2013-11-25

Zgjidhet misteri i kufomës së dytë në spital

Zgjidhet misteri i kufomës që u raportua si viktima e dytë e aksidentit në Kërrabë. Burime zyrtare nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deklarojnë se kufoma tjetër e pajetë, që ndodhej pranë trupit të deputeti Olldashi në sallën e morgut, nuk kishte lidhje me aksidentin e mbrëmjes së 20 nëntorit.
Sipas procesverbalit të asaj dite, personi i vdekur ishte 73-vjeçari Vehbi Fortuzi dhe kishte ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza” nga gjakderdhja në tru. Sjellja e trupit të deputetit Olldashi, koinçidoi në kohë me ardhjen e trupit të 73-vjeçarit nga ambulanca spitalore, e shoqëruar nga mjekja Rudina Nagjini dhe familjarët e tij. Sipas procesverbalit të mbajtur nga Instituti I Mjekësisë Ligjore, trupi i pajetë i 73-vjeçarit është tërhequr nga nipi i tij me inicialet R.H.
Ndonëse u në atë aksident u fol për dy emra të tjerë të përfshirë në ngjarje, të cilët për fatin e mirë vijojnë të jenë në jetë dhe sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Brendshme nuk kanë qenë fare në vendin e ngjarjes, nga Mjekësia Ligjore hidhet dritë mbi një tjetër konfuzion, i cili natën e aksidentit thuajse nuk është skicuar në morinë e pafundme të informacioneve që dolën nga vendi i ngjarjes. Sipas të dhënave saktësohet se vdekja e V.Fortuzit nuk kishte ardhur nga shkaqe aksidentale, por nga një sëmundje e rëndë. Mjekët ligjorë, nëpërmjet prokurorit që ka shoqëruar për në vendin e ekspertizës trupin e të ndjerit Olldashi, përjashtojnë kështu mundësinë se në morg nga ai aksident të jenë sjellë dy viktima.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...