Buçpapaj botohet në kroatisht pas Gjergj Fishtës dhe Visar Zhitit
“Libri është përkthyer prej anglishtes nga Pablo Blisoniç dhe redaktuar nga poeti i mirënjohur arberesho-kroat Tomislav Blisonic. Fitorja e padukshme është botim i Shtepisë Botuese Udruga ”3000 Godina ZADAR”- Zadar, 2013, e drejtuar nga njeri prej përsonaliteteve të shquara të artit bashkëkohor Kroat, P.Blisociniç, me recenzent dhe konsulent perkthyesin shqiptar Mustafa Spahiu.”
Pas një suksesi të njohur ndërkombëtar poeti shqiptar Mujë Buçpapaj është prezentuar këtë javë në Kroaci me një përmbledhje poetike e cila ka tërhequr mënjeherë interesimin e lexuesve dhe të vetë kritikës profesionale të këtij vendi.Libri është përkthyer prej anglishtes nga Pablo Blisoniç dhe redaktuar nga poeti i mirënjohur arberesho-kroat Tomislav Blisonic. Fitorja e padukshme është botim i Shtepisë Botuese Udruga ”3000 Godina ZADAR”- Zadar, 2013, e drejtuar nga njeri prej përsonaliteteve të shquara të artit bashkëkohor Kroat, P.Blisociniç, me recenzent dhe konsulent perkthyesin shqiptar Mustafa Spahiu. Buçpapaj vjen në kroatisht(Zarë) pas Gjergj Fishtës dhe Visar Zhitit dhe pritet të ndjekë një rrugë suksesi të garantuar për shkak të profilit të tij poetik universal dhe të gjithëkohshëm.
Libri shoqërohet nga parathënja e poeteshës Laura Bouers, e konsideruar si shpresa e poezisë bashkëkohore amerikane. Ajo e vlerëson M.Buçpapajn si një poet të kalibrit botëror, i cili sjell në poezinë e tij zemrën e thyer të atdheut , si dhe përmasat dramatike të Ballkanit. Ajo i bën një analize të gjatë librit të M.Buçpapajt duke e vlerësuar si një poet të klasit të parë. Poezia e tij ka edhe gjuhën e imazheve, që janë sa reale e të prekshme aq edhe "të largëta" si shiu që rigon. Portreti i bukur dhe i fshehtë i një kombi dhe i një vendi të copëtuar nga lufta. Por edhe ëndrra dhe "realiteti i ëndërrt", "ngjyrësuar" nga dashuria janë pjesë të komunikimit vargësor të Mujë Buçpapajt, shkruan ajo.
"Fitorja e padukshme", e M.Buçpapajt i botuar javën që shkoi edhe në Kroaci ka tërhequr këto vitet e fundit vemendjen e kritikës ballkanike dhe botërore.
Përkthyer fillimisht nga Ukë Buçpapaj dhe poeti amerikan Clod Freeman III, me 2008, libri ka ndjekur një sukses të fortë ndërkombëtar nga Maqedonia deri në SHBA, ku kanë shkruar edhe disa nga kritikët më të shquar bashkëkohorë, si Frederick Turner, Gjekë Marinaj, Dan Reed,Frederik Gracia, Susan Rushing Adams, Dino Kubati, Kosta Valeta etj.
Pas botimit nga "Marinaj Publishing" në Teksas, SHBA, revista më e madhe në botë për përkthimin nga gjuhët e tjera në anglisht, prestigjiozja amerikane “ Translation Revieë”, e cila botohet prej 30 vjetësh nga Universiteti i Teksasit, në Dallas të SHBA-së në një numër të sajin i ka kushtuar një shkrim të gjatë karakterit oigjinal të poezisë së Buçpapajt, ashtu si dhe disa revista letrare në shumë vende të botës.
Vlerësime:
"Poezia e Mujë Buçpapajt është si vetë Ballkani i tij: Deng i ngjeshur energjish tragjike. Në një kuptim, ai është
poeti i thjeshtësive të madhërishme: Imazhet gjakuese, thuajse sureale në thellësinë e tyre, i bëjnë thirrje botës së bukur të natyrës sonë të përbashkët, që të kthehet te qëllimi i tij fisnik dhe i moralshëm. Mirëpo, ndjeshmëria e tij është edhe ajo e evropianit të sofistikuar, në të vërtetë, më i lashti ndër evropianët: Aty gjendet zbulimi therës ironik i brutaliteteve të jetës, që mund të sjellë vetëm përvoja e luftërave. Kjo është vepër madhështore".
Frederick Turner
"Mujë Buçpapaj është poet i klasit botëror. Poezitë e tij janë gatuar me mençuri të skajshme, ku tonet ironike dhe elegjiake nuk burojnë thjesht nga zgjuarsia ose mendjemprehtësia, por nga urtësia e plotë, fund e krye e çlirët, e zemrës. Ato bashkërendojnë shëmbëlltyrën madhështore me inteligjencën e qartë dhe mahnitëse, për të hulumtuar dhe për të nxjerrë në shesh përbërësit e identitetit të një kombi të ndarë në dysh, të cilët edhe të tmerrojnë, edhe të gëzojnë e të japin zemër njëherësh".
Gjekë Marinaj
"Fitorja e padukshme na çon në mbretërinë e shqisave, në truallin e gjallë dhe kaotik të kënaqësive dhe të dhimbjeve tona. Këto janë lirika prekëse të jetëve në zgrip të botës së re". Dan Reed
"Mujë Buçpapaj sjell për lexuesit pamje të shpejta dhe të pashlyeshme të zemrës së Evropës Lindore, të zhyer nga lufta, si dhe të shpresave për paqe në atdheun e vet. Sikurse, T. S. Elioti, ai trazon kujtime dhe dëshira, duke i kundërvënë të porsalindurit e fshehur në pyje dhe të qarat e fëmijëve nga sjellja ndërmend e dashurive, e degëve të mollës dhe të shiut".
Susan Rushing Adams
-Në nëntor 2012 libri i fundit i poetit Mujë Buçpapaj “The invisible victory” fitoi çmimin e librit më të mirë i cili qarkullon ndërkombëtarisht nga Organizata Ndërkombëtare Kulturore “Kafeja e ideve” në Selaminë të Athinës. Arsyet e dhënjes së çmimit i referohen kontributit të tij në poezi. Shkrimtari krijon një shkollë të re poetike model në ndertimin e vargjeve dhe përshkrimit të përvojave të vështira, të cilat ndërthuren bashkë nëpërmjet vragjeve, që kërkojnë analizë të thellë në mënyrë që të bëhet e kuptueshme rëndësia e kuptimeve dhe vargjeve të cilat hapin rrugë të reja të shprehjes poetike.”
“ Mujë Buçpapaj e shakmis në vargje dhembjen shqiptare, e cila dikur ia ka shkatërruar shpirtin. Është Fitorja e padukshme e shpirtit dhe mëndjes, një fitore që i tejkalon zigzaqet e krisura të historisë ballkanike. E këtillë duket koha e tij. Dhembje, dhembje dhe vetem dhembje gjen përgjatë gjerësisë dhe gjatësisë së qenjes, në kohën kur vetmia e fushës mbetet e mbështjellë me gjethet e misrit të pjekur. Për kënd vallë? Për duart e fëmijëve të mençur, dhe të lagjes së përbaltur. As që ka kuptim të pyesim se si dhe për kend shkruan ky poet universal i letersisë europiane dhe botërore. Këtë herë është e qartë, nga momomenti kur nëpër moçale, e avujve të diellit, mendimet fluturojnë mbi ajrin e tufishtes të botes matanë.”
Daniel Marian, Rumani
“Me interesim të pafshehur ua rekomandojmë librin Fitorja e padukshme, të poetit të shquar bashkëkohorë shqiptar Mujë Buçpapaj, përkthyer në gjuhën maqedonishte nga mr. Jehona Spahiu dhe Mustafa Spahiu, si pjesë leximi, e cila bartë vështrime të guximshme, e ndoshta për ndokend provokative për gjendjet e shpirtit të njeriut të ngarkuar me barrën e luftës, perceptimet e pyetjeve të parashtruara dhe pritjet e, jo çdoherë, përgjigjeve të dëshiruara.”
Porositë e poetit M. Buçpapaj janë mirë të njohura. Secili mund t’i interpretojë kufinjtë e dukshëm dhe të padukshëm, të një poezie të përbotshme. Buçpapaj ka shkruar atë që e ka parë ose atë që ka dashur ta shohë si një poet i përmasave europiane dhe botërore duke u bërë një zë origjinal i poezisë shqipe në botë. Ai këlthet si një lajmës i botës, aq sa ngjan se nën hiri i Universit dhe poetikisht e rrumbullakëson rrëfimin për fitoren e padukshme. Megjithatë poeti shpreh dhimbjen e mosbesimit kur Thërret – të vdesim që të bëhemi të qartë”!
Prof.Dr. Bratisllav TASHKOVSKI / Shkup-Rjekë