit ku nxënësi njihet me ecurinë e gërshetimit të njohurive teorike të zbatuara në praktikë.Mendoj se suksesi i kësaj pune varet nga tre faktorë.
Së pari, përgatitja në shkallën e duhur nga ana e mësuesit në zbërthimin e lëndës me objektiv të caktuar të shoqëruara me ushtrime praktike.
Së dyti, rritja e kërkesës së llogarisë ndaj nxënësit në kontrollin e punës me shkrim në punët e pavarura në klasë dhe detyrën e shtëpisë.
Së treti, vlerësimi i detyrave të dhëna si në klasë dhe në detyrat e shtëpis, rrit shkallën e përgjegjësis së nxënësit dhe ndërgjegjëson atë në aftësimin praktik.
Nëse arrihet që nxënësit të kryejnë me sukses ushtrimet biologjike, ata mësojnë të mendojnë, të shpjegojnë dhe ilustrojnë me shëmbuj konkret konceptet shkencore, që kanë lidhje me formimin e tyre biologjik. Nga ana tjetër ata ushtrohen më mirë në strukturën dhe përmbajtjen e lëndës, pra me një kujtesë afat shkurtër, ku konceptet harrohen shpejtë, në një kujtesë afatgjatë, e cila rritet si rezultat e diskutimit të rrugës së zgjidhjes së ushtrimit.
Aplikimi i metodave kërkimore për përsosjen e mësimdhënies së biologjisë është e lidhur me gjetjen e rrugëve, kur nxënësve u afron veprimtari që i motivon, ku ata mësojnë të mendojnë, të komentojnë, diskutojnë fenomenet biologjike dhe ndikon në formimin e aftësive intelektuale të tyre. Më konkretisht po ju sjell përvojën e fituar në biologjinë e klasës së VIII - të.
Që në hartimin e objektivave për të tre nivelet bëra zbërthimin e aparatit pedagogjik për çdo temë mësimore. Rruga që ndoqa synonte që mbi bazat e thellimit të koncepteve teorike në fund të çdo linje të nxis pjesëmarrjen e gjithë masës së nxënësve për zgjidhjen e ushtrimeve me karakter formues. Shpjegimi dhe trajtimi i fjalëve kyçe, i trajtuar me kujdes gjatë dhënies së njohurive është kuçi i suksesit në zgjidhjen e ushtrimeve biologjike.
Biologjia e klasës së VIII thellon shumë koncepte të njohura nga nxënësit që në klasën e V, por ndodh fenomeni i harresës dhe ata hasin vështirësi nëse nuk përsëriten vazhdimisht.
Në përfundim të dhënies së njohurive për jorruazorët në tekst janë planifikuar ushtrimet me karakter njohës,formues dhe llogjik.
E vërtetë apo e gabuar
Hartov dy tabela, ku në njërën hodha ushtrimet e dhëna në tekst dhe në tabelën tjetër hartova pyetjet analoge:
V ose G
|
Ushtrime njohje
|
V ose G
|
Ushtrime njohje
| |
1 ?
|
Fluturat gjallesa që përfshihen në klasën e araknideave
|
?
|
Kërkalecat gjallesa që përfshihen në klasën e kructaceve
| |
2 ?
|
Zhvillimi i kërkalecit bëhet me metamorfozë të plotë
|
?
|
Zhvillimi i bletës bëhet me metamorfozë të plotë
| |
3 ?
|
Trupi i sfungjerve ka kokë, gjoks dhe bark
|
?
|
Trupi i krimbave të shtypyr ka kokë, gjoks dhe bark
| |
4 ?
|
Trupi sfungjerve ka dy shtresa
|
?
|
Sfungjerve janë gjallesa pa inde dhe organe
| |
5 ?
|
Trupi krimbave ëhtë i përbër nga dy shtresa
|
?
|
Krimbat unazor kanë gjarkullim gjaku të mbyllur
| |
6 ?
|
Kribat e shtëypur kanë qarkullim gjaku të mbyllur
|
?
|
Krimbat unazor kanë system nervor
| |
7 ?
|
Lëkurgjëmborët janë të paisur me gjëndra helmi
|
?
|
Lëkurgjëmborët kanë skelet të brendëshm
| |
8 ?
|
Araknidet e kanë kokën të ngjitur me gjoksin
|
?
|
Araknidet kanë tre cifte këmbësh
| |
9 ?
|
Koka cfaqet për herë të parë te krimbat
|
?
|
Krimbat unazor shumohen me rrugë seksuale
| |
10 ?
|
Zhvillimi i këmbnyjtuarve kalon fazën polip e meduzë
|
?
|
Zhvillimi i kandrrave kalon fazën vezë, nimfë, i rriur
| |
Nga 113 nxënës, që morën pjesë në zhvillimin e orës së ushtrimeve.
Në klasën e VIII A, nga 27, 3 e zgjidhën shumë mirë, 14 e zgjidhën mirë. 10 nxënës mjaftushëm.
Në klasën e VIII B nga 32 nxënës, 10 nxënës e zgjidhën shumë mirë, 17 nxënës e zgjidhën mirë. 5 nxënësit mjaftushëm.
Në klasën e VIII C nga 30, 2 nxënës e zgjidhën shumë mirë. 16 nxënës e zgjidhën mirë, 12 nxënës e zgjidhën mjaftushëm.
Në klasën e VIII D nga 24, 3 nxënës e zgjidhën shumë mirë, 9 nxënës e zgjidhën mirë, 12 nxënës e zgjidhën mjaftushëm.
Po të analizojmë rezultatin del se, nga 113 nxënës 18 nxënës u vlerësuan me notën 9 e 10,
56 nxënës me notën 7, 8 dhe 39 nxënës u vlerësuan me notat 5 dhe 6.
Konkluzioni ishte se ata nxënës që kishin kryer detyrën e shtëpisë në rregull ju përgjigjën sakt dhe shpejtë.
Në zgjidhjen e ushtrimit N=2 dhe 3. Plotësoni fjalët me fjalitë e duhura, ngarkova me detyrë nxënësit e dobët dhe për çudin time nga 39 që ishin dobët në ushtrimin e parë në të dytin dhe të tretin vetëm shtatë prej tyre gabuan.
Ushtrimi N=5 të menduarit kritik, nga 113 nxënës vetëm tetë nxënës arritën të argumentojnë grafikun. Ora e ushtrimeve vazhdon me ato formuse, të cilat gjatë dhënies së njohurive të reja i kisha trajtuar me piksynim që kur të zhvillohej ora e ushtrimeve nxënësit mos të hasnin vështirësi në argumentimin e ngjajshmërive dhe ndryshimeve midis jorruazorve. Për të ndihmuar sado pak lexuesin po jus jell zgjidhjen e ushtrimeve:
Përgjigju pyetjeve.
Cilat janë karakteristikat kryesore të mbretërisë shtazore?
Cilat janë tiparet kryesore të jorruazorve?
Cilat janë karakteristikat kryesore të krustaceve?
Cilat janë karakteristikat kryesore të krimbave të shtypur?
A mund të përshkruani karakteristikat e lëkurgjëmborve?
Cilat janë karakteristikat kryesore të këmbënyjtuarve?
Cilat janë karakteristikat kryesore të cdo klase të këmbënyjtuarve?
Cilat janë përparsitë e kandërrave në raport me këmbënyjtuarit e tjerë?
Cështë metamorfoza dhe në sa faza kalon ajo?
Cili është ndryshimi midis një kandrre dhe një merimange?
Zgjidhje
1. Jetojnë në të gjitha mjediset nëntokë, tokë, ujë dhe ajër.
Të gjitha gjallesat shtazore janë shumëqelizore.
Janë heterotrofë dhe ndahen në barngrënës, mishngrënës dhe gjithëshkangrënës.
Qelizat organizohen në inde, këto në organe, në aparate dhe sisteme.
Janë të paisur me skelet të jashtëm ose të brendshëm.
Kafshët lëvizin, ushqehen, mbrohen dhe sulmojnë e riprodhohen.
Fekondimi bëhet jashtë ose Brenda trupit të kafshës.
|
2. Jo rruazorët janë gjallesat më të thjeshta.
Përfshihen tipat e sfungjerëve, celenteratve, krimbave, butakëve, lëkurëgjëmborve dhekëmbënyjtuarve.
Sfyngjerët – nuk kanë as inde dhe as organe, që ndërtohen nga dy shtresa qelizore dheriprodhohen me rrugë seksuale dhe joseksuale.
Te qelizadjegësit bënë pjesë kandili detit, hidra e ujrave të ëmbëla, anemoniet, aktiniet dhe koralet. Janë gjallesa të paisur me qelizadjegëse. Për herë të parë këtu shfaqen indet. Cikli jetësor kalon me fazën e lëvizshme meduzë dhe të palëvizëshme polip. Nëse hartohen tabela të tilla gjatë shpjegimit nxënësit fiksojnë përfaqësuesit sipas klasave dhe argumentojnë evolucionin e botës në gjallë
|
Jorruazorët:
Sfungjerët
|
celenteratët
|
krimbat
|
butakët
|
Lëkurëgjëmborë
|
Këmbë- nyjtyarit
|
Sfungjeri
Dy shtresa qelizash
|
Kandili detit
Hidra e ujit të
ëmbël
anemoniet
aktiniet
koralet
Çfaqen indet
|
E shtypur:
Planarian
Fletëzën e mëlcisë
Teniet
Shiritat
E rrumbullakt
Askaridet
Oksiuret
Unazorë
K .shiut
Tre shtresa
|
Gastropoda
Kërmilli e
Ligaveci
Dykapakorë
Midhja e
Ostrea
Cefalopodët
Kallamarët
Oktapodët
Tre shtresa
|
Iriqët
Kastravecët
Yjet e detit
Shfaqet skeleti
|
Kërkalecët e detit.
Gaforet
Merimangat
Këpushat
Kandërrat
Kl.araknida;
Akrepat
Merimangat
Këpushat
Riqërat etj.
Kanë aparate dhe sisteme.
|
Por ajo që unë kam vëzhguar dhe arritur në një konkluzion është se në mënyrë skematike detyrën kur mbajnë shënime gjatë zhvillimit të lëndës së re e realizojnë në mënyrë mekanike dhe nxënësit shumë të dobët. Në rast se e përsërit vazhdimisht kam vrejtur se klasat dhe përfaqësuesit i mbajnë mend, por nuk dinë të dallojnë evolucionin e qelizës.
3.Cilat janë karakteristikat kryesore të krustaceve?
Kanë skelet të jashtëm.
Jetojnë në ujë, por ka dhe forma që jetojnë në tokë.
Trupi tyre përbëhet nga dy pjesë: kokë-gjokësi dhe barku i përbër nga segmente.
Kanë zgjatime me funksione të caktuara.
Kanë antenna që shërbejnë si organe ndijore, nuhatje etj. Goja e paisur me nofulla. Kanë pesë cifte këmbësh. Çifti i parë shërbejnë si masha për kapjen e ushqimit.
|
4. Cilat janë karakteristikat kryesore të krimbave të shtypur?
Gjallesat e para që lëvizin në mënyrë të pa varur.
Trupi tyre ndërtohet nga tre shtre
Për herë të parë shfaqet mezoderma
Kanë trup të gjatë dhe të sheshtë.
Në pjesën e përparme ndodhet “goja” nga futen ushqimet dhe dalin mbetjet e tyre
Jetojnë si parazit te njeriu dhe kafshët.
Përmendim planarian, fletëzën e mëlcisë, teniet dhe shiritat.
|